{"id":77318,"date":"2023-11-08T17:50:06","date_gmt":"2023-11-08T16:50:06","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/qeveria-ben-nje-vesh-shurdh-ndaj-shteses-se-pages-per-institucionet-e-drejtesise\/2023\/11\/08\/"},"modified":"2023-11-08T17:50:06","modified_gmt":"2023-11-08T16:50:06","slug":"qeveria-ben-nje-vesh-shurdh-ndaj-shteses-se-pages-per-institucionet-e-drejtesise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/qeveria-ben-nje-vesh-shurdh-ndaj-shteses-se-pages-per-institucionet-e-drejtesise\/2023\/11\/08\/","title":{"rendered":"Qeveria b\u00ebn nj\u00eb vesh shurdh ndaj shtes\u00ebs s\u00eb pag\u00ebs p\u00ebr institucionet e drejt\u00ebsis\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb mbledhjen online t\u00eb Komisionit t\u00eb Ligjeve t\u00eb mart\u00ebn, p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb institucioneve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb k\u00ebrkuan nga Kuvendi q\u00eb t\u00eb zbatohet vendimi i Gjykat\u00ebs Kushtetuese p\u00ebr shtes\u00ebn e pag\u00ebs s\u00eb magjistrat\u00ebve si dhe t\u00eb parashikohet kompensimi p\u00ebr shtesat e prapambetura n\u00eb buxhetin e vitit 2024 t\u00eb qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebshilli i Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor, K\u00ebshilli i Lart\u00eb i Prokuroris\u00eb, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe Komisioni i Pavarur i Apelimit gjat\u00eb prezantimit t\u00eb k\u00ebrkesave t\u00eb tyre p\u00ebr buxhetin e ri n\u00eb Kuvend theksuan se kjo ishte nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje sensitive p\u00ebr mbarvajtjen e pun\u00ebs dhe p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb e k\u00ebtyre institucioneve.<\/p>\n<p>Por, kryetarja e komisionit, Klotilda Bushka, tha se \u00e7\u00ebshtja ishte n\u00eb ndjekje nga Kuvendi dhe qeveria dhe se do t\u00eb zgjidhej n\u00eb vijim.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb diskutuar zyrtarisht nga Ministria e Financave, Komisioni i Ligjeve dhe institucionet e drejt\u00ebsis\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb vendosur t\u00eb b\u00ebhet me faza,\u201d tha ajo. Sipas Bushk\u00ebs, faza e par\u00eb \u00ebsht\u00eb rregullimi ligjor dhe m\u00eb pas shlyerja e detyrimeve t\u00eb prapambetura. \u201cKy proces vijon dhe do kemi nj\u00eb takim institucional me gjith\u00eb aktor\u00ebt p\u00ebr t\u00eb gjetur nj\u00eb zgjidhje institucionalo- juridike,\u201d p\u00ebrfundoi ajo.<\/p>\n<p>Por p\u00ebr krer\u00ebt e institucioneve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, \u00e7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb sensitive dhe duhet adresuar sa m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00ebnkryetari i KLGJ-s\u00eb, Ilir Rusi, tha se \u201cefekti financiar nga 1 janar 2019 deri 31 dhjetor 2023 nuk jan\u00eb parashikuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb buxhet po kemi k\u00ebrkuar nj\u00eb fond shtes\u00eb nga Ministria e Financave\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb dokumentin e dor\u00ebzuar n\u00eb Komisionin e Ligjeve , KLGJ sqaron se efekti financiar p\u00ebr periudh\u00ebn janar 2019 \u2013 dhjetor 2022 p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb magjistrat\u00ebt dhe jo-magjistrat\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt preken nga ky vendim gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe \u00ebsht\u00eb p\u00ebraf\u00ebrsisht n\u00eb shum\u00ebn 700 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>KLGJ po ashtu u ankua p\u00ebr buxhetin n\u00eb total t\u00eb miratuar, q\u00eb sipas Rusit \u00ebsht\u00eb 35 p\u00ebr qind m\u00eb pak se k\u00ebrkesat e k\u00ebtij institucioni.