{"id":77461,"date":"2023-11-21T21:30:57","date_gmt":"2023-11-21T20:30:57","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-elio-mazreku-perballet-me-barre-prove-per-ligjshmerine-e-pasurise\/2023\/11\/21\/"},"modified":"2023-11-23T13:24:20","modified_gmt":"2023-11-23T12:24:20","slug":"prokurori-elio-mazreku-perballet-me-barre-prove-per-ligjshmerine-e-pasurise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-elio-mazreku-perballet-me-barre-prove-per-ligjshmerine-e-pasurise\/2023\/11\/21\/","title":{"rendered":"Prokurori Elio Mazreku p\u00ebrballet me barr\u00eb prove p\u00ebr ligjshm\u00ebrin\u00eb e pasuris\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Prokurori i Tiran\u00ebs Elio Mazreku u p\u00ebrball t\u00eb mart\u00ebn pasdite n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit me barr\u00eb prove p\u00ebr ligjshm\u00ebrin\u00eb e t\u00eb ardhurave t\u00eb familjes s\u00eb tij. Sipas analiz\u00ebs financiare t\u00eb KPK ai rezultonte me nj\u00eb bilanc negativ prej 22.8 milion lek\u00ebsh, p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb provave p\u00ebr ligjshm\u00ebrin\u00eb t\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb llogarish bankare q\u00eb ishin p\u00ebrdorur n\u00eb blerjen e nj\u00eb apartamenti 129 metra n\u00eb vitin 2010.<\/p>\n<p>Mazreku, procesi i vetingut i t\u00eb cilit po kryhet nga trupa e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga Brunilda Bekteshi kryesuese, Roland Ilia an\u00ebtar dhe Pamela Qirko relator\u00eb, i kund\u00ebrshtoi gjetjet e KPK-s\u00eb. Mazreku k\u00ebmb\u00ebnguli se t\u00eb ardhurat n\u00eb fjal\u00eb vinin nga puna e bashk\u00ebshortes n\u00eb nj\u00eb OJF dhe se m\u00ebnyrat e pages\u00ebs nuk kontrolloheshin prej saj. Ai k\u00ebmb\u00ebnguli se t\u00eb gjitha t\u00eb ardhurat ishin t\u00eb ligjshme dhe p\u00ebrs\u00ebriti disa her\u00eb se \u201cNuk kishte asgj\u00eb p\u00ebr t\u00eb fshehur\u201d.<\/p>\n<p>Elio Mazreku e ka filluar karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 2000 dhe punon prej m\u00eb shum\u00eb se dy dekadash si prokuror n\u00eb Prokurorin\u00eb e Rrethit t\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Problemet e pasuris\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Si\u00e7 doli nga relatimi gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore problemet e pasuris\u00eb s\u00eb Mazrekut vinin kryesisht pas transaksionit p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb vitin 2010. Apartamenti me sip\u00ebrfaqe 129 metra, u ble n\u00eb vitin 2010 p\u00ebr 15.9 milion lek\u00eb.<\/p>\n<p>Si burim p\u00ebr krijimin e tij kishin sh\u00ebrbyer t\u00ebrheqjet nga disa llogari bankare. Por Qirko vuri n\u00eb dukje se Mazreku nuk kishte deklaruar burimin e krijimit t\u00eb k\u00ebtyre llogarive. Relatorja tha se subjekti nuk kishte depozituar dokumentacion t\u00eb plot\u00eb justifikues ligjor p\u00ebr k\u00ebto t\u00eb ardhura.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm duke u nisur nga shpenzimet p\u00ebr blerjen e k\u00ebtij apartamenti subjekti ishte sipas KPK-s\u00eb me nj\u00eb bilanc negativ prej 19 milion lek\u00ebsh. Relatorja tha se dukej q\u00eb subjekti nuk kishte pasur t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme p\u00ebr krijimin e depozitave bankare me t\u00eb cilat ishte kryer pagesa p\u00ebr apartamentin.