{"id":77335,"date":"2023-11-01T12:29:28","date_gmt":"2023-11-01T11:29:28","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kolegji-e-gjeti-te-drejte-shkarkimin-e-prokurores-rozeta-qirjaqi-per-problemet-e-pasurise-dhe-figures\/2023\/11\/01\/"},"modified":"2023-11-21T12:15:47","modified_gmt":"2023-11-21T11:15:47","slug":"kolegji-e-gjeti-te-drejte-shkarkimin-e-prokurores-rozeta-qirjaqi-per-problemet-e-pasurise-dhe-figures","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kolegji-e-gjeti-te-drejte-shkarkimin-e-prokurores-rozeta-qirjaqi-per-problemet-e-pasurise-dhe-figures\/2023\/11\/01\/","title":{"rendered":"Kolegji e gjeti t\u00eb drejt\u00eb shkarkimin e prokurores Rozeta Qirjaqi p\u00ebr problemet e pasuris\u00eb dhe figur\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji e la n\u00eb fuqi shkarkimin nga detyra t\u00eb prokurores s\u00eb Apelit Kor\u00e7\u00eb, Rozeta Qirjaqi, duke i rr\u00ebzuar si t\u00eb pabazuara dhe t\u00eb pakuptimta thuajse t\u00eb gjitha shkaqet e ngritura prej saj n\u00eb ankimin kund\u00ebr vendimit t\u00eb Komisionit, lidhur me aspektin procedural, p\u00ebr pasurin\u00eb dhe past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs.<\/p>\n<p>Qirjaqi u shkarkua nga detyra m\u00eb 8 korrik 2020, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK konkludoi se ajo nuk ariti t\u00eb provoj\u00eb ligjshm\u00ebrin\u00eb e t\u00eb ardhurave t\u00eb bashk\u00ebshortit, t\u00eb deklaruara se kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb sht\u00ebpie. Po ashtu, u konkludua se kishte kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb edhe n\u00eb deklarimin p\u00ebr figur\u00ebn, pasi nuk kishte sh\u00ebnuar faktin se nipi ishte proceduar p\u00ebr prodhim dhe shitje t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve narkotike.<\/p>\n<p>Subjekti ushtroi ankim duke dor\u00ebzuar akte t\u00eb reja, si dhe k\u00ebrkoi kalimin e \u00e7\u00ebshtjes p\u00ebr shqyrtim n\u00eb seanc\u00eb publike, por Kolegji \u00e7moi se ajo nuk provoi se dokumentet nuk ishin dor\u00ebzuar n\u00eb Komision pa fajin e saj dhe u vijua gjykimi n\u00eb dhom\u00eb k\u00ebshillimi.<\/p>\n<p><strong>Analiza e pasuris\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb nd\u00ebr pasurit\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cilat Komisioni ka konstatuar problememe e q\u00eb subjekti ka ngritur shkaqe ankimi, \u00ebsht\u00eb sht\u00ebpia e banimit n\u00eb Kor\u00e7\u00eb, me sip\u00ebrfaqe 141 m2. Kjo sht\u00ebpi deklarohet e nd\u00ebrtuar n\u00eb vitet 2004 \u2013 2006, n\u00eb truallin me sip\u00ebrfaqe 300 m2 t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 1996. Si burime krijimi t\u00eb k\u00ebsaj pasurie me vler\u00eb totale nd\u00ebrtimi 7 milion\u00eb lek\u00eb jan\u00eb deklaruar t\u00eb ardhurat nga puna e bashk\u00ebshortit n\u00eb emigracion, pagat e depozituara n\u00eb ish-Bank\u00ebn e Kursimeve Kor\u00e7\u00eb, si dhe nga interesat bankare nd\u00ebr vite.<\/p>\n<p>Komisioni ka konkluduar se subjekti \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur t\u00eb fsheh\u00eb dhe t\u00eb paraqes\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pasakt\u00eb pasurin\u00eb n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d dhe n\u00eb ato periodike, si dhe se ka munges\u00eb burimesh financiare t\u00eb ligjshme p\u00ebr krijimin e saj n\u00eb vler\u00ebn prej 8.6 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Qirjazi ka pretenduar n\u00eb ankim se mungon dashja p\u00ebr t\u00eb dokumentuar t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb rreme ose t\u00eb