{"id":77464,"date":"2023-11-23T16:07:59","date_gmt":"2023-11-23T15:07:59","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-cel-hetimin-gjyqesor-te-ceshtjes-se-gjyqtarit-pellumb-zaimi\/2023\/11\/23\/"},"modified":"2023-11-23T16:10:34","modified_gmt":"2023-11-23T15:10:34","slug":"kpa-cel-hetimin-gjyqesor-te-ceshtjes-se-gjyqtarit-pellumb-zaimi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-cel-hetimin-gjyqesor-te-ceshtjes-se-gjyqtarit-pellumb-zaimi\/2023\/11\/23\/","title":{"rendered":"KPA \u00e7el hetimin gjyq\u00ebsor t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb gjyqtarit P\u00ebllumb Zaimi"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA u njoh t\u00eb enjten me parashtrimet e \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb gjyqtarit t\u00eb Beratit, P\u00ebllumb Zaimi dhe vendosi \u00e7eljen e hetimit gjyq\u00ebsor, duke administruar si prova pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb akteve t\u00eb dor\u00ebzuara nga ky subjekt rivler\u00ebsimi. Komisioneri Publik, Florian Ballhysa u q\u00ebndroi shkaqeve t\u00eb ankimit t\u00eb ngritura p\u00ebr etik\u00ebn, profesionalizmin dhe pasurin\u00eb, duke k\u00ebkruar shkarkimin e Zaimit me arsyetimin se n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor, ky subjekt rivler\u00ebsimi nuk arrin nivel t\u00eb besuesh\u00ebm p\u00ebr t\u2019u konfirmuar n\u00eb detyr\u00eb. Gjyqtari P\u00ebllumb Zaimi, i cili ka kryer edhe apel kund\u00ebrshtues, i cil\u00ebsoi t\u00eb pabazuara petendimet e Komisionerit dhe k\u00ebrkoi l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb vendimarrjes s\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK p\u00ebr konfirmimin e tij.<\/p>\n<p>Gjyqtari P\u00ebllumb Zaimi u konfirmua m\u00eb 18 tetor 2022 nga Komisioni, i cili nuk i gjeti penalizuese balancat negative p\u00ebr dy vite, t\u00eb cilat u cil\u00ebsuan gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore nga vet\u00eb subjekti si modeste. Po ashtu, KPK nuk gjeti probleme shkarkuese edhe gjetjet p\u00ebr raste t\u00eb konfliktit t\u00eb interesit n\u00eb dukje n\u00eb shqyrtimin e disa \u00e7\u00ebshtjeve, si dhe n\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e nj\u00eb raporti t\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar, DSIK p\u00ebr dyshime p\u00ebr veprime korruptive, dosje q\u00eb u trajtuan n\u00eb aspektin profesional.<\/p>\n<p>P\u00ebllumb Zaimi e ka nisur karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1994 n\u00eb Skrapar dhe pas mbylljes s\u00eb asaj gjykate vitin 2007, u em\u00ebrua n\u00eb 2008-\u00ebn n\u00eb Gjykat\u00ebn e Beratit, ku dhe e ushtron aktualisht detyr\u00ebn.<\/p>\n<p>Ballhysa parashtroi se nga \u00e7\u00ebshtjet gjyq\u00ebsore t\u00eb analizuara p\u00ebr shkak t\u00eb denoncimeve t\u00eb paraqitura n\u00eb Komision, nd\u00ebr t\u00eb tjera jan\u00eb evidentuar rrethana n\u00eb t\u00eb cilat duket se subjekti ka ushtruar detyr\u00ebn n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit.<\/p>\n<p>Ai v\u00ebrejti se subjekti ka gjykuar 12 \u00e7\u00ebshtje ku pal\u00eb e tret\u00eb ka qen\u00eb Agjencia Shtet\u00ebrore e Kadastr\u00ebs, ASHK Berat, me drejtuese vajz\u00ebn e tij.<\/p>\n<p>Komisioni ka konkluduar se konflikti i interesit, n\u00eb raport me pozit\u00ebn e pal\u00ebs s\u00eb tret\u00eb nd\u00ebrgjyq\u00ebse n\u00eb proces, mbetet n\u00eb nivel t\u00eb par\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm dhe nuk i ka konsideruar k\u00ebto gjetje me pasoj\u00eb.<\/p>\n<p>Por, Ballhysa vler\u00ebson se t\u00eb drejtat procedurale t\u00eb personit t\u00eb tret\u00eb jan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjta me ato t\u00eb pal\u00ebve n\u00eb proces, p\u00ebrve\u00e7 atyre t\u00eb drejtave q\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb disponim t\u00eb objektit t\u00eb padis\u00eb. Sipas Ballhys\u00ebs, nuk q\u00ebndron as pretendimi i Zaimit, se \u00e7\u00ebshtjet jan\u00eb regjistruar n\u00eb gjykat\u00eb para se vajza e tij t\u00eb em\u00ebrohej si drejtuese e ASHK-s\u00eb Berat. Ai arsyetoi nd\u00ebr t\u00eb tjera se, drejt\u00ebsia jo vet\u00ebm duhet t\u00eb jepet, por edhe t\u00eb duket se po jepet.