{"id":77270,"date":"2023-11-17T16:09:44","date_gmt":"2023-11-17T15:09:44","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurorja-rovena-zoto-jep-shpjegime-per-te-ardhurat-e-bashkeshortit-ne-emigracion\/2023\/11\/17\/"},"modified":"2023-11-21T12:12:21","modified_gmt":"2023-11-21T11:12:21","slug":"prokurorja-rovena-zoto-jep-shpjegime-per-te-ardhurat-e-bashkeshortit-ne-emigracion","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurorja-rovena-zoto-jep-shpjegime-per-te-ardhurat-e-bashkeshortit-ne-emigracion\/2023\/11\/17\/","title":{"rendered":"Prokurorja Rovena Zoto jep shpjegime p\u00ebr t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortit n\u00eb emigracion"},"content":{"rendered":"<p>Prokurorja e Tiran\u00ebs, Rovena Zoto u p\u00ebrball t\u00eb premten m\u00eb 17 n\u00ebntor me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dha shpjegime m\u00eb s\u00eb shumti lidhur nj\u00eb bilanc negativ t\u00eb konstatuar p\u00ebr shkak t\u00eb moskonsiderimit t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb bashk\u00ebshortit nga emigracioni t\u00eb krijuara para martes\u00ebs dhe fillimit t\u00eb detyr\u00ebs, si dhe p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje penale t\u00eb hetuar prej saj. Nd\u00ebrkoh\u00eb, nuk u evidentuan probleme n\u00eb kriterin e past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs.<\/p>\n<p>Procesi i vetingut p\u00ebr k\u00ebt\u00eb subjekt rivler\u00ebsimi po kryhet nga trupa e KPK e kryesuar nga Pamela Qirko, me relatore Alma Faskajn dhe an\u00ebtare Xhensila Pinen. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Gerrit Sprenger.<\/p>\n<p>Rovena Zoto p\u00ebrfundoi studimet n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs n\u00eb vitin 2010 dhe e ushtroi funksionin p\u00ebr gati nj\u00eb dekad\u00eb n\u00eb Prokurorin\u00eb e Lushnjes. Prej vitit 2022, ajo punon si prokurore n\u00eb Prokurorin\u00eb e Rrethit Gjyq\u00ebsor t\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Relatorja Faskaj u shpreh se Komisioni nuk ka gjetur probleme p\u00ebr pjes\u00ebn takuese q\u00eb subjekti zot\u00ebron n\u00eb tok\u00ebn e p\u00ebrfituar nga familja e origjin\u00ebs nga ligji \u201cP\u00ebr Tok\u00ebn\u201d.<\/p>\n<p>Po ashtu, nuk jan\u00eb ngritur dyshime dhe p\u00ebr nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 121 m2 n\u00eb Lushnj\u00eb, n\u00eb p\u00ebrdorim t\u00eb subjektit dhe bashk\u00ebshortit t\u00eb saj, pasuri e bler\u00eb nga prind\u00ebrit e k\u00ebtij t\u00eb fundit n\u00eb vitin 2014 p\u00ebr \u00e7mimin 30 mij\u00eb euro. Nga hetimi i kryer ka rezultuar se prind\u00ebrit kishin shitur nj\u00eb tjet\u00ebr apartament, si dhe kishin marr\u00eb nj\u00eb hua 20 mij\u00eb euro, vlera q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr blerjen e banes\u00ebs n\u00eb 2014-\u00ebn. Faskaj tha se jan\u00eb v\u00ebrtetuar t\u00eb ardhurat e shitura nga apartamenti, si dhe ka rezultuar se huadh\u00ebn\u00ebsja, kishte pasur mund\u00ebsi p\u00ebr krijimin e vler\u00ebn 20 mij\u00eb euro me burime t\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare paraprake e KPK ka rezultuar pamund\u00ebsi p\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb kursimeve n\u00eb mas\u00ebn 1.3 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb krijuar nga subjekti para vitit 2009 me burim pagat n\u00eb Bashkin\u00eb e Fierit dhe bursa n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Faskaj deklaroi se rezultonte pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr kursimet e deklaruara nga bashk\u00ebshorti i prokurores Zoto, me burim t\u00eb ardhurat e tij n\u00eb emigracion n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar dhe nga pagat. Sipas KPK, p\u00ebr shkak t\u00eb mosv\u00ebrtetimit me dokumentacion ligjor