{"id":77267,"date":"2023-11-17T17:05:31","date_gmt":"2023-11-17T16:05:31","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/aksionet-ne-kompanine-e-transportit-te-naftes-sollen-shkarkimin-e-sokol-malajt\/2023\/11\/17\/"},"modified":"2023-11-21T12:12:14","modified_gmt":"2023-11-21T11:12:14","slug":"aksionet-ne-kompanine-e-transportit-te-naftes-sollen-shkarkimin-e-sokol-malajt","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/aksionet-ne-kompanine-e-transportit-te-naftes-sollen-shkarkimin-e-sokol-malajt\/2023\/11\/17\/","title":{"rendered":"Aksionet n\u00eb kompanin\u00eb e transportit t\u00eb naft\u00ebs soll\u00ebn shkarkimin e Sokol Malajt"},"content":{"rendered":"<p>Prokurori i Tiran\u00ebs Sokol Malaj u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pasi trupa e KPK q\u00eb hetoi rastin arsyetoi se ai kishte c\u00ebnuar besimin e publikut te drejt\u00ebsia. N\u00eb vendimin e zbardhur Komisioni sqaron se Malaj ishte shkarkuar kryesisht p\u00ebr shkak t\u00eb mbajtjes s\u00eb nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie aktive me kompanin\u00eb n\u00eb zot\u00ebrim t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Trupa q\u00eb kryesohej nga Pamela Qirko, me an\u00ebtar Roland Ilia dhe relatore Brunilda Bekteshin vuri n\u00eb dukje po ashtu se Malaj kishte deklaruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pasakt\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnien fianciare me v\u00ebllain. Prokurori, po ashtu, u gjet me disa probleme sa i p\u00ebrket \u00e7\u00ebshtjeve q\u00eb kishte ndjekur. Sipas Komisionit ve\u00e7 e\u00a0 ve\u00e7 k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje nuk ishin shkarkuese, por t\u00eb peshuara n\u00eb t\u00ebr\u00ebsin\u00eb e \u00e7\u00ebshtjes u vler\u00ebsua se \u201cn\u00eb raport dhe me gjetjet e tjera, duhen vler\u00ebsuar dhe trajtuar si situata, t\u00eb cilat ndikojn\u00eb n\u00eb cenimin e besimit t\u00eb publikut\u201d.<\/p>\n<p><strong>Vler\u00ebsimi i pasuris\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e zbardhur Komisioni i Pavarur i Kualifikimit v\u00eb n\u00eb dukje nj\u00eb s\u00ebr\u00eb problemesh t\u00eb gjetura gjat\u00eb hetimit t\u00eb pasuris\u00eb\u00a0 s\u00eb prokurorit Malaj. Megjithat\u00eb n\u00eb arsyetimin e vendimit t\u00eb shkarkimit dy prej problematikave jan\u00eb ve\u00e7uar si shkarkuese nga Komisioni.<\/p>\n<p>E para ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie financiare mes Malajt dhe v\u00ebllait t\u00eb tij. Sipas hetimit Malaj i kishte dh\u00ebn\u00eb v\u00ebllai nj\u00eb hua prej 10 milion lek\u00ebsh dhe pretendonte nd\u00ebr t\u00eb tjera se p\u00ebrmes k\u00ebsaj huaje kishte bler\u00eb nj\u00eb apartament.<\/p>\n<p>Por KPK i gjeti deklarimete malajt dhe ato t\u00eb t\u00eb v\u00ebllait dhe transaksionet p\u00ebr apartamentin kontradiktore dhe t\u00eb pasakta.<\/p>\n<p>Sipas nj\u00eb deklarate noteriale l\u00ebshuar nga v\u00ebllai shuma n\u00eb fjal\u00eb ishte kthyer n\u00eb janar 2016, por n\u00eb deklarimin e pasuris\u00eb n\u00eb vitin 2016 Malaj kishte deklaruar shlyerjen e huas n\u00eb tetor 2016. Po ashtu KPK arsyetoi se marr\u00ebdh\u00ebnie e kleringut e pretenduar dilte e paqartak, pasi n\u00eb kontrat\u00eb theksohej se pagesa p\u00ebr apartamentin ishte kryer nga prokurori.