{"id":77203,"date":"2023-10-05T14:46:44","date_gmt":"2023-10-05T12:46:44","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-elidon-hysenaj-perballet-me-vetingun\/2023\/10\/05\/"},"modified":"2023-10-05T14:51:08","modified_gmt":"2023-10-05T12:51:08","slug":"prokurori-elidon-hysenaj-perballet-me-vetingun","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-elidon-hysenaj-perballet-me-vetingun\/2023\/10\/05\/","title":{"rendered":"Prokurori Elidon Hysenaj p\u00ebrballet me vetingun"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi t\u00eb enjten seanc\u00ebn d\u00ebgjimore me prokurorin e Sarand\u00ebs, Elidon Hysenaj. Seanca u fokusua kryesisht n\u00eb dy gjetje mbi pasurin\u00eb e Hysenajt dhe disa dosje hetimore t\u00eb ndjekura prej tij, t\u00eb cilat ishin referuar nga Drejtoria p\u00ebr Sigurimin e Informacionit t\u00eb Klasifikuar.<\/p>\n<p>Procesi ndaj Hysenaj u zhvillua nga nj\u00eb trup\u00eb e kryesuar nga Etleda \u00c7iftja, me an\u00ebtare Brunilda Bekteshi dhe relator Lulzim Hamitaj, nd\u00ebrsa n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e\u00a0 v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte Steven Kessler.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb relatimit Hamitaj vuri n\u00eb dukje se p\u00ebrtej raportit t\u00eb Inspektoratit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Deklarimit dhe Kontrollit t\u00eb Pasurive e Konfliktit t\u00eb Interesit, ILDKPKI, KPK gjeti vet\u00ebm nj\u00eb bilan negativ prej rreth 400 mij\u00eb lek\u00ebsh n\u00eb pasurin\u00eb e Hysenajt.<\/p>\n<p>Hamitaj vuri n\u00eb dukje se ky bilanc negativ vinte nga pamund\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb kthyer pas nj\u00eb hua prej 800 mij\u00eb lek\u00ebsh, marr\u00eb vjehrrit t\u00eb Hysenajt p\u00ebr pages\u00ebn e nj\u00eb k\u00ebsti sht\u00ebpie.<\/p>\n<p>Hysenaj i cili e vler\u00ebsoi hetimin e KPK si objektiv dhe t\u00eb thelluar, pretendoi se kishte paraqitur prova q\u00eb kund\u00ebrshtonin k\u00ebt\u00eb gjetje.<\/p>\n<p>Po ashtu Hysenaj kund\u00ebrshtoi edhe pretendimin e KPK se familja e vjehrrit nuk kishte pasur mund\u00ebsi financiare p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb hua n\u00eb shum\u00ebn 595 mij\u00eb lek\u00eb. Hysenaj tha se KPK nuk kishte marr\u00eb parasysh t\u00eb ardhurat e dy kunet\u00ebrve q\u00eb formalisht ishin pjes\u00eb e trungut familjar\u00eb.<\/p>\n<p>Hamitaj relatoi se DSIK pas nj\u00eb raporti t\u00eb par\u00eb pozitiv, kishte sjell\u00eb nj\u00eb raport t\u00eb dyt\u00eb negativ p\u00ebr Hysenaj. Sipas raportit t\u00eb dyt\u00eb prokurori ishte i pap\u00ebrshtatsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Hamitaj renditi nj\u00eb s\u00ebr\u00eb \u00e7\u00ebshtjesh q\u00eb referoheshin n\u00eb raportin konfidencial t\u00eb DSIK-s\u00eb. P\u00ebr ty prej tyre Hysenaj u pyet gjat\u00eb e gj\u00ebr\u00eb nga vet\u00eb relatori, an\u00ebtarja Bekteshi dhe v\u00ebzhguesi Kessler.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja e par\u00eb kishte t\u00eb b\u00ebnte me dy persona t\u00eb arrestuar p\u00ebr shitje narjotik\u00ebsh, t\u00eb kapur me nj\u00eb \u00a0sasi prej 0.25 gram\u00eb kokain\u00eb dhe 23 gram\u00eb kanabis. \u00c7\u00ebshtja ishte referuar pasi ndaj nj\u00ebrit prej t\u00eb arrestuarve ishte leht\u00ebsuar masa e siguris\u00eb nga arrest me burg n\u00eb mas\u00eb sigurimi me garanci pasurore.