{"id":77389,"date":"2023-10-19T20:25:21","date_gmt":"2023-10-19T18:25:21","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtarja-herila-cela-jep-shpjegime-per-problemet-e-pasurise-dhe-profesionalizmit\/2023\/10\/19\/"},"modified":"2023-11-21T12:18:02","modified_gmt":"2023-11-21T11:18:02","slug":"gjyqtarja-herila-cela-jep-shpjegime-per-problemet-e-pasurise-dhe-profesionalizmit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtarja-herila-cela-jep-shpjegime-per-problemet-e-pasurise-dhe-profesionalizmit\/2023\/10\/19\/","title":{"rendered":"Gjyqtarja Herila \u00c7ela jep shpjegime p\u00ebr problemet e pasuris\u00eb dhe profesionalizmit"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtarja e Vlor\u00ebs, Herila \u00c7ela u p\u00ebrball t\u00eb enjten m\u00eb 19 tetor me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore q\u00eb zgjati rreth tre or\u00eb dha shpjegime p\u00ebr problemet e konstatuara n\u00eb kriterin pasuror dhe profesionalizmin, duke k\u00ebmb\u00ebngulur se kishte provuar t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs. Nd\u00ebrkoh\u00eb, gjyqtarja \u00c7ela mori vler\u00ebsim pozitiv p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs. Gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, subjekti u paraqit me avokaten Antoneta Sevdari e cila paraqiti kund\u00ebrshtimet p\u00ebr kriterin pasuror.<\/p>\n<p>Procesi i vetingut p\u00ebr gjyqtaren \u00c7ela po kryhet nga trupa e KPK e kryesuar nga Brunilda Bekteshi, me relatore Etleda \u00c7iftjan dhe an\u00ebtar Lulzim Hamitajn. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhgueses nd\u00ebrkomb\u00ebtare ishte e pranishme Elka Ermenkova.<\/p>\n<p>Herila \u00c7ela e filloi karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 2003 dhe punon prej dy dekadash si gjyqtare pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Rrethit Vlor\u00eb. Vendimet e gjyqtares Herila \u00c7ela jan\u00eb b\u00ebr\u00eb dy her\u00eb objekt i k\u00ebrkesave t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr procedimin disiplinor t\u00eb saj. N\u00eb vitin 2014, K\u00ebshilli i Lart\u00eb i Drejt\u00ebsis\u00eb vendosi mas\u00ebn e \u201cv\u00ebrejtjes me paralajm\u00ebrim\u201d ndaj saj, por nga sa u tha n\u00eb seanc\u00eb u m\u00ebsua se kjo mas\u00eb ishte rr\u00ebzuar nga gjykatat.<\/p>\n<p><strong>Bilance negative dhe konflikt interesi<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong>Relatorja Etleda \u00c7iftja konstatoi se subjekti zot\u00ebron 11 pasuri t\u00eb paluajtshme t\u00eb p\u00ebrfituara si rrjedhoj\u00eb e trash\u00ebgimis\u00eb ligjore nga n\u00ebna, e cila ka qen\u00eb pronare e dy trojeve. N\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb trojeve jan\u00eb p\u00ebrfituar nga shoq\u00ebria nd\u00ebrtuese q\u00eb ka kryer invstimin, disa apartamente, nj\u00ebsi dhe garazhe.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse Komisioni nuk ka gjetur probleme p\u00ebr burimin e krijimit t\u00eb k\u00ebtyre pasurive, u v\u00ebrejt se mbetej e paqart\u00eb pse p\u00ebrfitimi nga kontrata e vitit 2015 ishte ndjesh\u00ebm m\u00eb fitimprur\u00ebse p\u00ebr gjyqtaren \u00c7ela, se sa kontrata e lidhur n\u00eb 2008-\u00ebn. Relatorja \u00c7iftja v\u00ebrejti n\u00eb vitin 2008, ishte dakord\u00ebsuar q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfitohej sip\u00ebrfaqe nd\u00ebrtimore 23% e sip\u00ebrfaqes s\u00eb truallit, nd\u00ebrsa n\u00eb 2015-\u00ebn 106%. Sipas KPK, duket se nuk ka logjik\u00eb ekonomike q\u00eb shoq\u00ebria nd\u00ebrtuese t\u00eb n\u00ebnshkruante kontrat\u00ebn e vitit 2015, pasi do t\u00eb rezultonte pa fitime.