<\/p>\n<p>Malaj i kund\u00ebrshtoi k\u00ebto gjetje duke sjell\u00eb si prova marr\u00ebdh\u00ebnien e kleringut mes v\u00ebllait dhe kompanis\u00eb s\u00eb nd\u00ebrtimit dhe p\u00ebrfitimin e nj\u00eb apartamenti nga motra e tij n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ngjashme. Por Komisioni e cil\u00ebsoi ta pa rr\u00ebzuar barr\u00ebn e prov\u00ebs dhe k\u00ebmb\u00ebnguli se ndryshe nga e motra, prokurori Malaj kishte paguar vler\u00ebn e apartamentit direkt te kompania e nd\u00ebrtimit.<\/p>\n<p>KPK po ashtu pretendoi se v\u00ebllai i subjektit nuk kishte t\u00eb ardhura n\u00eb periudh\u00ebn n\u00eb fjal\u00eb p\u00ebr t\u00eb kthyer huan\u00eb 10 milion lek\u00eb. Komisioni arsyetoi se Malaj kishte munges\u00eb burimesh financiare t\u00eb ligjshme n\u00eb shum\u00ebn 10.2 milion lek\u00eb, p\u00ebr vitet 2011, 2012 dhe 2016.<\/p>\n<p>Ndrkoh\u00eb lidhur me pjes\u00ebmarrjen e subjektit n\u00eb veprimtarin\u00eb tregtare dhe mbajtjen e aksioneve aktive n\u00eb kompanin\u00eb e tij KPK\u00a0 arsyetoi se kjo ishte b\u00ebr\u00eb n\u00eb shkelje t\u00eb ndalimeve ligjore p\u00ebr magjistrat\u00ebt.<\/p>\n<p>\u201cTrupi gjykues \u00e7mon se veprimet e subjektit kan\u00eb prodhuar mosp\u00ebrputhje thelb\u00ebsore me funksionin e prokurorit dhe detyrimet n\u00eb lidhje me etik\u00ebn. Sjelljet e subjektit kundrejt detyrimeve ligjore, konsiderohen nga trupi gjykues si fakte t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes q\u00eb jan\u00eb t\u00eb mjaftueshme, p\u00ebr t\u00eb arritur n\u00eb p\u00ebrfundimin se subjekti i rivler\u00ebsimit nuk mund t\u00eb g\u00ebzoj\u00eb besimin e publikut p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar n\u00eb detyr\u00eb\u201d, thuhet n\u00eb arsyetimin e KPK lidhur me k\u00ebt\u00eb pik\u00eb.<\/p>\n<p>Malaj e ka kund\u00ebrshtuar k\u00ebt\u00eb vendim duke i cil\u00ebsuar veprimet e tij n\u00eb lidhje me kompanin\u00eb si sporadike dhe t\u00eb kufizuara. Ai pretendon se nuk ka kryer shkelje t\u00eb ligjit duke zot\u00ebruar aksionet. Prokurori citohet n\u00eb vendim se \u00ebsht\u00eb mbrojtur duke e cil\u00ebsuar q\u00ebndrimin e KPK si \u201cnj\u00eb interpretim shum\u00eb i ngusht\u00eb dhe jo harmonik i legjislacionit t\u00eb zbatuesh\u00ebm dhe n\u00eb fuqi\u201d.<\/p>\n<p>Por Komisioni e cil\u00ebson marr\u00ebdh\u00ebnien e tij me kompanin\u00eb si ekspozuese. \u201cPra, ekspozimi i subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit n\u00eb nj\u00eb lloj marr\u00ebdh\u00ebnieje t\u00eb till\u00eb me shoq\u00ebrin\u00eb tregtare e ka b\u00ebr\u00eb at\u00eb nj\u00eb subjekt q\u00eb mund t\u00eb ndikohet n\u00eb ushtrimin e detyr\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavarur, p\u00ebr shkak t\u00eb nevoj\u00ebs s\u00eb tij p\u00ebr garantimin e p\u00ebrfitimeve materiale nga kjo veprimtari\u201d, thuhet n\u00eb vendimin e arsyetuar.<\/p>\n<p><strong>Mbi profesionalizmin<\/strong><\/p>\n<p>Prokurorit Malaj nuk iu gjet\u00ebn probleme t\u00eb figur\u00ebs pavar\u00ebsisht nj\u00eb raporti negativ nga DSIK. Si\u00e7 del n\u00eb vendim gjetjet n\u00eb k\u00ebt\u00eb raport u rr\u00ebzuan nga Komisioni.<\/p>\n<p>Por sa i p\u00ebrket profesionalizmit KPK gjeti nj\u00eb s\u00ebr\u00eb shkeljesh kryesisht nga \u00e7\u00ebshtje p\u00ebr t\u00eb cilat prokurorit i ishin b\u00ebr\u00eb denoncime.<\/p>\n<p>KPK arsyeton se n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi Malaj \u201carrin nivelin kualifikues n\u00eb vler\u00ebsimin e aft\u00ebsive profesionale\u201d, por shkeljet e gjetura pas denoncimit t\u00eb tre shtetasve kishin \u201ct\u00eb meta t\u00eb dukshme\u201d.