{"id":77174,"date":"2023-09-27T16:40:23","date_gmt":"2023-09-27T14:40:23","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-i-shkodres-agron-bushati-konfirmohet-ne-detyre\/2023\/09\/27\/"},"modified":"2023-09-27T16:43:32","modified_gmt":"2023-09-27T14:43:32","slug":"prokurori-i-shkodres-agron-bushati-konfirmohet-ne-detyre","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-i-shkodres-agron-bushati-konfirmohet-ne-detyre\/2023\/09\/27\/","title":{"rendered":"Prokurori i Shkodr\u00ebs, Agron Bushati konfirmohet n\u00eb detyr\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Prokurori i Shkodr\u00ebs, Agron Bushati u p\u00ebrball t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn m\u00eb 27 shtator me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore u pyet dhe dha p\u00ebrgjigje m\u00eb s\u00eb shumti lidhur me nj\u00eb denoncim t\u00eb or\u00ebve t\u00eb fundit, n\u00eb t\u00eb cilin ishte paraqitur nj\u00eb video ku shfaqej subjekti me dy doreza grushtimi prova t\u00eb prokuroris\u00eb, teksa n\u00eb makin\u00ebn e parkuar n\u00eb rrug\u00eb lunate me t\u00eb bij\u00ebn, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ai sqaroi se praktikon artet marciale. Subjekti k\u00ebrkoi q\u00eb kjo video t\u00eb mos c\u00ebnonte karrier\u00ebn dhe pag\u00ebn e tij, q\u00eb e cil\u00ebsoi si t\u00eb ardhur\u00ebn kryesore p\u00ebr familjen. KPK nuk evidentoi probleme penalizuese n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb dhe t\u00eb figur\u00ebs, nd\u00ebrsa n\u00eb aspektin profesional u trajtuan masat disiplinore t\u00eb marra ndaj tij, si dhe disa denoncime e kall\u00ebzime penale.<\/p>\n<p>Reth nj\u00eb or\u00eb e gjysm\u00eb pas p\u00ebrfundimit t\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, Komisioni shpalli vendimin p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb prokurorit Agron Bushati, nd\u00ebrsa transferoi p\u00ebr verifikime t\u00eb m\u00ebtejshme pran\u00eb Inspektorit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb denoncimin e mb\u00ebrritur t\u00eb mart\u00ebn, q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me videon e regjistruar, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb konkludohet n\u00ebse ka ose jo shkelje disiplinore jasht\u00eb p\u00ebrcaktimeve t\u00eb legjislacionit t\u00eb vetingut.<\/p>\n<p>Procesi i vetingut p\u00ebr Bushatin po kryhet nga trupa e KPK e kryesuar nga Roland Ilia, me relatore Genta Tafa Bungo dhe an\u00ebtare Suela Zhegun. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Ferdinando Buatier.<\/p>\n<p>Agron Bushati e ka nisur karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb si hetues n\u00eb vitin 1994 dhe m\u00eb pas si oficer i Policis\u00eb Gjyq\u00ebsore. N\u00eb vitin 2001 ai u em\u00ebrua prokuror n\u00eb Prokurorin\u00eb e Shkodr\u00ebs, ku dhe e ushtron fuknsionin prej m\u00eb shum\u00eb se dy dekadash.<\/p>\n<p>Subjekti dhe bashk\u00ebshortja e tij kan\u00eb sh\u00ebnuar n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d t\u00eb ardhurat nga puna; p\u00ebrdorimin e dy automjeteve dhe blerjen e nj\u00eb makine tjet\u00ebr prej tij; p\u00ebrdorimin e sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb t\u00eb atit dhe nj\u00eb apartament t\u00eb marr\u00eb me qira, p\u00ebr t\u00eb cilat Komisioni nuk ka gjetur probleme. Analiza financiare e p\u00ebrgjithshme ka rezultuar me bilanc pozitiv.<\/p>\n<p>Autoriteti Komb\u00ebtar p\u00ebr Sigurin\u00eb e Informacionit t\u00eb Klasifikuar, AKSIK ka dor\u00ebzuar raport pozitiv p\u00ebr prokurorin Bushati. Nd\u00ebrsa Komisioni ka konstatuar se ndaj v\u00ebllait t\u00eb subjektit q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbarues gjyq\u00ebsor, jan\u00eb regjistruar disa procedime penale, nj\u00eb prej t\u00eb cil\u00ebve p\u00ebr \u201ckorrupsion pasiv\u201d.<\/p>\n<p>Bungo v\u00ebrejti se Bushati e kishte plot\u00ebsuar deklarat\u00ebn veting n\u00eb momentin e regjistrimit t\u00eb k\u00ebtij procedimi ndaj v\u00ebllait e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb nuk ka qen\u00eb e mundur t\u00eb pasqyrohet. Edhe procedimet e tjera ndaj t\u00eb v\u00ebllait t\u00eb subjektit nuk u gjet\u00ebn penalizuese n\u00eb kriterin e past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs.<\/p>\n<p>KPK nuk ka gjetur probleme n\u00eb pes\u00eb dosjet e shortuara dhe n\u00eb tre t\u00eb p\u00ebrzgjedhurat nga vet\u00eb prokurori Bushati.