<\/p>\n<p>Sipas Komisionerit, subjekti nuk \u00ebsht\u00eb treguar i kujdessh\u00ebm n\u00eb trajtimin e situat\u00ebs s\u00eb konfliktit t\u00eb interesit n\u00eb k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>Gjyqtari P\u00ebllumb Zaimi u shpreh n\u00eb fillim t\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij, se kishte depozituar dokumentacion t\u00eb bollsh\u00ebm n\u00eb Komision dhe po ashtu, edhe n\u00eb KPA.<\/p>\n<p>Subjekti i cil\u00ebsoi dashakeqe denoncimet e depozituara ndaj tij dhe k\u00ebmb\u00ebnguli se n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet ku pal\u00eb ka qen\u00eb ASHK Berat me drejtuese vajz\u00ebn, nuk gjendej n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit, pasi ky institucion ishte si pal\u00eb e tret\u00eb. Ai argumentoi se ASHK ishte formalisht n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e personit t\u00eb tret\u00eb, por pa pasur asnj\u00eb interes n\u00eb k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje. \u201cASHK nuk ka pasur asnj\u00ebher\u00eb interes t\u00eb ligjsh\u00ebm. P\u00ebr personat e tret\u00eb gjykimi nuk passjell t\u00eb drejta apo detyrime\u201d, pohoi Zaimi nd\u00ebr t\u00eb tjera dhe referoi vendime t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb q\u00eb sipas tij arsyetojn\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni ka konstatuar t\u00eb pamjaftueshme p\u00ebr penalizim t\u00eb Zaimit edhe nj\u00eb gjetje p\u00ebr situat\u00eb t\u00eb konfliktit t\u00eb interesit n\u00eb gjykimin e 15 \u00e7\u00ebshtjeve ku pal\u00eb nd\u00ebrgjyq\u00ebse ka qen\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri ku bashk\u00ebshortja dhe subjekti rezultojn\u00eb aksioner\u00eb, me p\u00ebrqindje minimale.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Komisioneri Ballhysa u shpreh se konflikti interesit provohet nga gjykimi i \u00e7\u00ebshtjeve me pal\u00eb k\u00ebt\u00eb shoq\u00ebri nga ana e subjektit.<\/p>\n<p>Gjyqtari Zaimi deklaroi se nuk i kishin pasqyruar k\u00ebto bono n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d, pasi nuk kishin pasur dijeni. Ai shtoi se nuk kishin ushtruar ndonj\u00ebher\u00eb t\u00eb drejta mbi aksionet apo t\u00eb kishin p\u00ebrfituar prej tyre. Sipas, subjektit, gjyqtari \u00ebsht\u00eb i detyruar t\u00eb heqi dor\u00eb kur ka interes n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen q\u00eb gjykon, ose kur ka mosmarrveshje.<\/p>\n<p>Subjekti argumentoi se, megjith\u00ebse duket se ka konflikt intresi, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast interesi \u00ebsht\u00eb aq i vog\u00ebl sa nuk k\u00ebrkon p\u00ebrjashtimin e gjyqtarit, pasi nuk mund t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb gjykim.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkaqet e ngritura n\u00eb aspektin profesional, Ballhysa parashtroi rreth fashikujve penal\u00eb t\u00eb administruar nga Gjykata e Beratit n\u00eb funksion t\u00eb verifikimit t\u00eb kryer nga DSIK n\u00eb kontrollin e figur\u00ebs, ku jan\u00eb trajtuar informacione t\u00eb institucioneve ligjzbatuese p\u00ebr p\u00ebrfshirje t\u00eb subjektit n\u00eb veprime korruptive.<\/p>\n<p>Sipas Ballhys\u00ebs, shkeljet profesionale t\u00eb subjektit n\u00eb k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje marrin kuptim e tjet\u00ebr pesh\u00eb kur konsiderohen s\u00eb bashku me informacionet e d\u00ebrguara prej agjencive ligjzbatuese. Po ashtu, evidentoi se ka mang\u00ebsi n\u00eb drejtim t\u00eb njohurive ligjore. Ai k\u00ebrkoi q\u00eb k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje t\u00eb trajtohen n\u00eb vler\u00ebsimin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb gjyqtarit Zaimi.<\/p>\n<p>Gjyqtari Zaimi i kund\u00ebrshtoi shkaqet e Komisionerit duke theksuar se nuk q\u00ebndronte pretendimi p\u00ebr munges\u00eb t\u00eb njohurive t\u00eb duhura ligjore.<\/p>\n<p>Lidhur me 25 denoncimet e paraqitura nga publiku, KPK nuk ka gjetur probleme penalizuese, por Komsioneri vler\u00ebson se disa prej pretendimeve t\u00eb denoncuesve q\u00ebndrojn\u00eb.