{"id":77365,"date":"2023-10-24T17:58:22","date_gmt":"2023-10-24T15:58:22","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-mustafa-turku-jep-shpjegime-per-pasurine-dhe-qendrimin-ne-lirimin-e-viktor-ymerit\/2023\/10\/24\/"},"modified":"2023-11-21T12:17:06","modified_gmt":"2023-11-21T11:17:06","slug":"prokurori-mustafa-turku-jep-shpjegime-per-pasurine-dhe-qendrimin-ne-lirimin-e-viktor-ymerit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-mustafa-turku-jep-shpjegime-per-pasurine-dhe-qendrimin-ne-lirimin-e-viktor-ymerit\/2023\/10\/24\/","title":{"rendered":"Prokurori Mustafa Turku jep shpjegime p\u00ebr pasurin\u00eb dhe q\u00ebndrimin n\u00eb lirimin e Viktor Ymerit"},"content":{"rendered":"<p>Prokurori Mustafa Turku u p\u00ebrball t\u00eb mart\u00ebn n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit me nj\u00eb s\u00ebr\u00eb pyetjesh mbi munges\u00ebn sipas KPK t\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme p\u00ebr pasurin\u00eb e krijuar prej tij q\u00eb prej vitit 1993. Nga relatimi n\u00eb seanc\u00eb Turku ishte gjetur me bilance negative prej disa qindra mij\u00eb lek\u00ebsh deri n\u00eb vitin 2003 dhe me nj\u00eb bilanc negativ prej 4.5 milion\u00eb lek\u00ebsh p\u00ebr periudh\u00ebn 2003-2016. \u00a0KPK vuri n\u00eb dukje se prokurorit i ishte kaluar barr\u00eb prove edhe n\u00eb lidhje me disa mosdeklarime.<\/p>\n<p>Atij iu k\u00ebrkuan shpjegime mbi q\u00ebndrimin e tij kontradiktor\u00eb gjat\u00eb shqyrtimit t\u00eb k\u00ebrkesave p\u00ebr ulje d\u00ebnimi e rillogaritje dit\u00ebsh burgu t\u00eb Viktor Ymerit, ish i d\u00ebnuar me 25 vjet burg p\u00ebr vrasje.<\/p>\n<p>Turku dhe avokati i tij Fatmir Lushi i kund\u00ebrshtuan gjetjet e KPK-s\u00eb duke pretenduar kryesisht p\u00ebr gabime n\u00eb analiz\u00ebn financiare. Ata madje paraqit\u00ebn k\u00ebrkes\u00eb q\u00eb analiza t\u00eb b\u00ebhej nga ekspert\u00eb bankar, k\u00ebrkes\u00eb q\u00eb u kund\u00ebrshtua nga Komisioni q\u00eb vuri n\u00eb dukje se nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb till\u00eb mund ta b\u00ebnte apo ta kishte b\u00ebr\u00eb vet\u00eb subjekti. Prokurori k\u00ebmb\u00ebnguli po ashtu q\u00eb t\u00eb merreshin paraysh t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortes q\u00eb nuk ishin njohur nga KPK dhe t\u00eb ardhura t\u00eb familjes. Ai pretendoi se t\u00eb ardhurat e tij fillonin q\u00eb n\u00eb vitin 1986 dhe jo n\u00eb vitin 1993 prej nga i llogariste KPK.<\/p>\n<p>Turku megjithat\u00eb pranoi disa probleme n\u00eb deklarimet e tij n\u00eb vite dhe u p\u00ebrpoq t\u00eb shpjegonte kontradiktat mes deklarimeve t\u00eb tij p\u00ebr \u00e7mimin e disa aseteve dhe at\u00eb q\u00eb gjendej n\u00eb kontrata. Turku k\u00ebmb\u00ebnguli se vlerat m\u00eb t\u00eb larta n\u00eb kontrat\u00eb ishin si reflektim i vler\u00ebs s\u00eb pron\u00ebs, por jo i \u00e7mimit q\u00eb ai kishte paguar.<\/p>\n<p>Hetimi p\u00ebr Turkun u kryer nga trupa e KPK-s\u00eb me kryesuese Firdes Shuli, relatore Valbona Sanxhaktari dhe an\u00ebtar Olsi Komici.<\/p>\n<p><strong>Kontrolli pasuris\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Nga relatimi i KPK-s\u00eb u kuptua se hetimet mbi pasurin\u00eb e prokurorit Turku ishin ndar\u00eb n\u00eb dy pjes\u00eb. E para q\u00eb i takonte transaksioneve deri n\u00eb vitin 2003 dhe e dyta transaksioneve deri n\u00eb vitin 2016. Sanxhaktari vuri n\u00eb dukje se prokurori rezultonte me bilance negative n\u00eb t\u00eb dy peroiudhat.