{"id":77531,"date":"2023-12-07T17:08:45","date_gmt":"2023-12-07T16:08:45","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-njihet-me-konkluzionet-ne-ceshtjen-e-prokurorit-naim-tota\/2023\/12\/07\/"},"modified":"2023-12-07T17:08:57","modified_gmt":"2023-12-07T16:08:57","slug":"kpa-njihet-me-konkluzionet-ne-ceshtjen-e-prokurorit-naim-tota","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-njihet-me-konkluzionet-ne-ceshtjen-e-prokurorit-naim-tota\/2023\/12\/07\/","title":{"rendered":"KPA njihet me konkluzionet n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e prokurorit Naim Tota"},"content":{"rendered":"<p>Komisionerja Publike, Irena Nino dhe prokurori i Tiran\u00ebs, Naim Tota u q\u00ebndruan parashtrimeve dhe k\u00ebrkimeve t\u00eb tyre edhe gjat\u00eb konkluzioneve p\u00ebrfundimtare t\u00eb enjten m\u00eb 7 dhjetor. Nino k\u00ebrkoi shkarkimin e Tot\u00ebs p\u00ebr deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb dhe probleme n\u00eb aspektin profesional, nd\u00ebrsa subjekti i rivler\u00ebsimit e kund\u00ebrshtoi duke i cil\u00ebsuar konstatimet t\u00eb pargumentuara dhe t\u00eb paprovuara, duke k\u00ebrkuar q\u00eb n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb gjykimit lihet n\u00eb fuqi vendimarrja e konfirmimit t\u00eb tij n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>Institucioni i Komisioner\u00ebve Publik\u00eb ankimoi m\u00eb 12 maj vendimin e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb prokurorit Tota, bazuar n\u00eb nj\u00eb rekomandim t\u00eb Operacionit Nd\u00ebrkob\u00ebtar t\u00eb Monitorimit, ONM. Tota u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb prej KPK me shumic\u00eb votash m\u00eb 10 mars 2023, pasi shpjegimet e tij p\u00ebr barrat e prov\u00ebs n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb dhe gjetjet p\u00ebr profesionalizmin, u konsideruan bind\u00ebse nga shumica e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb komisionit.<\/p>\n<p>Ashtu si gjat\u00eb parashtrimeve, Komisionerja Nino, u shpreh nd\u00ebr t\u00eb tjera se Tota ka qen\u00eb poseduesi de facto i apartamentit q\u00eb prej vitit 2004, rrethan\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb legalizuar n\u00eb 2016-\u00ebn me kontrat\u00ebn e cedimit. Ajo sqaroi se n\u00eb vler\u00ebsimin e k\u00ebsaj pasurie duhet konsideruar g\u00ebzimi i pron\u00ebs vet\u00ebm nga ana e subjektit pa kund\u00ebrshp\u00ebrblim dhe deklarimet kontradiktore lidhur me p\u00ebrdorimin p\u00ebr 12 vjet, si dhe p\u00ebr nj\u00eb hua 40 mij\u00eb euro q\u00eb Tota i ka dh\u00ebn\u00eb kunatit. Komisionerja solli n\u00eb v\u00ebmendje deklarimin e pronarit t\u00eb apartamentit t\u00eb p\u00ebrdorur nga Tota, i cili ka pohuar se n\u00eb periudh\u00ebn kur subjekti p\u00ebrdorte apartamentin e tij, vet\u00eb ka jetuar me qira deri n\u00eb p\u00ebrfundimin e banes\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas Ninos, edhe pse kunati i subjektit nuk \u00ebsht\u00eb person i lidhur sipas ligjit, verifikimi i mund\u00ebsis\u00eb s\u00eb tij p\u00ebr blerjen e k\u00ebsaj pasurie n\u00eb 2004-\u00ebn duhet t\u00eb kryhet bazuar n\u00eb dyshimet p\u00ebr pasuri t\u00eb fshehur dhe n\u00eb orientimet e Kolegjit. Komisionerja v\u00ebrejti se Tota nuk ka dor\u00ebzuar prova t\u00eb reja p\u00ebr burimet financiare t\u00eb kunatit p\u00ebr blerjen e apartamentit, duke vler\u00ebsuar se ai rezulton n\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, Nino konstatoi pamund\u00ebsi t\u00eb motr\u00ebs s\u00eb bashk\u00ebshortes s\u00eb subjektit p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb hua k\u00ebsaj t\u00eb fundit nj\u00eb shum\u00eb p\u00ebr ta investuar n\u00eb aksione n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb ku punonte \u2013 investim prej nga prokurori Tota ka p\u00ebrfituar nj\u00eb shum\u00eb rreth 40 mij\u00eb euro pasi bashk\u00ebshotja nd\u00ebrroi jet\u00eb. Sipas Komisioneres, mbetet e paqart\u00eb p\u00ebrse motra e bashk\u00ebshortes s\u00eb ndjer\u00eb duhej t\u00eb merrte kredi p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb hua familjares s\u00eb saj p\u00ebr nj\u00eb investim.<\/p>\n<p>Nino vler\u00ebson se edhe diferenca negative 1.5 milion\u00eb lek\u00eb dhe 342 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb tjera q\u00eb sipas saj rezultojn\u00eb n\u00eb momentin e blerjes s\u00eb apartamentit n\u00eb Tiran\u00eb nuk justifikojn\u00eb zbatimin e parimit t\u00eb proporcionalitetit.