{"id":77356,"date":"2023-10-26T18:05:29","date_gmt":"2023-10-26T16:05:29","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-njihet-me-konkluzionet-perfundimtare-ne-ceshtjen-e-gjyqtarit-arber-cela\/2023\/10\/26\/"},"modified":"2023-11-21T12:16:36","modified_gmt":"2023-11-21T11:16:36","slug":"kpa-njihet-me-konkluzionet-perfundimtare-ne-ceshtjen-e-gjyqtarit-arber-cela","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-njihet-me-konkluzionet-perfundimtare-ne-ceshtjen-e-gjyqtarit-arber-cela\/2023\/10\/26\/","title":{"rendered":"KPA njihet me konkluzionet p\u00ebrfundimtare n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e gjyqtarit Arb\u00ebr \u00c7ela"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA u njoh t\u00eb enjten m\u00eb 26 tetor me konkluzionet p\u00ebrfundimtare n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e gjyqtarit t\u00eb Shkodr\u00ebs Arb\u00ebr \u00c7ela, p\u00ebr t\u00eb cilin Komisionerja Publike, Irena Nino i q\u00ebndroi k\u00ebrkimit p\u00ebr shkarkimin p\u00ebr deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm dhe munges\u00eb t\u00eb burimeve, q\u00eb u kund\u00ebrshtua si i pabazuar nga subjekti q\u00eb pretendoi se provat i p\u00ebrmbysin shkaqet e ankimit.<\/p>\n<p>N\u00eb fillim t\u00eb seanc\u00ebs, Kolegji vendosi t\u00eb administroj\u00eb n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e prov\u00ebs aktet e dor\u00ebzuara nga subjekti p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar pretendimet e tij lidhur me transaksionet dhe burimet e nj\u00eb apartamenti, si dhe mbylli shqyrtimin gjyq\u00ebsor.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, Nino paraqiti konkluzionet, duke n\u00ebnvizuar se pas vler\u00ebsimit t\u00eb akteve dhe provave t\u00eb paraqitura nga \u00c7ela pas ri\u00e7eljes s\u00eb hetimit gjyq\u00ebsor q\u00ebndrimi mbetej i nj\u00ebjt\u00eb.<\/p>\n<p>Lidhur me nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 91.91 m2 n\u00eb Tiran\u00eb, t\u00eb bler\u00eb nga \u00c7ela n\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsi me nj\u00eb kush\u00ebrir\u00ebn e tij, Komisionerja Nino v\u00ebrejti se mbetet e provuar se investimi i subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit n\u00eb k\u00ebt\u00eb pasuri \u00ebsht\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 57 mj\u00eb e 250 euro ose 78% e vler\u00ebs s\u00eb investimit dhe jo 50% sa pretendon ai.<\/p>\n<p>Sipas Ninos, kjo provohet me mandatin e depozitimit t\u00eb k\u00ebsaj shume n\u00eb cash nga ana e gjyqtarit \u00c7ela n\u00eb llogari t\u00eb kompanis\u00eb. Ajo theksoi se \u00c7ela nuk arriti t\u00eb provoj\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e k\u00ebtij shkaku ankimi, pasi dhe nj\u00eb shkres\u00eb e bank\u00ebs ku konfirmohet se nuk \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrcaktuar n\u00eb procedur\u00eb n\u00ebnshkrimi i mandatpages\u00ebs nga t\u00eb gjith\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsit e pal\u00ebs s\u00eb p\u00ebrshkruar n\u00eb kontrat\u00eb, si dhe t\u00eb faktit se depozitimi fondeve mund t\u00eb kryhet edhe nga nj\u00ebra pal\u00eb porosit\u00ebse, nuk e p\u00ebrjashtojn\u00eb subjektin nga detyrimi q\u00eb ka pasur p\u00ebr t\u00eb paguar pjes\u00ebn e tij takuese sipas kontributit real financiar.