{"id":77338,"date":"2023-11-01T12:17:29","date_gmt":"2023-11-01T11:17:29","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/konfirmimi-i-prokurorit-saimir-hysa-ankimohet-ne-kolegj\/2023\/11\/01\/"},"modified":"2023-11-21T12:15:51","modified_gmt":"2023-11-21T11:15:51","slug":"konfirmimi-i-prokurorit-saimir-hysa-ankimohet-ne-kolegj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/konfirmimi-i-prokurorit-saimir-hysa-ankimohet-ne-kolegj\/2023\/11\/01\/","title":{"rendered":"Konfirmimi i prokurorit Saimir Hysa ankimohet n\u00eb Kolegj"},"content":{"rendered":"<p>Komisioneri Publik, Florian Ballhysa ankimoi t\u00eb mart\u00ebn m\u00eb 31 tetor vendimin e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb prokurorit t\u00eb Tiran\u00ebs, Saimir Hysa. Ankimi u krye edhe bazuar n\u00eb rekomandimin e Operacionit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Monitorimit q\u00eb sygjeroi q\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e gjetjeve n\u00eb kriterin profesional dhe p\u00ebr pasurin\u00eb, t\u00eb verifikohen nga Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore m\u00eb 7 gusht, Hysa u p\u00ebrball dhe dha shpjgime p\u00ebr gjetjet e Komisionit n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb dhe profesionalizmit. Tri dit\u00eb m\u00eb von\u00eb, m\u00eb 10 gusht ai u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb dy \u00e7\u00ebshtje q\u00eb kishte hetuar u transferuan p\u00ebr verifikim pran\u00eb Inspektorit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Por, ONM nuk e gjeti t\u00eb drejt\u00eb vendimmarrjen e KPK duke evidentuar n\u00eb rekomandim se, problemet e ngritura n\u00eb kriterin profesional, duket se tregojn\u00eb nj\u00eb model neglizhence, mosveprim, vonesa dhe shkelje t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb pal\u00ebve nga ana e subjektit gjat\u00eb hetimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve, madje edhe n\u00eb rastet kur jan\u00eb t\u00eb nj\u00eb ndjeshm\u00ebrie specifike ndaj opinionit publik. Po ashtu, u k\u00ebrkua t\u00eb vler\u00ebsohen si duhen \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb lidhen me asetet dhe ndikimin e tyre n\u00eb procedur\u00ebn e rivler\u00ebsimit, s\u00eb bashku me mang\u00ebsit\u00eb q\u00eb lidhen me aft\u00ebsit\u00eb profesionale.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb rekomandimin e ONM-s\u00eb, Komisioneri Publik, Florian Ballhysa, \u00e7mon se prokurori Hysa \u00a0nuk ka dh\u00ebn\u00eb shpjegime bind\u00ebse, si dhe nuk ka arritur t\u00eb provoj\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs, mbi gjetjet e rezultuara nga burimet e administruara, t\u00eb cilat duhet t\u00eb merren n\u00eb shqyrtim nga ana e Kolegjit.<\/p>\n<p>Ashtu si ONM, edhe Ballhysa trajton denoncimin e kryer nga prind\u00ebrit e nj\u00eb f\u00ebmije t\u00eb sapolindur, t\u00eb infektuar me virusin HIV, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb ngritur pretendime ndaj vendimmarrjes s\u00eb prokurorit Hysa p\u00ebr mosfillimin e hetimeve.<\/p>\n<p>N\u00eb kall\u00ebzimin penal ata kan\u00eb pretenduar se p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb disa institucioneve t\u00eb kujdesit sh\u00ebndet\u00ebsor kan\u00eb kryer veprime t\u00eb kund\u00ebrligjshme q\u00eb konsistojn\u00eb n\u00eb shp\u00ebrdorim detyre dhe mjekim t\u00eb pakujdessh\u00ebm ndaj foshnj\u00ebs s\u00eb tyre t\u00eb porsalindur, t\u00eb infektuar me HIV. Prind\u00ebrit i kan\u00eb bashkangjitur kall\u00ebzimit t\u00eb tyre penal disa analiza mjek\u00ebsore.