{"id":77186,"date":"2023-09-28T19:58:31","date_gmt":"2023-09-28T17:58:31","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kolegji-njihet-me-parashtrimet-ne-ceshtjen-e-gjyqtarit-arber-cela\/2023\/09\/28\/"},"modified":"2023-09-28T19:59:18","modified_gmt":"2023-09-28T17:59:18","slug":"kolegji-njihet-me-parashtrimet-ne-ceshtjen-e-gjyqtarit-arber-cela","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kolegji-njihet-me-parashtrimet-ne-ceshtjen-e-gjyqtarit-arber-cela\/2023\/09\/28\/","title":{"rendered":"Kolegji njihet me parashtrimet n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e gjyqtarit Arb\u00ebr \u00c7ela"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA u njoh t\u00eb enjten m\u00eb 28 shtator me parashtrimet e Komisioneres Publike, Irena Nino p\u00ebr ankimin e ngritur ndaj konfirmimit n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb gjyqtarit t\u00eb Shkodr\u00ebs, Arb\u00ebr \u00c7ela, si dhe me pretendimet e k\u00ebtij t\u00eb fundit. Nino u q\u00ebndroi shkaqeve t\u00eb ankimit duke konstatuar pobleme n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb dhe at\u00eb profesional, duke k\u00ebrkuar shkarkimin e \u00c7el\u00ebs. Ky i fundit parashtroi prova t\u00eb reja dhe i cil\u00ebsoi shkaqet e ngritura t\u00eb pabazuar n\u00eb fakte, duke pretenduar se i rr\u00ebzonte ato.<\/p>\n<p>Gjyqtari Arb\u00ebr \u00c7ela u konfirmua n\u00eb 7 dhjetor 2022 nga trupa e KPK e kryesuar nga Lulzim Hamitaj, me relatore Valbona Sanxhaktarin dhe an\u00ebtare Genta Tafa (Bungo), por Operacioni Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Monitorimit, ONM e vler\u00ebsoi t\u00eb gabuar vendimin e KPK-s\u00eb duke arsyetuar se nuk jan\u00eb vler\u00ebsuar si duhet problemet e gjetura n\u00eb kriterin e pasurive, t\u00eb figur\u00ebs dhe profesionalizmit.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb rekomandimin e ONM, Komisionerja Irena Nino ushtroi ankim n\u00eb Kolegj. Ajo vler\u00ebson se gjyqtari \u00c7ela rezulton me bilanc negativ n\u00eb vler\u00ebn reth 7.3 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr investimet e kryera n\u00eb blerjen e nj\u00eb apartamenti dhe mbulimin e shpenzimeve. Po ashtu, ajo ngriti dyshime p\u00ebr pasuri t\u00eb fshehur duke i konsideruar disa prej transaksioneve si t\u00eb pazakonta.<\/p>\n<p>Nga hetimi administrativ ka rezutluar se \u00c7ela e ka bler\u00eb k\u00ebt\u00eb pasuri n\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsi me nj\u00eb kush\u00ebrir\u00ebn e tij, me pjes\u00eb takuese \u00bd secili. Por, sipas dokumentacionit bankar ka rezultuar se ai ka paguar 78% t\u00eb vler\u00ebs s\u00eb apartamentit, kurse pjesa tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb shlyer nga kush\u00ebrira n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e bashk\u00ebpronares. M\u00eb von\u00eb, kush\u00ebrira i\u2019a ka shitur pjes\u00ebn takuese babait t\u00eb subjektit.<\/p>\n<p>Sipas Ninos, subjekti nuk ka pasur burime financiare t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u00eb mbuluar vler\u00ebn e paguar. Komisionerja Publike konstaton se subjekti ka sh\u00ebnuar n\u00eb pyet\u00ebsorin standard se p\u00ebr pagesat e apartamentit ka sh\u00ebrbyer dhe nj\u00eb hua n\u00eb shum\u00ebn 30 mij\u00eb euro q\u00eb nuk e ka deklaruar asnj\u00ebher\u00eb m\u00eb par\u00eb. Po ashtu, nuk \u00ebsht\u00eb provuar mund\u00ebsia e huadh\u00ebn\u00ebsit p\u00ebr krijimin me burime t\u00eb ligjshme t\u00eb k\u00ebsaj vlere.