<\/p>\n<p>Komisionerja vler\u00ebson se prokurori Tota gjendet n\u00eb kushtet e deklarimit t\u00eb pasakt\u00eb e t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesi ligjor i subjektit, avokati Julian M\u00ebrtiri deklaroi se kunati i Tot\u00ebs i\u2019u ka ofruar banes\u00ebn pasi ata dispononin nj\u00eb sht\u00ebpi tjet\u00ebr. Ai tha se kjo kishte ndodhur p\u00ebr shkak t\u00eb marrdh\u00ebnies s\u00eb posa\u00e7me familjare. N\u00eb vijim, M\u00ebrtiri theksoi se subjekti nuk e ka shmangur asnj\u00ebher\u00eb nga deklarimi p\u00ebrdorimin e apartamentit. Sipas tij, kunati subjektit nuk kishte pasur mund\u00ebsi t\u2019i jepte k\u00ebtij t\u00eb fundit intresat e huas\u00eb 40 mij\u00eb euro dhe bazuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb fakt, si dhe p\u00ebr shkak t\u00eb lidhjes s\u00eb posa\u00e7me, jan\u00eb dakord\u00ebsuar q\u00eb \u00e7mimi i blerjes t\u00eb ishte ai i paguar p\u00ebr porositjen n\u00eb 2004-\u00ebn.<\/p>\n<p>Avokati k\u00ebmb\u00ebnguli se kunati i subjektit nuk mund t\u00eb jet\u00eb person i lidhur q\u00eb t\u00eb verifikohet mund\u00ebsia e tij p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb apartamentin n\u00eb vitin 2004, pasi nuk i\u2019a ka dhuruar Tot\u00ebs. Megjithat\u00eb, pretendoi se aktet e dor\u00ebzuara nga subjekti v\u00ebrtetojn\u00eb se kunati ka pasur financa t\u00eb sh\u00ebndosha dhe mund ta blinte apartamentin me burime t\u00eb ligjshme, sipas dy varianteve t\u00eb ndryshme t\u00eb analiz\u00ebs financiare.<\/p>\n<p>Ai deklaroi se edhe motra e subjektit dhe e bashk\u00ebshortes kishin pasur mund\u00ebsi p\u00ebr dh\u00ebnien e huave q\u00eb jan\u00eb investuar n\u00eb aksione. M\u00ebrtiri pranoi se n\u00eb vitet e para t\u00eb deklarimit ka pasur pasakt\u00ebsi, por se n\u00eb t\u00eb gjitha variantet huadh\u00ebn\u00ebsit rezultonin me bilanc pozitiv.<\/p>\n<p>Prokurori Tota e cil\u00ebsoi komisioneren subjektive, duke pretenduar se ajo nuk solli argumente gjat\u00eb gjykimit. Ai e cil\u00ebsoi t\u00eb p\u00ebrgjithshme analiz\u00ebn financiare t\u00eb kryer nga Komisionerja dhe petendoi se burimet kishin qen\u00eb t\u00eb mjaftueshme.<\/p>\n<p>Nino u q\u00ebndroi edhe shkaqeve t\u00eb ngritura n\u00eb aspektin profesional. Sipas saj, q\u00ebndrojn\u00eb mang\u00ebsit\u00eb profesionale n\u00eb drejtim t\u00eb aspektit t\u00eb njohurive dhe arsyetimit ligjor, q\u00eb konsistojn\u00eb konkretisht n\u00eb munges\u00ebn e kryerjes s\u00eb veprimeve hetimore apo moszbatimin e detyrave t\u00eb l\u00ebna nga gjykata.<\/p>\n<p>Prokurori Tota deklaroi se gjithmon\u00eb kishte vepruar konform ligjit dhe se vendimarrjet e k\u00ebrkimet e tij ishin konfirmuar nga gjykatat.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisionerja Publike, Irena Nino dhe prokurori i Tiran\u00ebs, Naim Tota u q\u00ebndruan parashtrimeve dhe k\u00ebrkimeve t\u00eb tyre edhe gjat\u00eb konkluzioneve p\u00ebrfundimtare t\u00eb enjten m\u00eb 7 dhjetor. Nino k\u00ebrkoi shkarkimin e Tot\u00ebs p\u00ebr deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb dhe probleme n\u00eb aspektin profesional, nd\u00ebrsa subjekti i rivler\u00ebsimit e kund\u00ebrshtoi duke i cil\u00ebsuar konstatimet t\u00eb pargumentuara dhe [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":77532,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[114,2],"tags":[892,921,112,166,133,119,122],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2023\/12\/Naim-Tota-ne-Kolegj--scaled.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Naim Tota pas seanc\u00ebs n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77531"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=77531"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77531\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":77533,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77531\/revisions\/77533"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/77532"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=77531"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=77531"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=77531"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}