t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb deklaruara t\u00eb krijuara n\u00eb emigrim n\u00eb shum\u00ebn 2 milion\u00eb lek\u00eb, ato nuk jan\u00eb konsideruar n\u00eb analiz\u00ebn financiare dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb, n\u00eb vitin 2014 ka rezultuar nj\u00eb bilanc negativ n\u00eb shum\u00ebn 1.5 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, u konstatua se subjekti dhe bashk\u00ebshorti kan\u00eb pasur burime p\u00ebr \u00e7eljen e nj\u00eb depozite 9500 euro n\u00eb 2016-\u00ebn, pasi ka rezultuar se gjendja cash n\u00eb fund t\u00eb atij viti ka qen\u00eb n\u00eb mas\u00ebn 3.4 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas Faskajt, nga analiza financiare e p\u00ebrgjithshme ka mbetur bilanci negativ n\u00eb vitin 2014, n\u00eb shum\u00ebn 1.5 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Pasi fal\u00ebnderoi Komisionin p\u00ebr hetimin e kryer, prokurorja Zoto paraqiti pretendimet e saj lidhur me analiz\u00ebn financiare. Subjekti k\u00ebrkoi q\u00eb analiza financiare e saj dhe e prind\u00ebrve p\u00ebrpara martes\u00ebs, t\u00eb kryhet bashkarisht, duke argumentuar se jetonin dhe kishte ekonomi t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. Sipas subjektit, prind\u00ebrit kishin mbuluar shpenzime jetike t\u00eb saj dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb kishte pasur m\u00eb shum\u00eb mund\u00ebsi kursimi dhe rezulton me bilanc pozitiv edhe para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs.<\/p>\n<p>Ajo shpjegoi se n\u00eb vitin 2010 ka lidhur martes\u00ebn me bashk\u00ebshortin dhe n\u00eb vitin pasardh\u00ebs ai ka kryer deklarimin n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e personit t\u00eb lidhur, ku mes t\u00eb tjerash ka sh\u00ebnuar edhe t\u00eb ardhurat nga emigracioni t\u00eb krijuara deri n\u00eb vitin 2009, n\u00eb mas\u00ebn 2 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Zoto e vendosi theksin tek kursimet cash t\u00eb deklaruara n\u00eb vitin 2011 e atyre n\u00eb vijim gjat\u00eb martes\u00ebs. Ajo evidentoi dy prej burimeve t\u00eb deklaruara p\u00ebr kursimet e bashk\u00ebshortit, shuma 2 milion\u00eb lek\u00eb nga t\u00eb ardhurat prej emigracionit dhe 780 mij\u00eb lek\u00eb nga dalja e tij n\u00eb reform\u00ebn policore.<\/p>\n<p>Subjekti solli n\u00eb v\u00ebmendje se kur bashk\u00ebshorti ishte kthyer nga emigracioni n\u00eb vitin 2009, ai kishte bler\u00eb me nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb atyre t\u00eb ardhurave nj\u00eb automjet n\u00eb shum\u00ebn 750 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Prokurorja Zoto deklaroi se bashk\u00ebshorti e kishte krijuar shum\u00ebn 2 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb emigracion p\u00ebrpara martes\u00ebs dhe para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs nga ana e saj. Sipas saj, analiza e bashk\u00ebshortit duhet kryer e ndar\u00eb, p\u00ebrpara martes\u00ebs dhe gjat\u00eb mates\u00ebs. Subjekti pohoi se pasakt\u00ebsit\u00eb n\u00eb deklarime nuk jan\u00eb t\u00eb shoq\u00ebruara me pamund\u00ebsi dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb nuk mund t\u00eb sjellin penalizim.<\/p>\n<p>Zoto sqaroi n\u00eb seanc\u00eb se bashk\u00ebshorti nuk ishte pajisur dot me leje q\u00ebndrimi n\u00eb vendin e emigrimit dhe ishte kthyer n\u00eb Shqip\u00ebri. Ajo k\u00ebrkoi q\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhurat nga emigracioni t\u00eb aplikohet parimi i proporcinalitetit dhe objektivitetit, pasi jan\u00eb siguruar p\u00ebrpara martes\u00ebs dhe para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs.<\/p>\n<p>Komisioni nuk evidentoi gjetje me probleme n\u00eb kriterin e figur\u00ebs. P\u00ebr profesionalizmin u trajtua nj\u00eb prej tre \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb denoncuara nga publiku n\u00eb KPK.