{"id":77495,"date":"2023-12-01T14:26:06","date_gmt":"2023-12-01T13:26:06","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/bilanci-negativ-financiar-solli-shkarkimin-e-prokurorit-kujtim-bashaj\/2023\/12\/01\/"},"modified":"2023-12-01T14:26:45","modified_gmt":"2023-12-01T13:26:45","slug":"bilanci-negativ-financiar-solli-shkarkimin-e-prokurorit-kujtim-bashaj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/bilanci-negativ-financiar-solli-shkarkimin-e-prokurorit-kujtim-bashaj\/2023\/12\/01\/","title":{"rendered":"Bilanci negativ financiar solli shkarkimin e prokurorit Kujtim Bashaj"},"content":{"rendered":"<p>Prokurori i Durr\u00ebsit, Kujtim Bashaj u shkarkua nga detyra prej Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK m\u00eb 18 tetor 2023, p\u00ebr probleme n\u00eb kiterin e pasuris\u00eb. KPK arriti n\u00eb p\u00ebrfundimin se Bashaj ka kyer deklarime t\u00eb pasakta; se nuk ka pasur burime financiare t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u00eb justifikuar pasurit\u00eb; nuk i ka hequr dyshimet Komisionit se nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb kushtet e fshehjes s\u00eb nj\u00eb mjeti n\u00eb p\u00ebrdorim n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb t\u00eb motr\u00ebs; si dhe se ka rezultuar se n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur se ka marr\u00eb kredi p\u00ebr t\u00eb shlyer huat\u00eb dhe hua p\u00ebr t\u00eb shlyer kredit\u00eb, me q\u00ebllim justifikimin e shlyerjes s\u00eb tyre me t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, KPK ka konkluduar se prokurori Bashaj ka arritur nivel t\u00eb besuesh\u00ebm n\u00eb kontrollin e figur\u00ebs dhe nivel kualifikues p\u00ebr profesionalizmin.<\/p>\n<p>Subjekti ka deklaruar porositjen e nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 131 m2 n\u00eb vitin 2005 dhe n\u00ebnshkrimin e kontrat\u00ebs s\u00eb shitblerjes n\u00eb 2007-\u00ebn p\u00ebr \u00e7mimin 52 mij\u00eb e 440 euro. Si burim krijimi t\u00eb k\u00ebsaj pasurie, subjekti ka deklaruar t\u00eb ardhurat nga shitja e nj\u00eb apartamenti tjet\u00ebr n\u00eb vitin 2005, kundrejt shum\u00ebs 4 milion\u00eb lek\u00eb; kredi bankare n\u00eb shum\u00ebn 2 milion\u00eb lek\u00eb, si dhe nj\u00eb hua pa interes po 2 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>KPK v\u00ebren se ka mosp\u00ebrputhje t\u00eb sip\u00ebrfaqes s\u00eb apartamentit dhe \u00e7mimit t\u00eb shitjes midis deklarat\u00ebs s\u00eb vitit 2005 dhe kontrat\u00ebs s\u00eb shitjes s\u00eb vitit 2007. Subjekti n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb pyet\u00ebsorit standard ka shpjeguar se ndryshimi i \u00e7mimit ka ardhur vet\u00ebm si pasoj\u00eb e zvog\u00eblimit t\u00eb sip\u00ebrfaqes, nga 142.7 m2, n\u00eb 131.1 m2.<\/p>\n<p>KPK konstaton se, ve\u00e7 faktit se ky shpjegim mbetet n\u00eb nivelin deklarativ, nga ana tjet\u00ebr ndryshimet e pretenduara jan\u00eb t\u00eb pabazuara n\u00eb faktet dhe dokumentet e administruara. Sipas Komisionit, po t\u00eb merret i mir\u00ebqen\u00eb shpjegimi i subjektit mbi zvog\u00eblimin e sip\u00ebrfaqes, nuk shpjegohet zvog\u00eblimi i \u00e7mimit p\u00ebr nj\u00ebsi nga 470 euro\/m\u00b2 n\u00eb vitin 2005 sipas deklarat\u00ebs, n\u00eb 400 euro\/m\u00b2 n\u00eb vitin 2007 sipas kontrat\u00ebs s\u00eb shitjes.