<\/p>\n<p>\u201cNa \u00ebsht\u00eb miratuar 8 her\u00eb m\u00eb pak se ajo q\u00eb kemi k\u00ebrkuar,\u201dtha ai, duke shtuar se, \u201cfondi i pagave nuk preket, po ajo q\u00eb preket \u00ebsht\u00eb fondi i investimeve\u201d.<\/p>\n<p>T\u00eb nj\u00ebjtin shqet\u00ebsim ngriti dhe Sekretar i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i KLP, Emis \u00c7erava, sipas s\u00eb cilit, \u201cMinistria e Financave duhet t\u00eb marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb diferenc\u00ebn e pag\u00ebs s\u00eb magjistrat\u00ebve\u201d.<\/p>\n<p>Sipas tij, organe drejtuese t\u00eb gjyq\u00ebsorit dhe prokuroris\u00eb po p\u00ebrballen me vendime ekzekutive t\u00eb gjykatave p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>\u201cGjykatat po japin vendime dhe ekzekutimet e tyre do t\u00eb na bllokojn\u00eb z\u00ebrin e shpenzimeve operative duke sjell\u00eb ng\u00ebr\u00e7e t\u00eb funksonimit, edhe t\u00eb organeve, qoft\u00eb t\u00eb KLP, KLGJ apo edhe t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme dhe SPAK-ut,\u201d apeloi ai.<\/p>\n<p>Sipas \u00c7erav\u00ebs, vet\u00ebm ekzekutimi i nj\u00eb vendimi mund t\u00eb shkoj\u00eb rreth 3.4 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Dy institucionet e vetingut, KPA dhe KPK, e cil\u00ebsuar \u00e7\u00ebshtjen urgjente p\u00ebr punonj\u00ebsit e tyre p\u00ebr shkak t\u00eb jet\u00ebgjat\u00ebsis\u00eb s\u00eb shkurt\u00ebr q\u00eb k\u00ebto dy institucione kan\u00eb.<\/p>\n<p>Kryetar i Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit, Sokol \u00c7omo, u kujtoi deputet\u00ebve se ky kolegj \u00ebsht\u00eb funksional deri n\u00eb mesin e vitit 2026 dhe e cil\u00ebsoi problem etik p\u00ebrballjen e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb institucioneve t\u00eb vetingut n\u00eb gjykatat e zakonshme p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar shtesat e pag\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cGjyqtar\u00eb dhe prokuror\u00eb t\u00eb 3 nivelet jan\u00eb duke trajtuar t\u00eb nj\u00ebjtat k\u00ebrkesa, ose u jan\u00eb drejtuar gjykatave t\u00eb zakonshme duke k\u00ebrkuar p\u00ebrfitimin n\u00eb baz\u00eb,\u201d tha ai, duke shtuar se \u201cnuk \u00ebsht\u00eb as etike dhe as e p\u00ebrshtatshme q\u00eb gjyqtar\u00eb t\u00eb institucioneve t\u00eb vetingut t\u00eb shkojn\u00eb tek gjyqtar\u00eb q\u00eb i kan\u00eb n\u00eb proces vetingu ose apelimi\u201d.<\/p>\n<p>\u00c7omo po ashtu i k\u00ebrkoi komisionit t\u00eb ligjeve q\u00eb t\u00eb rishikohej buxheti i vitit 2024 s\u00eb bashku me k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr rishikim t\u00eb struktur\u00ebs s\u00eb k\u00ebtij institucioni.<\/p>\n<p>KPK po ashtu e konsideroi urgjente zbatimin e vendimit t\u00eb Kushtetueses. Sekretar i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i KPK-s\u00eb, Edmond Ver\u00e7ani tha se ndihej keq, por edhe i detyruar q\u00eb t\u00eb k\u00ebrkonte shtesat e prapambetura.<\/p>\n<p>Sipas tij, komisioner\u00ebt nuk mendojn\u00eb q\u00eb t\u2019u drejtohen gjykatave p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb shtesat, por \u201cn\u00eb 2025 ata nuk arrijn\u00eb dot t\u2019i marrin,\u201d tha ai. KPK thot\u00eb se p\u00ebrllogaritja p\u00ebr k\u00ebt\u00eb institucion e efektit financar p\u00ebr zbatimin e k\u00ebtij vendimi \u00ebsht\u00eb 155 milion lek\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesja e Ministris\u00eb s\u00eb Financave, Vilma \u00c7ausholli, nuk e ceku k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje n\u00eb p\u00ebrgjigjet e saj p\u00ebr k\u00ebrkesat e institucioneve p\u00ebr buxhetin e ri, nd\u00ebrsa p\u00ebr k\u00ebrkesat e tjera tha se do t\u00eb diskutoheshin deri n\u00eb miratimin e tij.