{"id":77482,"date":"2023-11-30T10:09:54","date_gmt":"2023-11-30T09:09:54","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-u-nda-ne-vleresimin-e-prokurorit-bledar-maksuti\/2023\/11\/30\/"},"modified":"2023-11-30T10:11:58","modified_gmt":"2023-11-30T09:11:58","slug":"kpa-u-nda-ne-vleresimin-e-prokurorit-bledar-maksuti","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-u-nda-ne-vleresimin-e-prokurorit-bledar-maksuti\/2023\/11\/30\/","title":{"rendered":"KPA u nda n\u00eb vler\u00ebsimin e prokurorit Bledar Maksuti"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA e p\u00ebrmbysi vendimmarrjen e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK p\u00ebr shkarkimin e prokurorit t\u00eb Tiran\u00ebs, Bledar Maksuti lidhur gjetjet n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb, duke e rikthyer at\u00eb n\u00eb detyr\u00eb me votat e tre prej pes\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb trupit gjykues.<\/p>\n<p>Shumica e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga kryesuesja Albana Shtylla, me relatore Ina Ram\u00ebn dhe an\u00ebtar Sokol \u00c7omon \u00e7muan se bazuar n\u00eb parimin e objektivitetit dhe proporcionalitetit, subjekti nuk mund t\u00eb penalizohej p\u00ebr nj\u00eb bilanc negativ t\u00eb familjes s\u00eb tij t\u00eb origjin\u00ebs ku ai vijon t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb, n\u00eb blerjen e nj\u00eb apartamenti para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs. Po ashtu, u vler\u00ebsuan pa pesh\u00eb n\u00eb vler\u00ebsimin e kriterit t\u00eb pasuris\u00eb nj\u00eb pamund\u00ebsi financiare n\u00eb shum\u00ebn 463 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti dhe p\u00ebr 200 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr nj\u00eb llogari bankare t\u00eb bashk\u00ebshortes.<\/p>\n<p>Pakica e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga an\u00ebtaret Rezarta Schuetz dhe Natasha Mulaj votuan p\u00ebr l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb vendimit t\u00eb KPK, duke vler\u00ebsuar se subjekti nuk \u00ebsht\u00eb i besuesh\u00ebm n\u00eb kontrollin e pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Prokurori dhe pedagogu Bledar Maksuti u shkarkua nga detyra m\u00eb 16 prill 2021, ndon\u00ebse Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njohu m\u00eb par\u00eb rrethanat paradoksale t\u00eb procesit t\u00eb tij t\u00eb vetingut.<\/p>\n<p>Sipas vendimit t\u00eb arsyetuar t\u00eb KPK-s\u00eb, Maksuti u nd\u00ebshkua p\u00ebr deklarim t\u00eb pasakt\u00eb, t\u00eb paplot\u00eb dhe t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb, kursimeve dhe t\u00eb ardhurave t\u00eb krijuara kryesisht prej babait t\u00eb tij t\u00eb ndjer\u00eb, i cili kishte punuar si avokat dhe noter pas viteve &#8217;90.<\/p>\n<p>Trupi gjykues i Komisionit, i kryesuar nga Suela Zhegu, me relatore Genta Tafa (Bungo) dhe an\u00ebtar Lulzim Hamitaj votuan unanimisht p\u00ebr shkarkimin e Maksutit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb nj\u00eb mendim paralel, Zhegu arsyetoi se subjekti nuk duhej penalizuar p\u00ebr nj\u00eb apartament t\u00eb bler\u00eb p\u00ebrpara se ai t\u00eb fillonte detyr\u00ebn si prokuror.<\/p>\n<p>Prokurori Bledar Maksuti u vler\u00ebsua pozitivisht p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs dhe u kualifikua si i aft\u00eb n\u00eb kriterin e aft\u00ebsive profesionale. Ai e ka filluar karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb si oficer i policis\u00eb gjyq\u00ebsore dhe u em\u00ebrua si prokuror n\u00eb vitin 2008.<\/p>\n<p>N\u00eb ankim Maksuti ngriti pretendime me an\u00eb t\u00eb t\u00eb cilave kund\u00ebrshtoi analiz\u00ebn dhe konkluzionet e vendimit t\u00eb Komisionit q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me kriterin e vler\u00ebsimit t\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb tij dhe t\u00eb personave t\u00eb lidhur e atyre t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb lidhur.