{"id":77507,"date":"2023-12-05T11:04:10","date_gmt":"2023-12-05T10:04:10","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurorja-franceskina-lekani-perballet-me-probleme-per-pasurine-dhe-profesionalizmin\/2023\/12\/05\/"},"modified":"2023-12-05T11:05:01","modified_gmt":"2023-12-05T10:05:01","slug":"prokurorja-franceskina-lekani-perballet-me-probleme-per-pasurine-dhe-profesionalizmin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurorja-franceskina-lekani-perballet-me-probleme-per-pasurine-dhe-profesionalizmin\/2023\/12\/05\/","title":{"rendered":"Prokurorja Fran\u00e7eskina Lekani p\u00ebrballet me probleme p\u00ebr pasurin\u00eb dhe profesionalizmin"},"content":{"rendered":"<p>Prokurorja e Shkodr\u00ebs, Fran\u00e7eskina Lekani u p\u00ebrball t\u00eb h\u00ebn\u00ebn m\u00eb 4 dhjetor me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dha shpjegime m\u00eb s\u00eb shumti lidhur me problemet e konstatuara p\u00ebr kat\u00ebr apartamente t\u00eb blera nga babai si dhe p\u00ebr gjendjen n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb intresit n\u00eb hetimin dhe vendimarrjen p\u00ebr nj\u00eb procedim penal n\u00eb ngarkim t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb nd\u00ebrtuese ku jan\u00eb bler\u00eb dy apartamentet e fundit. Nd\u00ebrkoh\u00eb, nuk u evidentuan probleme dometh\u00ebn\u00ebse p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs.<\/p>\n<p>Procesi i vetingut p\u00ebr Lekanin po kryhet nga trupa e KPK e kryesuar nga Lulzim Hamitaj, me relatore Etleda \u00c7iftjan dhe an\u00ebtare Brunilda Bekteshin. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Theo Jacobs.<\/p>\n<p>Fran\u00e7eskina Lekani e nisi karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1994 si prokurore ushtarake dhe prej vitit 2004 punon n\u00eb Prokurorin\u00eb e Rrethit Gjyq\u00ebsor Shkod\u00ebr, ku s\u00eb fundmi ushtron dhe rolin e z\u00ebvend\u00ebsdrejtueses.<\/p>\n<p>Komisioni ngre dyshime p\u00ebr paraqitjen e rrethanave t\u00eb rreme p\u00ebr dy apartamente n\u00eb qytetin e Shkodr\u00ebs me sip\u00ebrfaqe 47 m2 dhe 74 m2, t\u00eb blera nga babai i subjektit n\u00eb vitet 2001 dhe 2004 n\u00eb t\u00eb cil\u00ebt prokurorja Lekani rezulton bashk\u00ebpronare. Si burim krijimi t\u00eb dy apartamenteve, subjekti ka deklaruar t\u00eb ardhurat e v\u00ebllait nga puna n\u00eb emigracion n\u00eb Itali, p\u00ebr t\u00eb cilin u konstatua se nuk kishte pasur burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr kryerjen e k\u00ebtyre investimeve.<\/p>\n<p>Sipas KPK, ka dyshime mbi v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb e deklarimit t\u00eb subjektit se ajo \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebpronare me n\u00ebn\u00ebn dhe v\u00ebllain e saj n\u00eb k\u00ebto pasuri, duke u p\u00ebrpjekur t\u00eb paraqes\u00eb rrethana t\u00eb rreme t\u00eb cilat tentojn\u00eb t\u00eb shmangin nga kontrolli nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb nj\u00eb natyre tjet\u00ebr, q\u00eb \u00ebsht\u00eb ajo e pron\u00ebsis\u00eb s\u00eb plot\u00eb p\u00ebr k\u00ebto pasuri.<\/p>\n<p>K\u00ebto dyshime Komisioni i bazon n\u00eb faktet se Lekani ka banuar n\u00eb k\u00ebto apartamente q\u00eb nga momenti i blerjes s\u00eb pasuris\u00eb; se ajo figuron bashk\u00ebpronare me pjes\u00eb takuese 1\/3-at, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb sipas dispozitave ligjore n\u00eb fuqi, si trash\u00ebgimtare e 1\/3-\u00ebs s\u00eb gjysm\u00ebs s\u00eb pasurive q\u00eb ka zot\u00ebruar babai, duhej t\u00eb figuronte me 1\/6 pjes\u00eb; se sipas deklarimit kontribuesi i vet\u00ebm n\u00eb k\u00ebto pasuri \u00ebsht\u00eb v\u00ebllai i cili nuk i ka p\u00ebrdorur apo regjistruar n\u00eb emrin e tij; si dhe p\u00ebr faktin se ai ka rezultuar n\u00eb pamund\u00ebsi financare p\u00ebr t\u2019i bler\u00eb n\u00eb vitet p\u00ebrkat\u00ebse.