{"id":77492,"date":"2023-11-30T17:48:58","date_gmt":"2023-11-30T16:48:58","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-arjan-qafa-ka-mbajtur-qendrime-qe-bien-ndesh-me-vlerat-e-gjyqtarit\/2023\/11\/30\/"},"modified":"2023-11-30T17:49:41","modified_gmt":"2023-11-30T16:49:41","slug":"kpa-arjan-qafa-ka-mbajtur-qendrime-qe-bien-ndesh-me-vlerat-e-gjyqtarit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-arjan-qafa-ka-mbajtur-qendrime-qe-bien-ndesh-me-vlerat-e-gjyqtarit\/2023\/11\/30\/","title":{"rendered":"KPA: Arjan Qafa ka mbajtur q\u00ebndrime q\u00eb bien ndesh me vlerat e gjyqtarit"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb mbrojtjen e tij n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit ish-gjyqtari i Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Apelit Arjan Qafa, k\u00ebmb\u00ebnguli t\u00eb rr\u00ebzonte gjetjet e Komisionit mbi nj\u00eb dokument t\u00eb krijuar p\u00ebr t\u00eb justifikuar 70 mij\u00eb euro q\u00eb bashk\u00ebshortja e tij pretendonte se kishte marr\u00eb nga i v\u00ebllai.<\/p>\n<p>M\u00ebnyra se si ishin transferuar k\u00ebto para ishte deklaruar e ndryshme n\u00eb raste t\u00eb ndryshme nga Qafa dhe personat e lidhur. Deklarimi p\u00ebr k\u00ebto para u tjet\u00ebrsua s\u00ebrish gjat\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit p\u00ebrmes nj\u00eb deklarate para nj\u00eb avokati q\u00eb pretendohet t\u00eb jet\u00eb e vitit 2005, por q\u00eb si p\u00ebr Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit edhe p\u00ebr Kolegjin \u00ebsht\u00eb prodhuar vet\u00ebm pas vitit 2016.<\/p>\n<p>N\u00eb ankimin e tij, q\u00eb u rr\u00ebzua n\u00eb 26 prill t\u00eb k\u00ebtij viti n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit, ish-gjyqtari kapet pas p\u00ebrmendjes s\u00eb fjal\u00ebs NIPT nga Komisioni n\u00eb vendimin e tij. Qafa pretendon se KPK ka shtuar fjal\u00ebn NIPT q\u00eb nuk gjendet n\u00eb akt-marr\u00ebveshje.<\/p>\n<p>Trupa e Kolegjit q\u00eb shqyrtoi \u00e7\u00ebshtjen e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga Ina Rama, Albana Shtylla, Sokol \u00c7omo, Rezarta Schuetz dhe Mimoza Tasi, ka qen\u00eb m\u00eb skrupuloze n\u00eb hetimin e dokumentit. N\u00eb vendim KPA thot\u00eb se n\u00eb aktmarr\u00ebveshjen nuk p\u00ebrmendet fjala NIPT, por numri i vendosur n\u00eb pjes\u00ebn hyr\u00ebse t\u00eb saj pas emrit t\u00eb avokatit \u00ebsht\u00eb identik me numrin NIPT q\u00eb ky i fundit ka regjistruar pas vitit 2016.<\/p>\n<p>Nj\u00ebsoj si KPK edhe Kolegji doli n\u00eb p\u00ebrfundimin se dokumenti n\u00eb fjal\u00eb \u201cu krijua p\u00ebr efekt t\u00eb ndryshimit t\u00eb gjetjeve t\u00eb hetimit administrativ\u201d dhe se q\u00ebndrimet e subjektit n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast ishin kontradiktore.<\/p>\n<p>Duke iu referuar gjetjeve t\u00eb hetimit shumica e trup\u00ebs q\u00eb vendosi shkarkimin e Qaf\u00ebs \u00a0arsyetoi se ish-gjyqtari ve\u00e7 problemeve t\u00eb pasuris\u00eb, kishte c\u00ebnuar besimin e publikut te drejt\u00ebsia. \u201cMe veprimet dhe mosveprimet e m\u00ebsip\u00ebrme, subjekti i rivler\u00ebsimit ka reflektuar nj\u00eb q\u00ebndrim q\u00eb bie ndesh me vlerat q\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebr\u00e7oj\u00eb integriteti i gjyqtarit e q\u00eb, p\u00ebr pasoj\u00eb, krijon kushtet e cenimit t\u00eb besimit t\u00eb publikut te sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Mimoza Tasi, q\u00eb po ashtu ishte dakord me shkarkimin sa i p\u00ebrket problemeve t\u00eb pasuris\u00eb, arsyeton se KPA nuk duhej t\u00eb shtonte n\u00eb vendimin e shkarkimit edhe c\u00ebnimin e besimit t\u00eb publikut.