<\/p>\n<p>Komisionerja shtoi se \u00c7ela n\u00eb koh\u00ebt e transaksionit ishte subjekt deklarues dhe duhej t\u00eb kishte treguar kujdesin minimal si magjistrat p\u00ebr t\u00eb detajuar n\u00eb p\u00ebrshkrimin e transaksionit t\u00eb kryer kontributin e tij.<\/p>\n<p>I pandryshuar ka mbetur q\u00ebndrimi i Ninos edhe p\u00ebr pamjaftueshm\u00ebrin\u00eb e burimeve t\u00eb ligjshme financiare t\u00eb bashk\u00ebpronares n\u00eb k\u00ebt\u00eb investim. Sipas saj, aktet e paraqitura nga subjekti mbi pages\u00ebn e detyrimeve tatimore p\u00ebr bashk\u00ebpronaren n\u00eb shtetin turk, nuk provojn\u00eb ligjshm\u00ebrin\u00eb e t\u00eb ardhurave t\u00eb pretenduara, sipas k\u00ebrkesave t\u00eb legjislacionit t\u00eb vetingut.<\/p>\n<p>Po ashtu, Nino v\u00ebrejti se subjekti nuk paraqiti prova lidhur me investimin e bashk\u00ebpronares s\u00eb apartamentit me padi n\u00eb gjykat\u00eb, p\u00ebr mospagimin e kontributeve shoq\u00ebrore e sh\u00ebndet\u00ebsore nga pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i saj sipas pag\u00ebs reale q\u00eb pretendohet se ajo ka p\u00ebrfituar.<\/p>\n<p>P\u00ebr Komisioneren, nuk u provua as mund\u00ebsia financiare e nj\u00eb huadh\u00ebn\u00ebseje p\u00ebr krijimin e nj\u00eb shume 8000 euro q\u00eb subjekti pretendon se e ka marr\u00eb ish-bashk\u00ebpronarja p\u00ebr pages\u00ebn e pjes\u00ebs s\u00eb saj t\u00eb apartamentit.<\/p>\n<p>Lidhur me nj\u00eb tjet\u00ebr hua n\u00eb shum\u00ebn 10 mij\u00eb euro t\u00eb pretenduar se \u00ebsht\u00eb marr\u00eb po nga kush\u00ebrira, Nino v\u00ebren se kjo marr\u00ebdh\u00ebnie huaje nuk \u00ebsht\u00eb deklaruar dhe nuk provohet me akte t\u00eb koh\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas Komisioneres, \u00c7ela nuk ka aaritur t\u00eb provoj\u00eb as mund\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb huadh\u00ebn\u00ebsi p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb subjektit nj\u00eb shum\u00eb prej 30 mij\u00eb eurosh p\u00ebr pages\u00ebn e apartamentit, q\u00eb pretendon se e ka kthyer pas pak muajve, sapo \u00ebsht\u00eb disbursuar kredia. Nino solli n\u00eb v\u00ebmendje se kjo hua nuk \u00ebsht\u00eb deklaruar nga subjekti.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb k\u00ebtij shkaku ankimi, Komisionerja Publike vler\u00ebson se gjyqtari Arb\u00ebr \u00c7ela ka kryer\u00a0 deklarim t\u00eb pasakt\u00eb e t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm, si dhe se ka munges\u00eb burimi t\u00eb ligjsh\u00ebm p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>P\u00ebr disa nga shkaqet n\u00eb aspektin profesional, Nino tha se q\u00ebndrojn\u00eb dhe lidhen me aft\u00ebsin\u00eb e p\u00ebrgjithshme p\u00ebr t\u00eb intepretuar ligjin.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesi ligjor i gjyqtarit \u00c7ela, avokati Julian M\u00ebrtiri k\u00ebmb\u00ebnguli se ishte provuar se investimi i subjektit n\u00eb apartament \u00ebsht\u00eb n\u00eb mas\u00ebn 50%, ashtu si dhe p\u00ebrcaktohet n\u00eb kontrat\u00eb. Ai n\u00ebnvizoi se subjekti ka deklaruar me sakt\u00ebsi edhe burimet e k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>Lidhur me pages\u00ebn e nj\u00eb vlere m\u00eb t\u00eb madhe se gjysma e \u00e7mimit t\u00eb banes\u00ebs, M\u00ebrtiri evidentoi se depozitimi ishte kryer n\u00eb cash, kur kishin qen\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm t\u00eb dy bashk\u00ebpronar\u00ebt dhe se nuk ishte realizuar me transaksion bankar nga ndonj\u00eb llogari e subjektit.