<\/p>\n<p>Po ashtu, \u00c7iftja tha se duket jo bind\u00ebs shpjegimi i Lekanit, se v\u00ebllai nuk i ka regjistruar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tij p\u00ebr shkak t\u00eb mentalitetit q\u00eb ekziston. \u201cDuket e dyshimt\u00eb blerja nga v\u00ebllai i disa pasurive t\u00eb paluajtshme, t\u00eb cilat as nuk p\u00ebrdoren nga ana e tij dhe as nuk gjenerojn\u00eb t\u00eb ardhura. N\u00eb momentin e blerjes s\u00eb dy apartamenteve, subjekti figuronte n\u00eb certifikat\u00eb familjare me babain e saj q\u00eb \u00ebsht\u00eb ber\u00ebsi i k\u00ebtyre pasurive dhe jetonin faktikisht s\u00eb bashku\u201d, argumentoi nd\u00ebr t\u00eb tjera \u00c7iftja.<\/p>\n<p>Prokurorja Lekani, e cila u paraqit n\u00eb KPK me p\u00ebrfaq\u00ebsues ligjor, i kund\u00ebrshtoi gjetjet e KPK. Ajo pretendoi se regjistrimi i 1\/3 s\u00eb pasurive n\u00eb em\u00ebr t\u00eb saj ishte kryer nga noteri sipas ligjit. Por gjat\u00eb pyetjeve, kryesuesi Hamitaj v\u00ebrejti se noteri e kishte p\u00ebrcaktuar sakt\u00eb, se do t\u00eb p\u00ebrfitonte 1\/3-\u00ebn e pjes\u00ebs s\u00eb trash\u00ebgiml\u00ebn\u00ebsit dhe jo 1\/3-\u00ebn e gjith\u00eb pasuris\u00eb. Pas k\u00ebtij konstatimi, subjekti dhe mbrotj\u00ebsi i saj than\u00eb se kishte qen\u00eb regjistruar n\u00eb k\u00ebt\u00eb form\u00eb nga hipoteka. Ata soll\u00ebn si argument faktin se nuk kishte pasur kund\u00ebrshtime nga an\u00ebtar\u00ebt e familjes.<\/p>\n<p>Lekani theksoi se kishte marr\u00ebdh\u00ebnie shum\u00eb t\u00eb mira me t\u00eb v\u00ebllan\u00eb dhe se dy apartamentet e para i kishte bler\u00eb ai. Ajo deklaroi se ishte gati t\u00eb hiqte dor\u00eb, por se nuk kishte pranuar i v\u00ebllai t\u2019i kishte ne em\u00ebr t\u00eb tij, p\u00ebr shkak t\u00eb mentalitetit.<\/p>\n<p>Lidhur me t\u00eb ardhurat e v\u00ebllait, subjekti pohoi se ai ishte larguar n\u00eb Itali n\u00eb vitin 1992 dhe se deri n\u00eb 1996-\u00ebn kishte punuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb informale n\u00eb nd\u00ebrtim, nd\u00ebrsa m\u00eb pas kishte siguruar nj\u00eb kontrat\u00eb me koh\u00eb t\u00eb pjes\u00ebshme. Sipas Lekanit, i v\u00ebllai kishte pasur t\u00eb ardhura t\u00eb konsiderueshme nga puna n\u00eb nd\u00ebrtim dhe kishte d\u00ebrguar gjithmon\u00eb shuma t\u00eb ndryshme me personat q\u00eb vinin n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Dyshime t\u00eb ngjashme me ato t\u00eb apartamenteve t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm, u ngrit\u00ebn edhe p\u00ebr blerjen e dy t\u00eb tjer\u00ebve po n\u00eb Shkod\u00ebr kundrejt vler\u00ebs 113 mij\u00eb euro, pasuri q\u00eb jan\u00eb porositur nga babai i subjektit n\u00eb vitin 2011. Po ashtu, argumentet p\u00ebr dyshimet p\u00ebr p\u00ebrpjekje t\u00eb subjektit n\u00eb paraqitjen e rrethana t\u00eb rreme q\u00eb tentojn\u00eb t\u00eb shmangin nga kontrolli pron\u00ebsin\u00eb e plot\u00eb t\u00eb saj mbi k\u00ebto pasuri, u bazuan n\u00eb konstatime t\u00eb ngjashme.<\/p>\n<p>Komisioni v\u00ebren se n\u00eb momentin e blerjes s\u00eb k\u00ebtyre pasurie, Lekani vijonte t\u00eb figuronte n\u00eb certifikat\u00eb familjare me baban\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb porosit\u00ebsi dhe jetonin faktikisht s\u00eb bashku. Kontrata e porosis\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar vet\u00ebm nga i ati, megjith\u00ebse subjekti ka rezultuar si bashk\u00ebkredimarr\u00ebse p\u00ebr nj\u00eb kredi 3.5 milion\u00eb lek\u00eb q\u00eb ka sh\u00ebrbyer si burim p\u00ebr pages\u00ebn e apartamenteve \u2013 kredi q\u00eb vijon t\u00eb shlyhet periodikisht nga prokurorja Lekani.