{"id":77225,"date":"2023-10-09T18:17:26","date_gmt":"2023-10-09T16:17:26","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kolegji-rrezon-disa-gjetje-te-kpk-por-le-ne-fuqi-shkarkimin-e-neritan-cenes\/2023\/10\/09\/"},"modified":"2023-10-09T18:18:21","modified_gmt":"2023-10-09T16:18:21","slug":"kolegji-rrezon-disa-gjetje-te-kpk-por-le-ne-fuqi-shkarkimin-e-neritan-cenes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kolegji-rrezon-disa-gjetje-te-kpk-por-le-ne-fuqi-shkarkimin-e-neritan-cenes\/2023\/10\/09\/","title":{"rendered":"Kolegji rr\u00ebzon disa gjetje t\u00eb KPK, por l\u00eb n\u00eb fuqi shkarkimin e Neritan Cen\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Ish-gjyqtari i Tiran\u00ebs, Neritan Cena arriti t\u00eb p\u00ebrmbys\u00eb n\u00eb Kolegj nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb konkluzioneve t\u00eb Komisionit lidhur me pasurin\u00eb dhe profesionalizimin, si dhe p\u00ebrfundimin lidhur me c\u00ebnimin e besimit t\u00eb publikut tek drejt\u00ebsia, por ato u gjet\u00ebn t\u00eb pamjaftueshme p\u00ebr ndryshimin e vendimit t\u00eb shkarkimit t\u00eb tij nga detyra.<\/p>\n<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK, e shkarkoi Cen\u00ebn m\u00eb 6 tetor 2020 p\u00ebr problemet me pasurin\u00eb dhe me profesionalizmin.<\/p>\n<p>Cena e ankimoi vendimin e Komisionit, duke ngritur shkaqe p\u00ebr aspektin procedural q\u00eb nuk u gjet\u00ebn t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr \u00e7eljen e shqyrtimit n\u00eb seanc\u00eb publike n\u00eb Kolegj. Shkaqet p\u00ebr pasurin\u00eb dhe profesionalizmin u gjet\u00ebn pjes\u00ebrisht t\u00eb drejta, megjithat\u00eb edhe Kolegji vendosi se ish-gjyqtari Cena duhej t\u00eb largohej nga sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Kolegji e ka gjetur t\u00eb drejt\u00eb pretendimin e Cen\u00ebs kund\u00ebr konkluzionit t\u00eb Komisionit p\u00ebr fshehje t\u00eb nj\u00eb apartamenti n\u00eb Tiran\u00eb t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2016 p\u00ebr \u00e7mimin 5.4 milion\u00eb lek\u00eb nga babai i tij.<\/p>\n<p>Trupi gjykues i Kolegjit konstaton fillimisht se konkluzioni p\u00ebr pasuri t\u00eb fshehur t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit parashtrohet nga Komisioni p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb vendimin p\u00ebrfundimtar. Po ashtu, KPA v\u00ebren se Cen\u00ebs i \u00ebsht\u00eb kaluar barr\u00eb prove vet\u00ebm lidhur me pamund\u00ebsin\u00eb e prind\u00ebrve, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e pal\u00ebs shit\u00ebse n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnien juridike q\u00eb ka sh\u00ebrbyer si origjin\u00eb p\u00ebr krijimin e pasuris\u00eb objekt kontroll, si dhe jan\u00eb ngritur dyshime mbi aft\u00ebsin\u00eb financiare t\u00eb huadh\u00ebn\u00ebsve p\u00ebr vler\u00ebn 5.4 milion\u00eb lek\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb deklaruar nga subjekti si burim p\u00ebr blerjen e apartamentit t\u00eb shitur nga familjar\u00ebt e tij.<\/p>\n<p>Por, KPA vler\u00ebson se familjar\u00ebt e bashk\u00ebshortes s\u00eb subjektit q\u00eb i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb huan\u00eb p\u00ebr blerjen e k\u00ebsaj pasurie, mund t\u00eb justifikojn\u00eb me burime t\u00eb ligjshme vler\u00ebn 5.4 milion\u00eb lek\u00eb. N\u00eb arritjen e k\u00ebtij p\u00ebrfundimi, Kolegji mban n\u00eb konsiderat\u00eb faktin se fondet e dh\u00ebna hua, jo vet\u00ebm kan\u00eb kaluar nga huadh\u00ebn\u00ebsi te huamarr\u00ebsi me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb transferte t\u00eb rregullt bankare, por ato u provuan t\u00eb ken\u00eb qen\u00eb fonde gjendje, t\u00eb depozituara n\u00eb bank\u00ebn e huadh\u00ebn\u00ebses, p\u00ebr rreth 