{"id":77344,"date":"2023-10-30T18:32:23","date_gmt":"2023-10-30T17:32:23","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/blerina-muco-jep-shpjegime-per-problemet-e-pasurise-dhe-profesionalizmit\/2023\/10\/30\/"},"modified":"2023-11-21T12:16:04","modified_gmt":"2023-11-21T11:16:04","slug":"blerina-muco-jep-shpjegime-per-problemet-e-pasurise-dhe-profesionalizmit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/blerina-muco-jep-shpjegime-per-problemet-e-pasurise-dhe-profesionalizmit\/2023\/10\/30\/","title":{"rendered":"Blerina Mu\u00e7o jep shpjegime p\u00ebr problemet e pasuris\u00eb dhe profesionalizmit"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtarja e Tiran\u00ebs, Blerina Mu\u00e7o u p\u00ebrball t\u00eb h\u00ebn\u00ebn m\u00eb 30 tetor me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore q\u00eb zgjati p\u00ebr kat\u00ebr or\u00eb, ajo dha shpjegime dhe kund\u00ebrshtoi bilancin negativ n\u00eb vler\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb konstatuar nga analiza financiare paraprake, si dhe p\u00ebr gjetjet n\u00eb kriterin profesional.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Mu\u00e7o mori vler\u00ebsim pozitiv p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs.<\/p>\n<p>Procesi i vetingut p\u00ebr gjytaren Mu\u00e7o po kryhet nga trupa e KPK e kryesuar nga Pamela Qirko, me relator Roland Ilian dhe an\u00ebtare Brunilda Bekteshin. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhgueses nd\u00ebrkomb\u00ebtare ishte e pranishme Marie Tuma.<\/p>\n<p>Blerina Mu\u00e7o e ka nisur karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1993 kur \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar n\u00eb GJykat\u00ebn e Beratit dhe prej m\u00eb shum\u00eb se dy dekadash e ushtron funksionin n\u00eb Gjykat\u00ebn e Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Bilancet negative<\/strong><\/p>\n<p>Komisioni e ka kryer analiz\u00ebn financiare paraprake t\u00eb ndar\u00eb n\u00eb dy pjes\u00eb. P\u00ebr periudh\u00ebn 1993-2003 analiza financiare \u00ebsht\u00eb kryer n\u00eb total, nd\u00ebrsa p\u00ebr vitet 2004-2016 \u00ebsht\u00eb realizuar vit pas viti, bazuar n\u00eb deklarimet e gjyqtares Mu\u00e7o dhe personave t\u00eb saj t\u00eb lidhur.<\/p>\n<p>KPK ka gjetur pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr periudh\u00ebn e dyt\u00eb n\u00eb mas\u00ebn 10.9 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr krijimin e cashit n\u00eb llogari rrjedh\u00ebse dhe atij n\u00eb banes\u00eb, si dhe p\u00ebr mbulimin e shpenzimeve. Bilanci negativ, nga sa u relatua n\u00eb seanc\u00eb, rrjedh nga mungesa e v\u00ebrtetimit t\u00eb ligjshm\u00ebris\u00eb s\u00eb nj\u00eb pjese t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit nga konsulencat juridike dhe pun\u00ebsimi n\u00eb disa kompani.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse jan\u00eb deklaruar t\u00eb ardhura t\u00eb konsiderueshme, KPK konstaton se nuk jan\u00eb paguar detyrimet tatimore p\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre t\u00eb ardhurave. Po ashtu, jan\u00eb konstatuar edhe pasakt\u00ebsi n\u00eb deklarime, nj\u00eb pjes\u00eb e t\u00eb cilave u pranuan nga subjekti.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Mu\u00e7o e konsideroi t\u00eb sakt\u00eb analiz\u00ebn e Komisionit, por ajo u shpreh se nuk dakord\u00ebsohej me vler\u00ebsimin e kryer p\u00ebr ligjshm\u00ebrin\u00eb e burimeve.<\/p>\n<p>Ajo tha se bashk\u00ebshorti nuk mund t\u00eb verifikonte pagimin e tatimit n\u00eb burim p\u00ebr t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara. Sipas saj, kur shoq\u00ebria \u00ebsht\u00eb pytur dhe nuk ka kthyer p\u00ebrgjigje, bashk\u00ebshorti ka kryer padi. Sipas saj, \u00ebsht\u00eb detyrim i shoq\u00ebris\u00eb q\u00eb t\u00eb shlyente detyrimet p\u00ebrkat\u00ebse.