<\/p>\n<p>KPK vler\u00ebson se nuk justifikohet as ulja e \u00e7mimit t\u00eb shitjes nga rreth 67 mij\u00eb euro 069 euro n\u00eb kontrat\u00ebn e porosis\u00eb n\u00eb 52 mij\u00eb e 440 euro n\u00eb at\u00eb t\u00eb shitjes. N\u00eb vijim, konstatohet se nuk \u00ebsht\u00eb deklaruar burimi i k\u00ebsaj pasurie n\u00eb vitet 2005, 2006 dhe 2007, nd\u00ebrsa n\u00eb shpjegimet e dh\u00ebna n\u00eb vitin 2016 pran\u00eb ILDKPKI-s\u00eb ka deklaruar t\u00eb nj\u00ebjtat burime q\u00eb ka sh\u00ebnuar n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d.<\/p>\n<p>I pyetur se p\u00ebrse nuk ka deklaruar n\u00eb vite burimet e k\u00ebsaj pasurie, Bashaj ka pretenduar se megjith\u00ebse nuk i kryer shprehimisht, ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebrshkrim t\u00eb vlerave q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer n\u00eb rubrikat respektive; duke pasqyruar tek t\u00eb ardhurat vler\u00ebn nga shitja e apartamentit; tek detyrimet kredin\u00eb dhe tek t\u00eb dh\u00ebnat kofidenciale huan\u00eb e mar\u00eb nga shtetasi S.N..<\/p>\n<p>Komisioni ka analizuar secilin prej burimeve t\u00eb pasqyruara n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d, prej nga ka rezultuar pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr shlyerjen e \u00e7mimit t\u00eb apartamentit t\u00eb porositur n\u00eb vitin 2005 e t\u00eb bler\u00eb n\u00eb 2007-\u00ebn.<\/p>\n<p>KPK ka konkluduar fillimisht se familja Bashaj nuk ka pasur mund\u00ebsi p\u00ebr blerjen n\u00eb vitin 2001 t\u00eb apartamentit t\u00eb shitur n\u00eb vitin 2005 p\u00ebr shum\u00ebn 4 milion\u00eb lek\u00eb dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb kjo vler\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrshir\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare paraprake.<\/p>\n<p>Por, n\u00eb p\u00ebrfundim Komisioni ka vendosur t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb si burim p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb vitin 2001 nj\u00eb kredi n\u00eb mas\u00ebn 12 mij\u00eb USD, megjith\u00ebse ishte p\u00ebrfituar pas n\u00ebnshkrimit t\u00eb kontrat\u00ebs s\u00eb blerjes. KPK argumenton se ka marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb koh\u00ebn e larg\u00ebt t\u00eb marrjes s\u00eb kredis\u00eb dhe praktik\u00ebs s\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur p\u00ebr subjekte t\u00eb tjer\u00eb rivler\u00ebsimi, sipas s\u00eb cil\u00ebs kontratat e shitjeve jan\u00eb lidhur p\u00ebrpara disbursimit t\u00eb kredis\u00eb dhe me q\u00ebllim v\u00ebnien si garanci hipotekore t\u00eb pasuris\u00eb objekt i tyre, p\u00ebr shlyerjen e kredis\u00eb. Bazuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb arsyetim, Komisioni vler\u00ebsoi se kredia e marr\u00eb vitin 2001, ishte p\u00ebrdorur p\u00ebr blerjen e banes\u00ebs po n\u00eb at\u00eb vit, duke rezultuar bilanc pozitiv.<\/p>\n<p>P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, vlera 4 milion\u00eb lek\u00eb e p\u00ebrfituar nga shitja e atij apartamenti \u00ebsht\u00eb konsideruar si burim p\u00ebr porositjen e banes\u00ebs n\u00eb vitin 2005. Edhe kredia n\u00eb shum\u00ebn 2 milion\u00eb lek\u00eb ka rezultuar pa probleme dhe \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00eb huaja 2 milion\u00eb lek\u00eb, pasi nuk \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar marrja e huas n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb akti shkresor n\u00eb koh\u00eb reale, si dhe as nuk \u00ebsht\u00eb provuar mund\u00ebsia e huadh\u00ebn\u00ebsit.