<\/p>\n<p>Mazreku, i cili n\u00eb disa momente gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore ishte emocional, kund\u00ebrshtoi gjetjet e Komisionit duke argumentuar gjat\u00eb mbi arsyet pse p\u00ebr t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortes nuk kishte t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr pagesa t\u00eb tatimeve. Prokurori k\u00ebmb\u00ebnguli se bashk\u00ebshortja kishte punuar p\u00ebr nj\u00eb organizat\u00eb jofitimprur\u00ebse me seli n\u00eb Holand\u00eb. Sipas tij statusi ligjor i OJF-s\u00eb dhe natyra e pun\u00ebs s\u00eb bashk\u00ebshortes s\u00eb tij prej vitesh ishin t\u00eb tilla q\u00eb nuk k\u00ebrkonin pages\u00eb detyrimesh tatimore. Ai k\u00ebmb\u00ebnguli sidoqoft\u00eb se k\u00ebto t\u00eb ardhura ishin audituar nga donator\u00eb dhe nga vet\u00eb organizata.<\/p>\n<p>Mazreku tha se situata ishte absurde dhe se fakti q\u00eb pagesat ishin b\u00ebr\u00eb n\u00eb bank\u00eb dhe p\u00ebrmes bank\u00ebs e kishin b\u00ebr\u00eb at\u00eb t\u00eb besonte p\u00ebr vite me radh\u00eb se nuk kishte asnj\u00eb problem. \u201c\u00c7far\u00eb ka k\u00ebtu p\u00ebr t\u00eb fshehur?! Nuk ka asgj\u00eb p\u00ebr t\u00eb fshehur\u201d, p\u00ebrs\u00ebriti ai disa her\u00eb duke referuar faktin q\u00eb transaksionet ishin bankare. Duke qen\u00eb se bashk\u00ebshortja ishte e pranishme n\u00eb seanc\u00eb, Mazreku tha se nuk e besonte q\u00eb para KPK-s\u00eb do duhej t\u00eb shpjegonte t\u00eb ardhurat e saj.<\/p>\n<p>Ai k\u00ebmb\u00ebnguli se t\u00eb ardhurat nuk i n\u00ebnshtroheshin detyrimeve tatimore se ishin n\u00ebn vler\u00ebn prej 2 milion lek\u00ebsh n\u00eb vit dhe shtoi se duke qen\u00eb se pagesat vinin nga jasht\u00eb vendit ato mund t\u00ed n\u00ebnshtroheshin tatimit t\u00eb dyfisht\u00eb. Megjithat\u00eb i pyetur nga relatorja n\u00ebse kishte dokumente q\u00eb p\u00ebr k\u00ebto t\u00eb ardhura ishin paguar tatime jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, ai tha q\u00eb nuk kishte t\u00eb tilla.<\/p>\n<p>Problem p\u00ebr Mazrekun rezultoi edhe nj\u00eb shum\u00eb prej 5 milion lek\u00ebsh e marr\u00eb cash nga babai i tij i ndjer\u00eb. KPK tha se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shum\u00eb nuk kishte asnj\u00eb dokument ligjor.<\/p>\n<p>Mazreku vet\u00eb pranoi se nuk kishte dokumente p\u00ebr shum\u00ebn, por pretendoi d\u00ebshmin\u00eb e nj\u00eb t\u00eb af\u00ebrmi q\u00eb kishte qen\u00eb me t\u00eb pran\u00eb babait n\u00eb spital kur ai i kishte folur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shum\u00eb. Ai foli gjat\u00eb p\u00ebr pun\u00ebn e t\u00eb atit dhe p\u00ebr natyr\u00ebn e tij t\u00eb posedimit t\u00eb paras\u00eb n\u00eb gjendje cash. I pyetur nga relatorja Mazreku tha se shuma ishte di\u00e7ka mes dhurat\u00ebs dhe trash\u00ebgimis\u00eb pasi babai kishte vdekur para se ai t\u00eb merrte shum\u00ebn. Mazreku k\u00ebmb\u00ebnguli se t\u00eb af\u00ebrmit nuk kishin pasur kund\u00ebrshtime n\u00eb lidhje me k\u00ebto para.<\/p>\n<p>Nj\u00eblloj prokuroi nuk mund t\u00eb dokumentonte dhuratat financiare nga v\u00ebllai. Mazreku u ndal gjat\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment duke referuar e-mailet q\u00eb kishte shk\u00ebmbyer n\u00eb vite me v\u00ebllain si prova. Ai referoi disa detaje nga jeta e t\u00eb v\u00ebllait dhe tha nd\u00ebr t\u00eb tjera se dhuratat ishin m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb ndjej\u00ebs s\u00eb fajit pasi v\u00ebllai nuk mbante kontakte t\u00eb rregullta me familjen dhe ai kujdesej p\u00ebr n\u00ebn\u00ebn.