{"id":77413,"date":"2023-10-17T18:45:31","date_gmt":"2023-10-17T16:45:31","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurorja-teuta-rrudha-kundershton-balancen-negative-per-nje-apartament\/2023\/10\/17\/"},"modified":"2023-11-21T12:18:44","modified_gmt":"2023-11-21T11:18:44","slug":"prokurorja-teuta-rrudha-kundershton-balancen-negative-per-nje-apartament","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurorja-teuta-rrudha-kundershton-balancen-negative-per-nje-apartament\/2023\/10\/17\/","title":{"rendered":"Prokurorja Teuta Rrudha kund\u00ebrshton balanc\u00ebn negative p\u00ebr nj\u00eb apartament"},"content":{"rendered":"<p>Prokurorja e Durr\u00ebsit, Teuta Rrudha u p\u00ebrball t\u00eb mart\u00ebn m\u00eb 17 tetor me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dha shpjegime p\u00ebr barrat e prov\u00ebs p\u00ebr pasurin\u00eb duke kund\u00ebrshtuar bilancet negative t\u00eb konstatuara, si dhe p\u00ebr gjetjet n\u00eb kriterin profesional. Ajo mori vler\u00ebsim pozitiv p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs.<\/p>\n<p>Procesi i rivler\u00ebsimit kalimtar p\u00ebr prokuroren Rrudha po kryhet nga trupa e KPK e kryesuar nga Brunilda Bekteshi, me relator Lulzim Hamitajn dhe an\u00ebtare Etleda \u00c7iftjan. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Gerrit Sprenger.<\/p>\n<p>Teuta Rrudha e nisi karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1992 si prokurore n\u00eb Prokurorin\u00eb e Fierit. N\u00eb vitin 2004 ajo u transferua n\u00eb Durr\u00ebs, ku dhe e ushtron funksionin aktualisht.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton pamund\u00ebsi financiare t\u00eb prokurores Rrudha p\u00ebr pages\u00ebn e nj\u00eb pjese t\u00eb \u00e7mimit t\u00eb nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 130 m2 t\u00eb deklaruar n\u00eb vitin 2009 se \u00ebsht\u00eb bler\u00eb kundrejt \u00e7mimit 71 mij\u00eb e 500 euro. Si burime krijimi t\u00eb k\u00ebsaj pasurie jan\u00eb deklaruar nj\u00eb kredi n\u00eb mas\u00ebn 4.5 milion\u00eb lek\u00eb, nj\u00eb hua 10 mij\u00eb euro dhe po 10 mij\u00eb euro dhurat\u00eb nga v\u00ebllai i subjektit, me burim nga shitja e nj\u00eb prone t\u00eb familjes s\u00eb origjin\u00ebs.<\/p>\n<p>Hamitaj v\u00ebrejti se nga hetimi \u00ebsht\u00eb konstatuar se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb apartament ka pasur edhe nj\u00eb tjet\u00ebr kontrat\u00eb t\u00eb vitit 2008, ku \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar se \u00ebsht\u00eb likujduar k\u00ebsti i par\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 15 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Subjekti ka deklaruar se ka shlyer 15 mij\u00eb euro dhe 4.5 milion\u00eb lek\u00eb nga \u00e7mimi i apartamentit. Sipas saj, ka qen\u00eb nj\u00eb detyrim n\u00eb shum\u00ebn 1.6 milion lek\u00eb, pasi \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar n\u00eb kontrat\u00eb q\u00eb t\u00eb shlyhet pas regjistrimin fillestar t\u00eb pasuris\u00eb, gj\u00eb q\u00eb nuk ka ndodhur ende.<\/p>\n<p>Por, sipas Hamitajt, nga mandatet e administruara ka rezutuar se p\u00ebr apartamentin jan\u00eb paguar rreth 35 mij\u00eb euro dhe 4.5 milion\u00eb lek\u00eb, q\u00eb n\u00eb total kapin shifr\u00ebn rreth 9.6 milion\u00eb lek\u00eb. \u201cP\u00ebr rrjedhoj\u00eb nuk duhej t\u00eb kishte mbetur detyrim ndaj shoq\u00ebris\u00eb\u201d, tha Hamitaj.<\/p>\n<p>KPK ka konsideruar si shpenzim n\u00eb vitin 2008 shum\u00ebn 15 mij\u00eb euro t\u00eb p\u00ebrcaktuar sit \u00eb shlyer p\u00ebr k\u00ebstin e par\u00eb n\u00eb kontrat\u00ebn e atij viti. Nga analiza financiare ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 1.7 milion lek\u00eb p\u00ebr pages\u00ebn n\u00eb vitin 2008.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare e kryer p\u00ebr likujdimin e k\u00ebsteve t\u00eb k\u00ebsaj pasurie, ka rezultuar nj\u00eb bilanc negativ total n\u00eb shum\u00ebn rreth 3 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Prokurorja Rrudha k\u00ebmb\u00ebnguli gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore se nuk kishte kryer pages\u00eb n\u00eb 2008-\u00ebn, ashtu si p\u00ebrcaktohej n\u00eb kontrat\u00ebn e atij viti. Ajo shpjegoi se ajo kontrat\u00eb ishte imponuar nga kushtet e bank\u00ebs p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb kredi.