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare ka rezultuar pamund\u00ebsi financiare 2.5 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebsteve pasi nuk \u00ebsht\u00eb provuar pagesa e detyrimeve tatimore p\u00ebr t\u00eb ardhurat e siguruara nga shitja e nj\u00eb banese n\u00eb fshat, si dhe nuk v\u00ebrtetohet pagesa e nj\u00eb k\u00ebsti n\u00eb 2004-\u00ebn nga shitja e k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>KPK e cil\u00ebson t\u00eb dyshimt\u00eb faktin se p\u00ebr k\u00ebto pasuri \u00ebsht\u00eb paguar rreth 44 mij\u00eb e 500 euro, p\u00ebrkundrejt \u00e7mimit prej 113 mij\u00eb euro t\u00eb pasqyruar n\u00eb kontrat\u00ebn e porosis\u00eb. I dyshimt\u00eb gjendet edhe pretendimi se v\u00ebllai i subjektit ka kryer shpenzimet dhe punimet p\u00ebr p\u00ebrfundimin e k\u00ebtij apartamenti, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nuk e ka p\u00ebrdorur dhe as nuk ka gjeneruar t\u00eb ardhura prej k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>Lekani ka deklaruar n\u00eb vitin 2016 n\u00eb ILDKPKI se nj\u00eb prej k\u00ebtyre apartamenteve \u00ebsht\u00eb bler\u00eb p\u00ebr llogari t\u00eb v\u00ebllait q\u00eb jeton t\u00eb Itali, por KPK konstaton se subjekti nuk e ka pasyruar k\u00ebt\u00eb pretendim n\u00eb deklarat\u00ebn periodike t\u00eb atij viti, si dhe nuk rezulton q\u00eb i v\u00ebllai t\u00eb ket\u00eb kontribuar p\u00ebr blerjen e pasurive. Edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, KPK konsideron t\u00eb paqart\u00eb faktin se p\u00ebrse subjekti \u00ebsht\u00eb regjistruar si bashk\u00ebpronare me 1\/3-at pjes\u00eb takuese, kur ajo duhej q\u00eb t\u00eb dispononte vet\u00ebm 1\/6 e pasuris\u00eb sipas ligjit.<\/p>\n<p>Subjekti deklaroi se v\u00ebllai kishte menduar q\u00eb t\u00eb kishte nj\u00eb sht\u00ebpi n\u00eb Shqip\u00ebri. Nd\u00ebrkoh\u00eb, ajo pretendoi se babai kisht\u00eb siguruar t\u00eb ardhura nga shfryt\u00ebzimi i tok\u00ebs.<\/p>\n<p>Lekani kund\u00ebrshtoi dyshimet p\u00ebr fshehje. Ajo theksoi se i kishte deklaruar apartamentet edhe pse nuk kishte pasur detyrim ligjor. Lidhur me mospages\u00ebn e nj\u00eb pjese t\u00eb \u00e7mimit t\u00eb dy apartamenteve, subjekti pretendoi se v\u00ebllai nuk kishte pasur se ku t\u00eb kryente derdhjen, pasi shoq\u00ebrit\u00eb i kishin t\u00eb bllokuara llogarit\u00eb bankare.<\/p>\n<p>P\u00ebr mospages\u00ebn e detyrimeve p\u00ebr t\u00eb ardhurat e siguruara nga shitja e banes\u00ebs n\u00eb fshat, subjekti pretendoi se nuk e kishte ditur se duhej t\u00eb kryente nj\u00eb pages\u00eb t\u00eb till\u00eb. Ajo theksoi se tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb e provuar se banesa \u00ebsht\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb dikujt tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Nga hetimi ka rezultuar se subjekti ka transferuar jasht\u00eb shtetit rreth 900 euro. Ajo ka shpjeguar se parat\u00eb ia ka d\u00ebrguar t\u00eb v\u00ebllait dhe se ishin t\u00eb tijat, por q\u00eb i kishte depozituar babai i ndjer\u00eb. Prokurorja Lekani ka pretenduar para Komisionit se babai ka qen\u00eb n\u00eb pamund\u00ebsi fizike, prandaj i ka kryer ajo transfertat.