<\/p>\n<p>Ngjash\u00ebm ajo argumentoi edhe lidhur me mosmbulimin e sigurimeve shoq\u00ebrore e sh\u00ebndet\u00ebsore p\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb pag\u00ebs s\u00eb p\u00ebrfituar prej bashk\u00ebshortit nga pun\u00ebsime t\u00eb tjera. Sipas saj, ka qen\u00eb detyrim i pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit q\u00eb t\u2019i paguante k\u00ebto detyrime.<\/p>\n<p>Mu\u00e7o pretendoi se konstatimi i KPK lidhur me k\u00ebto t\u00eb ardhura nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me jurispudenc\u00ebn e Kolegjit.<\/p>\n<p>\u201cKonkluzioni i Komisionit p\u00ebr moskonsiderimin e k\u00ebtyre t\u00eb ardhurave p\u00ebr arsye se pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit nuk kan\u00eb paguar detyrimet, \u00ebsht\u00eb i paligjsh\u00ebm,\u201d tha Mu\u00e7o nd\u00ebr t\u00eb tjera dhe i k\u00ebrkoi trup\u00ebs q\u00eb t\u00eb rivler\u00ebsoj\u00eb q\u00ebndrimin e analiz\u00ebs paraprake t\u00eb pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas saj, n\u00ebse do t\u00eb konsideroheshin t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshotit, at\u00ebher\u00eb analiza financiare do t\u00eb ndryshonte krejt\u00ebsisht duke rezultuar pozitive.<\/p>\n<p>Subjekti k\u00ebrkoi uljen e shpenzimeve t\u00eb djalit p\u00ebr studime n\u00eb Kanada gjat\u00eb dy muajve, duke i konsideruar t\u00eb ekzagjeruara. Po ashtu, v\u00ebrejti se shpenzimet e p\u00ebrllogaritura p\u00ebr udh\u00ebtime t\u00eb bashk\u00ebshortit nuk q\u00ebndronin, pasi ishin kryer nga nj\u00eb person q\u00eb dispononte pasaport\u00eb diplomatike. Sipas saj, dy bilance negative minimale n\u00eb dy vite rezultonin p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrllogaritjes mesatare t\u00eb kursit t\u00eb k\u00ebmbimit valutor.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, ajo k\u00ebrkoi q\u00eb pagesat e bashk\u00ebshortit nga nj\u00eb shoq\u00ebri q\u00eb administron nj\u00eb televizion t\u00eb mos konsiderohen dieta ashtu si ka vler\u00ebsuar KPK. Sipas gjyqtares Mu\u00e7o, bilancet negative rrjedhin si pasoj\u00eb e moskonsiderimit t\u00eb t\u00eb ardhuave t\u00eb bashk\u00ebshortit. Ajo v\u00ebrejti se pagesat jan\u00eb kryer n\u00eb bank\u00eb dhe k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00eb analiz\u00eb duke pretenduar se kishin pasur burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr gjith\u00eb investimet dhe shpenzimet e kryera.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton se subjekti dhe bashk\u00ebshorti i saj kan\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2000 nj\u00eb apartament n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr \u00e7mimin 5 milion\u00eb lek\u00eb, q\u00eb u konsiderua posht\u00eb vler\u00ebs s\u00eb tregut t\u00eb lir\u00eb t\u00eb p\u00ebrllogaritur n\u00eb mas\u00ebn rreth 8.5 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Si burimi krijimi t\u00eb k\u00ebsaj pasurie, Mu\u00e7o ka deklaruar nj\u00eb kredi t\u00eb p\u00ebrfituar sipas nj\u00eb Vendimi t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, VKM nga bashk\u00ebshorti q\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ushtronte funksionin e deputetit t\u00eb Kuvendit.<\/p>\n<p>Sipas relatorit Ilia, nga hetimet ka rezultuar se apartamenti \u00ebsht\u00eb regjistrua n\u00eb em\u00ebr t\u00eb subjektit dhe bashk\u00ebshortit t\u00eb saj p\u00ebrpara aplikimit p\u00ebr kredi dhe disbursimit t\u00eb saj. Po ashtu, \u00ebsht\u00eb konstatuar se kjo pasuri \u00ebsht\u00eb vendosur si garanci p\u00ebr p\u00ebrfitimin e kredis\u00eb.