pasakta p\u00ebr sip\u00ebrfaqen e nd\u00ebrtes\u00ebs, p\u00ebr sa koh\u00eb q\u00eb n\u00eb momentin e dor\u00ebzimit t\u00eb deklarat\u00ebs \u201cveting\u201d ka paraqiur praktik\u00ebn e lejes s\u00eb nd\u00ebrtimit dhe certifikat\u00ebn e pron\u00ebsis\u00eb. Lidhur me munges\u00ebn e burimeve, subjekti ka pretenduar se kostoja e nd\u00ebrtimit t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb nuk duhet t\u00eb p\u00ebrllogaritet bazuar n\u00eb standardet e kostos mesatare, sipas EKB-s\u00eb. Sipas saj, nga totali i vler\u00ebs 7 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb shpenzuar p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb, kostot e nd\u00ebrtimit t\u00eb objektit jan\u00eb 4.6 milion\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrsa pjesa tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb shpenzuar p\u00ebr punimet shtes\u00eb t\u00eb kryera nga bashk\u00ebshorti dhe v\u00ebllai i saj, si dhe p\u00ebr arredimin.<\/p>\n<p>Por, Kolegji i cil\u00ebson t\u00eb pabazuara n\u00eb aktet e administruara, k\u00ebto pretendime t\u00eb subjektit. N\u00eb vendim sqarohet, se sipas certifikat\u00ebs p\u00ebr v\u00ebrtetim pron\u00ebsie t\u00eb vitit 2006 dhe aktet lidhur me lejimin e zhvillimit t\u00eb truallit dhe nd\u00ebrtimin e tij n\u00eb vitin 2004, rezulton se sip\u00ebrfaqja e certifikuar e nd\u00ebrtes\u00ebs ishte 141 m2 dhe se banesa \u00ebsht\u00eb me dy kate, nga p\u00ebr rrjedhoj\u00eb sip\u00ebrfaqja totale do t\u00eb ishte 282 m2.<\/p>\n<p>Trupi gjykues i KPA konstaton se Qirjaqi ka deklaruar vet\u00ebm gjysm\u00ebn e sip\u00ebrfaqes s\u00eb nd\u00ebrtes\u00ebs dhe se kjo m\u00ebnyr\u00eb nuk p\u00ebrputhet me detyrimin p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrshkruar pasurin\u00eb, sipas p\u00ebrcaktimeve ligjore. Bazuar n\u00eb k\u00ebto rrethana vler\u00ebson se subjekti gjendet n\u00eb kushtet e deklarimit t\u00eb pasakt\u00eb t\u00eb sip\u00ebrfaqes s\u00eb nd\u00ebrtimit.<\/p>\n<p>Kolegji analizon edhe pretendimin tjet\u00ebr n\u00eb ankim, se kostoja e nd\u00ebrtimit t\u00eb objektit ka qen\u00eb 4.6 milion\u00eb lek\u00eb dhe se nuk p\u00ebrkon me koston mesatare t\u00eb p\u00ebrcaktuar nga Enti Komb\u00ebtar i Banesave, EKB. Trupi gjykues v\u00ebren se ndryshe nga sa ka pretenduar n\u00eb ankim, n\u00eb deklaratat periodike 2005 dhe 2006, Qirjaqi e ka deklaruar vler\u00ebn e nd\u00ebrtes\u00ebs n\u00eb shum\u00ebn 7 milion\u00eb lek\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, nga p\u00ebrllogaritja sipas kostove t\u00eb EKB-s\u00eb ka rezultuar n\u00eb shum\u00ebn 6.9 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKjo shum\u00eb \u00ebsht\u00eb thuajse e nj\u00ebjt\u00eb me at\u00eb t\u00eb pasqyruar nga subjekti n\u00eb deklarimet periodike\/vjetore, n\u00eb vler\u00ebn 7.000.000 lek\u00eb. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, ky shkak ankimi i subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, q\u00eb ka p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb reduktoj\u00eb vler\u00ebn e shpenzimeve p\u00ebr efekt t\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit, \u00ebsht\u00eb i pabazuar n\u00eb ligj dhe n\u00eb deklarimet e kryera prej saj nd\u00ebr vite\u201d, vler\u00ebson KPA dhe shton se subjekti, p\u00ebrkund\u00ebr sa ka pretenduar n\u00eb ankim, gjat\u00eb procesit t\u00eb hetimit administrativ ka deklaruar punime shtes\u00eb prej 1.2 milion lek\u00ebsh, t\u00eb kryera nga bashk\u00ebshorti dhe v\u00ebllai.