<\/p>\n<p>Por, KPK ngre dyshime se shuma e depozituar n\u00eb bank\u00eb nga n\u00ebna e subjektit q\u00eb i \u00ebsht\u00eb d\u00ebrguar m\u00eb von\u00eb v\u00ebllait, \u00ebsht\u00eb pasuri e prokurores Lekani, pasi i v\u00ebllai ka qen\u00eb n\u00eb pamund\u00ebsi q\u00eb me burime t\u00eb ligjshme t\u00eb kishte kursyer dhe d\u00ebrguar k\u00ebt\u00eb vler\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, p\u00ebr ta rimarr\u00eb m\u00eb von\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe n\u00eb seanc\u00eb, Lekani tha se parat\u00eb ishin t\u00eb v\u00ebllait dhe se i\u2019a kishte d\u00ebrguar pasi i nevojiteshin p\u00ebr letrat<\/p>\n<p>Komisioni konstaton nd\u00ebr t\u00eb tjera se duket jo bind\u00ebs shpjegimi i prokurores Lekani se nuk ka pasur shpenzime p\u00ebr kurimin e saj n\u00eb Itali n\u00eb vitin 2016, pasi ka disponuar atje leje q\u00ebndrimi. Sipas KPK, dokuentet e paraqitura i p\u00ebrkasin nj\u00eb periudhe t\u00eb m\u00ebvonshme.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare e p\u00ebrgjithshme, subjekti dhe prind\u00ebrit e saj kan\u00eb rezultuar me bilanc negativ n\u00eb vler\u00ebn totale 3 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Subjekti pohoi se edhe prind\u00ebrit ishin t\u00eb pajisur me letra italiane ashtu si edhe ajo. Sipas Lekanit, nuk kishte pasur shpenzime p\u00ebr kurimin.<\/p>\n<p><strong>Profesionalizmi<\/strong><\/p>\n<p>Relatorja \u00c7iftja tha se nga kontrolli i figur\u00ebs ka mbetur e paqart\u00eb koha kur subjekti ka ndryshuar emrin nga Franka n\u00eb Fran\u00e7eskina. Nd\u00ebrkoh\u00eb, nuk u evidentuan probleme dometh\u00ebn\u00ebse n\u00eb k\u00ebt\u00eb kriter. Prokurorja Lekani deklaroi se ishte pag\u00ebzuar n\u00eb vitin 1963 me emrin Fran\u00e7eskina dhe se kishte dashur gjithmon\u00eb t\u00eb kishte k\u00ebt\u00eb em\u00ebr, prandaj e kishte ndryshuar.<\/p>\n<p>P\u00ebr aspektin profesional u evidentuan disa gjetje p\u00ebr t\u00eb cilat subjektit i jan\u00eb k\u00ebrkuar shpjegime. N\u00eb nj\u00eb nga pes\u00eb dosjet e shortuara \u00ebsht\u00eb konstatuar se subjekti nuk ka kryer veprimet e nevojshme hetimore, pasi nuk ka urdh\u00ebruar d\u00ebrgimin e arm\u00ebve t\u00eb gjahut t\u00eb sekuestruara n\u00eb banes\u00ebn e nj\u00eb qytetari n\u00eb laboratorin kriminalistik, me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb evidentuar n\u00ebse ishin p\u00ebrdorur p\u00ebr ndonj\u00eb krim. Prokurorja Lekani pretendoi se ishin kryer gjith\u00eb veprimet hetimore dhe se kishte rezultuar se ai person nuk kishte pasur lidhje me vrasjen e ndodhur.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb tjet\u00ebr \u00e7\u00ebshtje konstatohet se subjekti ka vendosur pushim pa kryer veprimet e nevojshme hetimore. Subjekti pretendoi se vepra penale n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast ishte parashkruar.<\/p>\n<p>Nga verifikimi i nj\u00eb k\u00ebrkese t\u00eb subjektit p\u00ebr pushimin e nj\u00eb procedimi t\u00eb vitit 2020, Komisioni konstaton se mbetet i paqart\u00eb fakti pse subjekti nuk ka ngritur akuz\u00eb p\u00ebr \u201cPastrim t\u00eb produkteve t\u00eb vepr\u00ebs penale\u2026\u201d ndaj nj\u00eb personi q\u00eb \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar se ka p\u00ebrfituar 39 ha me dokumente t\u00eb falsifikuara, si dhe pse nuk \u00ebsht\u00eb kryer konfiskimi k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>Sipas subjektit, nuk ka qen\u00eb e mundur t\u00eb identifikohet personi q\u00eb ka kryer falsifikimin e dokumentit, prandaj dhe \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar pushimi. Ajo pohoi se kishin njoftuar Avokatur\u00ebn e Shtetit q\u00eb t\u00eb k\u00ebrkonte kthimin e tok\u00ebs, por nuk kishin marr\u00eb p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>Ndaj subjektit \u00ebsht\u00eb caktuar nj\u00eb mas\u00eb disiplinore \u201cv\u00ebrejtje\u201d n\u00eb vitin 2014, pasi \u00ebsht\u00eb konstatuar se nuk ka k\u00ebrkuar mas\u00ebn e d\u00ebnimit t\u00eb duhur p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb pandehur. Po ashtu, vler\u00ebsohet se Lekani nuk ka hetuar pretendimet e kall\u00ebzueses dhe p\u00ebe nuk ka k\u00ebrkuar konfiskimin e k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, \u00c7iftja relatori edhe lidhur me hetimin nga subjekti t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes ku pal\u00eb e kall\u00ebzuar ishte shoq\u00ebria ku jan\u00eb porositur dy apartamentet n\u00eb vitin 2011, ku nj\u00eb pjes\u00eb e vler\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb shlyer ende. Prokurorja Lekani ka k\u00ebrkuar pushimin e k\u00ebtij hetimi.