<\/p>\n<p>KPK ka analizuar dhe nj\u00eb kredi n\u00eb shum\u00ebn 4 milion\u00eb lek\u00eb, nj\u00eb hua tjet\u00ebr 2.5 milion\u00eb lek\u00eb, vlerat e deklaruara p\u00ebr shlyerjen e tyre, kursimet n\u00eb vite, si dhe shpenzimet e jetes\u00ebs, prej nga ka rezultuar bilanc negativ n\u00eb vler\u00ebn 2.2 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr pages\u00ebn e \u00e7mimit t\u00eb apartamentit t\u00eb porositur n\u00eb vitin 2005.<\/p>\n<p>KPK konstaton se Bashaj n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur ka marr\u00eb kredi p\u00ebr shlyerjen e huave dhe hua p\u00ebr shlyerjen e kredive &#8211; p\u00ebr shlyerjen e t\u00eb cilave nuk ka pasur mjaftuesh\u00ebm t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme. N\u00eb vendim thuhet se subjekti nuk ka dh\u00ebn\u00eb sqarime p\u00ebr k\u00ebt\u00eb situat\u00eb, fakt q\u00eb \u00ebsht\u00eb mbajur n\u00eb konsiderat\u00eb gjat\u00eb procesit t\u00eb vendimarrjes.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, KPK vler\u00ebson se Bashaj ka kryer deklarime t\u00eb pasakta e t\u00eb pamjaftueshme p\u00ebr dy garazhe t\u00eb blera n\u00eb Tiran\u00eb. Megjith\u00ebse subjekti ka deklaruar se nuk ka kryer pages\u00eb p\u00ebr k\u00ebto dy garazhe, p\u00ebr shkak t\u00eb uljes s\u00eb \u00e7mimit t\u00eb apartamentit, KPK nuk e ka konsideruar k\u00ebr\u00eb pretendim dhe ka kryer hetim p\u00ebr secilin prej k\u00ebtyre dy pasurive.<\/p>\n<p>Komisioni ka konstatuar se subjekti nuk e ka deklaruar n\u00eb vitin 2006 burimin e garazhit t\u00eb par\u00eb, kurse p\u00ebr t\u00eb dytin t\u00eb bler\u00eb n\u00eb 2008-\u00ebn ka deklaruar burim kursimet familjare \u2013 deklarim q\u00eb bie n\u00eb kund\u00ebrshtim me at\u00eb \u00e7far\u00eb ka sh\u00ebnuar n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d, ku ka pretenduar se ishin t\u00eb nj\u00ebjtat burime q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen e apartamentit t\u00eb porositur n\u00eb 2005-\u00ebn p\u00ebr shkak t\u00eb uljes s\u00eb \u00e7mimit. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, \u00ebsht\u00eb konstatuar se subjekti nuk ka kryer deklarim t\u00eb sakt\u00eb p\u00ebr burimin e krijimit t\u00eb garazheve. Po ashtu, ka rezultuar pamund\u00ebsi n\u00eb shumat 597 mij\u00eb lek\u00eb dhe 87 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr blerjen e tyre.<\/p>\n<p>Subjekti ka deklaruar gjendje cash n\u00eb vler\u00ebn 600 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2016, por nga hetimi i deklarimeve t\u00eb kursimeve n\u00eb vite jan\u00eb konstatuar pasakt\u00ebsi, mosp\u00ebrputhje dhe balanca negative.<\/p>\n<p>Pretendimi i subjektit se ka deklaruar \u00e7do vit gjendjen totale t\u00eb cash-it dhe jo vet\u00ebm pjes\u00ebn e shtuar vler\u00ebsohen prej Komisionit si kontradiktore me vet\u00ebdeklarimet e tij gjat\u00eb pyetjes pran\u00eb ILDKPKI-s\u00eb dhe t\u00eb pamb\u00ebshtetura n\u00eb k\u00ebrkesat e ligjit, i cili parashikonte shprehimisht detyrimin e subjekteve p\u00ebr deklarimin e shtesave.