{"id":77498,"date":"2023-12-02T16:05:31","date_gmt":"2023-12-02T15:05:31","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-la-ne-fuqi-shkarkimin-por-rrezoi-cenimin-e-besimit-per-gjyqtarin-avdiu\/2023\/12\/02\/"},"modified":"2023-12-02T16:06:21","modified_gmt":"2023-12-02T15:06:21","slug":"kpa-la-ne-fuqi-shkarkimin-por-rrezoi-cenimin-e-besimit-per-gjyqtarin-avdiu","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-la-ne-fuqi-shkarkimin-por-rrezoi-cenimin-e-besimit-per-gjyqtarin-avdiu\/2023\/12\/02\/","title":{"rendered":"KPA la n\u00eb fuqi shkarkimin, por rr\u00ebzoi \u2018c\u00ebnimin e besimit\u2019 p\u00ebr gjyqtarin Avdiu"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtari i Elbasanit, Ramazan Avdiu u shkarkua nga detyra m\u00eb 6 maj 2021, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK arriti n\u00eb p\u00ebrfundimin se kishte kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb dhe t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb, si dhe se kishte c\u00ebnuar besimin e publikut tek sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb disa transaksione huadh\u00ebnie nga ana e tij me interesa. Vendimi u disponua me shumic\u00eb votash nga kryesuesi i trupit gjykues, Olsi Komici dhe relatorja Valbona Sanxhaktari. Nd\u00ebrsa an\u00ebtarja Xhensila Pine doli me mendim pakice, duke \u00e7muar se gjyqtarit Ramazan Avdiu nuk iu ofrua nj\u00eb proces i rregullt ligjor n\u00eb KPK.<\/p>\n<p>Ashtu si pakica, edhe Avdiu ngriti nj\u00eb s\u00ebr\u00eb shkaqesh lidhur me aspektin procedural t\u00eb shqyrtimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb KPK. Megjith\u00ebse Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit i gjeti t\u00eb drejta disa prej pretendimeve t\u00eb ngritura p\u00ebr aspektin procedural, nuk konstaton elemente t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb afektuar ligjshm\u00ebrin\u00eb e procesit t\u00eb rregullt.<\/p>\n<p>\u201c\u2026N\u00eb kushtet kur nuk jan\u00eb evidentuar shkelje t\u00eb r\u00ebnda procedurale dhe aktet shkresore t\u00eb paraqitura me ankimin dhe parashtrimet n\u00eb Kolegj nuk plot\u00ebsojn\u00eb k\u00ebrkesat e nenit 47 t\u00eb ligjit nr. 49\/2012, p\u00ebr marrjen e tyre n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e provave t\u00eb reja, trupi gjykues vler\u00ebson se nuk gjejn\u00eb zbatim parashikimet e nenit 51, pika 1 t\u00eb k\u00ebtij ligji, p\u00ebr gjykimin e \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb seanc\u00eb gjyq\u00ebsore publike dhe vendosi shqyrtimin e saj n\u00eb dhom\u00eb k\u00ebshillimi\u201d, shprehet Kolegji.<\/p>\n<p>Ramazan Avdiu e nisi karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1995 dhe punoi si gjyqtar e kryetar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Gramshit deri n\u00eb vitin 2007 kur u suprimua kjo gjykat\u00eb. Prej vitit 2008 dhe deri n\u00eb shkarkimin nga detyra, ai e ushtroi funksionin n\u00eb Gjykat\u00ebn e Rrethit Gjyq\u00ebsor Elbasan.<\/p>\n<p><strong>Shkaqet p\u00ebr pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong>Lidhur me nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 52.8 m2 n\u00eb Gramsh, Komisioni ka konstatuar se \u00ebsht\u00eb bler\u00eb gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs nga Avdiu si gjyqtar dhe se ai rezulton n\u00eb pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr blerjen e k\u00ebsaj pasurie n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 1996, n\u00eb shum\u00ebn 130 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Subjekti ka kund\u00ebrshtuar konkluzionin e Komisionit, duke pretenduar se ka provuar pamund\u00ebsin\u00eb objektive p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar marrjen e nj\u00eb kredie n\u00eb vitin 1994 p\u00ebr blerjen e nj\u00eb minitraktori, nj\u00eb pjes\u00eb e \u00e7mimit t\u00eb shitjes s\u00eb t\u00eb cilit n\u00eb vitin 1996, \u00ebsht\u00eb pretenduar si burim p\u00ebr apartamentin.