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Mu\u00e7o deklaroi n\u00eb seanc\u00eb se t\u00eb gjitha procedurat ishin realizuar n\u00eb p\u00ebrputhje me VKM-n\u00eb, q\u00eb sipas saj p\u00ebrcaktonte se p\u00ebr p\u00ebrfitimin e kredis\u00eb duhej t\u00eb dor\u00ebzohej m\u00eb par\u00eb n\u00eb bank\u00eb akti i blerjes s\u00eb apartamentit. Ajo e cil\u00ebsoi t\u00eb drejt\u00eb konstatimin e mosp\u00ebrputhjeve t\u00eb gjetura n\u00eb pagimin e \u00e7mimit t\u00eb apartamentit, por sqaroi se n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast nuk mund t\u00eb realizohej kreditimi, pa p\u00ebrfunduar m\u00eb par\u00eb procedura e blerjes s\u00eb banes\u00ebs.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Mu\u00e7o kund\u00ebrshtoi konstatimin lidhur me \u00e7mimin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb se ai i tregut t\u00eb lir\u00eb. Subjekti theksoi se p\u00ebr vitin 2000 mungojn\u00eb referencat e p\u00ebr shitjen e pasurive t\u00eb paluajtshme n\u00eb tregun e lir\u00eb dhe shtoi se kishte dor\u00ebzuar si prov\u00eb tet\u00eb kontrata t\u00eb tjera shitje t\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs periudh\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin objekt, ku \u00e7mimet rezultonin t\u00eb p\u00ebraf\u00ebrta ose m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00eb u evidentua se subjekti kishte gjykuar dhe marr\u00eb vendime n\u00eb vitet 2011, 2013 dhe 2019 p\u00ebr tre \u00e7\u00ebshtje, ku pal\u00eb kishte qen\u00eb shoq\u00ebria nd\u00ebrtuese. Sipas Ilias, duket se subjekti \u00ebsht\u00eb gjendur n\u00eb kushtet e konfliktit n\u00eb shqyrtimin e k\u00ebtyre \u00e7\u00ebshtjeve.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Mu\u00e7o v\u00ebrejti se gjykimet jan\u00eb realizuar n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb von\u00eb nga blerja e apartamentit dhe se nuk kishte shkak p\u00ebr gjendjen e saj n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit. Ajo solli n\u00eb v\u00ebmendje praktik\u00ebn e Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit lidhur me konfliktin e interesit dhe i cil\u00ebsoi vendimarrjet e saj t\u00eb drejta, duke argumentuar se ishin l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi edhe nga Apeli. \u201cN\u00ebse do kisha k\u00ebrkuar dor\u00ebheqje do t\u00eb m\u00eb ishte rr\u00ebzuar, pasi nuk \u00ebsht\u00eb e bazuar,\u201d tha ajo dhe k\u00ebmb\u00ebnguli se gjykimi i k\u00ebtyre \u00e7\u00ebshtjeve nuk p\u00ebrb\u00ebn konflikt interesi.<\/p>\n<p>KPK i ka k\u00ebrkuar subjektit q\u00eb t\u00eb vendos\u00eb n\u00eb dispozicion p\u00ebrgjigje t\u00eb dogan\u00ebs lidhur me pagimin ose jo t\u00eb detyrimeve doganore p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti nga bashk\u00ebshorti n\u00eb vitin 2004 p\u00ebr \u00e7mimin 700 mij\u00eb lek\u00eb. Mu\u00e7o sqaroi se u kishte d\u00ebrguar k\u00ebrkes\u00eb autoriteteve doganore, por nuk i kishin kthyer p\u00ebrgjigje. Sipas saj, verbalisht i kan\u00eb komunikuar se dosjet e atyre viteve jan\u00eb depozituar n\u00ebp\u00ebr thas\u00eb dhe se nuk po i gjejn\u00eb dot. N\u00eb vijim, ajo deklaroi se pagesa p\u00ebr zhdoganimin nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb funksionit t\u00eb bashk\u00ebshortit si deputet, q\u00eb e g\u00ebzonte k\u00ebt\u00eb t\u00eb drejt\u00eb ligjore.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00eb u evidentua edhe mosdeklarimi i p\u00ebrdorimit t\u00eb dy automjeteve, konstatim q\u00eb u pranua si i drejt\u00eb nga subjekti. Ajo shpjegoi se nj\u00eb prej makinave t\u00eb nj\u00eb shoqerie, bashk\u00ebshorti e kishte konsideruar si mjet pune dhe prandaj nuk \u00ebsht\u00eb konsideruar si huap\u00ebrdorje. P\u00ebr makin\u00ebn tjet\u00ebr tha se ishte p\u00ebrdorur p\u00ebr nj\u00eb rast familjar.<\/p>\n<p><strong>Gjetjet p\u00ebr profesionalizmin<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb tre \u00e7\u00ebshtjet e p\u00ebrzgjedhura nga vet\u00eb subjekti n\u00eb funksion t\u00eb rivler\u00ebsimit t\u00eb saj n\u00eb aspektin profesional, \u00ebsht\u00eb konstatuar se nuk pasqyroheshin datat p\u00ebrkat\u00ebse dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb nuk mundej t\u00eb evidentohej koh\u00ebzgjatja e gjykimeve.