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebto arsye, n\u00eb analiz\u00ebn financiare \u00ebsht\u00eb konsideruar gjendja cash sipas raportimeve periodike nd\u00ebr vite, sipas t\u00eb cilave n\u00eb fund t\u00eb vitit 2016 ai ka pasur 2 milion\u00eb lek\u00eb cash. \u201c[\u2026]Duke qen\u00eb se n\u00eb deklarat\u00ebn Vetting, dor\u00ebzuar n\u00eb dat\u00ebn 26.1.2017, subjekti ka deklaruar gjendje cash n\u00eb vler\u00ebn 600.000 lek\u00eb, e cila justifikohet me t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme, \u00ebsht\u00eb i paqart\u00eb destinacioni i shum\u00ebs 1.400.000 lek\u00eb\u201d, shprehet KPK.<\/p>\n<p>N\u00eb analiz\u00ebn financiare p\u00ebrfundimtare t\u00eb KPK p\u00ebr periudh\u00ebn 2004-2016, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb edhe pretendimet dhe provat e prokurorit Basha, ka rezultuar nj\u00eb bilanc negativ n\u00eb vler\u00ebn 6.7 milion\u00eb lek\u00eb. \u201cVlen t\u00eb theksohet se edhe balanca negative e konfirmuar nga subjekti n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb paraqitur prej tij prej 1.725.043 lek\u00ebsh \u00ebsht\u00eb penalizuese dhe n\u00eb favor t\u00eb mas\u00ebs disiplinore t\u00eb shkarkimit nga detyra, referuar standardit t\u00eb konsoliduar t\u00eb organeve t\u00eb vler\u00ebsimit\u201d, v\u00ebren Komisioni.<\/p>\n<p>N\u00eb shpjegimet e dh\u00ebna n\u00eb ILDKPKI n\u00eb vitin 2016, i pyetur n\u00eb lidhje me automjete n\u00eb pron\u00ebsi apo n\u00eb p\u00ebrdorim t\u00eb tij, Bashaj ka deklaruar se ka n\u00eb p\u00ebrdorim mjetin n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb motr\u00ebs s\u00eb tij, duke sqaruar se e p\u00ebrdor vet\u00ebm kur shkon n\u00eb Tropoj\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb specifik\u00ebs s\u00eb rrug\u00ebs, si dhe ka paraqitur prokur\u00ebn e posa\u00e7me.<\/p>\n<p>KPK konstaton se subjekti nuk e ka sh\u00ebnuar p\u00ebrdorimin e k\u00ebtij mjeti n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d dhe as n\u00eb pyet\u00ebsorin standard.<\/p>\n<p>Sa i takon faktit q\u00eb k\u00ebt\u00eb mjet motra nuk e ka p\u00ebrdorur asnj\u00ebher\u00eb, subjekti ka sqaruar se ajo q\u00eb prej vitit 1992 jeton me prind\u00ebrit n\u00eb fshatin e lindjes n\u00eb Tropoj\u00eb. Sipas tij, p\u00ebr shkak t\u00eb mosh\u00ebs s\u00eb thyer t\u00eb prind\u00ebrve dhe p\u00ebrkeq\u00ebsimit t\u00eb gjendjes sh\u00ebndet\u00ebsore t\u00eb v\u00ebllait t\u00eb tij, i cili nd\u00ebrroi jet\u00eb n\u00eb vitin 2011, prind\u00ebrit dhe motra i kan\u00eb k\u00ebrkuar t\u00eb gjente nj\u00eb automjet q\u00eb ta blinin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb p\u00ebrdorej kryesisht nga vet\u00eb ai, p\u00ebr t\u2019u kujdesur p\u00ebr t\u00eb tre ata. Ai ka argumentuar se vet\u00ebm ai mund t\u00eb kujdesej p\u00ebr familjar\u00ebt dhe se n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ndodhej me detyr\u00eb n\u00eb Shkod\u00ebr dhe vendbanim n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare ka rezultuar se motra ka qen\u00eb n\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr blerjen e automjetit n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb saj n\u00eb vitin 2010 kundrejt \u00e7mimit 13 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>\u201cPor, edhe sikur t\u00eb justifikohej blerja e mjetit me t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme nga motra, subjekti nuk ka deklaruar sipas ligjit n\u00eb deklarat\u00ebn Vetting