<\/p>\n<p>Kolegji konstaton se nuk ekziston qoft\u00eb edhe nj\u00eb dokument i koh\u00ebs q\u00eb t\u00eb provoj\u00eb marrjen apo shlyerjen e kredis\u00eb n\u00eb shum\u00ebn e pretenduar nga subjekti, interesin e aplikuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kredi, si dhe nuk ekziston ndonj\u00eb dokument q\u00eb t\u00eb provoj\u00eb blerjen apo shitjen e mjetit bujq\u00ebsor. Pavar\u00ebsisht se i gjen pretendimet e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit jo bind\u00ebse, KPA ka kryer analiz\u00ebn financiare p\u00ebr t\u00eb verifikuar mund\u00ebsin\u00eb e subjektit p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb apartamentin n\u00eb vitin 1996 prej nga ka rezultuar bilanc negativ n\u00eb shum\u00ebn 249 mij\u00eb lek\u00eb. N\u00ebse shpenzimet e jetes\u00ebs p\u00ebr periudh\u00ebn prill 1995, kur Avdiu \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar gjyqtar, deri n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb atij viti kur \u00ebsht\u00eb kryer transaksioni, do t\u00eb p\u00ebrllogariten n\u00eb mas\u00ebn 30% t\u00eb t\u00eb ardhurave nga paga, pamjaftueshm\u00ebria p\u00ebr blerjen e apartamentit do t\u00eb rezultonte n\u00eb vler\u00ebn 105 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>KPK ka vler\u00ebsuar se subjekti ka pasur munges\u00eb burimesh financiare t\u00eb ligjshme n\u00eb shum\u00ebn 416 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr dh\u00ebnien e nj\u00eb huaje n\u00eb mas\u00ebn 10 mij\u00eb USD n\u00eb maj t\u00eb vitit 2002 dhe se nuk ka paguar detyrimet p\u00ebrkat\u00ebse tatimore n\u00eb vitin 2009 kur ka marr\u00eb mbrapsht vler\u00ebn e dh\u00ebn\u00eb dhe d\u00ebmshp\u00ebrblimin p\u00ebr vonesat e huadh\u00ebn\u00ebsit n\u00eb total n\u00eb shum\u00ebn 2.4 milion\u00eb lek\u00eb. Sipas KPK, subjekti n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e gjyqtarit ka pasur dijeni se \u00e7do e ardhur e p\u00ebrfituar duhet t\u2019i n\u00ebnshtrohet tatimit p\u00ebrkat\u00ebs sipas ligjit dhe se nd\u00ebr vite nuk ka b\u00ebr\u00eb ndonj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr plot\u00ebsimin e k\u00ebtij detyrimi, por e ka paguar at\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb procesit t\u00eb vetingut.<\/p>\n<p>Avdiu ka kund\u00ebrshtuar metodologjin\u00eb e llogaritjes s\u00eb shpenzimeve t\u00eb jetes\u00ebs p\u00ebr gjith\u00eb periudh\u00ebn 1989-2002. Por, Kolegji konstaton se bazuar n\u00eb aktet e administruara, rezulton se ve\u00e7 dh\u00ebnies s\u00eb huas\u00eb, subjekti duhet t\u00eb ket\u00eb pasur gjendje depozite n\u00eb bank\u00eb. Sipas KPA, n\u00ebse n\u00eb analiz\u00ebn e kryer do t\u00eb p\u00ebrfshihej dhe kursimi i k\u00ebsaj shume, pamjaftueshm\u00ebria e burimeve t\u00eb ligjshme t\u00eb subjektit p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb huan\u00eb, do t\u00eb thellohej.<\/p>\n<p>Ashtu si KPK, edhe Kolegji vler\u00ebson se Avdiu duhej t\u00eb kishte paguar detyrimin tatimor n\u00eb koh\u00eb reale dhe jo gjat\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit kalimtar lidhur me t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga dh\u00ebnia e huas\u00eb. \u201c&#8230;Subjekti i rivler\u00ebsimit, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e gjyqtarit dhe njoh\u00ebsit t\u00eb mir\u00eb t\u00eb ligjit, nuk mund t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb si justifikim ngarkes\u00ebn n\u00eb pun\u00eb, pakujdesin\u00eb apo harres\u00ebn n\u00eb p\u00ebrmbushjen e k\u00ebtij detyrimi ligjor. Deklarimi i t\u00eb ardhur\u00ebs n\u00eb deklarat\u00ebn periodike vjetore 2009 apo depozitimi i saj n\u00eb llogari bankare nuk e b\u00ebn shum\u00ebn 893.396 lek\u00eb (diferenc\u00eb mes shum\u00ebs s\u00eb p\u00ebrfituar nga vendimi gjyq\u00ebsor dhe principalit t\u00eb huas) nj\u00eb t\u00eb ardhur t\u00eb ligjshme\u201d, vler\u00ebson KPA.