<\/p>\n<p>Ballhysa konstatoi se subjekti n\u00eb gjykimin e nj\u00eb \u00e7\u00ebshtjeje ka paraqitur sjellje jo etike q\u00eb c\u00ebnojn\u00eb kodin e etik\u00ebs s\u00eb magjistratit. N\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr rast, sipas Komisionerit, Zaimi ka shpallur fajtor nj\u00eb person q\u00eb p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtin fakt \u00ebsht\u00eb shpallur viktim\u00eb n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr gjykim me gjyqtar tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Subjekti nuk pranoi t\u00eb kishte p\u00ebrdorur fjalor t\u00eb keq gjat\u00eb gjykimit. Ai tha se fjala \u201ckamare\u201d nuk \u00ebsht\u00eb fyese. Sipas tij, n\u00eb dialektin e zon\u00ebs prej nga vjen, fjala \u201ckamare\u201d tregon nj\u00eb vrim\u00eb n\u00eb mur ku vendosen filxhan\u00ebt e kafes\u00eb.<\/p>\n<p>Lidhur me shpalljen fajtor t\u00eb nj\u00eb shtetasi t\u00eb gjykuar p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn situat\u00eb ku ai ishte deklaruar viktim\u00eb nga nj\u00eb gjyqtar tjet\u00ebr, Zaimi sqaroi se b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr dy konflikte t\u00eb ndryshme brenda dit\u00ebs, ku n\u00eb nj\u00eb rast nj\u00ebra pal\u00eb ishte agresore dhe n\u00eb rastin e m\u00ebvonsh\u00ebm t\u00eb po asaj dite, viktima n\u00eb ngjarjen e par\u00eb, kishte qen\u00eb n\u00eb rolin e agresorit.<\/p>\n<p>N\u00eb parashtrimet e shkaqeve t\u00eb ankimit, u evidentuan disa balanca negative jo dometh\u00ebn\u00ebse n\u00eb tre vite, por p\u00ebr t\u00eb cilat Ballhysa k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb konsiderohen n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, Ballhysa konstatoi se subjekti nuk ka pasqyruar n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d nj\u00eb apartament n\u00eb p\u00ebrdorim n\u00eb Berat, ku ka jetuar me familjen p\u00ebr rreth 10 vjet. Sipas Komisionerit, aktet e dor\u00ebzuara nga subjekti paraqesin t\u00eb dh\u00ebna kontradiktore nd\u00ebrmjet tyre lidhur me t\u00eb drejtat reale t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb krijohen kushtet e pamund\u00ebsis\u00eb objektive p\u00ebr t\u00eb kontrolluar k\u00ebt\u00eb pasuri.<\/p>\n<p>Zaimi shpjegoi se kishte p\u00ebrdorur liberzat n\u00eb em\u00ebr t\u00eb pronarit pasi nuk mund t\u00eb merrnin kontrat\u00eb. Sipas tij, kur ishte formalizuar ishin lidhur dhe kontratat n\u00eb emrin e tij. Subjekti k\u00ebmb\u00ebnguli se v\u00ebrtetohej se ky apartament \u00ebsht\u00eb bler\u00eb nga nj\u00eb shtetas tjet\u00ebr para dy vitesh.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Zaimi k\u00ebrkoi t\u00eb mos pranohet ankimi i Komisionerit Publik dhe q\u00eb t\u00eb lihet n\u00eb fuqi konfirmimi i tij.<\/p>\n<p>KPA vendosi t\u00eb \u00e7el\u00eb hetimin gjyq\u00ebsor dhe administroi si prova pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb akteve t\u00eb dor\u00ebzuara nga subjekti. N\u00eb p\u00ebrfundim, Kolegji u k\u00ebrkoi pal\u00ebve q\u00eb t\u00eb p\u00ebrgatisin konkluzionet p\u00ebrfundimtare p\u00ebr t\u2019i paraqitur n\u00eb seanc\u00ebn e radh\u00ebs m\u00eb 7 dhjetor, n\u00eb or\u00ebn 10:30.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA u njoh t\u00eb enjten me parashtrimet e \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb gjyqtarit t\u00eb Beratit, P\u00ebllumb Zaimi dhe vendosi \u00e7eljen e hetimit gjyq\u00ebsor, duke administruar si prova pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb akteve t\u00eb dor\u00ebzuara nga ky subjekt rivler\u00ebsimi. Komisioneri Publik, Florian Ballhysa u q\u00ebndroi shkaqeve t\u00eb ankimit t\u00eb ngritura p\u00ebr etik\u00ebn, [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":77465,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[114,2],"tags":[427,124,103,112,1259],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/Pellumb-Zaimi-pas-seances-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari P\u00ebllumb Zaimi (djathtas)pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPA. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77464"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=77464"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77464\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":77466,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77464\/revisions\/77466"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/77465"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=77464"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=77464"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=77464"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}