<\/p>\n<p><strong>Pretendimet proceduriale<\/strong><\/p>\n<p>Ish-gjyqtari Arjan Qafa n\u00eb ankimin e tij n\u00eb Kolegj, nj\u00ebsoj si shum\u00eb koleg\u00eb m\u00eb her\u00ebt, ngriti pretendime q\u00eb praktikisht rr\u00ebzonin n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi procesin e vetingut. T\u00eb tilla ishin pretendimet se trupa nuk ishte krijuar sipas ligjit, apo se kishte shkelje p\u00ebr faktin se e nj\u00ebjta trup\u00eb b\u00ebnte hetimin dhe jepte vendimin. T\u00eb gjitha k\u00ebto e t\u00eb ngjashme u rr\u00ebzuan nga KPA.<\/p>\n<p>Ve\u00e7 k\u00ebtyre ankesave Qafa shtoi n\u00eb pretendimet e tij se relatorja n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e tij kishte qen\u00eb n\u00eb konflikt interesi. Ish-gjyqtarit, i cili si\u00e7 thot\u00eb KPA nuk e kishte ngritur k\u00ebt\u00eb shqet\u00ebsim n\u00eb KPK, arsyetoi se konflikti i interesit lidhej me faktin se relatorja Pamela Qirko ishte motra e ministres Belinda Balluku. Qafa arsyeton se ai kishte gjykuar \u00e7\u00ebshtje me pal\u00eb ministrin\u00eb q\u00eb drejtonte Balluku dhe p\u00ebr pasoj\u00eb kishte konflikt me motr\u00ebn e saj q\u00eb ndoqi \u00e7\u00ebshtjen e tij n\u00eb veting.<\/p>\n<p>Por Kolegji e rr\u00ebzoi pretendimin si t\u00eb pabazuar. \u201cPor vet\u00ebm ky fakt, pra, ushtrimi i funksionit, pa u arritur t\u00eb provohet interesi privat i zyrtarit n\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrim t\u00eb parashikimeve t\u00eb ligjit nr. 9367, dat\u00eb 07.04.2005, \u201cP\u00ebr parandalimin e konfliktit t\u00eb interesave n\u00eb ushtrimin e funksioneve publike\u201d, i ndryshuar, t\u00eb sip\u00ebrcituara, nuk mund t\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb shkak nj\u00ebanshm\u00ebrie p\u00ebr komisioneren znj. Pamela Qirko, motra e ministres n\u00eb fjal\u00eb\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Qafa po ashtu ngriti pretendime t\u00eb tjera, q\u00eb duken se q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb aj\u00ebr. Sipas tij KPK i kishte c\u00ebnuar t\u00eb drejt\u00ebn e ushtrimit t\u00eb besimit fetar, pasi nj\u00eb prej pyet\u00ebsor\u00ebve ishte d\u00ebrguar n\u00eb dat\u00eb 13 prill 2020. Qafa pretendon se kjo ishte dita zyrtare e fest\u00ebs s\u00eb Pashk\u00ebve Katolike.<\/p>\n<p>Por Kolegji gjeti leht\u00ebsisht se Pashk\u00ebt Katolike t\u00eb vitit 2020 nuk ishin n\u00eb dat\u00ebn 13 prill, dit\u00eb e h\u00ebn\u00eb, por nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb her\u00ebt t\u00eb diel\u00ebn 12 prill dhe se gjyqtarit i ishte dh\u00ebn\u00eb nga Komisioni mjaftuesh\u00ebm koh\u00eb edhe pas pashk\u00ebve p\u00ebr t\u2019iu p\u00ebrgjigjur pyetjeve. \u201cSa m\u00eb sip\u00ebr, trupi gjykues vler\u00ebsoi se d\u00ebrgimi i pyet\u00ebsorit nr. 3 prej Komisionit n\u00eb dat\u00ebn 13.04.2020, nuk duket se ka cenuar lirin\u00eb e ushtrimit t\u00eb besimit fetar nga subjekti i rivler\u00ebsimit\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Nj\u00eblloj u rr\u00ebzua edhe pretendimi se Komisioni i kishte k\u00ebrkuar t\u00eb shkelte karantin\u00ebn.\u00a0 Kolegji po ashtu gjeti se nj\u00eb pjes\u00eb e pretendimeve t\u00eb Qaf\u00ebs ishin p\u00ebrs\u00ebritje e shpjegimeve t\u00eb dh\u00ebna prej tij n\u00eb Komision. KPA po ashtu rr\u00ebzoi pretendimet e ish-gjyqtarit p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb prova t\u00eb reja.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb Kolegji gjeti KPK-n\u00eb me shkelje sa i p\u00ebrket dat\u00ebs s\u00eb zbardhjes s\u00eb vendimit e cila ka tejkaluar afatin 30 ditor\u00eb, edhe pse arsyetoi se kjo nuk c\u00ebnonte t\u00eb drejt\u00ebn e subjektit.