{"id":77487,"date":"2023-11-30T17:19:29","date_gmt":"2023-11-30T16:19:29","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-njihet-me-pretendimet-ne-ceshtjen-e-prokurorit-naim-tota\/2023\/11\/30\/"},"modified":"2023-11-30T17:21:07","modified_gmt":"2023-11-30T16:21:07","slug":"kpa-njihet-me-pretendimet-ne-ceshtjen-e-prokurorit-naim-tota","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-njihet-me-pretendimet-ne-ceshtjen-e-prokurorit-naim-tota\/2023\/11\/30\/","title":{"rendered":"KPA njihet me pretendimet n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e prokurorit Naim Tota"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA u njoh t\u00eb enjten m\u00eb 30 n\u00ebntor me parashtrimet n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen p\u00ebr prokurorin e Tiran\u00ebs, Naim Tota dhe pasi pranoi tre akte t\u00eb dor\u00ebzuara nga ky i fundit, mbylli hetimin gjyq\u00ebsor dhe ftoi pal\u00ebt t\u00eb paraqesin konkluzionet p\u00ebrfundimtare pas nj\u00eb jave. Komisionerja Publike, Irena Nino parashtroi shkaqet e ankimit duke i q\u00ebndruar k\u00ebrkimit p\u00ebr shkarkimin e Tot\u00ebs p\u00ebr deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb dhe probleme n\u00eb kriterin profesional. Prokurori Tota i cil\u00ebsoi si presion denoncimet e kryera ndaj tij p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje p\u00ebr t\u00eb cilat tha se jan\u00eb n\u00ebn hetim. S\u00eb bashku me p\u00ebrfaq\u00ebsuesin e tij ligjor, avokatin Julian M\u00ebrtiri ata kund\u00ebrshtuan shkaqet e Ninos si t\u00eb pabazuara dhe k\u00ebrkuan l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb konfirmimit.<\/p>\n<p>Institucioni i Komisioner\u00ebve Publik\u00eb ankimoi m\u00eb 12 maj vendimin e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb prokurorit Tota, bazuar n\u00eb nj\u00eb rekomandim t\u00eb Operacionit Nd\u00ebrkob\u00ebtar t\u00eb Monitorimit,\u00a0ONM.<\/p>\n<p>Tota u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb prej KPK me shumic\u00eb votash m\u00eb 10 mars 2023, pasi shpjegimet e tij p\u00ebr barrat e prov\u00ebs n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb dhe gjetjet p\u00ebr profesionalizmin, u konsideruan bind\u00ebse nga shumica e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga komisioneret Brunilda Bekteshi dhe Pamela Qirko.<\/p>\n<p>An\u00ebtari n\u00eb pakic\u00eb, Roland Ilia k\u00ebrkoi shkarkimin, duke \u00e7muar se ai nuk kishte arritur nivel t\u00eb besuesh\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb. Sipas Ilias, subjekti nuk dha shpjegime bind\u00ebse p\u00ebr nj\u00eb apartament t\u00eb bler\u00eb nga kunati n\u00eb vitin 2016 n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb kontrate cedimi, pasuri p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn u ngrit\u00ebn fillimisht dyshime se ishte fshehur p\u00ebr 12 vjet, pasi ishte p\u00ebrdorur vet\u00ebm nga prokurorit Tota prej vitit 2004.<\/p>\n<p>Komisionerja Publike, Irena Nino, u shpreh nd\u00ebr t\u00eb tjera gjat\u00eb parashtrimeve t\u00eb enjten se subjekti i vler\u00ebsimit ka qen\u00eb poseduesi de facto i apartamentit n\u00eb Tiran\u00eb. Nino tha se faktet \u00e7ojn\u00eb n\u00eb tjet\u00ebr vler\u00ebsim nga ai i Komisionit q\u00eb duket se ka vler\u00ebsuar n\u00eb bindjen e brenshme. Sipas Komisioneres, nga rethanat e konstatuara duket se ka situat\u00eb t\u00eb dyshuar p\u00ebr fshehje pasurie. Ajo v\u00ebrejti se kunati i subjektit nuk e ka p\u00ebrdorur asnj\u00ebher\u00eb k\u00ebt\u00eb banes\u00eb, ku subjekti me familjen e tij kan\u00eb jetuar p\u00ebr 12 vjet me radh\u00eb, pa kund\u00ebrshp\u00ebrblim.