<\/p>\n<p>Duke iu referuar kronologjis\u00eb s\u00eb specifikuar nga vet\u00eb subjekti p\u00ebr investimet n\u00eb k\u00ebt\u00eb pasuri, KPA v\u00ebren se punimet shtes\u00eb n\u00eb mas\u00ebn 1.2 milion lek\u00eb duhet t\u2019i shtohen kostos s\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb deklaruar nga Qirjaqi.<\/p>\n<p>Subjekti pretendon se pasuria \u00ebsht\u00eb krijuar me t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortit nga puna n\u00eb emigracion, n\u00eb vler\u00ebn 12 milion\u00eb dhrahmi t\u00eb depozituara n\u00eb ish-Bank\u00ebn e Kursimeve Kor\u00e7\u00eb, si dhe nga interesat bankare n\u00eb vite.<\/p>\n<p>Ashtu si KPK, edhe Kolegji vler\u00ebson se Qirjaqi nuk ka arritur t\u00eb provoj\u00eb t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortit n\u00eb emigracion. \u201cSubjekti i rivler\u00ebsimit nuk ka paraqitur dokumente p\u00ebr t\u00eb ardhurat e pretenduara nga bashk\u00ebshorti n\u00eb emigracion n\u00eb vitet 1991 \u2013 1994 gjat\u00eb gjith\u00eb procesit t\u00eb hetimit administrativ e t\u00eb ardhurat e pretenduara nga puna e personit t\u00eb lidhur\/bashk\u00ebshortit, n\u00eb Greqi, mbet\u00ebn deklarative\u201d, shprehet Kolegji dhe shton se subjekti nuk provoi se ishte n\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr sjelljen e tyre m\u00eb her\u00ebt.<\/p>\n<p>P\u00ebrpos k\u00ebtij konstatimi, trupi gjykues thekson se p\u00ebrgjigja e Institutit t\u00eb Sigurimeve Shoq\u00ebrore Selanik, Greqi, p\u00ebr sa i p\u00ebrket t\u00eb ardhurave p\u00ebr vitet 1995, 1996 dhe 1998, nuk p\u00ebrmban t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr sasin\u00eb e t\u00eb ardhurave t\u00eb fituara nga bashk\u00ebshorti. N\u00eb vendim sqarohet se v\u00ebrtetimi referon sigurim shoq\u00ebror p\u00ebr 198 dit\u00eb pun\u00ebsimi, p\u00ebrgjat\u00eb tri viteve n\u00eb fjal\u00eb.<\/p>\n<p>KPA shton, se edhe n\u00ebse do t\u00eb b\u00ebhej p\u00ebrllogaritja e t\u00eb ardhurave t\u00eb bashk\u00ebshortit p\u00ebr dit\u00ebt e pun\u00ebs q\u00eb rezultojn\u00eb nga aktet e sigurimeve shoq\u00ebrore, do t\u00eb konkludoheshin t\u00eb ardhura n\u00eb mas\u00ebn 1 milion e 115 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim analizohen edhe argumentet e subjektit p\u00ebr t\u00eb provuar t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortit n\u00eb Greqi -shkresa t\u00eb nj\u00eb banke n\u00eb shtetin fqinj p\u00ebr depozitat e \u00e7elura prej tij q\u00eb prej vitit 1991, q\u00eb kishin t\u00eb b\u00ebnin me depozitime dhe t\u00ebrheqje. Qirjaqi ka depozituar edhe akte nga banka p\u00ebr t\u00eb provuar q\u00eb dokumentacioni i detajuar i transaksioneve \u00ebsht\u00eb asgj\u00ebsuar, p\u00ebr shkak t\u00eb koh\u00ebs q\u00eb ka kaluar.<\/p>\n<p>Por, KPA v\u00ebren se pretendimi i subjektit p\u00ebr t\u00eb ardhura q\u00eb arrijn\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 12 milion\u00eb dhrahmi nuk gjen mb\u00ebshtetje n\u00eb asnj\u00eb dokumentacion dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb mbetet deklarativ. \u201cE vetmja gjurm\u00eb dhe e vetmja vler\u00eb q\u00eb referohet nga banka \u00ebsht\u00eb ajo rreth 5 milion\u00eb GDR [4.948.780,00 dhrahmi]\u201d, citohet n\u00eb vendimin e KPA.