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, nga t\u00eb dh\u00ebnat arkivore ka rezultuar se ndaj tij jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb dy masa disiplinore, nj\u00ebra n\u00eb vitin 2005 p\u00ebr v\u00ebrejtje me paralajm\u00ebrim p\u00ebr shkarkim dhe tjetra n\u00eb 2008-\u00ebn, kur \u00ebsht\u00eb vendosur zbritje n\u00eb detyr\u00eb p\u00ebr nj\u00eb vit si oficer i policis\u00eb gjyq\u00ebsore. P\u00ebr v\u00ebrejtjen, Komisioni ka vler\u00ebsuar se \u00ebsht\u00eb jasht\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb rivler\u00ebsimit, nd\u00ebrsa ulja n\u00eb detyr\u00eb ishte kryer pasi ishte konstatuar zvarritje e hetimeve n\u00eb disa \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>Prokurori Bushati tha se e kishte pranuar mas\u00ebn disiplinore, mgjith\u00ebse pretendoi se faktet nuk jan\u00eb ashtu si parashtrohen n\u00eb hetimin e at\u00ebhersh\u00ebm administrativ.<\/p>\n<p>Ai sqaroi se n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb kishte pasur ngarkesa n\u00eb pun\u00eb, si dhe n\u00eb familje pasi ishte s\u00ebmurur n\u00ebna. Sipas tij, pas n\u00ebn\u00ebs ishte s\u00ebmurur dhe i ati i cili ishte verbuar dhe se i ndodhur n\u00eb k\u00ebto kushte, i ishte dashur t\u00eb b\u00ebnte kryefamiljarin dhe kujdestarin.<\/p>\n<p>Bungo evidentoi edhe disa ankesa e kall\u00ebzime t\u00eb kryera ndaj subjektit, p\u00ebr t\u00eb cilat nuk jan\u00eb gjetur probleme. Po ashtu, nuk jan\u00eb gjetur probleme dometh\u00ebn\u00ebse edhe n\u00eb tre denoncimet e depozituara nga publiku.<\/p>\n<p><strong>Denoncimi i fundit<\/strong><\/p>\n<p>Relatorja Bungo sqaroi se t\u00eb mart\u00ebn n\u00eb or\u00ebn 18:00 kishte mb\u00ebrritur nj\u00eb denoncim i fundit. Komisioni i dha 15 minuta koh\u00eb Bushatit q\u00eb njihej me materialin e denoncimit.<\/p>\n<p>Kur u kthye n\u00eb sall\u00eb, prokurori Agron Bushati deklaroi se ishte shokuar pasi kishte par\u00eb videon p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn tha se ishte regjistruar n\u00eb vitin 2017 dhe se ishte intimitet i familjes s\u00eb tij. \u201cLufta brenda llojit qenka m\u00eb e fort\u00eb\u201d, tha ai dhe ngriti dyshime se denoncimi mund t\u00eb ishte kryer nga ndonj\u00eb funksionar apo n\u00ebpun\u00ebs i prokuroris\u00eb. Bushati shtoi se mendonte se i nj\u00ebjti individ kishte kryer denoncim edhe ndaj nj\u00eb kolegeje q\u00eb ishte konfirmuar n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cF\u00ebmija q\u00eb d\u00ebgjohet se qesh \u00ebsht\u00eb vajza ime. \u00cbsht\u00eb n\u00ebnkampione n\u00eb Taek\u00ebondo\u201d, deklaroi ai.<\/p>\n<p>Subjekti sqaroi se seanc\u00eb se vajza kishte qen\u00eb n\u00eb st\u00ebrvitje n\u00eb nj\u00eb palest\u00ebr q\u00eb gjendet pran\u00eb prokuroris\u00eb dhe se trajneri i kishte d\u00ebrguar mesazh se ajo ishte m\u00ebrzitur pasi kishte humbur nj\u00eb ndeshje st\u00ebrvitore.<\/p>\n<p>Bushati tha n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur se ka nj\u00eb lidhje shum\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb me t\u00eb gjith\u00eb familjar\u00ebt. P\u00ebr vajz\u00ebn e dyt\u00eb q\u00eb sipas tij \u00ebsht\u00eb n\u00eb regjistrimin video, tha se e ka edhe bij\u00eb, edhe shok. Sipas subjektit, regjistrimi ishte kryer nga bashk\u00ebshortja dhe se nuk dinte se si videoja kishte ren\u00eb n\u00eb dor\u00eb t\u00eb denoncuesit.<\/p>\n<p>Ai sqaroi se n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb ishte duke sistemuar zyr\u00ebn e provave dhe kur kishte marr\u00eb mesazhin nga trajneri i vajz\u00ebs, kishte menduar t\u00eb merrte dy doreza grushtimi q\u00eb ishin t\u00eb sekuestruara n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e prov\u00ebs, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb b\u00ebnte humor, p\u00ebr t\u00eb krijuar harmoni n\u00eb familjen e tij.<\/p>\n<p>\u201cGrusht d\u00ebrrmues kemi pasiur me dhjet\u00ebra, ishte vepra penale e mbajtjes s\u00eb arm\u00ebve t\u00eb ftohta. Doreza shiteshin n\u00eb tregun e lir\u00eb dhe pse ishte vep\u00ebr penale. Ishin pjes\u00eb e provave t\u00eb paidentifikuara, b\u00ebra nj\u00eb video intime me familjen n\u00eb makin\u00eb dhe i ktheva\u201d, iu p\u00ebrgjigj Bushati interesimit t\u00eb v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar, Ferdinando Buatier i cili e pyeti se cila duhej t\u00eb ishte qasja e magjistrat\u00ebve t\u00eb p\u00ebrdorimin e aseteve publike dhe t\u00eb provave.