<\/p>\n<p>Sipas relatores n\u00eb disa transaksione mbi nj\u00eb apartament dhe nj\u00eb shtes\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij n\u00eb Elbasan, rezultoi se familja nuk kishte pasur burime t\u00eb ligjshme financiare. Po ashtu KPK vuri n\u00eb dukje se deklarimet e Turkut binin ndesh me kontratat e n\u00ebnshkruara. Po ashtu KPK b\u00ebri me dije se nj\u00eb detyrim ndaj nj\u00eb nd\u00ebrtuesi q\u00eb kishte investuar n\u00eb nj\u00eb shtes\u00eb apartamenti p\u00ebr Turkun ishte shlyer vet\u00ebm n\u00eb vitin 2019, edhe pse nuk ishte deklaruar si detyrim m\u00eb her\u00ebt.<\/p>\n<p>Turku k\u00ebmb\u00ebnguli se n\u00eb analiz\u00eb KPK-ja nuk kishte konsideruar t\u00eb gjitha burimet finqanciare t\u00eb familjes. Ai po ashtu vuri n\u00eb dukje se nd\u00ebrtuesi n\u00eb fjal\u00eb ishte mik f\u00ebmij\u00ebrie i tij dhe se pagesa ishte l\u00ebn\u00ebn t\u00eb b\u00ebhej vet\u00ebm pas hipotekimit t\u00eb shtes\u00ebs. Ai k\u00ebmb\u00ebnguli n\u00eb k\u00ebt\u00eb version edhe pasi relatorja vuri n\u00eb dukje se nuk kishte lidhje mes detyrimit p\u00ebr t\u00eb paguar nd\u00ebrtuesin me hipotekimin.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb pas vitit 2003 barra e prov\u00ebs kishte t\u00eb b\u00ebnte mbi mund\u00ebsin\u00eb e krijimit t\u00eb nj\u00eb llogarie kursimi dhe blerjen e nj\u00eb zyre. KPK tha se nga analiza financiare n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi Turku rezultoi me bilanc negativ prej 4.5 milion lek\u00ebsh. Relatorja foli p\u00ebr transferta bankare q\u00eb sipas saj nuk kishin burim dhe p\u00ebr disa mosdeklarime.<\/p>\n<p>Turku dhe avokati i tij Lushi shpjeguan se llogaria bankare ishte nj\u00eb llogari kursimi e nisur prej prokurorit n\u00eb koh\u00ebn q\u00eb ai ishte student. Prokurori k\u00ebmb\u00ebnguli se l\u00ebvizjet dhe zmadhimi i k\u00ebsaj llogarie dhe transferimi n\u00eb llogari t\u00eb tjera ishte i nj\u00eb periudhe m\u00eb t\u00eb gjat\u00eb se sa kishte marr\u00eb parasysh KPK dhe k\u00ebmb\u00ebnguli se bankat nuk kishin informacion p\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj periudhe. Turku tha se ai i kishte transferuar parat\u00eb sipas interesave bankare. Ai pretendoi se l\u00ebvizjet n\u00eb k\u00ebto llogari ishin prova t\u00eb mjaftueshme.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb sa i p\u00ebrket blerjes s\u00eb nj\u00eb zyre KPK vuri n\u00eb dukje ndryshimin mes deklarimit t\u00eb Turkut dhe kontrat\u00ebs s\u00eb n\u00ebnshkruar me t\u00eb af\u00ebrm t\u00eb tij. Sipas deklarimit t\u00eb Turkut zyra me vler\u00eb 2 milion lek\u00eb, ishte paguar 50% n\u00eb dor\u00eb dhe pjesa tjet\u00ebr ishte paguar me nj\u00eb hua. Por sipas kontrat\u00ebs shum\u00eb ishte shlyer e gjitha para noterit. Nd\u00ebrkoh\u00eb n\u00eb seanc\u00eb Turku vuri n\u00eb dukje se shit\u00ebsit ishin t\u00eb af\u00ebrm t\u00eb tij dhe se n\u00eb fakt nuk kishte marr\u00eb hua, por ishte lejuar q\u00eb pjes\u00ebn tjet\u00ebr ta paguante me k\u00ebste.<\/p>\n<p>Turku pretendoi se kontrata ishte b\u00ebr\u00eb e till\u00eb q\u00eb noteri t\u00eb mos kishte me probleme me dokumente shtes\u00eb dhe ishte e bazuar n\u00eb mir\u00ebbesimin mes pal\u00ebve.<\/p>\n<p>Prokurori mohoi lidhjen me disa pasuri t\u00eb pa deklaruara t\u00eb bashk\u00ebshortes q\u00eb si\u00e7 doli n\u00eb seanc\u00eb ishin fituar nga \u00e7elje t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb ligjore. Turku tha se k\u00ebto pasuri nuk ishin t\u00eb tyret dhe se kishte dakord\u00ebsi q\u00eb t\u00eb mbeteshin an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb fisit, por dokumentet nuk mbylleshin dot p\u00ebr shkak t\u00eb list\u00ebt s\u00eb gjat\u00eb t\u00eb trashgimtar\u00ebve dhe emigracionit.