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb sa m\u00eb sip\u00ebr, pavar\u00ebsisht se njoftimi i vendimit t\u00eb Komisionit nuk ka respektuar afatin e p\u00ebrcaktuar n\u00eb nenin 55, pika 7 e ligjit nr. 84\/2016, trupi gjykues vler\u00ebsoi se kjo vones\u00eb nuk ka cenuar t\u00eb drejt\u00ebn e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit p\u00ebr akses n\u00eb gjykat\u00eb\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p><strong>Ankimi p\u00ebr pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Problemet e pasuris\u00eb s\u00eb ish-gjyqtarit Qafa jan\u00eb t\u00eb shumta sipas Kolegjit dhe Komisionit dhe fillojn\u00eb q\u00eb me prona t\u00eb marra sipas ligjit 7501 dhe AMTP t\u00eb dyshimta, deri t\u00eb dhurimet apo transfertat disa mij\u00ebra eruoshe brenda familjes.<\/p>\n<p>Kolegji gjeti n\u00eb shumic\u00ebn e rasteve se ankimet e Qaf\u00ebs sa i p\u00ebrket vendimit t\u00eb KPK mbi kriterin e pasuris\u00eb dhe pasurit\u00eb e marra n\u00eb shqyrtim nuk q\u00ebndronin. Megjithat\u00eb KPA pranoi si t\u00eb ligjshme disa nga dhuratat n\u00eb cash t\u00eb marra nga familja.<\/p>\n<p>Rasti q\u00eb duket se vulos fatin e ish-gjyqtarit \u00ebsht\u00eb pretendimi se nj\u00eb shum\u00eb prej 70 mij\u00eb eurosh iu dha bashk\u00ebshortes nga v\u00ebllai. M\u00eb her\u00ebt n\u00eb KPK Qafa k\u00ebmb\u00ebnguli ta ndante veten nga pasurit\u00eb e bashk\u00ebshortes, por n\u00eb Kolegj ai kryesisht ka pretenduar t\u00eb rr\u00ebzoj\u00eb vendimin e KPK duke pretenduar se Komisioni kishte tjet\u00ebrsua faktet e t\u00eb ngjashme.<\/p>\n<p>Ai k\u00ebmb\u00ebnguli t\u00eb merreshin parasysh t\u00eb ardhurat e deklaruara si paga p\u00ebr pun\u00eb t\u00eb pjesshme t\u00eb bashk\u00ebshortes n\u00eb biznesin e v\u00ebllait, pavar\u00ebsisht se sipas KPA n\u00eb deklarimet vjetore dhe ato para ILDKPKI-s\u00eb dhe prokuroris\u00eb ishin dh\u00ebn\u00eb versione t\u00eb ndryshme nga ish-gjyqtari dhe bashk\u00ebshortja.<\/p>\n<p>KPA thot\u00eb n\u00eb vendim se edhe shuma e paguar u rrit nga 35 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb deklaruara n\u00eb DPV-n\u00eb e vitit 2008, n\u00eb 60 mij\u00eb lek\u00eb gjat\u00eb hetimit administrativ.<\/p>\n<p>Kund\u00ebrshtimi mbi nj\u00eb aktmarr\u00ebveshje, q\u00eb u prodhua p\u00ebr t\u00eb justifikuar shum\u00ebn, u rr\u00ebzua nga KPA me t\u00eb nj\u00ebjtin arsyetim si edhe nga Komisioni.\u00a0 Pretendimet e Qaf\u00ebs p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dyshim vendimin e KPK sepse kjo e fundit kishte p\u00ebrdorur fjal\u00ebn NIPT n\u00eb vendim, pavar\u00ebsisht se kjo fjal\u00eb nuk ishte n\u00eb aktmarr\u00ebveshje, u rr\u00ebzua nga Kolegji.<\/p>\n<p>\u201cTrupi gjykues konstatoi se numri \u201c{***}\u201d, i cituar nga z. I. I., n\u00eb aktmarr\u00ebveshjen e dat\u00ebs 01.03.2005, e hartuar prej tij, \u00ebsht\u00eb numri unik i identifikimit, l\u00ebshuar nga QKB-ja, n\u00eb dat\u00ebn 06.06.2016. N\u00eb k\u00ebto kushte, trupi gjykues vler\u00ebsoi se \u00ebsht\u00eb i drejt\u00eb konkluzioni i Komisionit se dokumenti \u201cAktmarr\u00ebveshje bashk\u00ebpunimi p\u00ebr hapjen e nj\u00eb biznesi si person fizik\u201d, dat\u00eb 01.03.2005, n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpiluar pas dat\u00ebs 06.06.2016, dat\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn avokati I. I., \u00ebsht\u00eb pajisur me NIPT-in e referuar n\u00eb aktmarr\u00ebveshje\u201d, thuhet n\u00eb vendim edhe pse Kolegji pranon q\u00eb fjala NIPT n\u00eb fakt n\u00eb aktmarr\u00ebveshje z\u00ebvend\u00ebsohet nga g\u00ebrmat Nr.