<\/p>\n<p>Nino ngriti dyshime edhe p\u00ebr blerjen e apartamentit nga subjekti p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtin \u00e7mim q\u00eb kunati e kishte porositur 12 vjet m\u00eb par\u00eb. Sipas saj, vlera e tregut ishte tre her\u00eb m\u00eb e lart\u00eb. Po ashtu, Nino kund\u00ebrshtoi analiz\u00ebn e KPK lidhur me mund\u00ebsin\u00eb e kunatit t\u00eb subjektit p\u00ebr blerjen e apartamentit, q\u00eb sipas saj nuk ka pasur burime t\u00eb mjaftueshme.<\/p>\n<p>Avokati Julian M\u00ebrtiri theksoi se Inspektorati i Lart\u00eb i Deklarimit dhe Kontrollit t\u00eb Pasurive dhe Konfliktit t\u00eb Interesave, ILDKPKI \u00ebsht\u00eb shprehur se subjekti nuk ka kryer fshehje, se nuk \u00ebsht\u00eb gjendur n\u00eb konflikt interesi dhe se ka kryer deklarim t\u00eb rrem\u00eb. Ai v\u00ebrjti se ky konstatim \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nga institucioni specific q\u00eb verifikon pasurin\u00eb dhe pretendoi se nuk q\u00ebndron vler\u00ebsimi Komisioneres Publike se Komisioni ka vler\u00ebsuar mbi bindjen e brendshme.<\/p>\n<p>Sipas M\u00ebrtirit, subjekti nuk e ka shmangur asnj\u00ebher\u00eb deklarimin e p\u00ebrdorimit t\u00eb apartamentit q\u00eb prej vitit 2004. Ai i cil\u00ebsoi t\u00eb pamb\u00ebshtetura n\u00eb prova shkaqet e Komisioneres, duke theksuar se nuk mund t\u00eb vijohej vet\u00ebm me dyshime.<\/p>\n<p>Lidhur me p\u00ebrdorimin e k\u00ebsaj pasurie, M\u00ebrtiri sqaroi se fillimisht ishte ofruar pa kund\u00ebrshp\u00ebrblim p\u00ebr shkak t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb posa\u00e7me derisa subjekti t\u00eb sistemohej n\u00eb nj\u00eb banes\u00eb tjet\u00ebr. P\u00ebr shkak t\u00eb rrethanave familjare, si\u00e7 ishte fatkeq\u00ebsia familjare n\u00eb vitin 2006 kur bashk\u00ebshortja e Tot\u00ebs ka nd\u00ebrruar jet\u00eb, si edhe v\u00ebnia n\u00eb dijeni p\u00ebr investimin tek shoq\u00ebria ku punonte e ndjera, vler\u00eb q\u00eb pas kthimit i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb hua kunatit, p\u00ebrdorimi i apartamentit ka vazhduar n\u00eb heshtje pa kund\u00ebrshp\u00ebrblim, p\u00ebrve\u00e7 p\u00ebrfitimit t\u00eb disa interesave nga huaja p\u00ebr t\u00eb cilat subjekti ka b\u00ebr\u00eb deklarime n\u00eb ILDKPKI.<\/p>\n<p>M\u00ebrtiri e kund\u00ebrshtoi pretendimin e Ninos n\u00eb lidhje me \u00e7mimin e apartamentit dhe vler\u00ebn e tregut aktual. Ai argumentoi se ky pretendim nuk mund t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb ngushta familjare, traditave dhe zakoneve t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta, si dhe p\u00ebr shkak t\u00eb liris\u00eb kontraktore, marr\u00ebveshjes dhe vullnetit t\u00eb lir\u00eb e t\u00eb pavesuar t\u00eb pal\u00ebve.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, M\u00ebrtiri k\u00ebmb\u00ebnguli se kunati i subjektit nuk mund t\u00eb konsiderohet si person i lidhur n\u00eb k\u00ebt\u00eb marrdh\u00ebnie, megjithat\u00eb ai pretendoi se rezultonte se ai kishte pasur mund\u00ebsi p\u00ebr blerjen e apartamentit q\u00eb m\u00eb pas e ka bler\u00eb subjekti.