<\/p>\n<p>Po ashtu, gjendet jo bind\u00ebs pretendimi i subjektit q\u00eb 5 milion\u00eb dhrahmi jan\u00eb t\u00ebrhequr n\u00eb vitin 1996 dhe jan\u00eb mbajtur cash n\u00eb Shqip\u00ebri gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb trazirave t\u00eb vitit 1997, kur nuk kishte siguri. \u201cSubjekti nuk arriti t\u00eb qart\u00ebsoj\u00eb nevoj\u00ebn emergjente p\u00ebr t\u2019i ruajtur e transferuar k\u00ebto t\u00eb ardhura t\u00eb konsiderueshme dorazi, gjat\u00eb vizitave n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb periudh\u00ebn kohore n\u00eb fjal\u00eb, gjat\u00eb s\u00eb cil\u00ebs nuk deklaron t\u00eb ket\u00eb kryer shpenzime t\u00eb ngutshme q\u00eb do ta b\u00ebnin t\u00eb nevojshme t\u00ebrheqjen nga siguria bankare n\u00eb Greqi n\u00eb vitin 1996 dhe mbajtjen n\u00eb cash n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb periudh\u00ebn problematike p\u00ebr sigurin\u00eb e rendin q\u00eb p\u00ebrb\u00ebnte viti 1997 e viti 1998\u201d, vler\u00ebson KPA dhe e gjen t\u00eb bazuar vler\u00ebsimin e Komisionit p\u00ebr t\u00eb mos p\u00ebrllogaritur k\u00ebto t\u00eb ardhura si burim t\u00eb krijimit t\u00eb nj\u00eb llogarie bankare nga bashk\u00ebshorti n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 1998.<\/p>\n<p>\u201c[\u2026]P\u00ebrfshirja n\u00eb analiz\u00eb e nj\u00eb vlere deklarative do t\u00eb ishte e pabazuar, qoft\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb mosprovueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb vler\u00ebs, qoft\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb mosp\u00ebrmbushjes s\u00eb testit t\u00eb ligjshm\u00ebris\u00eb s\u00eb tyre\u201d, argumenton trupi gjykues.<\/p>\n<p>KPA e cil\u00ebson t\u00eb pakuptimt\u00eb pretendimin e subjektit n\u00eb ankim, se Komisioni ka p\u00ebrllogaritur dy her\u00eb kostot e arredimit, n\u00eb vler\u00ebn 1.2 milion\u00eb lek\u00eb. Sipas Kolegjit, Komisioni i ka konsideruar n\u00eb baz\u00eb t\u00eb deklarimeve t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, duke i shp\u00ebrndar\u00eb ekzakt\u00ebsisht n\u00eb koh\u00eb e vlera si\u00e7 i ka specifikuar ajo dhe m\u00eb pas i ka kaluar barr\u00ebn e prov\u00ebs.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, \u00ebsht\u00eb gjetur pjes\u00ebrisht I bazuar shkaku i ngritur p\u00ebr munges\u00eb t\u00eb shpjegimit t\u00eb metodologjis\u00eb dhe m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb p\u00ebrllogaritjes s\u00eb shpenzimeve t\u00eb jetes\u00ebs nga Komisioni p\u00ebr vitet 1994 &#8211; 1996. KPA konstaton se n\u00eb analiz\u00ebn e mund\u00ebsis\u00eb s\u00eb blerjes s\u00eb truallit nga subjekti n\u00eb vitin 1996, Komisioni i ka konsideruar shpenzimet e jetes\u00ebs s\u00eb periudh\u00ebs p\u00ebrkat\u00ebse n\u00eb mas\u00ebn 70 % t\u00eb t\u00eb ardhurave vjetore, kur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb mungojn\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat statistikore. Duke ju referuar jurispudenc\u00ebs s\u00eb KPA, shpenzimet e jetes\u00ebs jan\u00eb p\u00ebrllogaritur n\u00eb mas\u00ebn 30%, prej nga \u00ebsht\u00eb ulur ndjesh\u00ebm pamund\u00ebsia p\u00ebr blerjen e truallit. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, bazuar n\u00eb parimin e proporcionalitetit, KPA ka \u00e7muar ta konsideroj\u00eb truallin t\u00eb krijuar me burime t\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p>Qirjaqi ka deklaruar se p\u00ebr nd\u00ebrtimin e sht\u00ebpis\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur dhe nj\u00eb shum\u00eb prej 400 mij\u00eb lek\u00ebsh, e dhuruar nga v\u00ebllai, vler\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn KPK ka konkluduar se dhuruesi gjendej n\u00eb kushtet e pamund\u00ebsis\u00eb financiare. Ky konstatim \u00ebsht\u00eb gjetur i drejt\u00eb dhe nga Kolegji q\u00eb vler\u00ebson se aktet e sjella nga subjekti nuk provojn\u00eb t\u00eb ardhura, t\u00eb cilat do t\u00eb mund\u00ebsonin kontributin e tij n\u00ebp\u00ebrmjet dhurimit e p\u00ebr pasoj\u00eb, as edhe ligjshm\u00ebrin\u00eb e tyre.