<\/p>\n<p>Ai e konsideroi t\u00eb gabuar vler\u00ebsimin e Komisionit lidhur me identifikimin e pasurive q\u00eb jan\u00eb objekt kontrolli n\u00eb funksion t\u00eb procesit t\u00eb tij t\u00eb rivler\u00ebsimit, duke pretenduar se pasurit\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb babait dhe n\u00ebn\u00ebs s\u00eb tij nuk mund t\u00eb jen\u00eb objekt kontrolli p\u00ebr sa koh\u00eb ai me prind\u00ebrit nuk \u00ebsht\u00eb i lidhur me interesa pasuror\u00eb, si dhe se p\u00ebr k\u00ebto pasuri nuk provohet se ai ka t\u00eb drejta reale dhe interes pasuror.<\/p>\n<p>Kolegji shprehet se fillimisht mori n\u00eb analiz\u00eb k\u00ebt\u00eb pretendim t\u00eb Maksutit, q\u00eb e ka rr\u00ebzuar si t\u00eb pabazuar. Sipas KPA, vet\u00eb subjekti e ka plot\u00ebsuar deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d edhe nga personat e lidhur, ku ve\u00e7 bashk\u00ebshortes, edhe babai e n\u00ebna kan\u00eb deklaruar gjith\u00eb pasurit\u00eb e tyre dhe burimin e krijimit. Trupi gjykues v\u00ebren se edhe vet\u00eb subjekti e ka kuptuar dispozit\u00ebn ligjore n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb till\u00eb, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe prind\u00ebrit si persona t\u00eb lidhur.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, nga analiza financiare e kryer nga shumica e trupit gjykues, \u00ebsht\u00eb rrudhur bilanci negativ i konkluduar nga KPK.<\/p>\n<p><strong>Vler\u00ebsimi shumic\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>Kolegji evidenton rrethanat e konstatuara, t\u00eb cilat konsiderohen se e vendosin subjektin e rivler\u00ebsimit dhe personin e lidhur n\u00eb kushtet e munges\u00ebs s\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme p\u00ebr krijimin e pasurive t\u00eb cilat duhet t\u00eb shqyrtohen n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, n\u00eb zbatim t\u00eb parimeve t\u00eb objektivitetit e proporcionalitetit.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim sqarohet, se situatat p\u00ebr t\u00eb cilat subjekti do t\u00eb ngarkohej me p\u00ebrgjegj\u00ebsi n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit kalimtar n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb shqyrtimit t\u00eb t\u00eb gjitha shkaqeve t\u00eb ankimit, jan\u00eb ato q\u00eb lidhen me munges\u00ebn e burimeve t\u00eb ligjshme p\u00ebr krijimin nga babai i sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb ndodhur n\u00eb Tiran\u00eb, pasuri e bler\u00eb n\u00eb vitet 2004 dhe 2005.<\/p>\n<p>Sipas analiz\u00ebs financiare t\u00eb kryer n\u00eb Kolegj, p\u00ebr apartamentin \u00ebsht\u00eb konstatuar bilanc negative n\u00eb vler\u00ebn prej rreth 2.3 milion\u00eb lek\u00ebsh. Po ashtu, jan\u00eb konstatuar balanca negative n\u00eb blerjen e nj\u00eb automjeti dhe p\u00ebr nj\u00eb llogari bankare, ku pamund\u00ebsit\u00eb kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb vitet 2009 dhe 2017, n\u00eb shum\u00ebn totale 663 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim KPA konstaton se apartamenti n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb babait t\u00eb ndjer\u00eb t\u00eb subjektit, pasuri p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn konstatohet bilanci negativ n\u00eb mas\u00ebn rreth 2.3 milion\u00eb lek\u00eb, \u00ebsht\u00eb krijuar n\u00eb vitet 2004-2005, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Maksuti ka filluar t\u00eb ushtroj\u00eb funksionet e prokurorit n\u00eb gusht t\u00eb vitit 2008.<\/p>\n<p>Sipas shumic\u00ebs, ky fakt p\u00ebrjashton tej \u00e7do dyshimi se prokurori Maksuti ka pasur mund\u00ebsi t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet abuzimit me detyr\u00ebn e tij n\u00eb krijimin e k\u00ebsaj pasurie. N\u00eb vijim argumentohet se kjo pasuri \u00ebsht\u00eb banesa ku ka jetuar e gjith\u00eb familja, kryefamiljar i s\u00eb cil\u00ebs \u00ebsht\u00eb babai i subjektit, pas zhvendosjes nga Peshkopia n\u00eb Tiran\u00eb, fakt q\u00eb konsiderohet se d\u00ebshmon p\u00ebr kontributin real t\u00eb t\u00eb atit p\u00ebr t\u00eb siguruar banimin n\u00eb qytetin ku kishin vendosur t\u00eb jetonin s\u00eb bashku.<\/p>\n<p>\u201cKjo rrethan\u00eb p\u00ebrligj p\u00ebrdorimin e \u00e7do burimi financiar p\u00ebr financimin e saj, si nj\u00eb obligim familjar t\u00eb kryefamiljarit, ve\u00e7an\u00ebrisht brenda kontekstit t\u00eb realitetit shqiptar. K\u00ebto p\u00ebrpjekje e veprime t\u00eb kryera nga personi i lidhur, kur subjekti i rivler\u00ebsimit nuk kishte funksionet e magjistratit, nuk mund t\u00eb p\u00ebrcaktojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb shkall\u00eb dometh\u00ebn\u00ebse karrier\u00ebn e tij t\u00eb m\u00ebpasshme\u201d, vler\u00ebson shumica.