<\/p>\n<p>Sipas Ninos, prokurori Tota nuk arriti t\u00eb p\u00ebrmbys\u00eb barr\u00ebn e prov\u00ebs lidhur me v\u00ebrtetimin e burimit t\u00eb ligjsh\u00ebm t\u00eb nj\u00eb huaje 400 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb marr\u00eb prej bashk\u00ebshortes s\u00eb ndjer\u00eb nga motra e saj, me q\u00ebllim investimin n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb ku punonte, prej nga m\u00eb von\u00eb subjekti ka p\u00ebrfituar nj\u00eb vler\u00eb prej 40 mij\u00eb eurosh.<\/p>\n<p>Komisionerja u shpreh se bilancet negative t\u00eb konstatuara n\u00eb analiz\u00ebn financiare nuk justifikojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb objektive mas\u00ebn e proporcionalitetit t\u00eb zbatuar deri tani nga KPA n\u00eb raste t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Sipas avokatit M\u00ebrtiri, motra e subjektit kishte pasur mund\u00ebsi p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb bashk\u00ebshortes s\u00eb k\u00ebtij t\u00eb fundit huan\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 400 mij\u00eb lek\u00eb. Si argumentoi se ishte provuar se motra e subjektit kishte nj\u00eb ekonomi t\u00eb sho\u00ebndosh pasi zot\u00ebronte nj\u00eb aktivitet bar-kafe, nd\u00ebrsa bashk\u00ebshorti i saj ka kryer aktivitet n\u00eb sektorin e bujq\u00ebsis\u00eb, prej nga ka siguruar t\u00eb ardhura t\u00eb konsiderueshme.<\/p>\n<p>P\u00ebr bilancet negative n\u00eb vite, M\u00ebrtiri deklaroi se ka pasur pasakt\u00ebsi n\u00eb deklarimin e likujditeteve cash p\u00ebr shkak t\u00eb orientimit t\u00eb gabuar nga vet\u00eb ILDKPKI n\u00eb fillimet e dor\u00ebzimit t\u00eb deklarave. Ai k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb konsiderohet analiza sipas ekspertes bazuar n\u00eb deklarimet e subjektit. Avokati M\u00ebrtiri renditi mund\u00ebsin\u00eb e kursimeve p\u00ebr gjith\u00eb periudh\u00ebn 2006-2014, q\u00eb sipas tij rezulton pozitiv p\u00ebr \u00e7do vit.<\/p>\n<p>M\u00ebrtiri kund\u00ebrshtoi edhe shkakun tjet\u00ebr t\u00eb Ninos, e cila vler\u00ebson se Tota dhe f\u00ebmij\u00ebt e tij gjenden n\u00eb kushtet e deklarimit t\u00eb pasakt\u00eb dhe t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr mospasqyrimin n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d t\u00eb pjes\u00ebve takuese t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve n\u00eb pasuri t\u00eb trash\u00ebguara nga n\u00ebna e gjysh\u00ebrit.<\/p>\n<p>Sipas avokatit t\u00eb Tot\u00ebs, rezulton e provuar me dokumentacion ligjor se f\u00ebmij\u00ebt kan\u00eb hequr dor\u00eb nga pjesa takuese n\u00eb k\u00ebto pasuri q\u00eb prej vitit 2009. Ai argumentoi se, nga pik\u00ebpamja ligjore, ka qen\u00eb detyrim i daj\u00ebs s\u00eb f\u00ebmij\u00ebve q\u00eb t\u00eb b\u00ebnte veprimet p\u00ebrkat\u00ebse p\u00ebr pasqyrimin n\u00eb regjistrat e hipotek\u00ebs t\u00eb heqjes dor\u00eb t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb subjektit bashk\u00ebpron\u00ebsia.<\/p>\n<p>Lidhur me aspektin profesional, Nino vler\u00ebson se mang\u00ebsit\u00eb e v\u00ebrejtura n\u00eb denoncimet e paraqitura nga publiku jan\u00eb t\u00eb natyr\u00ebs vazhduese dhe t\u00eb nj\u00ebjta. Sipas saj, procedimet e marra n\u00eb shqyrtim, p\u00ebrmbajn\u00eb t\u00eb meta t\u00eb dukshme, munges\u00eb arsyetimi, munges\u00eb hetimesh dhe mosrespektim t\u00eb vendimmarrjes s\u00eb gjykatave, mang\u00ebsi k\u00ebto q\u00eb duhen vler\u00ebsuar n\u00eb raport me p\u00ebrmbushjen e standardeve t\u00eb p\u00ebrcaktuara n\u00eb ligj. N\u00eb p\u00ebrfundim, Komisionerja Publike Irena Nino k\u00ebrkoi ndryshimin e vendimit t\u00eb Komisionit dhe shkarkimin nga detyra t\u00eb prokurorit Naim Tota.