<\/p>\n<p>Si pasoj\u00eb e pamjaftueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb burimeve financiare t\u00eb subjektit p\u00ebr dh\u00ebnien e huas\u00eb, si dhe mos p\u00ebrmbushjes s\u00eb detyrimit tatimor, KPA ashtu si Komisioni vler\u00ebson se shuma 2.4 milion\u00eb lek\u00eb nuk mund t\u00eb vler\u00ebsohet e ligjshme.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak t\u00eb moskonsiderimit t\u00eb k\u00ebsaj vlere n\u00eb analiz\u00ebn financiare, jan\u00eb afektuar gjendjet e likujditetit bankar, si dhe huadh\u00ebnie t\u00eb tjera nga subjekti dhe bashk\u00ebshortja e tij n\u00eb vitet 2011, 2013 dhe 2015, p\u00ebr t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb deklaruar si burim fillestar po vlera prej 2.4 milion\u00eb lek\u00ebsh.<\/p>\n<p>Avdiu \u00ebsht\u00eb gjetur n\u00eb pamund\u00ebsi financiare edhe nga Kolegji lidhur me nj\u00eb nd\u00ebrtimin informal me sip\u00ebrfaqe 68 m2 n\u00eb apartamentin e banimit n\u00eb Gramsh. Si burime krijimi t\u00eb k\u00ebsaj pasurie subjekti ka deklaruar t\u00eb ardhurat nga pagat dhe kthimin e nj\u00eb huaje t\u00eb mbajtur n\u00eb sht\u00ebpi si kursim deri n\u00eb investimin e kryer.<\/p>\n<p>KPA arrin n\u00eb p\u00ebrfundimin se me dokumentacionin e administruar provohet vet\u00ebm transaksioni i dh\u00ebnies s\u00eb shum\u00ebs, por n\u00eb asnj\u00eb rast nuk provohet kthimi i k\u00ebsaj shume subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit. \u201cN\u00ebp\u00ebrmjet provave t\u00eb depozituara nga subjekti i rivler\u00ebsimit n\u00eb Komision, nuk provohet q\u00eb shuma prej 3.641 USD u t\u00ebrhoq e u mbajt cash n\u00eb banes\u00eb si deklaron vet\u00eb subjekti n\u00eb deklarat\u00ebn periodike vjetore 2007. P\u00ebr arsyet e m\u00ebsip\u00ebrme, trupi gjykues vler\u00ebson t\u00eb mos konsideroj\u00eb k\u00ebt\u00eb shum\u00eb si burim p\u00ebr krijimin e gjendjes cash n\u00eb banes\u00eb n\u00eb fund t\u00eb vitit 2007 e, p\u00ebr pasoj\u00eb, as p\u00ebrdorimin e k\u00ebsaj shume n\u00eb form\u00eb kursime p\u00ebr pasurit\u00eb e krijuara n\u00eb vijim\u201d, vler\u00ebson KPA dhe ashtu si KPK ka gjetur pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr nd\u00ebrtimin e shtes\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebr arsye t\u00eb mosv\u00ebrtetimit t\u00eb kthimit t\u00eb huave t\u00eb dh\u00ebna, subjekti dhe bashk\u00ebshortja e tij jan\u00eb gjendur n\u00eb pamund\u00ebsi financiare edhe p\u00ebr depozita t\u00eb pasqyruara n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d. Ashtu si Komisioni, edhe KPA vler\u00ebson se subjekti ka fshehur nga deklarata \u201cveting\u201d dh\u00ebnien e nj\u00eb huaje 20 mij\u00eb USD n\u00eb vitin 2004, duke synuar shmangien nga kontrolli i burimeve p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri.<\/p>\n<p>Dh\u00ebnia e huave me interes, \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar nga Komisioni n\u00eb c\u00ebnim t\u00eb besimit t\u00eb publikut. Sipas KPK, veprimet jan\u00eb kryer n\u00eb munges\u00eb t\u00eb plot\u00eb t\u00eb transparenc\u00ebs e q\u00eb ngren\u00eb dyshime mbi ekzistenc\u00ebn e fiktivitetit apo deklarimit t\u00eb rrem\u00eb nga subjekti i rivler\u00ebsimit, i cili ka cenuar figur\u00ebn e gjyqtarit me veprimet dhe mosveprimet e tij. KPK ka evidentuar se subjekti ka ushtruar veprimtari q\u00eb duhet t\u00eb ushtrohet nga banka ose persona t\u00eb licensuar, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb dy raste u ka shkaktuar huamarr\u00ebsve pasoja t\u00eb r\u00ebnda, deri n\u00eb sekuestrim t\u00eb pasurive t\u00eb tyre n\u00ebp\u00ebrmjet ekzekutimeve gjyq\u00ebsore.<\/p>\n<p>Por Kolegji nuk e gjen t\u00eb drejt\u00eb konkluzion t\u00eb Komisionit lidhur me c\u00ebnimin e besimit t\u00eb publikut. \u201c\u2026N\u00eb vijim\u00ebsi t\u00eb jurisprudenc\u00ebs s\u00eb konsoliduar t\u00eb Kolegjit lidhur me aplikimin e nenit 61, pika 5 e ligjit nr. 84\/2016, e gjen t\u00eb drejt\u00eb pretendimin e ngritur nga subjekti i rivler\u00ebsimit. Thirrjen p\u00ebr zbatim t\u00eb k\u00ebsaj dispozite, e paraprin vler\u00ebsimi p\u00ebr t\u00eb tria kriteret e k\u00ebtij procesi (pasuris\u00eb, figur\u00ebs dhe aft\u00ebsive profesionale) n\u00eb t\u00ebr\u00ebsin\u00eb e tyre, kur problematikat e konstatuara p\u00ebr secilin kriter jan\u00eb t\u00eb pamjaftueshme p\u00ebr t\u2019u ngritur n\u00eb shkak shkarkimi m\u00eb vete, sipas parashikimit n\u00eb pikat 1, 2, 3 e 4, t\u00eb nenit 61 t\u00eb ligjit nr. 84\/2016 apo n\u00eb rast kur sjellja dhe gatishm\u00ebria e subjektit gjat\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit cenon bashk\u00ebpunimin me Komisionin dhe Kolegjin\u201d, arsyeton Kolegji dhe shton se n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, mang\u00ebsit\u00eb e konstatuara n\u00eb vler\u00ebsimin e pasuris\u00eb mjaftojn\u00eb p\u00ebr shkarkim dhe nuk mund t\u00eb ngarkohen rishtazi edhe lidhur me c\u00ebnimin e besimit t\u00eb publikut tek drejt\u00ebsia, pasi do t\u00eb cenonin parimin e mosnd\u00ebshkimit dy her\u00eb p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn vep\u00ebr.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, KPA arrin n\u00eb konkluzionin se gjyqtari Ramazan Avdiu ka b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr kriterin e vler\u00ebsimit t\u00eb pasuris\u00eb dhe se shkarkimi i tij duhet t\u00eb lihet n\u00eb fuqi.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtari i Elbasanit, Ramazan Avdiu u shkarkua nga detyra m\u00eb 6 maj 2021, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK arriti n\u00eb p\u00ebrfundimin se kishte kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb dhe t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb, si dhe se kishte c\u00ebnuar besimin e publikut tek sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb disa transaksione huadh\u00ebnie nga ana e tij me [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":77499,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,114],"tags":[200,103,112,906,568,173,698],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Gjyqtari-Ramazan-Avdiu-n\u00eb-KPK.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari Ramazan Avdiu n\u00eb KPK | Foto : Edmond Hoxhaj","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77498"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=77498"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77498\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":77500,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77498\/revisions\/77500"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/77499"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=77498"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=77498"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=77498"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}