<\/p>\n<p>I pyetur nga relatorja mbi vler\u00ebn e prov\u00ebs dhe mbi provueshm\u00ebrin\u00eb e pretendimeve, Mazreku pranoi problemet me m\u00ebnyr\u00ebs se si e kishte deklaruar pasurin\u00eb n\u00eb vite. Ai tha se t\u00eb gjitha gabimet i kishte b\u00ebr\u00eb ngaq\u00eb deklarimi e plot\u00ebsonte vet\u00eb. Ai i k\u00ebrkoi Komisionit t\u00eb konsideronte edhe an\u00ebn njer\u00ebzore dhe se pretendimet e tij ishin t\u00eb bazuara.<\/p>\n<p><strong>Problemet e profesionalizmit<\/strong><\/p>\n<p>Ndryshe nga problemet sa i p\u00ebrket pasuris\u00eb Mazrekut nuk iu gjet\u00ebn probleme t\u00eb figur\u00ebs. Nd\u00ebrkoh\u00eb n\u00eb kriterin e profesionalizmit atij iu k\u00ebrkuan shpjegime p\u00ebr disa \u00e7\u00ebshtje q\u00eb kishte hetuar.<\/p>\n<p>KPK vuri n\u00eb dukje se ishte nisur nga disa kall\u00ebzime n\u00eb t\u00eb cilat pretendohej se prokurori nuk kishte kryer hetime n\u00eb disa raste apo kishte vendosur mosfillimin e \u00e7\u00ebshtjeve pa kryer veprime hetimore, i kishte k\u00ebrkuar atij shpjegime.<\/p>\n<p>Mazreku i mori me radh\u00eb denoncimet ndaj tij, shpesh duke i p\u00ebrmendur kall\u00ebzuesit me em\u00ebr, k\u00ebmb\u00ebnguli se kishte kryer pun\u00ebn e tij dhe se kall\u00ebzimet ishin t\u00eb pabazuara. Ai tha se kishte sjell\u00eb dokumente p\u00ebr k\u00ebto raste dhe vuri n\u00eb dukje edhe vendimmarrjen e gjykat\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb rast Mazreku pretendoi se trupa gjykuese ishte trembur nga denoncuesi q\u00eb kishte k\u00ebrc\u00ebnuar me kall\u00ebzim penal dhe referim n\u00eb KPK dhe kishte dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb vendim q\u00eb r\u00ebndonte sipas tij nj\u00eb t\u00eb moshuar 80 vje\u00e7 edhe pse p\u00ebr k\u00ebt\u00eb nuk kishte sipas tij baz\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs Mazreku me nj\u00eb q\u00ebndrim emocional i k\u00ebrkoi s\u00ebrish KPK-s\u00eb t\u00eb mbante parasysh rrethanat njer\u00ebzore t\u00eb rastit dhe k\u00ebrkoi t\u00eb konfirmohej n\u00eb detyr\u00eb. Seanca u caktua m\u00eb dat\u00eb 23 n\u00ebntor n\u00eb or\u00ebn 10.00.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurori i Tiran\u00ebs Elio Mazreku u p\u00ebrball t\u00eb mart\u00ebn pasdite n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit me barr\u00eb prove p\u00ebr ligjshm\u00ebrin\u00eb e t\u00eb ardhurave t\u00eb familjes s\u00eb tij. Sipas analiz\u00ebs financiare t\u00eb KPK ai rezultonte me nj\u00eb bilanc negativ prej 22.8 milion lek\u00ebsh, p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb provave p\u00ebr ligjshm\u00ebrin\u00eb t\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb llogarish [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":77462,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2,115],"tags":[365,1217,118,367,1258,149,889,227],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/IMG_6196-1.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Elio Mazreku pas seanc\u00ebs n\u00eb KPK. Foto:BIRN","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77461"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=77461"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77461\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":77463,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77461\/revisions\/77463"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/77462"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=77461"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=77461"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=77461"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}