<\/p>\n<p>KPK v\u00ebren se midis Lekanit dhe t\u00eb kall\u00ebzuarve ekzistonte marr\u00ebdh\u00ebnia juridiko- civile q\u00eb nuk kishte p\u00ebrfunduar; si dhe se nuk jan\u00eb kryer hetimet e nevojshme. Sipas Komisiomit, subjekti n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast ka vepruar n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit, se ka favorizuar t\u00eb kall\u00ebzuarit dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb ka c\u00ebnuar besimin e publikut tek drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>Subjekti pretendoi se nuk gjendej n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit duke argumentuar se e kishte shlyer pjes\u00ebn e apartamentit t\u00eb saj.<\/p>\n<p>V\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar i cil\u00ebsoi jobind\u00ebse shpjegimet e subjektit p\u00ebr apartamentet. Ai solli n\u00eb v\u00ebmendje faktin se nj\u00eb pjes\u00eb e apartamenteve ishte ende e pashlyer nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb subjekti kishte hetuar \u00e7\u00ebshtjen e pasuris\u00eb. Sipas tij, kjo situat\u00eb bie er\u00eb, nga apartamenti i par\u00eb, tek i fundit.<\/p>\n<p>Pasi p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i subjektit replikoi duke e pyetur se ku jetonte, kryesuesi Hamitaj i t\u00ebrhoqi v\u00ebmendjen duke i kujtuar se nuk mund t\u2019u drejtoheshin me pyetje v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkonb\u00ebtar apo Komisionit, por duhej t\u00eb jepnin shpjegime rreth gjetjeve.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, prokurorja Fran\u00e7eskina Lekani k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb. KPK njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb dat\u00eb 6 dhjetor, n\u00eb or\u00ebn 09:45.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurorja e Shkodr\u00ebs, Fran\u00e7eskina Lekani u p\u00ebrball t\u00eb h\u00ebn\u00ebn m\u00eb 4 dhjetor me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dha shpjegime m\u00eb s\u00eb shumti lidhur me problemet e konstatuara p\u00ebr kat\u00ebr apartamente t\u00eb blera nga babai si dhe p\u00ebr gjendjen n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb intresit n\u00eb hetimin dhe vendimarrjen p\u00ebr [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":77508,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2],"tags":[365,288,1265,118,172,119,146,316],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2023\/12\/Franceskina-Lekani-pas-seances-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Prokurorja Fran\u00e7eskina Lekani pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77507"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=77507"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77507\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":77509,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77507\/revisions\/77509"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/77508"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=77507"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=77507"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=77507"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}