<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong>P\u00ebrfaq\u00ebsuesja e subjektit, avokatja Antoneta Sevdari dekalroi se n\u00eb truallin p\u00ebr t\u00eb cilin ishte n\u00ebnshkruar kontrata e shk\u00ebmbimit n\u00eb vitin 2008, at\u00ebher\u00eb gjendeshin disa nd\u00ebrtime pa leje. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, shoq\u00ebris\u00eb nd\u00ebrtuese i duhej t\u00eb shp\u00ebrblente edhe zot\u00ebruesit e objekteve pa leje dhe ishte ishin dakord\u00ebsuar p\u00ebr nj\u00eb sip\u00ebrfaqe nd\u00ebrtimore m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl.<\/p>\n<p>Sipas Sevdarit, kjo situat\u00eb kishte ndikuar n\u00eb kontrat\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb vitit 2015, ku subjekti dhe familjar\u00ebt e saj kishin p\u00ebrfituar nj\u00eb sip\u00ebrfaqe m\u00eb t\u00eb madhe nd\u00ebrtimore n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, duke I dh\u00ebn\u00eb zgjidhje dhe problemeve t\u00eb kontrat\u00ebs s\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong>Komisioni ka gjetur pamund\u00ebsi financiare n\u00eb shum\u00ebn 631 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr subjektin dhe prind\u00ebrit e saj p\u00ebr investimin e kryer n\u00eb vitet 1997-1998 p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb shtese t\u00eb apartametit q\u00eb ata kishin p\u00ebrfituar me privatizim n\u00eb vitin 1993.<\/p>\n<p>Avokatja Sevdari pohoi se subjekti kishte kryer akt-ekspertim privat p\u00ebr shpenzimet lidhur me investimin e kryer p\u00ebr shtes\u00ebn e apartamentit. Sipas saj, vlera e verand\u00ebs nuk mund t\u00eb ishte e nj\u00ebjt\u00eb me at\u00eb t\u00eb pjes\u00ebs s\u00eb banuar. Po ashtu, solli n\u00eb v\u00ebmendje faktin se nd\u00ebrtimi ishte informal e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb kishte kosto m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt. N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb shpjegimeve p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gjetje, ajo u shpreh se mbetej nj\u00eb bilanc negativ n\u00eb shum\u00ebn 70 mij\u00eb lek\u00eb, pasi nuk dokumentoheshin disa t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr shkak t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb larg\u00ebt, prej m\u00eb shum\u00eb se 20 vjet.<\/p>\n<p>Sipas KPK, \u00c7ela ka rezultuar me bilanc negativ n\u00eb mas\u00ebn rreth 1 milion lek\u00eb p\u00ebr krijimin e dy depozitave n\u00eb vitin 2006 me burim dhurime nga prind\u00ebrit. Sipas KPK, nuk \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar nga subjekti se t\u00eb ardhurat e prind\u00ebrve nga shitja e nj\u00eb prone t\u00eb n\u00ebn\u00ebs, jan\u00eb p\u00ebrfituar p\u00ebrpara n\u00ebnshkrimit t\u00eb kontrat\u00ebs s\u00eb atij transaksioni q\u00eb \u00ebsht\u00eb kryer n\u00eb 2007-\u00ebn.