<\/p>\n<p>Buatier insistoi q\u00eb t\u00eb merrte nj\u00eb p\u00ebrgjigje dhe e pyeti subjektin n\u00eb vijim n\u00ebse kishte vepruar n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin duke nxjerr\u00eb provat jasht\u00eb prokuroris\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cDoja t\u00eb b\u00ebja vet\u00ebm nj\u00eb shaka me f\u00ebmij\u00ebn tim. Ajo ndiqte personaxhin \u2018Ninxha Tartaruka\u2019 dhe i thash\u00eb t\u00eb sillej si \u2018Ninxha Tartaruka\u2019\u201d, tha nd\u00ebr t\u00eb tjera Bushati. Po ashtu, ai shtoi se videoja ishte regjistruar pas orarit zyrtar t\u00eb pun\u00ebs. Subjekti shpjegoi se nd\u00ebrsa priste q\u00eb vajza t\u00eb mbaronte st\u00ebrvitjen kishte shkuar n\u00eb zyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb punuar, por m\u00eb pas kishte marr\u00eb mesazhin nga trajnieri i saj.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebrkoj q\u00eb nj\u00eb veprim i till\u00eb i kryer n\u00eb kushtet e prind\u00ebrimit t\u00eb mos kompromentoj\u00eb karier\u00ebn time 30 vje\u00e7are\u201d, k\u00ebrkoi ai.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim prokurori Bushati tha se kishte ushtruar detyr\u00ebn n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin duke arritur t\u00eb k\u00ebrkonte kat\u00ebr burgime t\u00eb p\u00ebrjetshme, edhe n\u00eb vitin 1998, kur sipas tij shteti nuk egzistonte.<\/p>\n<p>Ai theksoi se vijon t\u00eb jetoj\u00eb me qira dhe se e ka t\u00eb pamundur t\u00eb marr\u00eb kredi p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb nj\u00eb banes\u00eb, pasi bashk\u00ebshortja nuk ka pun\u00eb fikse. Sipas subjektit, n\u00eb 18 vjet martes\u00eb, bashk\u00ebshortja ka qen\u00eb e papun\u00eb p\u00ebr 7 vjet e gjysm\u00eb dhe p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb tjet\u00ebr kohe ka pasur pag\u00eb minimale.<\/p>\n<p>\u201cE mbaja familjen me 710 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb vjetra n\u00eb muaj. Shpirti im e di sa i ka vuajtur tundimit. M\u00eb \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar t\u00eb shkel ligjin por kam refuzuar dhe politika ka marr\u00eb hak duke m\u00eb l\u00ebn\u00eb t\u00eb papun\u00eb bashk\u00ebshorten dhe v\u00ebllain. K\u00ebrkoj konfirmimin dhe rikthimin e buz\u00ebqeshjes s\u00eb familjes time. Kan\u00eb vuajtur pasojat pse kam qen\u00eb prokuror i ndersh\u00ebm\u201d, p\u00ebrfundoi prokurori Agron Bushati.<\/p>\n<p>Trupa e KPK u t\u00ebrhoq dhe n\u00eb or\u00ebn 13:10 t\u00eb s\u00eb m\u00ebrkur\u00ebs shpalli vendimin p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb k\u00ebtij subjekti rivler\u00ebsimi. T\u00eb dh\u00ebnat e denoncimit t\u00eb fundit q\u00eb kishin t\u00eb b\u00ebnin me videoregjistrimin u transferuan pran\u00eb Inspektorit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr verifikime t\u00eb m\u00ebtjeshme.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurori i Shkodr\u00ebs, Agron Bushati u p\u00ebrball t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn m\u00eb 27 shtator me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore u pyet dhe dha p\u00ebrgjigje m\u00eb s\u00eb shumti lidhur me nj\u00eb denoncim t\u00eb or\u00ebve t\u00eb fundit, n\u00eb t\u00eb cilin ishte paraqitur nj\u00eb video ku shfaqej subjekti me dy doreza grushtimi prova t\u00eb [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":77175,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2,115],"tags":[1203,1202,170,405,118,171,935,149,146,695,227],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2023\/09\/Prokurori-Bushasti-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Agron Busahti n\u00eb KPK | Foto: edmodn Hoxhaj\/BIRN","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77174"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=77174"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77174\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":77176,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77174\/revisions\/77176"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/77175"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=77174"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=77174"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=77174"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}