p\u00ebrdorimin dhe posedimin e mjetit vet\u00ebm prej tij dhe menj\u00ebhere pasi motra e bleu mjetin, duke krijuar dyshime t\u00eb arsyeshme q\u00eb mjeti \u00ebsht\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb fshehur prej tij\u201d, konstaton KPK dhe shton se deklarimi i p\u00ebrdorimit n\u00eb vitin 2014 pran\u00eb ILDKPKI-s\u00eb \u00ebsht\u00eb kyer me k\u00ebrkes\u00eb s\u00eb k\u00ebtij institucioni dhe jo me iniciativ\u00eb t\u00eb subjektit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebkoh\u00eb, p\u00ebr nj\u00eb kontakt t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm t\u00eb motr\u00ebs dhe babait t\u00eb subjektit me shtetasin K. H. I., person i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krimin e organizuar, nuk \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar se prokurori Bashaj ka pasur dijeni p\u00ebr k\u00ebt\u00eb fakt.<\/p>\n<p>Nga hetimi administrativ ka rezultuar se prokurori Bashaj ka sh\u00ebnuar n\u00eb deklarimet e viteve 2003-2008 gjeneralitetet Kujtim Basha, nd\u00ebrsa nga viti 2009 e n\u00eb vijim, Kujtim Bashaj. Po ashtu, ka rezultuar se ai ka n\u00ebnshkruar me mbiemrin Basha n\u00eb shum\u00eb akte shkresore si, deklarata, kontrata, etj., duke p\u00ebrdorur dat\u00eblindje t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>Sipas KPK, nga hetimi ka rezultuar se dat\u00eblindjet nuk jan\u00eb ndryshuar p\u00ebr shkak t\u00eb subjektit, nd\u00ebrsa sa i takon mbiemrit t\u00eb tij Bashaj, ndryshe nga sa deklaron subjekti, nuk rezulton q\u00eb n\u00eb aktet e gjendjes civile t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb Basha.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse KPK ka kryer hetime p\u00ebr t\u00eb dy mbiemrat, nga p\u00ebrgjigjet e institucioneve nuk jan\u00eb evidentuar pasuri t\u00eb tjera t\u00eb subjektit p\u00ebrve\u00e7 atyre t\u00eb deklaruara prej tij.<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurori i Durr\u00ebsit, Kujtim Bashaj u shkarkua nga detyra prej Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK m\u00eb 18 tetor 2023, p\u00ebr probleme n\u00eb kiterin e pasuris\u00eb. KPK arriti n\u00eb p\u00ebrfundimin se Bashaj ka kyer deklarime t\u00eb pasakta; se nuk ka pasur burime financiare t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u00eb justifikuar pasurit\u00eb; nuk i ka hequr dyshimet Komisionit [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":77496,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,117],"tags":[978,118,1213,119,129],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/Kujtim-Bashaj-KPK-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Kujtim Bashaj gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore. Foto: Vkladimir Karaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77495"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=77495"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77495\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":77497,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77495\/revisions\/77497"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/77496"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=77495"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=77495"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=77495"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}