<\/p>\n<p>Kolegji po ashtu gjeti t\u00eb pabazuar pretendimet mbi nj\u00eb shum\u00eb 10 mij\u00eb euro, q\u00eb ndryshuan nga dhurim n\u00eb vitin 2008, n\u00eb para t\u00eb hedhura nga dhurimet e t\u00eb ftuarve n\u00eb dasm\u00ebn e bashk\u00ebshorte gjat\u00eb shpjegimeve mbi rezultatet e hetimit administrativ, nuk q\u00ebndronin.<\/p>\n<p>KPA v\u00eb n\u00eb dukje se disa nga dokumentet dhe pretendimet e ngritura nga ish-gjyqtari u prodhuan enkas p\u00ebr procesin e rivler\u00ebsimit. Kjo p\u00ebrfshin edhe nj\u00eb aktmarr\u00ebveshje paramartesore, e pretenduar si e lidhur mes subjektit dhe bashk\u00ebshortes. Kolegji arsyeton se k\u00ebto ishin \u201cakte q\u00eb nuk kan\u00eb ekzistuar m\u00eb par\u00eb, por jan\u00eb krijuar s\u00eb fundmi, n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb t\u00eb shtyr\u00eb t\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit\u201d dhe vet\u00ebm \u201cp\u00ebr shkak t\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsis\u00eb s\u00eb tij p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrballur e provuar t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e konstatimeve t\u00eb hetimit administrativ\u201d.<\/p>\n<p>Trupa e KPA thot\u00eb se k\u00ebto akte ishin nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb prodhuar nj\u00eb situat\u00eb faktike shum\u00eb larg s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, e cila do t\u00eb favorizonte subjektin n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb procedur\u00ebs s\u00eb rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>N\u00eb fund shumica n\u00eb KPA ka vendosur q\u00eb Qafa t\u00eb shkarkohej p\u00ebr dy shkelje t\u00eb ligjit p\u00ebr rivler\u00ebsimin, p\u00ebrfshi deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb dhe c\u00ebnim t\u00eb besimit t\u00eb publikut te drejt\u00ebsia.\u00a0An\u00ebtarja Mimoza Tasi n\u00eb nj\u00eb mendim paralel shprehet se binte dakord vet\u00ebm me nj\u00eb nga shkeljet, at\u00eb t\u00eb deklarimit t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb mbrojtjen e tij n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit ish-gjyqtari i Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Apelit Arjan Qafa, k\u00ebmb\u00ebnguli t\u00eb rr\u00ebzonte gjetjet e Komisionit mbi nj\u00eb dokument t\u00eb krijuar p\u00ebr t\u00eb justifikuar 70 mij\u00eb euro q\u00eb bashk\u00ebshortja e tij pretendonte se kishte marr\u00eb nga i v\u00ebllai. M\u00ebnyra se si ishin transferuar k\u00ebto para ishte deklaruar [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":77493,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,114,115],"tags":[407,652,145,107,789,1047,430,989,903],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Arjan-Qafa-KPK.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari i Apelit Administrativ, Arjan Qafa p\u00ebrball\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit. Foto:  Vladimir Karaj.   ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77492"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=77492"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77492\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":77494,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77492\/revisions\/77494"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/77493"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=77492"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=77492"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=77492"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}