<\/p>\n<p>Prokurori Tota i paraqiti vet\u00eb parashtrimet n\u00eb kriterin profesional. Ai e cil\u00ebsoi si denoncimet e kryera ndaj tij si presion, duke argumentur se jan\u00eb \u00e7\u00ebstje n\u00ebn hetim. Subjekti deklaroi se pavar\u00ebsisht k\u00ebsaj situate, ka vijuar pun\u00ebn sipas ligjit.<\/p>\n<p>Tota tha se n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e trajtuara nga Komisionerja Publike, ai ka vler\u00ebsuar me korrekt\u00ebsi dhe objektivitet provat e paraqitura dhe se ka vendosur sipas parashikimeve ligjore. Subjekti i cil\u00ebsoi denoncimet si q\u00ebndrime subjektive q\u00eb lidhen ngusht\u00eb me interesat personale t\u00eb qytetar\u00ebve p\u00ebr zgjidhjen e \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb favorin e tyre, e p\u00ebr rjedhoj\u00eb nuk mund t\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb vler\u00ebsimin e tij profesional.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, subjekti Tota v\u00ebrejti se nuk mund t\u00eb ket\u00eb paragjykim p\u00ebr veprimet e tij n\u00eb hetimet e \u00e7\u00ebshtjeve, por se vler\u00ebsimi profesional duhet t\u00eb b\u00ebhet mbi baz\u00ebn e treguesve sasipor, cil\u00ebsor dhe shpejt\u00ebsis\u00eb si prokuror p\u00ebr \u00e7do vit.<\/p>\n<p>Kolegji vendosi t\u00eb administroj\u00eb si prova dy vendime q\u00eb kishin t\u00eb b\u00ebnin me dy \u00e7\u00ebshtje profesionale, si dhe nj\u00eb akt tjet\u00ebr lidhur me kriterin e pasuris\u00eb. Pasi mbylli hetimin gjyq\u00ebsor, KPA shtyu seanc\u00ebn p\u00ebr m\u00eb dat\u00eb 7 dhjetor, n\u00eb or\u00ebn 12:00, kur pal\u00ebt do t\u00eb pqaraqesin konkluzionet p\u00ebrfundimtare.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA u njoh t\u00eb enjten m\u00eb 30 n\u00ebntor me parashtrimet n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen p\u00ebr prokurorin e Tiran\u00ebs, Naim Tota dhe pasi pranoi tre akte t\u00eb dor\u00ebzuara nga ky i fundit, mbylli hetimin gjyq\u00ebsor dhe ftoi pal\u00ebt t\u00eb paraqesin konkluzionet p\u00ebrfundimtare pas nj\u00eb jave. Komisionerja Publike, Irena Nino parashtroi shkaqet e ankimit [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":77488,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[114,2],"tags":[892,921,112,166,671,119,122],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/Naim-Tota-ne-KPA-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Naim Tota dhe avokati i tij, Julian M\u00ebrtiri n\u00eb KPA. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77487"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=77487"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77487\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":77489,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77487\/revisions\/77489"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/77488"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=77487"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=77487"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=77487"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}