{"id":77485,"date":"2023-11-30T15:06:41","date_gmt":"2023-11-30T14:06:41","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/qeveria-vendos-te-zgjidhe-qesen-per-pagat-e-shtuara-te-gjyqtareve-dhe-prokuroreve\/2023\/11\/30\/"},"modified":"2023-11-30T15:06:41","modified_gmt":"2023-11-30T14:06:41","slug":"qeveria-vendos-te-zgjidhe-qesen-per-pagat-e-shtuara-te-gjyqtareve-dhe-prokuroreve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/qeveria-vendos-te-zgjidhe-qesen-per-pagat-e-shtuara-te-gjyqtareve-dhe-prokuroreve\/2023\/11\/30\/","title":{"rendered":"Qeveria vendos &#8216;t\u00eb zgjidh\u00eb qesen&#8217; p\u00ebr pagat e shtuara t\u00eb gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve"},"content":{"rendered":"<p>Qeveria shqiptare po p\u00ebrgatitet t\u00eb shlyej\u00eb detyrimet e prapambetura p\u00ebr pagat e gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve me fondet e mbetura t\u00eb buxhetit 2023, me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb akti normativ q\u00eb po harton Ministria e Financave.<\/p>\n<p>Vendimi p\u00ebr kalimin e fondit t\u00eb kontigjenc\u00ebs p\u00ebr shlyerjen e k\u00ebtyre detyrimeve u b\u00eb i ditur n\u00eb mbledhjen e fundit t\u00eb Komisionit Parlamentar t\u00eb Ligjeve m\u00eb 24 n\u00ebntor, gjat\u00eb miratimit t\u00eb projekt-buxhetit p\u00ebr vitin 2024.<\/p>\n<p>Duke iu referuar k\u00ebrkesave t\u00eb institucioneve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, deputeti Klevis Xhoxhi, si relator i \u00e7\u00ebshtjes, njoftoi se komisioni ishte dakord\u00ebsuar me Ministrin\u00eb e Financave q\u00eb k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtje t\u2019i jepej zgjidhje brenda k\u00ebtij viti.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr detyrimet e prapambetura p\u00ebr gjyqtar\u00ebt dhe prokuror\u00ebt n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb \u00ebsht\u00eb gjendur mund\u00ebsia q\u00eb t\u00eb b\u00ebhen nga fondi i kontigjenc\u00ebs, n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb Akti Normativ q\u00eb do t\u00eb akomodoj\u00eb fondet e mbetura t\u00eb buxhetit 2023,\u201d tha Xhoxhi.<\/p>\n<p>Burime nga Ministria e Financave i than\u00eb BIRN se fondi n\u00eb total i llogaritur nga k\u00ebto detyrime q\u00eb nga viti 2019 mendohet t\u00eb jet\u00eb 3 miliard\u00eb lek\u00eb, por Akti Normativ do t\u00eb sqaroj\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e shlyerjes s\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Sipas ligjit, fondi i kontigjenc\u00ebs p\u00ebrdoret me vendim t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave p\u00ebr raste t\u00eb paparashikuara.<\/p>\n<p>Detyrimet rrjedhin nga nj\u00eb vendim i Gjykat\u00ebs Kushtetuese p\u00ebr shtes\u00ebn prej 14 mij\u00eb lek\u00ebsh t\u00eb pag\u00ebs p\u00ebr magjistrat\u00ebt q\u00eb nga viti 2019 e n\u00eb vijim, shtes\u00eb q\u00eb nuk gjente zbatim n\u00eb buxhetin e vitit 2024 duke krijuar ankesa nga institucionet e drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebto institucione po p\u00ebrballen me p\u00ebrmbarimin, pasi dhjetra prokuror\u00eb e magjistrat\u00eb kan\u00eb fituar gjyqet p\u00ebr p\u00ebrfitimin e k\u00ebsaj shtese page.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb d\u00ebgjesave p\u00ebr buxhetin n\u00eb Komisionin e Ligjeve p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e institucioneve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb k\u00ebrkuan nga Kuvendi q\u00eb t\u00eb zbatohet vendimi i Gjykat\u00ebs dhe t\u00eb parashikohej kompensimi p\u00ebr shtesat e prapambetura n\u00eb buxhetin e ri q\u00eb Kuvendi u akordon k\u00ebtyre institucioneve.<\/p>\n<p>K\u00ebshilli i Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor, K\u00ebshilli i Lart\u00eb i Prokuroris\u00eb, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit,\u00a0 Komisioni i Pavarur i Apelimit, Prokuroria e P\u00ebrgjithshme dhe Struktura e Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar, apeluan q\u00eb Kuvendi t\u00eb zgjidhte ng\u00ebr\u00e7in e krijuar duke e cil\u00ebsuar k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje sensitive p\u00ebr mbarvajtjen e pun\u00ebs dhe pavar\u00ebsin\u00eb e tyre.<\/p>\n<p>Efektet financiare vet\u00ebm p\u00ebr KLGj shkonin p\u00ebraf\u00ebrsisht n\u00eb 700 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Prokuroria e P\u00ebrgjithshme u ankua p\u00ebr bllokim t\u00eb llogaris\u00eb s\u00eb thesarit p\u00ebr shkak t\u00eb vendimeve p\u00ebrmbarimore, si shkak i moshlyerjes s\u00eb detyrimeve p\u00ebr shtesat e pagave t\u00eb punonj\u00ebsve.