<\/p>\n<p>Nino deklaroi se nuk provohej as mund\u00ebsia e bashk\u00ebpronares p\u00ebr pages\u00ebn e pjes\u00ebs s\u00eb saj takuese, pasi p\u00ebr t\u00eb ardhurat nga pun\u00ebsimi i saj nuk v\u00ebrtetohet t\u00eb jen\u00eb paguar detyrimet p\u00ebr vlerat neto t\u00eb pretenduara. Gjithashtu, nuk \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar burimi i ligjsh\u00ebm i huave t\u00eb deklaruara si burime p\u00ebr pagesat e kryera prej saj.<\/p>\n<p>Gjqytari Arb\u00ebr \u00c7ela u paraqit n\u00eb seanc\u00ebn publike n\u00eb Kolegj s\u00eb bashku me avokatin Julian M\u00ebrtiri. Pasi ky i fundit paraqiti parashtrime dhe argumente t\u00eb detajuara kund\u00ebr shkaqeve t\u00eb ankimit, vet\u00eb subjekti n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbledhur u ndal n\u00eb ato q\u00eb i cil\u00ebsoi si tre pikat kryesore t\u00eb procesit, lidhur me investimin e p\u00ebrbashk\u00ebt me nj\u00eb t\u00eb af\u00ebrmen e tij; p\u00ebr t\u00eb ardhurat e saj; si dhe huan\u00eb q\u00eb ai vet\u00eb ka marr\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cE kuptoj dyshimin se ka dhe kush\u00ebrinj q\u00eb ka koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb q\u00eb nuk i takoj. Prandaj duhet t\u00eb hetohet marr\u00ebdh\u00ebnia jon\u00eb\u201d, deklaroi \u00c7ela dhe v\u00ebrejti se sipas sistemit TIMS rezulton q\u00eb aid he kush\u00ebrira t\u00eb ken\u00eb udh\u00ebtuar shpesh s\u00eb bashku jan\u00eb shtetit dhe t\u00eb ken\u00eb kaluar pushimet s\u00eb bashku.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, ai pohoi se kishte deklaruar se ndante qiran\u00eb me kush\u00ebrir\u00ebn, p\u00ebrpara se t\u00eb miratohej legjislacioni p\u00ebr vetingun e magjistrat\u00ebve. Sipas tij, ishin t\u00eb dy beqar\u00eb dhe t\u00eb pastreh n\u00eb Tiran\u00eb, dhe prandaj ishin dakord\u00ebsuar p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb s\u00eb bashku nj\u00eb apartament n\u00eb kryeqytet.<\/p>\n<p>\u00c7ela tha se babai i tij kishte pasur pak dit\u00eb para blerjes s\u00eb apartamentit likujditete n\u00eb bank\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 32 mij\u00eb euro dhe n\u00ebse do t\u00eb kishte pasur nevoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb justifikuar pasurin\u00eb, do t\u00eb ishte ndihmuar nga i ati, ose do t\u2019I ishte dhuruar ajo shum\u00eb. .<\/p>\n<p>\u201cNuk ka veprime fiktive. [\u2026]Prandaj nuk ka dyshime p\u00ebr k\u00ebt\u00eb investim\u201d, theksoi ai.<\/p>\n<p>\u00c7ela kund\u00ebrshtoi pretendimin e Ninos se ai kishte shlyer pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb \u00e7mimit t\u00eb pasuris\u00eb. Subjekti argumentoi se dit\u00ebn q\u00eb kishte kryer pages\u00ebn kishte qen\u00eb s\u00eb bashku me kush\u00ebrir\u00ebn dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesen e shoq\u00ebris\u00eb nd\u00ebrtuese q\u00eb shiste apartamentin. Sipas tij, kontrata ishte n\u00ebnshkruar nga t\u00eb tre. \u00c7ela solli n\u00eb v\u00ebmendje nj\u00eb v\u00ebrtetim t\u00eb l\u00ebshuar nga banka ku \u00ebsht\u00eb kryer transaksioni, ku sh\u00ebnohet se pagesat cash kryhen nga nj\u00eb person edhe kur jan\u00eb dy apo m\u00eb shum\u00eb persona q\u00eb paguajn\u00eb.<\/p>\n<p>Subjekti k\u00ebmb\u00ebnguli se secili kishte shlyer gjysm\u00ebn e \u00e7mimit t\u00eb apartamentit, ashtu si dhe kishin p\u00ebrfituar pjes\u00ebt takuese. \u201cN\u00ebse do t\u00eb kishte paguar kush\u00ebrira gjith\u00eb \u00e7mimin e apartamentit, do t\u00eb ishte p\u00ebrjashtuar nga hetimi kjo pron\u00eb?\u201d, solli \u00c7ela si argument rastin hipotetik t\u00eb kund\u00ebrt, n\u00ebse pagesat do t\u00eb ishin kryer nga bashk\u00ebpronarja.