<\/p>\n<p>Ajo solli si argument se n\u00eb kontrat\u00ebn e sip\u00ebrmarjes t\u00eb lidhur n\u00eb vitin 2009 p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtin apartament, ishte sh\u00ebnuar pagesa e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb 15 mij\u00eb euro n\u00eb 2009-\u00ebn. \u201cN\u00ebse do ishte paguar 15 mij\u00eb euro n\u00eb vitin 2008 dhe 15 mij\u00eb euro t\u00eb tjera n\u00eb vitin 2009, at\u00ebher\u00eb n\u00eb kontrat\u00ebn\u00a0 dyt\u00eb do t\u00eb ishte sh\u00ebnuar se ishin paguar gjithsej 30 mij\u00eb euro\u201d, theksoi Rrudha duke pretenduar se kontrata e 2009-\u00ebs e suprimonte at\u00eb t\u00eb vitit t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Po ashtu, subjekti solli si argument faktin se kishte deklaruar m\u00eb n\u00eb vitin 2011 pran\u00eb ILDKPKI detyrimin e mbetur n\u00eb shum\u00ebn 1.6 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>E pyetur nga Sprenger p\u00ebr nj\u00eb mandat pagese t\u00eb vitit 2008, subjekti tha se nuk kishte pasur dijeni m\u00eb par\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rrethan\u00eb dhe se e kishte m\u00ebsuar gjat\u00eb hetimit administrativ. Ajo tha se nuk dinte se kush mund ta kishte vendosur at\u00eb mandat pagese mes dokumenteve.<\/p>\n<p>Rrudha u shpreh se n\u00ebse do t\u00eb kryhej p\u00ebrllogaritja mes vler\u00ebs s\u00eb partamentit dhe pagesave t\u00eb kryera, ato do t\u00eb dilnin t\u00eb nj\u00ebjta.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb vitin 2008 nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb pages\u00eb dhe sh\u00ebnimi \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb mir\u00ebbesim me shoq\u00ebrin\u00eb. Nuk kam asnj\u00eb pamund\u00ebsi financiare n\u00eb vitin 2008 pasi nuk kam b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb pages\u00eb\u201d, k\u00ebmb\u00ebnguli subjekti.<\/p>\n<p>Sipas saj, pamund\u00ebsia p\u00ebr apartamenti rezulton vet\u00ebm n\u00eb mas\u00ebn 227 mij\u00eb lek\u00eb, por q\u00eb bazuar n\u00eb parimin objektivitetit dhe proporcionalitetit, \u00ebsht\u00eb e pamjaftueshme p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb penalizim.<\/p>\n<p>Komisioni nuk ka gjetur probleme dometh\u00ebn\u00ebse n\u00eb dy pasuri t\u00eb trash\u00ebguara nga subjkti dhe bashk\u00ebshorti i saj. Konkretisht nuk ka pasur paqart\u00ebsi p\u00ebr burimin e krijimit t\u00eb pjes\u00ebs takuese t\u00eb prokurores Rrudha n\u00eb nj\u00eb truall me sip\u00ebrfaqe 790 m2 n\u00eb Divjak\u00eb dhe nj\u00eb trualli tjet\u00ebr 292 m2 n\u00eb Fier t\u00eb bashk\u00ebshortit, pasuri t\u00eb trash\u00ebguara nga familjet respektive. Sipas Hamitajt, subjekti nuk ka kryer deklarim p\u00ebr pjes\u00ebn e saj takuese n\u00eb truallin n\u00eb Divjak\u00eb, si dhe nuk \u00ebsht\u00eb deklaruar turalli n\u00eb Fier deri n\u00eb vitin 2013 kur \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar nj\u00eb kontrat\u00eb investimi me nj\u00eb shoq\u00ebri nd\u00ebrtuese.<\/p>\n<p>KPK nuk ka gjetur problem as n\u00eb lejen e nj\u00eb automjeti n\u00eb vitin 2015 p\u00ebr \u00e7mimin 4500 euro, me burim t\u00eb ardhurat nga shitja e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Fier.<\/p>\n<p>Hamitaj tha se nga analiza financiare paraprake p\u00ebr t\u00eb ardhurat, investimet dhe shpenzimet p\u00ebr gjith\u00eb periudh\u00ebn e rivler\u00ebsimit ka rezultuar bilanc negativ n\u00eb shum\u00ebn rreth 2.3 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Rrudha i pranoi pasakt\u00ebsit\u00eb lidhur me mosdeklarimin e pasurive t\u00eb trash\u00ebguara, port ha se ishte pa faj pasi nuk kishte pasur dijeni p\u00ebr zot\u00ebrimin\u00a0 pjes\u00ebs takuese, si dhe nuk ishte e shoq\u00ebruar me munges\u00eb burimesh. Sipas subjektit, bazuar n\u00eb k\u00ebto rrethana, pasakt\u00ebsit\u00eb nuk mund t\u00eb sillnin pasoja.