{"id":77567,"date":"2023-12-15T12:46:36","date_gmt":"2023-12-15T11:46:36","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-shkarkon-gjyqtarin-pellumb-zaimi\/2023\/12\/15\/"},"modified":"2023-12-15T12:48:42","modified_gmt":"2023-12-15T11:48:42","slug":"kpa-shkarkon-gjyqtarin-pellumb-zaimi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-shkarkon-gjyqtarin-pellumb-zaimi\/2023\/12\/15\/","title":{"rendered":"KPA shkarkon gjyqtarin P\u00ebllumb Zaimi"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA vendosi t\u00eb premten m\u00eb 15 dhjetor t\u00eb shkarkoj\u00eb nga detyra gjyqtarin e Beratit, P\u00ebllumb Zaimi, i cili ishte konfirmuar m\u00eb par\u00eb nga Komisioni. Shkaqet e ngritura nga Komisioneri Publik Florian Ballhysa u gjet\u00ebn t\u00eb drejta nga Kolegji q\u00eb n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb tyre \u00e7moi se gjyqtari P\u00ebllumb Zaimi gjendej n\u00eb kushtet e c\u00ebnimit t\u00eb besimit t\u00eb publikut tek drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>Gjyqtari P\u00ebllumb Zaimi u konfirmua m\u00eb 18 tetor 2022 nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, i cili nuk i gjeti penalizuese balancat negative p\u00ebr dy vite, t\u00eb cilat u cil\u00ebsuan gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore nga vet\u00eb subjekti si modeste. Po ashtu, KPK nuk gjeti probleme shkarkuese edhe gjetjet p\u00ebr raste t\u00eb konfliktit t\u00eb interesit n\u00eb dukje n\u00eb shqyrtimin e disa \u00e7\u00ebshtjeve, si dhe n\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e nj\u00eb raporti t\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar, DSIK p\u00ebr dyshime p\u00ebr veprime korruptive, dosje q\u00eb u trajtuan n\u00eb aspektin profesional.<\/p>\n<p>Kryesuesja e trupit gjykues, Natasha Mulaj deklaroi gjat\u00eb shpalljes s\u00eb vendimit se, p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet e kriterit profesional, Zaimi ka treguar munges\u00eb kujdesi n\u00eb trajtimin e rasteve t\u00eb konfliktit t\u00eb interesit, qoft\u00eb dhe n\u00eb dukje. Sipas saj, n\u00eb gjykimin e \u00e7\u00ebshtjeve civile me pal\u00eb apo pal\u00eb e tret\u00eb ASHK, drejtoria vendore Berat, provohet ekzistenca e konfliktit t\u00eb interesit n\u00eb dukje, p\u00ebr shkak t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve familjare, pasi vajza e subjektit ka qen\u00eb drejtuese e k\u00ebtij institucioni n\u00eb vitet 2021-2022 kur ai ka gjykuar 12 \u00e7\u00ebshtje civile me k\u00ebt\u00eb subjekt procedural.<\/p>\n<p>Gjithashtu, trupi gjykues konstaton se subjekti gjendet n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit pasi n\u00eb koh\u00ebn kur s\u00eb bashku me bashk\u00ebshorten kan\u00eb qen\u00eb aksionar t\u00eb Albtelekom sh.a., ka gjykuar 16 \u00e7\u00ebshtje civile me pal\u00eb padit\u00ebse k\u00ebt\u00eb shoq\u00ebri. Kolegji vler\u00ebson se denoncimet e publikut dhe \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tjera t\u00eb konstatuara n\u00eb dosjet gjyq\u00ebsore t\u00eb analizuara nga Komisioni jan\u00eb d\u00ebshmi t\u00eb perceptimit t\u00eb publikut se subjekti rivler\u00ebsimit ka vepruar n\u00eb kund\u00ebrshtim me parimin se drejt\u00ebsia jo vet\u00ebm duhet t\u00eb jepet por edhe t\u00eb duket se po jepet.