<\/p>\n<p>Faskaj sqaroi se prokuorja Zoto kishte k\u00ebrkuar n\u00eb gjykat\u00eb deklarimin fajtor t\u00eb nj\u00eb t\u00eb pandehuri p\u00ebr prodhim dhe shitje t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve narkotike, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kishte k\u00ebrkuar edhe pezullimin e d\u00ebnimit dhe kurimin e deyruesh\u00ebm t\u00eb tij si p\u00ebrdorues i l\u00ebnd\u00ebve narkotike &#8211; k\u00ebrkes\u00eb q\u00eb ishte rr\u00ebzuar nga gjykata e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb me argumentin se nuk p\u00ebrmbusheshin kushtet.<\/p>\n<p>Relatorja Faskaj tha se dukej se subjekti kishte favorizuar t\u00eb pandehurin, pasi kishte k\u00ebrkuar pezullimin kur nuk plot\u00ebsoheshin kushtet.<\/p>\n<p>Prrokurorja Zoto tha se nga hetimi kishte rezultuar se i pandehuri nuk rezultonte t\u00eb kishte konsumuar vepr\u00ebn penale n\u00eb bashk\u00ebpunim, pasi edhe nga p\u00ebrgjimet nuk ishin siguruar prova apo indicie p\u00ebr nj\u00eb rrethan\u00eb t\u00eb till\u00eb. Sipas saj, sasia kishte qen\u00eb mjaft e vog\u00ebl dhe i pandehuri ishte p\u00ebrdorues. Subjekti solli n\u00eb v\u00ebmendje se sipas praktik\u00ebs s\u00eb at\u00ebhershme dhe aktuale, nj\u00eb sasi e till\u00eb konsiderohet p\u00ebr p\u00ebrdorim vetjak. Zoto tha se i ishte referuar edhe jurispudenc\u00ebs s\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese n\u00eb k\u00ebrkimin e saj p\u00ebr pezullimin e d\u00ebnimit.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim subjekti sqaroi se vendimi i Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb ishte marr\u00eb me shumic\u00eb, ku nj\u00eb gjyqtare kishte shprehur q\u00ebndrim t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb me at\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Apeli e kishte rr\u00ebzuar duke aplikuar pezullimin e d\u00ebnimit, ashtu si kishte k\u00ebrkuar edhe Zoto. \u201c\u00c7moj se q\u00ebndrimi i Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit tregon se e kam aplikuar drejt\u00eb pezullimin\u201d, pohoi ajo.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim prokurorja Rovena Zoto k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb. KPK njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb 20 n\u00ebntor, n\u00eb or\u00ebn 09:45.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurorja e Tiran\u00ebs, Rovena Zoto u p\u00ebrball t\u00eb premten m\u00eb 17 n\u00ebntor me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dha shpjegime m\u00eb s\u00eb shumti lidhur nj\u00eb bilanc negativ t\u00eb konstatuar p\u00ebr shkak t\u00eb moskonsiderimit t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb bashk\u00ebshortit nga emigracioni t\u00eb krijuara para martes\u00ebs dhe fillimit t\u00eb detyr\u00ebs, si dhe [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":77271,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2],"tags":[364,911,118,367,119,122,1215,698],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/Rovena-Zoto-pas-seances-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Prokurorja Rovena Zoto (Bozo) pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77270"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=77270"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77270\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":77272,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77270\/revisions\/77272"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/77271"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=77270"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=77270"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=77270"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}