<\/p>\n<p>Subjekti tha se tashm\u00eb e kishte korrigjuar k\u00ebt\u00eb rrethan\u00eb. Ajo tha se vendimet i kishte p\u00ebrzgjedhur p\u00ebr shkak t\u00eb kompleksitetit t\u00eb tyre. Mu\u00e7o pranoi se t\u00eb treja k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje ishin gjykuar tej afatit 6 mujor, por pretendoi se kjo situat\u00eb nuk ishte krijuar prej saj.<\/p>\n<p>Nga shqyrtimi i pes\u00eb dosjeve t\u00eb shortuara, ka rezultuar se n\u00eb nj\u00eb rast Apeli ka konstatuar se subjekti ka gjykuar nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje mbi t\u00eb cil\u00ebn nuk kishte kompetenc\u00eb l\u00ebndore, pasi i p\u00ebrkiste fush\u00ebs administrative. Sipas Mu\u00e7os, gjykimi \u00ebsht\u00eb realizuar n\u00eb vitin 2014, kur dhe ka hyr\u00eb n\u00eb fuqi ligji p\u00ebr Gjykatat Administrative dhe sipas saj, n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb ishte ende e paqart\u00eb kompetenca l\u00ebndore.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb gjykuar tej afateve t\u00eb caktuara, subjekti dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast tha se nuk kishte qen\u00eb ajo shkak.<\/p>\n<p>KPK konstatoi se gjyqtarja Mu\u00e7o dhe bashk\u00ebshorti i saj kan\u00eb n\u00ebnshkruar me mbiemra t\u00eb ndrysh\u00ebm n\u00eb aktet zyrtare apo n\u00eb vendimarrjet e saj. Sipas relatorit Ilia rezulton se subjekti ka p\u00ebrdorur mbiemrin Mu\u00e7aj dhe Mu\u00e7a, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb gjendje civile ka qen\u00eb e regjistruar me mbiemrin Mu\u00e7o. Komisioni konstaton se duket se subjekti ka c\u00ebnuar etik\u00ebn e magjistratit n\u00eb p\u00ebrdorimin e mbiemrave t\u00eb ndrysh\u00ebm.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Mu\u00e7o u shpreh se kishte dy situata, nj\u00eb absurde dhe tjetra faktike. Sipas saj, gjithmon\u00eb kishin pasur t\u00eb sh\u00ebnuar mbiemrin Mu\u00e7o, pasi babai i bashk\u00ebshortit kishte figuruar me k\u00ebt\u00eb mbiem\u00ebr. Por, sipas saj, xhaxhallar\u00ebt e bashk\u00ebshortit mbanin mbiemrin Mu\u00e7aj dhe prandaj ishte p\u00ebrdorur edhe prej tyre ky mbiem\u00ebr. Nd\u00ebrsa m\u00eb von\u00eb kishin p\u00ebrdorur mbiemrin Mu\u00e7a.<\/p>\n<p>Ndaj gjyqtares Blerina Mu\u00e7o jan\u00eb depozituar 23 denoncime nga publiku, nga jan\u00eb gjetur probleme n\u00eb 13 prej tyre. Relatori Ilia evidentoi zgjatje t\u00eb gjykimeve tej afatit, n\u00eb nj\u00eb rast p\u00ebr 6 vjet; arsyetimin e vendimeve dhe njoftimin e pal\u00ebve po jasht\u00eb afateve, p\u00ebr mos respektim t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb pal\u00ebve e t\u00eb standardeve t\u00eb procedurave.<\/p>\n<p>Mu\u00e7o tha se gjykimet tej afateve kishin ndodhur p\u00ebr shkak t\u00eb ngarkes\u00ebs n\u00eb pun\u00eb dhe sjelljes s\u00eb pal\u00ebve. Ajo v\u00ebrejti se p\u00ebr t\u00eb ofruar proces t\u00eb rregullt ligjor ishte e detyruar t\u00eb respektonte t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebrkesat e pal\u00ebve q\u00eb sillnin si pasoj\u00eb edhe shtyrje t\u00eb seancave. Por, subjekti k\u00ebmb\u00ebnguli se nuk kishte qen\u00eb ajo shkak i shtyrjeve. Lidhur me vendimet e arsyetuara, ajo pohoi se i kishte dor\u00ebzuar n\u00eb sekretari n\u00eb afat.<\/p>\n<p>E pyetur nga v\u00ebzhguesja nd\u00ebrkomb\u00ebtare lidhur me rrethanat e zgjatjes s\u00eb nj\u00eb procesi p\u00ebr 6 vjet, subjekti pohoi se kjo \u00e7\u00ebshtje ishte pezulluar p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb kohe dhe se nuk mund t\u00eb quhej vijim i gjykimit. Ajo shtoi se kishin qen\u00eb pal\u00ebt q\u00eb kishin p\u00ebrdorur procedur\u00ebn p\u00ebr t\u00eb zvarritur procesin. Sipas subjektit, kur ajo kishte rr\u00ebzuar k\u00ebrkesat e nj\u00ebr\u00ebs pal\u00eb si t\u00eb pabazuara, ishte k\u00ebrkuar p\u00ebrjashtimi saj q\u00eb ishte pranuar dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb nuk e kishte p\u00ebrfunduar gjykimin.