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb verifikimit t\u00eb konkluzioneve t\u00eb Komisionit p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb, Kolegji \u00e7mon se subjekti mbetet me munges\u00eb burimesh t\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p>Po ashtu, Qirjaqi ka rezultuar n\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr nj\u00eb depozit\u00eb t\u00eb \u00e7elur n\u00eb vitin 2008, edhe n\u00eb analiz\u00ebn e kryer n\u00eb KPA.<\/p>\n<p><strong>Figura<\/strong><\/p>\n<p>Komisioni ka marr\u00eb mas\u00ebn disiplinore t\u00eb shkarkimit p\u00ebr subjektin edhe p\u00ebr kriterin e kontrollit t\u00eb figur\u00ebs, pasi ka konstatuar se nuk rezulton t\u00eb ket\u00eb deklaruar procedimin penal n\u00eb ngarkim t\u00eb nipit t\u00eb saj p\u00ebr vepra penale q\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00ebn krimin e organizuar. Qirjaqi ka pretenduar n\u00eb ankim se rrethanat e kryerjes s\u00eb vepr\u00ebs penale t\u00eb prodhimit dhe shitjes s\u00eb narkotik\u00ebve n\u00eb ngarkim t\u00eb nipit t\u00eb saj, jan\u00eb jasht\u00eb q\u00ebllimit t\u00eb ligjit dhe se nuk ka pasur kontakte me nipin, sikurse as dijeni p\u00ebr veprimet e tij.<\/p>\n<p>Komisioni ka ardhur n\u00eb dijeni t\u00eb procedimit penal t\u00eb nipit t\u00eb subjektit pas dy denoncimeve n\u00eb t\u00eb cil\u00ebt petendohej se subjekti ka ushtruar ndikim n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit Kor\u00e7\u00eb p\u00ebr t\u00eb leht\u00ebsuar pozit\u00ebn e t\u00eb af\u00ebrmit. Nga hetimi i kryer nga Komisioni n\u00eb vijim t\u00eb k\u00ebtyre indicieve, ka rezultuar se nipi i subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit \u00ebsht\u00eb arrestuar n\u00eb maj 2016, si person i dyshuar p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cprodhim dhe shitje t\u00eb narkotik\u00ebve\u201d, t\u00eb kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim dhe n\u00eb prill t\u00eb 2017-\u00ebs \u00ebsht\u00eb shpallur fajtor dhe d\u00ebnuar me 4 vjet e 6 muaj burgim. Vendimi i shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb \u00ebsht\u00eb ndryshuar n\u00eb n\u00ebntor nga Gjykata e Apelit Kor\u00e7\u00eb, e cila ka vler\u00ebsuar se vepra penale nuk ishte kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim dhe uli d\u00ebnimin n\u00eb 2 vjet e 6 muaj burgim.<\/p>\n<p>Kolegji v\u00ebren se asnj\u00eb nga dy argumentet e parashtruara nga subjekti n\u00eb ankim apo edhe gjat\u00eb hetimit administrativ nuk \u00ebsht\u00eb i bazuar. Sipas KPA, vepra penale p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar i af\u00ebrmi Qirjaqit ka lidhje me q\u00ebllimin e ligjit \u201cAntimafia\u201d dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb, nipi konsiderohet si person i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krimin e organizuar, q\u00eb shoq\u00ebrohet me detyrimin e magjistrat\u00ebve p\u00ebr ta deklaruar.<\/p>\n<p>Qirjaqi ka pretenduar se padijenia e saj ishte pasoj\u00eb e shk\u00ebputjes s\u00eb kontakteve me familjen e v\u00ebllait t\u00eb ndjer\u00eb pas vitit 2015 dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb ka vend p\u00ebr zbatim t\u00eb rrethanave leht\u00ebsuese. Por, KPA thekson se ky pretendim \u00ebsht\u00eb jobind\u00ebs, n\u00ebse analizohen rrethanat n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi e harmoni me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201c[\u2026]Nd\u00ebrsa te vler\u00ebsimi i pasuris\u00eb subjekti paraqet nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb ngusht\u00eb familjare me v\u00ebllan\u00eb, t\u00eb favorshme p\u00ebr t\u00eb, meqen\u00ebse \u00ebsht\u00eb dashamir\u00ebsia e v\u00ebllait [dhe familjes s\u00eb tij] q\u00eb mund\u00ebson p\u00ebrfitime materiale p\u00ebr subjektin, n\u00eb aspektin tjet\u00ebr t\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit, te kriteri i figur\u00ebs, subjekti paraqet t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn, pretendon distancim t\u00eb plot\u00eb nga e nj\u00ebjta familje, n\u00eb nj\u00eb moment ky\u00e7 t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb nipit t\u00eb saj\u201d, evidenton Kolegji dhe shton se Qirjaqi ka pretendiuar se v\u00ebllai e familja e tij kan\u00eb kontribuar rregullisht nd\u00ebr vite, n\u00eb drejtim t\u00eb mir\u00ebq\u00ebnies financiare t\u00eb saj, ku mes t\u00eb tjerash i ka dhuruar 400 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrtimin e sht\u00ebpis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201c[\u2026]Pasi \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballur me gjetjet e Komisionit, subjekti p\u00ebrpiqet t\u00eb argumentoj\u00eb nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie aq t\u00eb distancuar, sa p\u00ebr tet\u00eb (8) muaj ajo nuk m\u00ebsoi n\u00eb asnj\u00eb form\u00eb nga familjar\u00ebt p\u00ebr procedimin penal t\u00eb nipit, pavar\u00ebsisht nevoj\u00ebs q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb pasur familja p\u00ebr njohurit\u00eb e saj profesionale n\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb penale\u201d, v\u00ebren KPA dhe shton se padijenia e saj b\u00ebhet edhe m\u00eb pak bind\u00ebse, n\u00eb kushtet kur nipi po hetohej nga institucionet ku ajo punon prej vitit 1991.<\/p>\n<p>Sipas KPA, \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb pranohet pretendimi se asnj\u00eb burim zyrtar apo informal nuk i mund\u00ebsoi njohjen e k\u00ebtij fakti.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Kolegji konkludon se prokurorja Rozeta Qirjaqi nuk arrin nivel t\u00eb besuesh\u00ebm as n\u00eb kriterin e figur\u00ebs.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji e la n\u00eb fuqi shkarkimin nga detyra t\u00eb prokurores s\u00eb Apelit Kor\u00e7\u00eb, Rozeta Qirjaqi, duke i rr\u00ebzuar si t\u00eb pabazuara dhe t\u00eb pakuptimta thuajse t\u00eb gjitha shkaqet e ngritura prej saj n\u00eb ankimin kund\u00ebr vendimit t\u00eb Komisionit, lidhur me aspektin procedural, p\u00ebr pasurin\u00eb dhe past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs. Qirjaqi u shkarkua nga detyra m\u00eb 8 [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":77336,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,114,115],"tags":[1132,1098,305,920,118,1239,149,195,724,1091],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/06\/DSC_6038.jpg","fifu_image_alt":"An\u00ebtar\u00ebt e Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit, Mimoza Tasi dhe Sokol \u00c7omo. Foto: Nensi Bogdani\/ BIRN. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77335"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=77335"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77335\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":77337,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77335\/revisions\/77337"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/77336"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=77335"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=77335"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=77335"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}