<\/p>\n<p>Lidhur me huan\u00eb e marr\u00eb prej tij n\u00eb vler\u00ebn 30 mij\u00eb euro, subjekti pranoi mosdeklarimin. Ai tha se nuk e kishte deklaruar pasi e kishte kthyer brenda tre muajve. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb si gjurm\u00eb provuese t\u00eb huave ai pretendoi se s\u00eb bahsku me pronaren kishin deklaruar si burime t\u00eb pagesave n\u00eb bank\u00eb, kursimet dhe huat\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7ela k\u00ebmb\u00ebnguli se huadhn\u00ebsi kishte pasur burime t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr dh\u00ebnien e shum\u00ebs 30 mij\u00eb euro. Ai e cil\u00ebsoi t\u00eb pabazuar pretendimin e Ninos se nj\u00eb kontrat\u00eb noteriale p\u00ebr nj\u00eb transaksion t\u00eb kryer nga huadh\u00ebn\u00ebsi, nuk figuronte n\u00eb regjistrat e Ministris\u00eb s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr aktet noteriale.<\/p>\n<p>Sipas subjektit, kontrata e shitjes \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar nga huadh\u00ebn\u00ebsi para noterit n\u00eb muajin janar 2013-\u00ebs, nd\u00ebrsa regjistrimi i deklaratave noteriale pran\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb kishte filluar n\u00eb prill t\u00eb atij viti.<\/p>\n<p>Ai shtoi se t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga ky transaksion, nuk ishin t\u00eb vetmet q\u00eb kishte disponuar huadh\u00ebn\u00ebsi, pasi kishte pasur dhe aktivitete t\u00eb tjera. Subjekti pretendoi se me dokumentacionin e dor\u00ebzuar gjat\u00eb hetimit administrativ dhe n\u00eb Kolegj kishte provuar mund\u00ebsin\u00eb e huadh\u00ebn\u00ebsit p\u00ebr krijimin e vler\u00ebs 30 mij\u00eb euro me burime t\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p>Po ashtu, \u00c7ela pretendoi se kishte v\u00ebrtetuar edhe mund\u00ebsin\u00eb e bashk\u00ebpronares p\u00ebr pages\u00ebn e pjes\u00ebs s\u00eb saj takuese. P\u00ebr t\u00eb ardhurat nga puna, ai deklaroi se nuk ishte faji i kush\u00ebrir\u00ebs p\u00ebrse pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi kishte paguar detyrime p\u00ebr pag\u00eb minimale. Ai pohoi se kishte dor\u00ebzuar v\u00ebrtetime t\u00eb pun\u00ebdh\u00ebsit t\u00eb kush\u00ebrir\u00ebs q\u00eb tregonin se paga neto e saj kishte qen\u00eb m\u00eb e lart\u00eb dhe k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb konsiderohet ajo vler\u00eb.<\/p>\n<p>Subjekti theksoi se ishte v\u00ebrtetuar edhe mund\u00ebsia e huadh\u00ebn\u00ebsit t\u00eb kush\u00ebrir\u00ebs. Sipas tij, bashk\u00ebpronarja e kishte sh\u00ebnuar n\u00eb dokumentacion bankar se burim i pagesave kishte qen\u00eb edhe huaja, ve\u00e7 kursimeve t\u00eb saj.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim subjekti u ndal n\u00eb kat\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet lidhur me aspektin profesional. Nino evidentoi se n\u00eb disa raste vendimarrjet e subjektit jan\u00eb rr\u00ebzuar nga gjykatat m\u00eb t\u00eb larta, se \u00ebsht\u00eb vepruar prej tij n\u00eb kund\u00ebrshtim me procedurat, si dhe k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb \u00e7mohet n\u00eb drejtim t\u00eb njohurive t\u00eb gjyqtarit \u00c7ela.<\/p>\n<p>Lidhur me ndryshimin e cil\u00ebsimit t\u00eb vepr\u00ebs penale p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb proceduar, nga \u201cVrasje e mbetur n\u00eb tentativ\u00eb\u201d n\u00eb \u201cPlagosje t\u00eb leht\u00eb me dashje\u201d, subjekti pretendoi se ishte provuar se autori nuk kishte pasur q\u00ebllim t\u00eb vriste t\u00eb d\u00ebmtuarin. \u201cKa pasur dy akte ekspertimi q\u00eb e nxirrnin si \u201cPlagosje t\u00eb leht\u00eb\u2026\u201d tha ai.