<\/p>\n<p>Kolegji ashtu si Komisioni, ndon\u00ebse ka pranuar se t\u00eb ardhurat e provuara prej subjektit se jan\u00eb p\u00ebrfituar prej babait t\u00eb tij, mund t\u00eb ken\u00eb qen\u00eb m\u00eb ul\u00ebta se ato t\u00eb krijuara realisht, s\u00ebrish kan\u00eb p\u00ebrdorur n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb kryer p\u00ebr verifikimin e burimeve t\u00eb krijimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie vet\u00ebm at\u00eb pjes\u00eb p\u00ebr t\u00eb cilat gjendet bazueshm\u00ebri n\u00eb dokumentacionin ligjor t\u00eb koh\u00ebs. Sipas shumic\u00ebs, tarifat e p\u00ebrfaq\u00ebsimit n\u00eb gjykat\u00eb n\u00eb vler\u00ebn prej 500 lek\u00ebsh, mbeten n\u00eb v\u00ebmendjen e Kolegjit si shifra q\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u2019i p\u00ebrgjigjen realitetit, pasi vler\u00ebsohet se ushtrimi avokatis\u00eb edhe n\u00eb fillesat e tij ka pasur tarifa m\u00eb t\u00eb larta sh\u00ebrbimi.<\/p>\n<p>Pjes\u00eb e k\u00ebtij vler\u00ebsimi konsiderohen edhe t\u00eb ardhurat e krijuara prej vet\u00eb subjektit prej entiteteve t\u00eb huaja, si Misioni i Monitorimit t\u00eb Komunitetit Evropian dhe Komitetit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Shp\u00ebtimit, p\u00ebr t\u00eb cilat ai nuk provon pagimin e detyrimeve tatimore. Shumica vler\u00ebson se kjo situat\u00eb d\u00ebshmon p\u00ebr ekzistenc\u00ebn me shum\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb tjera nga burime t\u00eb ligjshme, por t\u00eb pamundura p\u00ebr t\u2019u provuar, q\u00eb duhet t\u00eb ket\u00eb afektuar situat\u00ebn financiare t\u00eb familjes n\u00eb koh\u00ebn e krijimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>Kolegji konstaton se tjet\u00ebr burim i p\u00ebrdorur p\u00ebr financimin e k\u00ebsaj banese jan\u00eb edhe t\u00eb ardhurat nga shitja e dy pasurive t\u00eb paluajtshme t\u00eb tjera n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb babait t\u00eb subjektit dhe atij vet\u00eb, pasuri t\u00eb krijuara gjithashtu para marrjes s\u00eb detyr\u00ebs e t\u00eb konfirmuara se jan\u00eb krijuar me burime t\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p>T\u00eb dyja k\u00ebto pasuri, nj\u00eb apartament n\u00eb Peshkopi dhe nj\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, jan\u00eb shitur dhe parat\u00eb e fituara jan\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr financimin e apartamentit aktual t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitet 2004-2005.<\/p>\n<p>Sipas shumic\u00ebs, t\u00eb gjitha k\u00ebto rrethana dob\u00ebsojn\u00eb pesh\u00ebn specifike t\u00eb balanc\u00ebs negative prej 2.3 milion\u00eb lek\u00ebsh p\u00ebr blerjen e k\u00ebtij apartamenti, p\u00ebr t\u00eb cilin konstatohet se \u00ebsht\u00eb e vetmja pasuri e paluajtshme e disponuar jo vet\u00ebm nga prokurori Maksuti, por nga gjith\u00eb familja e tij e origjin\u00ebs dhe ajo e krijuar pas martes\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cKjo pasuri e krijuar para se subjekti t\u00eb merrte detyr\u00ebn e prokurorit, e pajisur edhe me nj\u00eb mobilim modest sipas pamjeve t\u00eb fotografive t\u00eb administruara n\u00eb fashikull, q\u00eb ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr strehimin e gjith\u00eb familjes dhe \u00ebsht\u00eb krijuar jasht\u00eb ndikimit t\u00eb subjektit si prokuror, pavar\u00ebsisht faktit se rezulton t\u00eb mos jet\u00eb krejt\u00ebsisht e mbuluar me t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme\u201d, arsyeton shumica.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa dy bilancet e tjera negative, ajo n\u00eb shum\u00ebn 463 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti dhe 200 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr llogarin\u00eb e bashk\u00ebshortes, shumica i konsideron pa pesh\u00eb n\u00eb vler\u00ebsimin e kriterit t\u00eb pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, tre an\u00ebtar\u00ebt n\u00eb shumic\u00eb kan\u00eb \u00e7muar se k\u00ebto balanca negative, n\u00eb zbatim t\u00eb parimit t\u00eb objektivitetit dhe proporcionalitetit, nuk justifikojn\u00eb vendosjen e mas\u00ebs disiplinore t\u00eb shkarkimit nga detyra.