<\/p>\n<p>Avokatja Sevdari pranoi se kontrata e shitjes s\u00eb pron\u00ebs nga ishin siguruar t\u00eb ardhurat e dhuruara p\u00ebr depozitat, ishte n\u00ebnshkruar pas \u00e7eljes s\u00eb tyre. Por, sipas saj, subjekti kishte provuar se ark\u00ebtimi shum\u00ebs s\u00eb p\u00ebrfituar nga shitja e tok\u00ebs ishte kryer disa muaj m\u00eb par\u00eb. Ajo solli n\u00eb v\u00ebmendje se n\u00ebse dakord\u00ebsimi p\u00ebr \u00e7mimin e shitjes s\u00eb tok\u00ebs do t\u00eb ishte realizuar n\u00eb vitin 2007, at\u00ebher\u00eb do ishte p\u00ebrfituar nj\u00eb vler\u00eb m\u00eb e madhe. P\u00ebrfaq\u00ebsuesja e subjektit k\u00ebmb\u00ebnguli, se n\u00ebse analiza do t\u00eb kryhej sipas situat\u00ebs t\u00eb bazuar n\u00eb provat e tyre, at\u00ebher\u00eb p\u00ebrmbysej barra e prov\u00ebs.<\/p>\n<p>\u00c7ela ka rezultuar n\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr blerjen e nj\u00eb makine n\u00eb vitin 2012 p\u00ebr shum\u00ebn 1.8 milion\u00eb, si burim krijimi t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs jan\u00eb deklaruar kursimet dhe dividend i shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb bashk\u00ebshortit. Sipas KPK, n\u00eb 2012-\u00ebn shoq\u00ebria e bashk\u00ebshortit ka shp\u00ebrndar\u00eb dividend n\u00eb shum\u00ebn 900 mij\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb deklaruar gjendje cash n\u00eb vite. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb \u00ebsht\u00eb konstatuar pamund\u00ebsi po n\u00eb shum\u00ebn 1.8 milion lek\u00eb p\u00ebr blerjen e mjetit.<\/p>\n<p>Sevdari deklaroi se ishte gjetur kontrata e porosis\u00eb s\u00eb mjetit, q\u00eb sipas saj shuan \u00e7do dyshim p\u00ebr diferenc\u00ebn negative.<\/p>\n<p>Bashk\u00ebshorti i gjyqtares \u00c7ela ka hapur dy depozita n\u00eb vitet 2003 dhe 2004, me burim t\u00eb ardhurat nga emigracioni n\u00eb Itali dhe nga biznesi i tij. Sipas \u00c7iftjas, nuk \u00ebsht\u00eb arritur t\u00eb provohen t\u00eb ardhurat nga emigracioni dhe ushtrimi aktivitetit nga bashk\u00ebshorti i subjektit.<\/p>\n<p>Komisioni nuk ka p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb t\u00eb ardhurave nga qiradh\u00ebnia e pronave, pasi nuk \u00ebsht\u00eb v\u00ebtretuar shlyerja e detyrimve tatimore. Nga analiza financiare e p\u00ebrgjithshme paraprake ka rezultuar bilanc negativ n\u00eb shum\u00ebn 8.5 mlion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, kan\u00eb rezultuar burime t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr vlera t\u00eb konsiderueshme n\u00eb disa depozita dhe llogari rrjedh\u00ebse n\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsi t\u00eb babait t\u00eb subjektit dhe bashk\u00ebshortit t\u00eb saj, me burim krijimi t\u00eb ardhurat nga shitjet e asteve t\u00eb p\u00ebrfituara nga shk\u00ebmbimi trojeve me pasuri t\u00eb palujtshme.<\/p>\n<p>Sevdari v\u00ebrejti se \u00c7ela e ka paditur qiramarr\u00ebsit dhe me vendim gjyq\u00ebsor \u00ebsht\u00eb detyruar q\u00eb t\u00eb shlyej\u00eb detyrimin tatimor. Sipas saj, \u00ebsht\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm fakti se qirat\u00eb jan\u00eb paguar n\u00eb vler\u00ebn neto.