<\/p>\n<p>Komisioni v\u00eb n\u00eb dukje se n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje kishte nd\u00ebr t\u00eb tjera munges\u00eb hetimesh dhe mosrespektim t\u00eb vendimmarrjes s\u00eb gjykatave.<\/p>\n<p>Trupa v\u00eb n\u00eb dukje se subjekti i rivler\u00ebsimit ka vepruar n\u00eb disa raste kund\u00ebrshtim me nenet 73 dhe 74 t\u00eb ligjit nr. 96\/2016, ka shkelur akte t\u00eb miratuara nga Prokurori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur vendimet e tij t\u00eb mosfillimit apo pushimit t\u00eb procedimeve jan\u00eb rr\u00ebzuar nga gjykata q\u00eb ka konstatuar n\u00eb k\u00ebto raste munges\u00eb t\u00eb kryerjes s\u00eb veprimeve hetimore.<\/p>\n<p>KPK thot\u00eb se n\u00eb disa nga k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje \u201csubjekti nuk ka zbatuar detyrat e l\u00ebna nga gjykata n\u00eb hetimin e tyre, arsye p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn, pas k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb b\u00ebr\u00eb prej tij p\u00ebr pushimin e \u00e7\u00ebshtjes, gjykata ka vendosur kthimin e akteve dhe vazhdimin e hetimeve\u201d.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb Komisioni arsyeton se n\u00eb vetvete k\u00ebto probleme nuk ishin shkarkuese, por n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor KPK i cil\u00ebsoi ato si argument shtes\u00eb n\u00eb c\u00ebnimin e besimit t\u00eb publikut te drejt\u00ebsia.\u00a0 \u201cK\u00ebto mang\u00ebsi n\u00eb vetvete nuk mjaftojn\u00eb p\u00ebr ta quajtur subjektin t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm sipas nenit 44, shkronja \u201cc\u201d, porse \u00e7mohen t\u00eb tilla se ato p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb baz\u00eb t\u00eb mjaftueshme edhe p\u00ebr vler\u00ebsimin n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurori i Tiran\u00ebs Sokol Malaj u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pasi trupa e KPK q\u00eb hetoi rastin arsyetoi se ai kishte c\u00ebnuar besimin e publikut te drejt\u00ebsia. N\u00eb vendimin e zbardhur Komisioni sqaron se Malaj ishte shkarkuar kryesisht p\u00ebr shkak t\u00eb mbajtjes s\u00eb nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie aktive me kompanin\u00eb n\u00eb zot\u00ebrim t\u00eb tij. [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":77268,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13],"tags":[365,118,367,119,122,889,924],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2023\/05\/Sokol-Malaj-dhe-avokati-Julian-Mertiri-min-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Sokol Malaj (djathtas) dhe avokati i tij, Julian M\u00ebrtiri pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Vladimir Karaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77267"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=77267"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77267\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":77269,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77267\/revisions\/77269"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/77268"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=77267"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=77267"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=77267"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}