<\/p>\n<p>N\u00eb muajin korik 2022 subjekti ka vendosur t\u00eb mos filloj\u00eb procedimin penal, vendimmarrje q\u00eb \u00ebsht\u00eb ankimuar nga prind\u00ebrit n\u00eb gjykat\u00eb, e cila ka urdh\u00ebruar fillimin e hetimeve. Por, vendimmarrja e gjykat\u00ebs \u00ebsht\u00eb apeluar nga subjekti.<\/p>\n<p>Sipas ONM, prind\u00ebrit e t\u00eb porsalindurit kan\u00eb paraqitur informacionin q\u00eb ata e kan\u00eb konsideruar t\u00eb duhur, duke p\u00ebrfshir\u00eb dhe analizat e gjakut t\u00eb foshnj\u00ebs s\u00eb infektuar. nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb vler\u00ebsohet se \u00ebshht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi e prokuroris\u00eb q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb veprimet e nevojshme p\u00ebr verifikimin e rrethanave t\u00eb p\u00ebrmendura n\u00eb kall\u00ebzimin penal ose mbledhjen e \u00e7do shpjegimi apo informacioni nga prind\u00ebrit apo personat e tjer\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioneri konstaton se Hysa ka mbaruar shqyrtimin e kall\u00ebzimit dhe pa kryer veprime hetimore \u00ebsht\u00eb shprehur me vendimin p\u00ebr mosfillimin e procedimit.<\/p>\n<p>\u201c[\u2026]Procedim i cili ndodhet n\u00eb proces, vet\u00ebm p\u00ebr shkak se Gjykata e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Tiran\u00eb dhe Gjykata e Apelit kan\u00eb shfuqizuar vendimin e subjektit \u2018P\u00ebr mosfillimin e procedimit penal\u2019 dhe kan\u00eb urdh\u00ebruar regjistrimin e tij dhe kryerjen e veprimeve hetimore t\u00eb nevojshme sipas rregullave procedurale, moskryerja e t\u00eb cilave, n\u00eb vetvete, materializon mang\u00ebsin\u00eb profesionale t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit\u201d, citohet n\u00eb ankim dhe theksohet se Hysa nuk ka arritur t\u00eb provoj\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb k\u00ebtij shkaku ankimi, Ballhysa vler\u00ebson se subjekti ka treguar munges\u00eb t\u00eb aft\u00ebsive p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb hetimin dhe mbledhur provat e k\u00ebrkuara me ligj, duke passjell\u00eb zvarritjen e hetimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes, pa ia n\u00ebnshtruar nj\u00eb hetimi t\u00eb gjithansh\u00ebm dhe interpretimi t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb ligjit, q\u00eb do t\u00eb lejonte identifikimin e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb penale eventuale t\u00eb subjekteve t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje tjet\u00ebr t\u00eb hetuar nga subjekti, Komisioneri v\u00ebren se subjekti ka treguar munges\u00eb t\u00eb aft\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb kryer me efekt procedura hetimore dhe procedura t\u00eb tjera t\u00eb tjera t\u00eb sistemit t\u00eb prokuroris\u00eb, brenda afateve t\u00eb p\u00ebrcaktuara, t\u00eb mbledhjes s\u00eb provave t\u00eb nevojshme, duke p\u00ebrfshir\u00eb dhe munges\u00ebn e mbik\u00ebqyrjes s\u00eb d\u00ebrgimit pa vones\u00eb t\u00eb akteve t\u00eb nevojshme t\u00eb njoftimit.<\/p>\n<p>Gjetjet e rezultuara nga hetimi administrativ n\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje tjet\u00ebr, sipas Ballhys\u00ebs lidhen kryesisht me mosveprimet dhe munges\u00ebn e efikasitetit t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit gjat\u00eb dy viteve.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, Komisioneri Ballhysa ndalet n\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb hetuar nga subjekti, ku i proceduar ishte Kastriot Ismailaj, biznesmeni i akuzuar se q\u00ebndronte n mes t\u00eb skandalit CEZ-DIA.