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, Sevdari theksoi se \u00c7ela i kishte pasur dokumentet p\u00ebr qarkullimin dhe tatimin e paguar nga bashk\u00ebshorti n\u00eb vite p\u00ebr aktivittin e tij. Ajo shpjegoi se bashk\u00ebshorti subjektit kishte pasur nj\u00eb kancelari q\u00eb prej vitit 2001 q\u00eb kishte qen\u00eb biznes mjaft i suksessh\u00ebm pasi sh\u00ebrbime t\u00eb tilla ishin mjaft t\u00eb k\u00ebrkuara n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas saj, p\u00ebr shkak t\u00eb skuesesit, bashk\u00ebshorti i \u00c7el\u00ebs e kishte kthyer aktivitetin nga person fizik n\u00eb sh.p.k., duke p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb veprimtarin\u00eb e tij edhe importin dhe eksportin. \u201cDuhet t\u00eb p\u00ebrfhsihen pavar\u00ebsisht pasakt\u00ebsive. Jan\u00eb t\u00eb ardhura reale\u201d, pohoi Sevdari dhe shtoi se tatimet kan\u00eb konfirmuar ushtrimin e aktivitetit n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb dhe se bashk\u00ebshorti i subjektit nuk kishte detyrime tatimore. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, ajo k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb arhdurat nga aktiviteti t\u00eb konsideroheshin bazuar n\u00eb parimin e objektivitetit dhe proporcionalitetit.<\/p>\n<p>Po ashtu, Sevdari pretendoi se kishin v\u00ebrtetuar pun\u00ebsimin e bashk\u00ebshotit t\u00eb subjektit dhe t\u00eb arhdurt. Ajo shpjegoi se fillimisht ai kishte punuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb informale, por n\u00eb \u201996-\u00ebn ishte pajisur me leje q\u00ebndrimi. Sipas avokates, tjet\u00ebr fakt i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm \u00ebsht\u00eb se depozita e vitit 2003, ishte \u00e7elur p\u00ebrpara se subjekti t\u00eb fillonte detyr\u00ebn.<\/p>\n<p>P\u00ebr depozit\u00ebn e vitit 2004, ajo shpjegoi se kishin dor\u00ebzuar prova se bashk\u00ebshorti subjektit kishte mbyllur aktivitin si person fizik n\u00eb at\u00eb vit dhe se gjith\u00eb vler\u00ebn q\u00eb kishte pasur n\u00eb ark\u00eb, e kishte depozituar n\u00eb bank\u00eb, q\u00eb p\u00ebrb\u00ebnte edhe burimin e krijimit t\u00eb k\u00ebtij likujditeti. Sevdari k\u00ebmb\u00ebnguli se subjekti rezulton me bilanc pozitiv n\u00eb vler\u00ebn 710 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, ajo k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb korrigjohet analiza financiare e KPK, duke pretenduar se ishte sh\u00ebnuar shum\u00eb m\u00eb e lart\u00eb gjendja e llogarive bankare. Po ashtu, sipas saj, nj\u00eb pjes\u00eb e t\u00eb ardhurave n\u00eb analiz\u00eb p\u00ebrllogaritet si e shk\u00ebmbyer n\u00eb valut\u00eb n\u00eb fund t\u00eb vitit.<\/p>\n<p>Avokatja Sevdari deklaroi se nga analiza financiare e p\u00ebrgjithshme mbetet nj\u00eb bilanc negativ n\u00eb mas\u00ebn rreth 400 mij\u00eb lek\u00eb. Ajo shtoi, se pasakt\u00ebsit\u00eb n\u00eb deklarime jan\u00eb t\u00eb pashoq\u00ebuara me balanca negative dhe v\u00ebrejti se k\u00ebto rrethana, bazuar n\u00eb parimin e objektivitetit dhe proporcionalitetit, nuk mund t\u00eb sjellin penalizim.<\/p>\n<p>KPK ka gjetur se shoq\u00ebria n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit ka fituar disa procedura prokurimi dhe ka lidhur kontrata me institucionet shtet\u00ebrore q\u00eb gjenden n\u00eb territorin n\u00ebn juridiksionin e Gjykat\u00ebs s\u00eb Vlor\u00ebs. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb \u00ebsht\u00eb konstatuar se subjekti gjendet n\u00eb kushtet e konfilktit t\u00eb interesit dhe se kan\u00eb p\u00ebrfituar t\u00eb ardhura si paosj\u00eb e k\u00ebsaj gjendjeje. Po ashtu, u evidentua se \u00c7ela nuk ka marr\u00eb asnj\u00eb mas\u00eb p\u00ebr korrigjimin e k\u00ebsaj situate.