<\/p>\n<p>Mu\u00e7o dha shpjegime edhe lidhur me pretendimet e ngritura nga Komisioni i Rithemelimit i Partis\u00eb Demokratike. Sipas subjektit, t\u00eb gjitha ankimet vler\u00ebsohen nga kryesekretaria n\u00ebse plot\u00ebsojn\u00eb kriteret p\u00ebr t\u2019u kaluar p\u00ebr shqyrtim. Ajo shtoi se kur ishin me probleme, at\u00ebher\u00eb ankimi shqyrtohet nga gjyqtari i zgjedhur me short. Mu\u00e7o tha se pasi ishte p\u00ebrzgjedhur t\u00eb shqyrtonte k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje kishte k\u00ebrkuar dor\u00ebheqjen, por nuk i ishte pranuar nga kryetari. N\u00eb vijim subjekti v\u00ebrejti se vendimarrja e saj ishte l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi nga Apeli.<\/p>\n<p>Mu\u00e7o kund\u00ebrshtoi edhe konstatimin tjet\u00ebr t\u00eb KPK-s\u00eb se dukej se ajo kishte gjykuar n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit \u00e7\u00ebshtje ku pal\u00eb ishin shoq\u00ebri, dy me t\u00eb cilat kishte marr\u00ebdh\u00ebnie pune bashk\u00ebshorti, kurse n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn rezultonte t\u00eb ishte motra ortake.<\/p>\n<p>Lidhur me shqyrtimin e \u00e7\u00ebshtjeve me pal\u00eb shoq\u00ebrit\u00eb me t\u00eb cilat kishte pasur marr\u00ebdh\u00ebnie pune bashk\u00ebshorti, subjekti tha se n\u00eb momentin e gjykimit nuk kishte pasur kontakte me ortak\u00ebt e shoq\u00ebris\u00eb apo ndonj\u00eb interes, nd\u00ebrsa marr\u00ebdh\u00ebnia e personit t\u00eb lidhur kishte p\u00ebrfunduar n\u00eb 2008-\u00ebn, koh\u00eb p\u00ebrpara.<\/p>\n<p>P\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen tjet\u00ebr ku pal\u00eb kishte qen\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri ku ortake ishte motra, si dhe dy \u00e7\u00ebshtje me pal\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb ku punonte bashk\u00ebshorti, Mu\u00e7o sqaroi se kishte k\u00ebrkuar dor\u00ebheqjen q\u00eb i ishte pranuar.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb seanc\u00ebs, gjyqtarja Blerina Mu\u00e7o k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb. KPK njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb dat\u00eb 1 n\u00ebntor, n\u00eb or\u00ebn 09:45.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtarja e Tiran\u00ebs, Blerina Mu\u00e7o u p\u00ebrball t\u00eb h\u00ebn\u00ebn m\u00eb 30 tetor me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore q\u00eb zgjati p\u00ebr kat\u00ebr or\u00eb, ajo dha shpjegime dhe kund\u00ebrshtoi bilancin negativ n\u00eb vler\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb konstatuar nga analiza financiare paraprake, si dhe p\u00ebr gjetjet n\u00eb kriterin profesional. Nd\u00ebrkoh\u00eb, Mu\u00e7o mori [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":77345,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2],"tags":[1243,365,111,103,118,1013,367,889],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/Blerina-Muco-1.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja e Tiran\u00ebs, Blerina Mu\u00e7o n\u00eb KPK. Foto: LSA. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77344"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=77344"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77344\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":77346,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77344\/revisions\/77346"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/77345"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=77344"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=77344"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=77344"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}