1 vit m\u00eb par\u00eb. Sipas KPA, ishte e panevojshme analiza e kryer nga Komisioni p\u00ebr verifikimin e mund\u00ebsis\u00eb s\u00eb personave t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb lidhur p\u00ebr t\u00eb krijuar kursime n\u00eb at\u00eb mas\u00eb q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb justifikonin dh\u00ebnien e huas\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Kolegji e gjen t\u00eb drejt\u00eb pretendimin e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit se konkluzioni i Komisionit n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me parashikimet e ligjit, si dhe as me praktik\u00ebn e konsoliduar t\u00eb Kolegjit n\u00eb lidhje me kufijt\u00eb e shtrirjes s\u00eb hetimit n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb analiz\u00ebs financiare p\u00ebr efekt t\u00eb verifikimit t\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme n\u00eb rastet e huadh\u00ebnieve t\u00eb deklaruara si burim p\u00ebr krijimin e pasurive.<\/p>\n<p>Kolegji ka gjetur t\u00eb pabazuar edhe konkluzionin tjet\u00ebr t\u00eb KPK-s\u00eb p\u00ebr mosdeklarimin e p\u00ebrdorimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie nga subjekti, pasi n\u00eb deklarimet periodike ai e ka sh\u00ebnuar si adres\u00eb banimi. Madje, KPA vler\u00ebson se ky fakt d\u00ebshmon p\u00ebr transparenc\u00eb t\u00eb fakteve lidhur me p\u00ebrdorimin e apartamentit.<\/p>\n<p>Komisioni ka arritur n\u00eb p\u00ebrfundimin se subjekti nuk ka deklaruar shpenzimet e kryera p\u00ebr mobilimin e dy apartamenteve t\u00eb blera n\u00eb Bremen t\u00eb Gjermanis\u00eb, duke u p\u00ebrpjekur t\u00eb fsheh\u00eb shpenzimet. Cena e ka kund\u00ebrshtuar k\u00ebt\u00eb konkluzion duke argumentuar se banesat kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb mobiluara dhe t\u00eb dh\u00ebna me qira nga shit\u00ebsi n\u00eb momentin q\u00eb jan\u00eb bler\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas tij, pavar\u00ebsisht detyrimit q\u00eb kishte pala shit\u00ebse p\u00ebr ta dor\u00ebzuar banes\u00ebn bosh, p\u00ebr shkak se kjo procedur\u00eb do t\u00eb kishte shpenzime shtes\u00eb p\u00ebr shit\u00ebsin dhe se mobilimi ishte n\u00eb gjendje t\u00eb mir\u00eb si dhe p\u00ebr faktin se banesa ishte e dh\u00ebn\u00eb me qira dhe heqja e mobilimit do t\u00eb cenonte marr\u00ebdh\u00ebnien e qiras\u00eb, pal\u00ebt kishin r\u00ebn\u00eb dakord q\u00eb t\u00eb mos b\u00ebhej nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb<\/p>\n<p>Trupi gjykues vler\u00ebson se me t\u00eb drejt\u00eb, Cena ka pretenduar se apartamenti i bler\u00eb n\u00eb vitin 2016 ka qen\u00eb i dh\u00ebn\u00eb me qira, pasi marr\u00ebdh\u00ebnia e qiras\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrprer\u00eb dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb vler\u00ebsohet i besuesh\u00ebm pretendimi i tij.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, p\u00ebr apartamentin tjet\u00ebr t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2015, \u00ebsht\u00eb konstatuar se gjat\u00eb vitit 2017 jan\u00eb kryer punime restaurimi t\u00eb v\u00ebrtetuara me fatur\u00eb. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, Kolegji \u00e7mon se faktet dhe rrethanat jan\u00eb t\u00eb pamjaftueshme p\u00ebr t\u2019u ngritur n\u00eb nivelin e nj\u00eb dyshimi t\u00eb arsyesh\u00ebm mbi ekzistenc\u00ebn e shpenzimeve t\u00eb mobilimit p\u00ebr apartamentin n\u00eb vitin 2015.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, nuk gjendet i drejt\u00eb as konkluzioni i KPK se Cena \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur t\u00eb fsheh\u00eb shpenzimet e mobilimeve n\u00eb apartamentet n\u00eb Gjermani, duke arsyetuar se deklarimi i tyre periodik p\u00ebrb\u00ebn detyrim ligjor vet\u00ebm n\u00ebse kalohet vlera 300 mij\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb at\u00eb \u201cveting\u201d, nuk mbartet detyrim i shpenzimeve t\u00eb asnj\u00eb lloji.