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa avokatja Sevdari deklaroi se sapo subjekti kishte marr\u00eb dijeni nga ILDKPKI p\u00ebr situat\u00ebn e konfliktit t\u00eb interesit kishte marr\u00eb masat q\u00eb bashk\u00ebshorti t\u00eb shiste aksionet q\u00eb zot\u00ebronte si ortak i vet\u00ebm. Sipas avokates, bashk\u00ebshorti \u00c7el\u00ebs nuk kishte kryer veprime p\u00ebr kontratat me institucionet publike, por se ato ishin realizuar nga administratori shoq\u00ebris\u00eb. Ajo shtoi se t\u00eb ardhurat nga prokurimet publike z\u00ebn\u00eb vet\u00ebm 7% t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><strong>Problemet profesionale<\/strong><\/p>\n<p>Gjyqtarja Herila \u00c7ela i parashtroi vet\u00eb shpjegimet dhe provat e saj n\u00eb kriterin profesional. Lidhur me konstatimin e KPK p\u00ebr shqyrtimin e nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje jasht\u00eb afatit 6-mujor, subjekti deklaroi se shkak ishin b\u00ebr\u00eb k\u00ebrkimet e pal\u00ebve n\u00eb process.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb procedim disiplinor t\u00eb k\u00ebrkuar nga Ministria e Drejt\u00ebsis\u00eb ndaj saj, q\u00eb \u00ebsht\u00eb pranuar nga ish-K\u00ebshilli i Lart\u00eb i Drejt\u00ebsis\u00eb, KLD, \u00c7ela shpjegoi se i ishte drejtuar me ankim Apelit Administrativ q\u00eb i kishte dh\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00eb. Sipas saj, rekursi iu ushtruar nga ish_KLD nuk ishte pranuar nga Gjykata e Lart\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo dha shpjegime dhe p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar procedimi, q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me ndryshimin e mas\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb ndaj shtetasit T.M., nga \u201carrest n\u00eb burg\u201d, \u201cn\u00eb arrest sht\u00ebpie\u201d. Sipas relatores \u00c7iftja, personi n\u00eb fjal\u00eb rezultonte dhe I procedurar p\u00ebr vepra t\u00eb tjera penale dhe paraqiste rezikshm\u00ebri t\u00eb lart\u00eb shoq\u00ebrore.<\/p>\n<p>Sipas KPK, n\u00eb arsyetimin ligjor t\u00eb vendimit t\u00eb subjektit, mungonte argumentimi n\u00eb lidhje me rrethanat q\u00eb kishin \u00e7uar n\u00eb ndryshimin e mas\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb n\u00eb favor t\u00eb t\u00eb dyshuarit, si dhe se duket se \u00ebsht\u00eb favorizuar ky person n\u00ebn hetim duke mos u konsideruar fakti se ndaj tij kishte pasur nj\u00eb tjet\u00ebr procedim penal, si dhe mas\u00eb sigurimi personal \u201carrest n\u00eb sht\u00ebpi\u201d. \u00c7iftja sqaroi n\u00eb seanc\u00eb se i dyshuari, n\u00ebn cil\u00ebsin\u00eb e personit n\u00eb hetim, ishte larguar nga vendi vuajtjes s\u00eb d\u00ebnimit, sht\u00ebpia e tij dhe m\u00eb von\u00eb n\u00eb makin\u00eb i jan\u00eb gjetur l\u00ebnd\u00eb narkotike dhe arm\u00eb pa leje.