<\/p>\n<p>Subjekti pretendoi se analiza financiare e familjes s\u00eb saj n\u00eb vite rezulton me bilanc pozitiv.<\/p>\n<p>Rrudha u vler\u00ebsua pozitivisht p\u00ebr figur\u00ebn, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb aspektin profesional u trajtuan m\u00eb s\u00eb shumti gjetjet p\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb 6 denoncimeve t\u00eb depozituara nga publiku, si dhe p\u00ebr ankesat e kryera m\u00eb par\u00eb ndaj saj.<\/p>\n<p>Lidhur me kat\u00ebr kall\u00ebzime penale p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt ka vendosur mosfillimin e hetimeve, subjekti shpjegoi se n\u00eb tre raste nuk kishte pasur vep\u00ebr penale, nd\u00ebrsa n\u00eb tjetrin ishte parashkruar vepra penale. Lidhur me vendimarjen e gjykat\u00ebs p\u00ebr prishjen e vendimit t\u00eb mosfillimit me argumentin se ishte parashkruar vepra penale, subjekti sqaroi se nuk kishte vijuar ankimin, por kishte regjistruar menj\u00ebher\u00eb procedimin penal dhe se po vijon hetimet. Ajo shtoi, se denoncuesi ishte ankimuar edhe pran\u00eb Inspektoriatit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb lidhur me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, q\u00eb ishte arkivuar.<\/p>\n<p>Subjekti u pyet edhe lidhur me nj\u00eb shkrim n\u00eb nj\u00eb media online ku ajo p\u00ebrmendjej p\u00ebr q\u00ebndrimin e saj p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e njohur si \u201cdosja 339\u201d, ku rezultatet e p\u00ebrgjimeve lidh\u00ebn funksionar\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb Partis\u00eb Socialiste me nj\u00eb grup t\u00eb dyshuar p\u00ebr trafik narkotik\u00ebsh, t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb fushat\u00eb elektorale dhe blerje e frik\u00ebsim votuesish.<\/p>\n<p>Rrudha u shpreh se \u201cdosja 339\u201d ishte e ish-Prokuroris\u00eb p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda. Ajo shpjegoi n\u00eb seanc\u00eb se kishte regjistruar procedim penal lidhur me dy persona p\u00ebr arm\u00ebmbajtje pa leje duke konkluduar me pushimin e akuz\u00ebs p\u00ebr nj\u00ebrin prej t\u00eb hetuarve dhe se p\u00ebr tjetrin kishte k\u00ebrkuar deklarimin fajtor.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, prokurorja Rrudha deklaroi se kishte arritur nivel t\u00eb besuesh\u00ebm n\u00eb t\u00eb tre kriteret e rivler\u00ebsimit dhe k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb. KPK n\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs u shpreh se do t\u00eb njoftoj\u00eb n\u00eb dit\u00ebt n\u00eb vijim lidhur me ecurin\u00eb e procesit p\u00ebr prokuroren teuta Rrudha.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurorja e Durr\u00ebsit, Teuta Rrudha u p\u00ebrball t\u00eb mart\u00ebn m\u00eb 17 tetor me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dha shpjegime p\u00ebr barrat e prov\u00ebs p\u00ebr pasurin\u00eb duke kund\u00ebrshtuar bilancet negative t\u00eb konstatuara, si dhe p\u00ebr gjetjet n\u00eb kriterin profesional. Ajo mori vler\u00ebsim pozitiv p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs. Procesi i rivler\u00ebsimit [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":77414,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2],"tags":[365,288,911,118,172,119,129,1252],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/Teuta-Rrudha-pas-seances-degjimore-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Prokurorja Teuta Rrudha pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77413"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=77413"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77413\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":77415,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77413\/revisions\/77415"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/77414"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=77413"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=77413"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=77413"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}