<\/p>\n<p>Hysenaj, q\u00eb u pyet gjat\u00eb mbi arsyet e ndryshimit t\u00eb mas\u00ebs, tha se ndaj k\u00ebtij personi nuk kishte pasur prova, por vet\u00ebm indicie. Ai tha se masa e sigurimit me burg u k\u00ebrkua fillimisht n\u00eb pritje t\u00eb disa analizave, por q\u00eb m\u00eb pas ai vler\u00ebsoi se kjo nuk mund t\u00eb vazhdonte. Ai tha se gjat\u00eb mas\u00ebs s\u00eb sigurimit kishte urdh\u00ebruar p\u00ebrgjimin ambjental n\u00eb qeli t\u00eb dy t\u00eb arrestuarve, por nga i cili nuk rezultuan t\u00eb dh\u00ebna q\u00eb mund t\u00eb \u00e7onin n\u00eb vijim e mas\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb ndaj tij.<\/p>\n<p>K\u00ebmb\u00ebnguljes s\u00eb Bekteshit se cilat veprime hetimore kishte kryer dhe n\u00ebse \u00e7\u00ebshtja ishte e komplikuar, Hysenaj iu p\u00ebrgjigj se n\u00eb rastin konkret \u201cfakti ishte i thjesht\u00eb\u201d. Bekteshi q\u00eb duket e keqkuptoi p\u00ebrgjigjen, k\u00ebmb\u00ebnguli se b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb vep\u00ebr t\u00eb r\u00ebnd\u00eb penale. Por Hysenaj sqaroi se ishin p\u00ebr\u00eb disa analiza p\u00ebr l\u00ebnd\u00ebn e kapur.<\/p>\n<p>Hamitaj nga ana e tij e pyeti Hysenajn se pse e kishte caktuar fillimisht mas\u00ebn e siguris\u00eb me burg, duke qen\u00eb se nuk kishte prova por vet\u00ebm indicie. Hysenaj k\u00ebmb\u00ebnguli se kishte pritur analizat sidomos ato t\u00eb gjurm\u00ebve t\u00eb gishtave.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja e dyt\u00eb kishte t\u00eb b\u00ebnte me akuzat e falsifikimit dhe shp\u00ebrdorimit t\u00eb detyr\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb cilat Hysenaj kishte vendosur mos fillim. Prokurori u pyet mbi arsyetimin e vendimit sipas t\u00eb cilit \u00e7\u00ebshtja ishte parashkruar dhe se dokumenti n\u00eb fjal\u00eb nuk ishte origjinal por fotokopje. V\u00ebzhguesi Kessler k\u00ebmb\u00ebnguli t\u00eb kuptonte arsyetimin e Hysenajt mbi p\u00ebrmbajtjen e dokumentit dhe k\u00ebrkoi t\u00eb kuptonte n\u00ebse ai kishte hetuar p\u00ebr t\u00eb gjetur origjinalin. Hysenaj k\u00ebmb\u00ebnguli se kishte hetuar n\u00eb zyrat ku ndodhej origjinali.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs Hysenaj k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb. Vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb 9 tetor ora 9.45.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi t\u00eb enjten seanc\u00ebn d\u00ebgjimore me prokurorin e Sarand\u00ebs, Elidon Hysenaj. Seanca u fokusua kryesisht n\u00eb dy gjetje mbi pasurin\u00eb e Hysenajt dhe disa dosje hetimore t\u00eb ndjekura prej tij, t\u00eb cilat ishin referuar nga Drejtoria p\u00ebr Sigurimin e Informacionit t\u00eb Klasifikuar. Procesi ndaj Hysenaj u zhvillua nga nj\u00eb trup\u00eb [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":77204,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2],"tags":[365,1207,288,118,172,119,134,1028],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/Elidon-Hyseanj-pas-seances--scaled.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Elidon Hysenaj pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Vladimir Karaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77203"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=77203"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77203\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":77205,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77203\/revisions\/77205"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/77204"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=77203"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=77203"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=77203"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}