<\/p>\n<p>Gjyqtarja \u00c7ela deklaroi se k\u00ebrkesa e T.M. p\u00ebr ndryshimin e mas\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb ishte kryer disa muaj pas ndalimit dhe kur nga aktet e ekspertimit ishte konkluduar se nuk kishte gjurm\u00eb t\u00eb gishtave t\u00eb tij n\u00eb sendet p\u00ebrkat\u00ebse, n\u00eb arm\u00ebn e zjarrit dhe n\u00eb mb\u00ebshtjelljen e l\u00ebnd\u00ebs narkotike. Sipas saj, kjo \u00e7\u00ebshtje \u00ebsht\u00eb arkivuar se fundmi edhe nga Inspektori i Lart\u00eb i Drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni konstatoi gjendjen e subjektit n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit edhe n\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje profesionale. Sipas relatores \u00c7iftja, duket se \u00c7ela gjendet n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit n\u00eb gjykimin e nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje civile ku k\u00ebrkuesi pretendon pronba t\u00eb shpron\u00ebsuara n\u00eb em\u00ebr t\u00eb n\u00ebn\u00ebs s\u00eb ndjer\u00eb t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, padit\u00ebsi ka k\u00ebrkuar mas\u00ebn e sigurimit t\u00eb padis\u00eb, ku person i tret\u00eb ka qen\u00eb shoq\u00ebria me t\u00eb cil\u00ebn subjekti ka pasur marrdh\u00ebnie kontraktore. Nd\u00ebrkoh\u00eb, ka rezultuar se \u00c7ela nuk ka sh\u00ebnuar or\u00ebn e seanc\u00ebs gjyq\u00ebsore duke vepruar n\u00eb kund\u00ebrshim me Kodin e Procedur\u00ebs Civile, duke mos i dh\u00ebn\u00eb mund\u00ebsin\u00eb padit\u00ebsit q\u00eb t\u00eb paraqitej n\u00eb seanc\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas relatores \u00c7iftja, Komisioni ngre dyshime se subjekti ka kryer veprime p\u00ebr t\u00eb penguar padit\u00ebsin t\u00eb ushtroj\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e tij, p\u00ebr arsye se ka qen\u00eb n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit.<\/p>\n<p>Gjyqtarja \u00c7ela deklaroi n\u00eb seanc\u00eb se n\u00eb asnj\u00eb g\u00ebrm\u00eb t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs nuk kishte t\u00eb dh\u00ebna se prona ishte pik\u00ebrisht ajo e fituar nga n\u00ebna e saj me vendim t\u00eb Komisionit t\u00eb Kthimit dhe Kompesimit t\u00eb Pronave.<\/p>\n<p>Ajo pohoi se \u00ebsht\u00eb konstatuar se k\u00ebrkesa ishte me t\u00eb meta dhe \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb detyr\u00eb q\u00eb t\u00eb sakt\u00ebsoheshin adresat. Sipas subjektit, k\u00ebrkuesi kishte marr\u00eb dijeni dhe nuk ka b\u00ebr\u00eb kthimin me korigjimin e t\u00eb metave. Ajo shtoi se dhe nj\u00eb tjet\u00ebr gjyqtar e ka pushuar. P\u00ebr mas\u00ebn e sigurimit t\u00eb padis\u00eb, tha se i\u2019a kishte kaluar nj\u00eb gjyqtari tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Lidhur me konstatimin p\u00ebr mosvendosjen e orarit t\u00eb seanc\u00ebs, \u00c7ela argumentoi se n\u00eb procesverbale sh\u00ebnohej vendi, koha dhe pal\u00ebt, por jo orari i fillimit dhe mbarimit t\u00eb seancave. \u201cUn\u00eb kam zbatuar Kodin e procedur\u00ebs Civile\u201d, deklaroi ajo dhe solli n\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb Komisionit se ky person \u00ebsht\u00eb i akuzuar p\u00ebr mashtrim dhe falsifikim dhe se aktualisht gjendet n\u00eb mas\u00ebn e sigurimit \u201carrest sht\u00ebpie\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebr ankes\u00ebn e nj\u00eb shtetasi italian se k\u00ebrkesa p\u00ebr mas\u00ebn e sigurimit t\u00eb padis\u00eb ishte shqyrtuar pas 12 dit\u00ebsh, subjekti shpjegoi se e kishte shqyrtuar brenda kat\u00ebr dit\u00ebve nga momenti q\u00eb i kishte mb\u00ebrritur. Sipas saj, \u00ebsht\u00eb shtyr\u00eb kat\u00ebr dit\u00eb pasi kishin rastisur dy dit\u00ebt e pushimit t\u00eb fundjav\u00ebs dhe se nuk mund t\u00eb shqyrtohej n\u00eb dit\u00eb pushimi.