<\/p>\n<p>Edhe relatori i projekt-buxhetit, deputeti Klevis Xhoxhi nuk e p\u00ebrmendi \u00e7\u00ebshtjen e shtes\u00ebs s\u00eb pagave, por tha se p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb institucionet e drejt\u00ebsis\u00eb kishte pasur rritje t\u00eb buxhetit krahasuar me at\u00eb t\u00eb vitit q\u00eb po l\u00ebm\u00eb pas.<\/p>\n<p>Beteja e gjyqtar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar shtes\u00eb page nisi n\u00eb fillim t\u00eb vitit 2021, pas nj\u00eb auditimi t\u00eb b\u00ebr\u00eb nga Kontrolli i Lart\u00eb i Shtetit n\u00eb K\u00ebshillin e Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor. Sipas raportit t\u00eb KLSH, nj\u00eb gabim n\u00eb interpretimin e ligjit u kishte mohuar gjyqtar\u00ebve 14 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb muaj dhe se paga referenc\u00eb e tyre duhet t\u00eb ishte 132.100 lek\u00eb nga 118.000 lek\u00eb q\u00eb ishte llogaritur deri n\u00eb at\u00eb koh\u00eb.<\/p>\n<p>Ministria e Financave n\u00eb at\u00eb koh\u00eb refuzoi t\u00eb zbatonte rekomandimin, duke e cil\u00ebsuar at\u00eb t\u00eb padrejt\u00eb dhe me nj\u00eb kosto t\u00eb lart\u00eb n\u00eb buxhetin e shtetit, kosto q\u00eb sipas zyrtar\u00ebve t\u00eb ministris\u00eb shkon n\u00eb 20 milion\u00eb dollar\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr periudh\u00ebn janar 2019 \u2013maj 2021.<\/p>\n<p>Kuvendi nd\u00ebrhyri n\u00eb ligjin e vitit 2016, duke e ndryshuar nenin p\u00ebrkat\u00ebs n\u00eb ligjin \u201cP\u00ebr statusin e gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve\u201d, ku ishte bazuar rekomandimi i KLSH-s\u00eb, por qindra gjyqtar\u00eb iu drejtuan gjykatave duke fituar gjyqet kund\u00ebr KLGJ-s\u00eb dhe pas fituan \u00e7\u00ebshtjen edhe n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese.<\/p>\n<p>Nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb kjo gjykat\u00eb i shpalli antikushtetuese nenet e ndryshuara nga mazhoranca p\u00ebr p\u00ebrllogaritjen e pag\u00ebs baz\u00eb dhe pensionit suplementar p\u00ebr magjistrat\u00ebt n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb duke detyruar Kuvendin t\u00eb rishikonte p\u00ebrllogaritjen e pagave p\u00ebr magjistrat\u00ebt.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb mbledhjen online t\u00eb Komisionit t\u00eb Ligjeve t\u00eb mart\u00ebn, p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb institucioneve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb k\u00ebrkuan nga Kuvendi q\u00eb t\u00eb zbatohet vendimi i Gjykat\u00ebs Kushtetuese p\u00ebr shtes\u00ebn e pag\u00ebs s\u00eb magjistrat\u00ebve si dhe t\u00eb parashikohet kompensimi p\u00ebr shtesat e prapambetura n\u00eb buxhetin e vitit 2024 t\u00eb qeveris\u00eb. K\u00ebshilli i Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor, K\u00ebshilli i Lart\u00eb i Prokuroris\u00eb, [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":21,"featured_media":77319,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[204,2],"tags":[1055,1227,243,234,1228,1229,112,118,1230,903,1231],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/11\/Perfaqesues-te-sisemit-te-drejtesise.jpg","fifu_image_alt":"P\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb gjat\u00eb 25-vjetorit t\u00eb Shkoll\u00ebs s\u00eb Magjistratur\u00ebs. Foto: LSA. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77318"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/21"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=77318"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77318\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/77319"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=77318"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=77318"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=77318"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}