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse nj\u00eb shkak ankimi lidhur me konkluzionin e KPK p\u00ebr deklarim t\u00eb pasakt\u00eb t\u00eb nj\u00eb automjeti \u00ebsht\u00eb gjetur nga KPA pa lidhje me zgjidhjen e \u00e7\u00ebshtjes, \u00e7mohet se Komisioni duhej t\u00eb kishte qen\u00eb m\u00eb i qart\u00eb lidhur me k\u00ebt\u00eb pasuri dhe t\u00eb shprehte n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb qart\u00eb se pasakt\u00ebsia n\u00eb deklarim lidhej me deklarat\u00ebn periodike t\u00eb vitit 2005, si dhe t\u00eb evidentohej se Cena nuk ndodhej n\u00eb kushtet e deklarimit t\u00eb pasakt\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj pasurie n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, KPA e ka gjetur t\u00eb bazuar konkluzionin e Komisionit se subjekti gjendet n\u00eb pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr blerjen e nj\u00ebr\u00ebs prej banesave n\u00eb Bremen t\u00eb Gjermanis\u00eb n\u00eb vitin 2016, kundrejt vler\u00ebs 48 mij\u00eb e 500 euro, pasi edhe nga analiza financiare e kryer n\u00eb shkall\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb vetingut, ka rezultuar nj\u00eb bilanc negativ n\u00eb shum\u00ebn 1460 euro.<\/p>\n<p>Cena \u00ebsht\u00eb gjetur n\u00eb pamund\u00ebsi edhe p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti t\u00eb llojit \u201cCitroen Elyse\u201d n\u00eb vitin 2013, pasi \u00ebsht\u00eb konstatuar pamund\u00ebsi financiare e huadh\u00ebn\u00ebses p\u00ebr nj\u00eb vler\u00eb 5000 euro q\u00eb ka sh\u00ebrbyer si burim.<\/p>\n<p>KPA gjen t\u00eb drejt\u00eb edhe konkluzionin e KPK-s\u00eb p\u00ebr moskonsiderimin e likujditeteve cash si burim p\u00ebr blerjen e dy automjeteve. \u201cN\u00eb kushtet kur subjekti i rivler\u00ebsimit nuk ka deklaruar n\u00eb deklaratat periodike t\u00eb viteve n\u00eb t\u00eb cilat jan\u00eb krijuar k\u00ebto dy pasuri objekt kontrolli (automjete), p\u00ebrdorimin e kursimeve gjendje cash n\u00eb banes\u00eb, as n\u00eb form\u00ebn e burimit t\u00eb krijimit t\u00eb k\u00ebtyre pasurive, as n\u00eb form\u00ebn e pak\u00ebsimit t\u00eb gjendjes s\u00eb k\u00ebtij lloj likuiditeti, Komisioni me t\u00eb drejt\u00eb nuk e ka vler\u00ebsuar likuiditetin gjendje cash si burim p\u00ebr krijimin e k\u00ebtyre dy automjeteve n\u00eb vitet 2011 dhe 2015\u201d, arsyeton Kolegji.<\/p>\n<p>Trupi gjykues i KPA v\u00ebren se me t\u00eb drejt\u00eb \u00ebsht\u00eb konstatuar nga Komisioni se nga ana e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, nuk \u00ebsht\u00eb provuar n\u00ebp\u00ebrmjet dokumentacionit justifikues marrja e t\u00eb ardhurave t\u00eb qiras\u00eb p\u00ebr periudh\u00ebn tetor &#8211; dhjetor 2016, sipas p\u00ebrcaktimit kontraktual, sikund\u00ebr dhe se k\u00ebto t\u00eb ardhura as jan\u00eb deklaruar p\u00ebrkat\u00ebsisht n\u00eb deklarat\u00ebn periodike t\u00eb vitit 2016 dhe at\u00eb t\u00eb pasuris\u00eb \u201cveting\u201d.<\/p>\n<p>Po ashtu, KPA \u00e7mon se subjekti ka d\u00ebshtuar t\u00eb provoj\u00eb me dokumentacion justifikues pages\u00ebn e tatimit p\u00ebr k\u00ebto t\u00eb ardhura.