<\/p>\n<p>Duke iu referuar nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb shqyrtuar nga subjekti dhe t\u00eb denoncuar n\u00eb media, \u00c7iftja konstatoi se \u00c7ela ka disponuar p\u00ebr thimin e nj\u00eb shume 160 mij\u00eb euro, para se gjykata t\u00eb shprehej se cili \u00ebsht\u00eb detyrimi i sakt\u00eb i personave t\u00eb tret\u00eb. Sipas KPK, subjkti ka p\u00ebrcaktuar shum\u00ebn n\u00eb tejkalim t\u00eb objektit t\u00eb padis\u00eb, pa k\u00ebrkes\u00ebn e pal\u00ebs dhe kur nuk mund ta b\u00ebnte nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb. Gjyqtarja Herila \u00c7ela kund\u00ebrshtoi duke pretenduar se kishte qen\u00eb k\u00ebrkimi i padis\u00eb.<\/p>\n<p>KPK konstaton se subjekti ka marr\u00eb vendim p\u00ebr kthimin e nj\u00eb padie me t\u00eb meta duke mos caktuar afat t\u00eb arsyesh\u00ebm q\u00eb t\u2019i jepte mudn\u00ebsi pal\u00ebs padit\u00ebse p\u00ebr t\u00eb siguruar dokumentet e k\u00ebrkuara.<\/p>\n<p>\u00c7ela pohoi se kishte qen\u00eb vet\u00eb padit\u00ebsja q\u00eb kishte k\u00ebrkuar plot\u00ebsimin e t\u00eb meta. Sipas saj, pala padit\u00ebse ishte paraqitur dhe kishte k\u00ebrkuar koh\u00eb dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye e kishte kthyer padin\u00eb me t\u00eb meta.<\/p>\n<p>Subjekti dha shpjegime dhe p\u00ebr disa \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tjera duke kund\u00ebrshtuar pretendimet e denoncuesve.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, avokatja Antoneta Sevdari k\u00ebrkoi konfimimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuear\u00ebs prej saj, gjyqtares Herila \u00c7ela.<\/p>\n<p>KPK njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb dat\u00eb 30 tetor, n\u00eb or\u00ebn 09:45.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtarja e Vlor\u00ebs, Herila \u00c7ela u p\u00ebrball t\u00eb enjten m\u00eb 19 tetor me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore q\u00eb zgjati rreth tre or\u00eb dha shpjegime p\u00ebr problemet e konstatuara n\u00eb kriterin pasuror dhe profesionalizmin, duke k\u00ebmb\u00ebngulur se kishte provuar t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs. Nd\u00ebrkoh\u00eb, gjyqtarja \u00c7ela mori vler\u00ebsim [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":77390,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2],"tags":[365,934,288,148,103,1244,118,172],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/Herila-pas-seances-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja Herila \u00c7ela (n\u00eb mes) pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77389"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=77389"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77389\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":77391,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77389\/revisions\/77391"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/77390"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=77389"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=77389"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=77389"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}