{"id":77510,"date":"2023-12-05T16:59:34","date_gmt":"2023-12-05T15:59:34","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-ritvan-suka-jep-shpjegime-per-bilancet-negative-te-pasurise\/2023\/12\/05\/"},"modified":"2023-12-05T17:00:14","modified_gmt":"2023-12-05T16:00:14","slug":"prokurori-ritvan-suka-jep-shpjegime-per-bilancet-negative-te-pasurise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-ritvan-suka-jep-shpjegime-per-bilancet-negative-te-pasurise\/2023\/12\/05\/","title":{"rendered":"Prokurori Ritvan Suka jep shpjegime p\u00ebr bilancet negative t\u00eb pasuris\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Prokurori i Tiran\u00ebs, Ritvan Suka u p\u00ebrball t\u00eb mart\u00ebn m\u00eb 5 dhjetor me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dha shpjegime m\u00eb s\u00eb shumti p\u00ebr bilancet negative n\u00eb blerjen e dy apartamenteve, pasuri p\u00ebr t\u00eb cilat tha se nj\u00ebr\u00ebn e kishte bler\u00eb p\u00ebr llogari t\u00eb babait, pasi ky i fundit punonte si emigrant n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb. Shpjegimet e subjektit p\u00ebr t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortes nga puna si gazetare n\u00eb disa medie, ekspozuan faktin se p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb nuk i jan\u00eb paguar kontributet p\u00ebr sigurimet shoq\u00ebrore dhe ato sh\u00ebndet\u00ebsore nga ana e pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsve. N\u00eb seanc\u00eb u konstatua se gjasht\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb hetuara nga subjekti q\u00eb jan\u00eb verifikuar p\u00ebr figur\u00ebn, jan\u00eb trajtuar n\u00eb aspektin profesional.<\/p>\n<p>Procesi i vetingut p\u00ebr prokurorin Suka po kryhet nga trupa e KPK e kryesuar nga Xhensila Pine, me relatore Pamela Qirkon dhe an\u00ebtare Alma Faskajn. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Gerrit Sprenger.<\/p>\n<p>Ritvan Suka e ka nisur karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 2000 si prokuror n\u00eb Tropoj\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 2008 \u00ebsht\u00eb transferuar n\u00eb Prokurorin\u00eb e Elbasanit. Prej majit t\u00eb vitit 2023, Suka e ushtron funksionin n\u00eb Prokurorin\u00eb e Rrethit Gjyq\u00ebsor Tiran\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Konstatimet p\u00ebr pasurit\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Si burime krijimi p\u00ebr nj\u00eb apartament n\u00eb Tiran\u00eb me sip\u00ebrfaqe 91.7 m2 t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2015 kundrejt \u00e7mimit 48 mij\u00eb e 800 euro, subjekti ka deklaruar kursime n\u00eb shum\u00ebn 19 mij\u00eb e 800 euro, kredi 25 mij\u00eb euro dhe 4000 euro t\u00eb dhuruara nga babai, me t\u00eb ardhura nga emigracioni.<\/p>\n<p>Nga hetimi administrativ ka rezultuar se apartamenti \u00ebsht\u00eb porositur n\u00eb vitin 2013, kur dhe \u00ebsht\u00eb paguar n\u00eb disa k\u00ebste shuma 44 mij\u00eb euro. Po n\u00eb k\u00ebt\u00eb vit \u00ebsht\u00eb revokuar porosia p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti tjet\u00ebr n\u00eb nj\u00eb objekt tjet\u00ebr, ku nd\u00ebr t\u00eb tjera \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar se shuma e paguar do t\u00eb kalonte p\u00ebr llogari t\u00eb banes\u00ebs s\u00eb re. N\u00eb vitin 2015 \u00ebsht\u00eb likujdur gjith\u00eb \u00e7mimi i k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>Nga analiza e burimeve, KPK ka konstatuar se Suka nuk ka arritur t\u00eb justifikoj\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb kursimeve t\u00eb deklaruara dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb nuk jan\u00eb konsideruar n\u00eb analiz\u00ebn financiare.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, nuk jan\u00eb gjetur probleme p\u00ebr shum\u00ebn e marr\u00eb kredi q\u00eb i ka kaluar shoq\u00ebris\u00eb nd\u00ebrtuese, si dhe ka rezultuar se babai i subjektit ka pasur mund\u00ebsi p\u00ebr dhurimin vler\u00ebs 4800 euro, me t\u00eb ardhurat e siguruara n\u00eb emigracion.<\/p>\n<p>Prokurori Suka ka rezultuar n\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti tip Benz n\u00eb vitin 2013 me t\u00eb ardhurat nga pagat.<\/p>\n<p>Po ashtu, KPK konstaton munges\u00eb financiare p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti nga subjekti n\u00eb vitin 2008 p\u00ebr \u00e7mimin 61 mij\u00eb e 900 euro, pasuri p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ai ka deklaruar se e ka bler\u00eb p\u00ebr llogari t\u00eb t\u00eb atit, pasi ky i fundit ishte n\u00eb emigrim.<\/p>\n<p>Ve\u00e7 t\u00eb ardhurave t\u00eb babait nga emigrimi dhe pensioni, Suka ka deklaruar si burim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb apartament, edhe nj\u00eb kredi t\u00eb marr\u00eb n\u00eb 2008-\u00ebn. Sipas relatores Qirko, duket se ka indicie se babai i subjektit ka q\u00ebndruar n\u00eb Greqi dhe n\u00eb Itali, por me dokumentacion ligjor jan\u00eb v\u00ebrtetuar t\u00eb ardhura vet\u00ebm n\u00eb shtetin italian n\u00eb vler\u00ebn totale rreth 61 mij\u00eb euro.