<\/p>\n<p>Ai e cil\u00ebsoi t\u00eb paprovuar pretendimin e Komisioneres Publike se n\u00eb mandatin e depozitimit ishin deklaruar burimet e subjektit. Sipas tij, aty jan\u00eb deklaruar edhe burimet e bashk\u00ebpronares, q\u00eb jan\u00eb kursimet dhe huat\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00ebrtiri theksoi se v\u00ebrtetimi i bank\u00ebs konfirmon se pagesa \u00ebsht\u00eb kryer nga t\u00eb dy bashk\u00ebpronar\u00ebt.<\/p>\n<p>Ai dhe subjekti soll\u00ebn si argument faktin se pasi kishin dal\u00eb nga noteri, s\u00eb bashku me kush\u00ebrir\u00ebn kishin shkuar tek sht\u00ebpia ku ajo jetonte p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb vler\u00ebn q\u00eb ajo kishte n\u00eb banes\u00eb dhe prandaj kan\u00eb shkuar n\u00eb nj\u00eb bank\u00eb n\u00eb at\u00eb zon\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7ela deklaroi se do t\u00eb ishte e logjikshme q\u00eb me nj\u00eb vler\u00eb t\u00eb konsiderueshme monetare n\u00eb xhep t\u00eb shkonin p\u00ebr t\u00eb kryer pages\u00ebn n\u00eb nj\u00eb deg\u00eb t\u00eb bank\u00ebs q\u00eb ishte pran\u00eb zyr\u00ebs noteriale, por sipas tij aryseja pse kishin shkuar larg, kishte qen\u00eb se bashk\u00ebpronarja kishte marr\u00eb pjes\u00ebn e saj n\u00eb sht\u00ebpi. Ai shtoi se n\u00eb mandatin e bank\u00ebs p\u00ebrcaktohet se blerja e pasuris\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nga t\u00eb dy personat. Sipas tij, detyrimi n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast \u00ebsht\u00eb solidar.<\/p>\n<p>Subjekti solli n\u00eb v\u00ebmendje edhe faktin se babai kishte bler\u00eb nga kush\u00ebrira gjysm\u00ebn e apartamentit p\u00ebr shum\u00ebn 40 mij\u00eb euro dhe se ajo nuk kishte dal\u00eb e humbur nga ky investim. \u201cPse do duhej t\u00eb fshihja pasurin\u00eb tek kjo shtetase kur babai kishte mund\u00ebsit\u00eb me shuma t\u00eb deklaruara n\u00eb bank\u00eb\u201d, pohoi \u00c7ela.<\/p>\n<p>M\u00ebrtiri kund\u00ebrshtoi konstatimin e m\u00ebparsh\u00ebm t\u00eb komisioneres, se bashk\u00ebpron\u00ebsia ishte n\u00eb rrethana t\u00eb pazakonta. Ai argumentoi se kush\u00ebrira e subjektit kishte pasur mund\u00ebsi financiare p\u00ebr blerjen e gjysm\u00ebs s\u00eb apartamentit, aq sa i ka shitur babait t\u00eb subjektit disa vjet m\u00eb von\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas M\u00ebrtirit, n\u00eb kushtet kur kush\u00ebrira do ta shiste pjes\u00ebn e saj takuese, babai i subjektit nuk do ta lejonte ta blinte nj\u00eb person i tret\u00eb pasi kishte mund\u00ebsi ta ndihmonte t\u00eb birin.<\/p>\n<p>V\u00ebrtetimi i Ambasad\u00ebs Turke i sjell\u00eb si prov\u00eb, n\u00eb t\u00eb cilin thuhet se detyrimet p\u00ebr t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebpronares jan\u00eb paguar n\u00eb shtetin turk, u cil\u00ebsuan nga subjekti si prov\u00eb e mjaftueshme. Po ashtu, u pretendua se v\u00ebrtetohej edhe pagesa reale e kush\u00ebrir\u00ebs s\u00eb gjyqtarit \u00c7ela nga pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi.<\/p>\n<p>M\u00ebrtiri tha se ishte e provuar se edhe huadh\u00ebn\u00ebset kishin pasur burime p\u00ebr shumat 8000 euro dhe 10 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Po ashtu u pretendua se edhe personi q\u00eb i kishte dh\u00ebn\u00eb subjektit huan\u00eb prej 30 mij\u00eb euro, v\u00ebrtetohej se kishte pasur burime t\u00eb ligjshme. Sipas M\u00ebrtirit, nj\u00eb vler\u00eb 4.5 milion\u00eb lek\u00eb e nj\u00eb inventari i ishte kaluar huadh\u00ebn\u00ebsit n\u00eb posedim dhe jo si pron\u00eb q\u00eb t\u00eb ishte e tatueshme. Ai k\u00ebrkoi q\u00eb huaja t\u00eb p\u00ebrfshihet n\u00eb momentin e pages\u00ebs s\u00eb \u00e7mimit t\u00eb apartamentit, pasi v\u00ebrtetohet ekzistenca e saj. P\u00ebr mosdeklarimin, M\u00ebrtiri pranoi pasakt\u00ebsin\u00eb, por theksoi se kjo situat\u00eb mund t\u00eb sillte penalizim.<\/p>\n<p>Lidhur me aspektin profesional, gjyqtari \u00c7ela v\u00ebrejti se kishte paraqitur praktik\u00ebn e Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb. \u201cN\u00ebse jam un\u00eb i paaft\u00eb, jan\u00eb dhe ata. M\u00eb thoni se ku kam gabuar n\u00eb k\u00ebto vendimarrje\u201d, pohoi \u00c7ela dhe b\u00ebri me dije se kishte kryer disa botime dhe se ndihet i aft\u00eb n\u00eb ushtrimin e detyr\u00ebs s\u00eb gjyqtarit.<\/p>\n<p>N\u00eb fund ai k\u00ebrkoi l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb konfirmimit n\u00eb detyr\u00eb. KPA njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb dat\u00eb 3 n\u00ebntor, n\u00eb or\u00ebn 09:30.<\/p>\n<p>Gjyqtari Arb\u00ebr \u00c7ela u konfirmua n\u00eb 7 dhjetor 2022 nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, por Operacioni Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Monitorimit, ONM e vler\u00ebsoi t\u00eb gabuar k\u00ebt\u00eb vendimarrje duke arsyetuar se nuk jan\u00eb vler\u00ebsuar si duhet problemet e gjetura n\u00eb kriterin e pasurive, t\u00eb figur\u00ebs dhe profesionalizmit.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb rekomandimin e ONM, Komisionerja Irena Nino ushtroi ankim n\u00eb Kolegj. Ajo vler\u00ebson se gjyqtari \u00c7ela rezulton me bilanc negativ n\u00eb investimet e kryera p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsi dhe mbulimin e shpenzimeve. Po ashtu, ajo ngriti dyshime p\u00ebr pasuri t\u00eb fshehur duke i konsideruar disa prej transaksioneve si t\u00eb pazakonta.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA u njoh t\u00eb enjten m\u00eb 26 tetor me konkluzionet p\u00ebrfundimtare n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e gjyqtarit t\u00eb Shkodr\u00ebs Arb\u00ebr \u00c7ela, p\u00ebr t\u00eb cilin Komisionerja Publike, Irena Nino i q\u00ebndroi k\u00ebrkimit p\u00ebr shkarkimin p\u00ebr deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm dhe munges\u00eb t\u00eb burimeve, q\u00eb u kund\u00ebrshtua si i pabazuar nga subjekti q\u00eb pretendoi se [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":77357,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[114,2],"tags":[1204,132,103,892,1047,671],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/Arber-Cela-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari Arb\u00ebr \u00c7ela pas seanc\u00ebs n\u00eb KPA. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77356"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=77356"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77356\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":77358,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77356\/revisions\/77358"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/77357"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=77356"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=77356"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=77356"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}