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, fakti q\u00eb Cena ka deklaruar t\u00eb ardhurat nga qiraja p\u00ebr vitin 2017 dhe ka paguar rregullisht edhe tatimin p\u00ebrkat\u00ebs sipas konfirmimit nga organi tatimor, sipas Kolegjit kjo rrethan\u00eb hedh posht\u00eb pretendimet e subjektit se pagesa e vonuar n\u00eb 2020-\u00ebn vjen si pasoj\u00eb e munges\u00ebs s\u00eb qart\u00ebsis\u00eb se kur dhe ku duhet t\u00eb paguheshin tatimet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb lloj t\u00eb ardhure<\/p>\n<p>Edhe nga analiza financiare e kryer n\u00eb KPA, Cena ka rezultuar me pamund\u00ebsi financiare n\u00eb vite. Sipas Kolegjit, ai rezulton me bilanc negativ n\u00eb shum\u00ebn 2.5 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr periudh\u00ebn e rivler\u00ebsimit kalimtar dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb \u00ebsht\u00eb \u00e7muar se nuk arrin nivel t\u00eb besuesh\u00ebm n\u00eb vler\u00ebsimin e pasuris\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Rr\u00ebzohet vler\u00ebsimi p\u00ebr profesionalizmin <\/strong><\/p>\n<p>Ndryshe nga KPK q\u00eb ka konkluduar se subjekti ka demonstruar mang\u00ebsi t\u00eb theksuara n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur n\u00eb nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb konsideruesh\u00ebm \u00e7\u00ebshtjesh n\u00eb aft\u00ebsit\u00eb e tij organizative, duke u gjendur i pap\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr vijimin e detyr\u00ebs, KPA vler\u00ebson se Cena ka arritur nivel minimal kualifikues n\u00eb vler\u00ebsimin e aft\u00ebsive profesionale.<\/p>\n<p>Po ashtu, Kolegji gjen t\u00eb padrejt\u00eb dhe t\u00eb pabazuar konkluzionin e arritur n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes lidhur me c\u00ebnimin e besimit t\u00eb publikut tek drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>\u201c\u2026Trupi gjykues, ndryshe nga Komisioni, nuk vler\u00ebson se sjellja e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit n\u00eb rastin objekt gjykimi, ka diskretituar r\u00ebnd\u00eb figur\u00ebn e gjyqtarit duke justifikuar kualifikimin ligjor sipas parashikimit t\u00eb nenit 61, pika 5 e ligjit nr. 84\/2016,\u201d citohet n\u00eb vendimin e KPA.<\/p>\n<p>Por, megjith\u00ebse jan\u00eb gjetur t\u00eb bazuara nj\u00eb pjes\u00eb e shkaqeve n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb; si dhe shkaqet lidhur me kund\u00ebrshtimin e konkluzionit t\u00eb Komisionit p\u00ebr profesionalizmin dhe t\u00eb vler\u00ebsimit t\u00ebr\u00ebsor, p\u00ebrs\u00ebri ato jan\u00eb vler\u00ebsuar nga KPA t\u00eb pamjaftueshme p\u00ebr t\u00eb c\u00ebnuar vendimin e Komisionit p\u00ebr shkarkimin e ish-gjyqtarit Cena.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish-gjyqtari i Tiran\u00ebs, Neritan Cena arriti t\u00eb p\u00ebrmbys\u00eb n\u00eb Kolegj nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb konkluzioneve t\u00eb Komisionit lidhur me pasurin\u00eb dhe profesionalizimin, si dhe p\u00ebrfundimin lidhur me c\u00ebnimin e besimit t\u00eb publikut tek drejt\u00ebsia, por ato u gjet\u00ebn t\u00eb pamjaftueshme p\u00ebr ndryshimin e vendimit t\u00eb shkarkimit t\u00eb tij nga detyra. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK, [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":77226,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,114],"tags":[111,103,112,686],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Neritan-Cena.gif","fifu_image_alt":"Neritan Cena n\u00eb Tiran\u00eb m\u00eb 6 tetor 2020. Foto: Malton Dibra\/LSA","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77225"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=77225"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77225\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":77227,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77225\/revisions\/77227"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/77226"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=77225"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=77225"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=77225"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}