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa organet e vetingut e cil\u00ebsuan me r\u00ebnd\u00ebsi shlyerjen e detyrimit, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb detyroheshin komisioner\u00ebt t\u00eb p\u00ebrballeshin me gjyqtar\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt i kan\u00eb subjekt t\u00eb verifikimit.<\/p>\n<p>Q\u00eb prej dy vitesh punonj\u00ebsit e organeve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb po fitojn\u00eb n\u00eb mas\u00eb gjyqet p\u00ebr zbatimin e k\u00ebtij vendimi duke futur n\u00eb ng\u00ebr\u00e7 financiar funksionimin e tyre dhe duke i shtuar detyrimeve financiare t\u00eb shtes\u00ebs s\u00eb pag\u00ebs edhe shpenzimet gjyq\u00ebsore e p\u00ebrmbarimore.<\/p>\n<p>Beteja e gjyqtar\u00ebve nisi n\u00eb fillim t\u00eb vitit 2021, pas nj\u00eb auditimi t\u00eb b\u00ebr\u00eb nga Kontrolli i Lart\u00eb i Shtetit n\u00eb K\u00ebshillin e Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor, ku konstatoi se kishte nj\u00eb gabim n\u00eb interpretimin e ligjit \u201cP\u00ebr statusin e Gjyqtar\u00ebve dhe Prokuror\u00ebve\u201d, gabim q\u00eb u kishte mohuar atyre 14 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb muaj.<\/p>\n<p>Sipas p\u00ebrllogaritjes s\u00eb re paga referenc\u00eb e tyre duhet t\u00eb ishte 132.100 lek\u00eb nga 118.000 lek\u00eb q\u00eb ishte llogaritur deri n\u00eb at\u00eb koh\u00eb.<\/p>\n<p>Ministria e Financave refuzoi t\u00eb zbatonte rekomandimin, duke e cil\u00ebsuar at\u00eb t\u00eb padrejt\u00eb dhe me nj\u00eb kosto t\u00eb lart\u00eb n\u00eb buxhetin e shtetit, nd\u00ebrsa Komisioni i Ligjeve nd\u00ebrhyri n\u00eb ligj duke e ndryshuar nenin p\u00ebrkat\u00ebs p\u00ebr t\u00eb ruajtur p\u00ebrllogaritjen e vjet\u00ebr t\u00eb pag\u00ebs 118.00 lek\u00eb.<\/p>\n<p>Por gjyqtar\u00ebt e d\u00ebrguan \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese, e cila nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb i shpalli antikushtetuese nenet e ndryshuara nga mazhoranca antikushtetuese duke detyruar Kuvendin t\u00eb rishikonte p\u00ebrllogaritjen e pagave p\u00ebr magjistrat\u00ebt dhe duke i vendosur buxhetit t\u00eb shtetit nj\u00eb barr\u00eb financiare p\u00ebr kompensimin e detyrimeve t\u00eb prapambetura q\u00eb nga viti 2019.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Qeveria shqiptare po p\u00ebrgatitet t\u00eb shlyej\u00eb detyrimet e prapambetura p\u00ebr pagat e gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve me fondet e mbetura t\u00eb buxhetit 2023, me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb akti normativ q\u00eb po harton Ministria e Financave. Vendimi p\u00ebr kalimin e fondit t\u00eb kontigjenc\u00ebs p\u00ebr shlyerjen e k\u00ebtyre detyrimeve u b\u00eb i ditur n\u00eb mbledhjen e fundit t\u00eb [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":21,"featured_media":77486,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[204,2],"tags":[1263,187,103,1230,119,1264],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/Drejtesia-e-re.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori i Pergjithshem, Olsian Cela, Inspektori i larte i drejtesise, Artur Metani, Anetari i Gjykates se Larte, Sokol Sadushi dhe Kryetarja e KLGJ, Naureda Llagami gjate nje aktiviteti te Keshillit te Larte Gjyqesor me temen &quot;Drejt ekselences gjyqesore&quot;. Takimi u fokusua ne permiresimin e efikasitetit ne Gjykaten e Larte te Shqiperise. \/r\/n\/r\/nThe Prosecutor General, Olsian Cela, the High Inspector of Justice, Artur Metani, the Member of the High Court, Sokol Sadushi and the President of the Supreme Court, Naureda Llagami during an activity of the High Judicial Council with the theme &quot;Towards judicial excellence&quot;. The meeting focused on the improvement of efficiency in the Supreme Court of Albania.","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77485"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/21"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=77485"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77485\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/77486"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=77485"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=77485"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=77485"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}