<\/p>\n<p>Lidhur me konstatimin e Ninos, se disponimi i subjektit p\u00ebr t\u00eb mos i dh\u00ebn\u00eb prokurorit t\u00eb drejt\u00eb ankimi, ishte rr\u00ebzuar nga gjykata m\u00eb e lart\u00eb \u00c7ela tha se ishte bazuar n\u00eb praktik\u00ebn e Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr heqjen e bashk\u00ebpunimit p\u00ebr dy persona t\u00eb kapur nga policia n\u00eb rug\u00eb, ku nj\u00ebri ishte duke mb\u00ebrritur me nj\u00eb qese me l\u00ebn\u00eb narkitike, \u00c7ela tha se nj\u00ebri ishte n\u00eb rrug\u00eb, nd\u00ebrsa tjetri po dilte nga sht\u00ebpia dhe n\u00eb k\u00ebto kushte kishte arsyetuar se nuk kishte bashk\u00ebpunim.<\/p>\n<p>Lidhur me rr\u00ebzimin e k\u00ebsaj vendimarrje nga Apeli, subjekti u mbrojt me pretendimin se nuk ishin konstatuar shkelje procedurale, por kishte pasur vler\u00ebsim t\u00eb ndrysh\u00ebm t\u00eb provave.<\/p>\n<p>Edhe p\u00ebr nj\u00eb tjet\u00ebr vendimarrje t\u00eb rr\u00ebzuar nga Apeli, subjekti pretendoi se nuk ishin konstatuar shkelje procedurale. P\u00ebr pretendimin e denoncuesit se subjekti kishte favorizuar nj\u00ebr\u00ebn pal\u00eb, ai u p\u00ebrgjigj se nuk q\u00ebndronte nj\u00eb fakt i till\u00eb, pasi pala n\u00eb fjal\u00eb kishte kryer ankim dhe kishte hequr dor\u00eb n\u00eb Apel. Sipas subjektit, Apeli e ka prishur vendimin e tij pas heqjes dor\u00eb t\u00eb pal\u00ebs k\u00ebrkese.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr denoncues pretendon se gjyqtari \u00c7ela ka marr\u00eb vendim pasi ishte k\u00ebrkuar p\u00ebrjashtimi i tij. Subjekti tha se vendimi p\u00ebrfundimtar ishte marr\u00eb pasi ishte rr\u00ebzuar k\u00ebrkesa p\u00ebr p\u00ebrjashtim. Lidhur me pushimin e k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtje, ai argumentoi se kishte ardhur si pasoj\u00eb e mosparaqitjes s\u00eb pal\u00ebve n\u00eb proces.<\/p>\n<p>Gjyqtari \u00c7ela pretendoi se kishte rr\u00ebzuar gjith\u00eb shkaqet e ngritura nga Komisionerja Publike.<\/p>\n<p>Pasi u t\u00ebrhoq, Kolegji vendosi q\u00eb t\u00eb marr\u00eb koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar provat dhe e shtyuy seanc\u00ebn p\u00ebr ma dat\u00eb 4 tetor, n\u00eb or\u00ebn 10:00.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA u njoh t\u00eb enjten m\u00eb 28 shtator me parashtrimet e Komisioneres Publike, Irena Nino p\u00ebr ankimin e ngritur ndaj konfirmimit n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb gjyqtarit t\u00eb Shkodr\u00ebs, Arb\u00ebr \u00c7ela, si dhe me pretendimet e k\u00ebtij t\u00eb fundit. Nino u q\u00ebndroi shkaqeve t\u00eb ankimit duke konstatuar pobleme n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":77187,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[114,2,115],"tags":[1204,132,107,892,921,112,172,133,173],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2023\/09\/Arber-Cela-ne-KPA-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari Arb\u00ebr \u00c7ela n\u00eb KPA | Foto: Edmond Hoxhaj","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77186"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=77186"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77186\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":77188,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77186\/revisions\/77188"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/77187"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=77186"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=77186"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=77186"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}