<\/p>\n<p><strong>Q\u00ebndrimi i pakic\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>Dy an\u00ebtaret n\u00eb pakic\u00eb, gjyqtaret Rezarta Schuetz dhe Natasha Mulaj kan\u00eb votuar p\u00ebr l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb shkarkimit, duke \u00e7muar se subjekti nuk \u00ebsht\u00eb i besuesh\u00ebm n\u00eb kontrollin e pasuris\u00eb. Sipas tyre, Komisioni ka konstatuar se subjekti dhe personat e lidhur gjenden n\u00eb kushtet e munges\u00ebs s\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar shpenzimet dhe krijimin e pasurive n\u00eb nj\u00eb vler\u00eb mbi 9 milion\u00eb lek\u00eb, p\u00ebr periudh\u00ebn kohore nga viti 2008 kur Maksuti \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar prokuror, deri n\u00eb vitin 2016. Pakica sjell n\u00eb v\u00ebmendje edhe faktin se subjekti ka qen\u00eb deklarues n\u00eb vitin 2004, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e oficerit t\u00eb policis\u00eb gjyq\u00ebsore.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb vler\u00ebsimin ton\u00eb, subjekti gjendet n\u00eb kushtet e munges\u00ebs s\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme, n\u00eb sasi t\u00eb konsiderueshme, q\u00eb nuk legjitimojn\u00eb zbatimin e parimit t\u00eb proporcionalitetit edhe n\u00ebse merren n\u00eb konsiderat\u00eb vet\u00ebm pasurit\u00eb q\u00eb jan\u00eb formalisht n\u00eb em\u00ebr t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit\u201d, shprehen Schuetz dhe Mulaj.<\/p>\n<p>Sipas tyre, Maksuti nuk \u00ebsht\u00eb bind\u00ebs n\u00eb asnj\u00eb prej pretendimeve t\u00eb tij dhe p\u00ebrpiqet ta parashtroj\u00eb situat\u00ebn n\u00eb nj\u00eb drit\u00eb t\u00eb favorshme, n\u00eb funksion dhe sipas situat\u00ebs s\u00eb tij financiare n\u00eb procesin e rivler\u00ebsimit. Pakica thekson se \u00e7do pasuri e g\u00ebzuar prej subjektit paraqitet me probleme thelb\u00ebsore.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb rrethanat kur subjekti i rivler\u00ebsimit parashtron nj\u00eb dinamik\u00eb raportesh n\u00eb t\u00eb cilat nj\u00eb magjistrat, i dy pun\u00ebsuar, i atribuon bujaris\u00eb e gatishm\u00ebris\u00eb s\u00eb prind\u00ebrve p\u00ebr t\u00eb prodhuar dhe kontribuuar mbulimin e \u00e7do nevoje financiare t\u00eb subjektit e familjes s\u00eb tij prej pes\u00eb an\u00ebtar\u00ebsh, dy prej t\u00eb cil\u00ebve t\u00eb pun\u00ebsuar, argumentet e subjektit i konsideruam t\u00eb pasinqerta\u201d, shprehen dy gjyqtaret n\u00eb pakic\u00eb dhe arrijn\u00eb n\u00eb p\u00ebrfundimin se shkarkimi i Maksutit duhej t\u00eb ishte l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA e p\u00ebrmbysi vendimmarrjen e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK p\u00ebr shkarkimin e prokurorit t\u00eb Tiran\u00ebs, Bledar Maksuti lidhur gjetjet n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb, duke e rikthyer at\u00eb n\u00eb detyr\u00eb me votat e tre prej pes\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb trupit gjykues. Shumica e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga kryesuesja Albana Shtylla, me relatore [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":77483,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,114,115],"tags":[407,846,170,789,112,118,172,149,359,989,903,695],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Bledar-Maksuti-pas-vendimit.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Bledar Maksuti pas shpalljes s\u00eb vendimit nga KPK. Foto: LSA ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77482"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=77482"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77482\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":77484,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77482\/revisions\/77484"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/77483"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=77482"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=77482"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=77482"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}