\u00a0 Nga analiza financiare e kryer n\u00eb KPK, ka rezultuar bilanc negativ n\u00eb shum\u00ebn 2.6 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare p\u00ebr periudh\u00ebn 2002-2016 jan\u00eb konstatuar bilance negative n\u00eb disa vite n\u00eb shum\u00ebn totale 4.5 milion\u00eb lek\u00eb, rezultat q\u00eb \u00ebsht\u00eb kund\u00ebrshtuar nga subjekti i cili ka dor\u00ebzuar edhe prova t\u00eb reja ndaj barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs.<\/p>\n<p>Prokurori Suka shpjegoi se bashk\u00ebshortja ka punuar si gazetare n\u00eb disa medie dhe se gjat\u00eb disa viteve kur ajo e ka ushtruar k\u00ebt\u00eb profesion, nuk i jan\u00eb paguar kontributet nga ana e pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsve. Por, ai theksoi se v\u00ebrtetohej se bashk\u00ebshortja e kishte ushtruar profesionin e gazetares me an\u00eb t\u00eb shkrimeve t\u00eb publikuara n\u00eb em\u00ebr t\u00eb saj p\u00ebr vite me radh\u00eb n\u00eb disa gazeta q\u00eb ai tha se i kishte dor\u00ebzuar si prova.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, Suka deklaroi se q\u00eb kur kishte filluar t\u00eb ushtronte detyr\u00ebn e prokurorit dhe deri n\u00eb vitin 2008 kishte mbajtur prej pag\u00ebs s\u00eb tij vet\u00ebm sa i nevojiteshin p\u00ebr shpenzimet e jetes\u00ebs, kurse pjes\u00ebn tjet\u00ebr e dor\u00ebzonte tek familja prind\u00ebrore, ku t\u00eb gjitha t\u00eb ardhurat administroheshin sipas tij nga e \u00ebma e cila kishte depozit\u00eb bankare dhe mbante edhe gjendje cash.<\/p>\n<p>Ai pretendoi se n\u00eb vitin 2008 e kishte administruar vet\u00eb pag\u00ebn e tij dhe se kishte arritur t\u00eb kursente 700 mij\u00eb lek\u00eb. Sipas subjektit, ai dhe bashk\u00ebshortja kishin kursyer s\u00eb bashku 2.3 milion\u00eb q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr investimet e kryera.<\/p>\n<p>Suka kund\u00ebrshtoi edhe pamund\u00ebsin\u00eb e konstatuar p\u00ebr blerjen e apartamentit tjet\u00ebr n\u00eb vitin 2008. Sipas tij, babai kishte qen\u00eb emnigrant n\u00eb Greqi dhe Itali ku ka siguruar t\u00eb ardhura t\u00eb konsiderueshme. Po ashtu, ritheksoi se nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb pag\u00ebs s\u00eb tij e dor\u00ebzonte tek e \u00ebma. Ai pretendoi se vet\u00ebm p\u00ebr periudh\u00ebn 2002-2007, mund\u00ebsia e kursimeve cash ishte 4.3 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Lidhur me t\u00eb ardhurat e babait n\u00eb emigracion gjat\u00eb periudh\u00ebs kur nuk ishte i regjistruar si pun\u00ebmarr\u00ebs, subjekti deklaroi se i ati i kishte d\u00ebrguar gjithmon\u00eb parat\u00eb me transferta. Por, sipas Suk\u00ebs, agjencit\u00eb e transferimit t\u00eb parave e ruajn\u00eb dokumentacionin vet\u00ebm p\u00ebr pes\u00eb vjet dhe se nuk ka mundur t\u2019i siguroj\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat zyrtare p\u00ebr trasfertat e t\u00eb atit.<\/p>\n<p>\u201cNuk kemi balanca negative. T\u00eb ardhurat tona jan\u00eb t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr krijimin e pasurive\u201d, pohoi Suka.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs, v\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar, Gerrit Sprenger e pyeti subjektin lidhur me nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje penale t\u00eb hetuar prej tij kur e ushtronte detyr\u00ebn n\u00eb Prokurorin\u00eb e Elbasanit.<\/p>\n<p>Suka shpjegoi se e kishte ndryshuar akuz\u00ebn nga \u201cvrasje e mbetur n\u00eb tentativ\u00eb\u201d n\u00eb \u201ckanosje\u201d, pasi autori nuk kishte q\u00eblluar t\u00eb d\u00ebmtuarin edhe pse gjendeshin pran\u00eb pes\u00eb metra dhe ky i fundit kishte q\u00ebndruar. Sipas tij, p\u00ebr shkak se autori nuk kishte vijuar veprimin e tij, kishte ndryshuar akuz\u00ebn, vler\u00ebsim q\u00eb ishte i gjetur e drejt\u00eb edhe nga gjykata.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, prokurori Ritvan Suka k\u00ebrkoi konfirmimin e tij n\u00eb detyr\u00eb. KPK njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn m\u00eb 6 dhjetor, n\u00eb or\u00ebn 09:45.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurori i Tiran\u00ebs, Ritvan Suka u p\u00ebrball t\u00eb mart\u00ebn m\u00eb 5 dhjetor me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dha shpjegime m\u00eb s\u00eb shumti p\u00ebr bilancet negative n\u00eb blerjen e dy apartamenteve, pasuri p\u00ebr t\u00eb cilat tha se nj\u00ebr\u00ebn e kishte bler\u00eb p\u00ebr llogari t\u00eb babait, pasi ky i fundit punonte [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":77511,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2],"tags":[364,911,118,367,119,122,1266,698],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2023\/12\/Ritvan-Suka-pas-seances-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Ritvan Suka pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77510"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=77510"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77510\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":77512,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77510\/revisions\/77512"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/77511"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=77510"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=77510"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=77510"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}