<\/p>\n<p><strong>Lirimi i Ymerit<\/strong><\/p>\n<p>Sipas relatimit t\u00eb KPK Turku nuk kishte probleme t\u00eb figur\u00ebs, por sa i p\u00ebrket profesionalizmit relatorja Sanxhaktari q\u00ebndroi gjat\u00eb n\u00eb rastin e lirimit t\u00eb t\u00eb d\u00ebnuarit p\u00ebr vrasje, Viktor Ymeri.<\/p>\n<p>Ymeri u lirua nga burg n\u00eb dhjetor 2019 pasi Gjykata e Elbasanit miratoi nj\u00eb s\u00ebr\u00eb k\u00ebrkesash t\u00eb tij n\u00eb disa procese paralele p\u00ebr ulje d\u00ebnimi dhe p\u00ebrfitime\u00a0 nga amnistia.\u00a0 (Ymeri u ri arrestua nga SPAK n\u00eb vitin 2020 me akuza p\u00ebr vrasje t\u00eb tjera, p\u00ebrfshi at\u00eb t\u00eb Vajdin Lames).\u00a0 KPK vuri n\u00eb dukje se Turku kishte p\u00ebrfaq\u00ebsuar prokurorin\u00eb n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb soll\u00ebn lirimin e Ymerit dhe se ai kishte pranuar k\u00ebrkesat e t\u00eb d\u00ebnuarit ose nuk ishte paraqitur n\u00eb seanc\u00eb.<\/p>\n<p>Sanxhaktari vuri n\u00eb dukje nj\u00eb rast sipas t\u00eb cilit edhe pse n\u00eb seanc\u00eb gjyq\u00ebsore Turku kishte pranuar k\u00ebrkes\u00ebn e Ymerit p\u00ebr ulje d\u00ebnimi, disa dit\u00eb m\u00eb von\u00eb kishte apeluar vendimin n\u00eb ish-Gjykat\u00ebn e Apelit Durr\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas relatores Gjykata e Apelit e kishte rr\u00ebzuar ankimin dhe ishte shprehur n\u00eb vendim se prokurori ishte i paqart\u00eb n\u00eb k\u00ebrkes\u00eb dhe se kishte mbajtur q\u00ebndrim tjet\u00ebr n\u00eb seanc\u00ebn n\u00eb shkall\u00ebn e par\u00eb. I pyetur n\u00eb seanc\u00eb Turku pretendoi se pas vendimit ai kishte pasur dyshime dhe se kishte k\u00ebrkuar t\u2019i sqaronte k\u00ebto dyshime p\u00ebrmes apelit.<\/p>\n<p>Turku pretendoi se mosprania e prokurorit n\u00eb seanca t\u00eb k\u00ebsaj natyre, q\u00eb u interpretua nga KPK si pranim n\u00eb heshtje i k\u00ebrkesave t\u00eb t\u00eb d\u00ebnuarit, ishte nj\u00eb praktik\u00eb e ndjekur n\u00eb vijim dhe vuri n\u00eb dukje se kishte sjell\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb vendimesh t\u00eb ngjashme. \u00a0Seanca p\u00ebr njoftimin e vendimit u caktua m\u00eb 26 tetor n\u00eb or\u00ebn 9.30.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurori Mustafa Turku u p\u00ebrball t\u00eb mart\u00ebn n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit me nj\u00eb s\u00ebr\u00eb pyetjesh mbi munges\u00ebn sipas KPK t\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme p\u00ebr pasurin\u00eb e krijuar prej tij q\u00eb prej vitit 1993. Nga relatimi n\u00eb seanc\u00eb Turku ishte gjetur me bilance negative prej disa qindra mij\u00eb lek\u00ebsh deri n\u00eb vitin 2003 dhe [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":77366,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2,115],"tags":[1248,784,1249,200,107,779,118,171,1245,906,1250,173,1246],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/IMG-6078-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Seanca ndaj prokurorit Mustafa Turku n\u00eb KPK | Foto nga: Vladimir Karaj","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77365"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=77365"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77365\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":77367,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77365\/revisions\/77367"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/77366"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=77365"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=77365"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=77365"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}