<\/p>\n<p>KPK ka vler\u00ebsuar se parashtrimet e subjektit n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e tij p\u00ebr pushimin e \u00e7\u00ebshtjes, n\u00eb raport me vendimet e gjykatave, duhet t\u2019i n\u00ebnshtrohen kontrollit nga Inspektori i Lart\u00eb i Drejt\u00ebsis\u00eb, ILD. Por, Komisioneri Publik vler\u00ebson se gjetjet e konstatuara n\u00eb rezultatet e hetimit shtes\u00eb lidhur me k\u00ebt\u00eb procedim penal jan\u00eb t\u00eb tilla, q\u00eb nuk duhen transferuar pran\u00eb organit kompetent p\u00ebr inspektim, por, s\u00eb bashku me gjetjet e tjera n\u00eb kontrollin e aft\u00ebsive profesionale, duhen vler\u00ebsuar n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Nj\u00ebsoj, Ballhysa vler\u00ebson edhe lidhur me nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje tjet\u00ebr t\u00eb hetuar nga subjekti, duke u shprehur se duhet t\u00eb mos transferohej p\u00ebr inspektim n\u00eb ILD.<\/p>\n<p>Komisioneri Publik, n\u00eb zbatim t\u00eb rekomandimit t\u00eb ONM-s\u00eb, v\u00ebren se mang\u00ebsit\u00eb e konstatuara n\u00eb vler\u00ebsimin e kriterit t\u00eb aft\u00ebsive profesionale nuk jan\u00eb t\u00eb vetmet, por ato konstatohet se ekzistojn\u00eb krahas gjetjeve n\u00eb drejtim t\u00eb burimit t\u00eb ligjsh\u00ebm t\u00eb vler\u00ebsimit t\u00eb pasurive dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb duhen \u00e7muar n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi.<\/p>\n<p>Po ashtu, Ballhysa vler\u00ebson se subjekti ka detyrimin t\u00eb parashtroj\u00eb q\u00ebndrimin e tij lidhur me faktin se nj\u00eb fashikull i nj\u00eb procedimi penal i vitit 2005, i hetuar dhe pushuar prej tij, nuk rezulton t\u00eb jet\u00eb dor\u00ebzuar pran\u00eb zyr\u00ebs s\u00eb arkivit s\u00eb institucionit.<\/p>\n<p>Ballhysa ngre n\u00eb ankim edhe disa shkaqe lidhur me pasurin\u00eb dhe k\u00ebrkon shkarkimin nga detyra t\u00eb prokurorit Saimir Hysa.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioneri Publik, Florian Ballhysa ankimoi t\u00eb mart\u00ebn m\u00eb 31 tetor vendimin e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb prokurorit t\u00eb Tiran\u00ebs, Saimir Hysa. Ankimi u krye edhe bazuar n\u00eb rekomandimin e Operacionit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Monitorimit q\u00eb sygjeroi q\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e gjetjeve n\u00eb kriterin profesional dhe p\u00ebr pasurin\u00eb, t\u00eb verifikohen nga [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":77339,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[121,2,115],"tags":[1240,1074,1241,427,1098,1242,853,112,101,221,171,671,1073],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2023\/08\/Prokurori-i-Tiranes-Saimir-Hysa-pas-vendimit-te-konfirmimit-nga-KPK-Foto-BIRN-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori i Tiran\u00ebs Saimir Hysa pas vendimit t\u00eb konfirmimit nga KPK. Foto:BIRN","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77338"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=77338"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77338\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":77340,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77338\/revisions\/77340"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/77339"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=77338"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=77338"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=77338"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}