<\/p>\n<p>Nga vler\u00ebsimi \u00e7\u00ebshtjeve penale dhe denoncimeve t\u00eb publikut, t\u00eb paraqitura si shkak nga Komisioneri Publik, trupi gjykues vler\u00ebson se subjekti ka treguar mang\u00ebsi profesionale n\u00eb trajtimin e k\u00ebtyre \u00e7\u00ebshtjeve. Sipas KPA, Zaimi nuk ka treguar kujdesin e nevojsh\u00ebm n\u00eb interpretim t\u00eb parimit t\u00eb siguris\u00eb juridike, n\u00eb administrimin e provave, n\u00eb aplikimin e ligjit procedural, si dhe ka shfaqur munges\u00eb etike n\u00eb komunikimin me pal\u00ebt dhe pjes\u00ebmarr\u00ebsit n\u00eb seancat publike duke dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb perceptim t\u00eb gabuar t\u00eb publikut n\u00eb dh\u00ebnien e drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebto konstatime nuk jan\u00eb gjetur shkarkuese si shkaqe m\u00eb vet\u00eb, por jan\u00eb marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb n\u00eb vler\u00ebsimin e t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes.<\/p>\n<p>P\u00ebr pasurin\u00eb, Kolegji e gjen t\u00eb drejt\u00eb pretendimin e Komisionerit se subjekti rezulton me pamund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb mbuluar shpenzimet, kursimet dhe pagesat n\u00eb vitin 2007 p\u00ebr nj\u00eb apartament n\u00eb Linz\u00eb t\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb apartament n\u00eb Berat, q\u00eb subjekti e ka pasur n\u00eb p\u00ebrdorim KPA konstaton se subjekti ka b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb pasakt\u00eb dhe duke sjell\u00eb pamund\u00ebsi objektive p\u00ebr kontrollin e k\u00ebsaj pasurie. Po ashtu, \u00e7mohet se subjekti dhe bashk\u00ebshortja jan\u00eb gjendur n\u00eb kushtet e deklarimit t\u00eb pasakt\u00eb dhe p\u00ebr shkak t\u00eb mos deklarimit t\u00eb aksioneve n\u00eb Albtelekom sh.a.<\/p>\n<p>Pamjaftueshm\u00ebria financiare e konstatuar n\u00eb tre vite, pasakt\u00ebsia p\u00ebr mos deklarimin e aksioneve n\u00eb Albtelekom sh.a., si dhe p\u00ebr apartamentin n\u00eb p\u00ebrdorim, megjith\u00ebse nuk jan\u00eb vler\u00ebsuar t\u00eb mjaftueshme si shkaqe shkarkimi, jan\u00eb konsideruar prej Kolegjit n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor.<\/p>\n<p>\u201cMang\u00ebsit\u00eb profesionale s\u00eb bashku me problemet e pasuris\u00eb \u00e7uan Kolegjin n\u00eb konkluzionin se subjekti ka c\u00ebnuar besimin e publikut n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb\u201d, deklaroi Mulaj dhe shtoi se vendimi i Komisionit nuk \u00ebsht\u00eb gjetur i drejt\u00eb e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb duhet ndryshuar dhe shkarkuar nga detyra gjyqtari P\u00ebllumb Zaimi.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA vendosi t\u00eb premten m\u00eb 15 dhjetor t\u00eb shkarkoj\u00eb nga detyra gjyqtarin e Beratit, P\u00ebllumb Zaimi, i cili ishte konfirmuar m\u00eb par\u00eb nga Komisioni. Shkaqet e ngritura nga Komisioneri Publik Florian Ballhysa u gjet\u00ebn t\u00eb drejta nga Kolegji q\u00eb n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb tyre \u00e7moi se gjyqtari P\u00ebllumb Zaimi gjendej [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":77568,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[114,2,115],"tags":[407,427,124,112,101,1267,674,1259,903],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2023\/12\/266732ff-0432-40e1-8c76-5d3e64862e86.jpg","fifu_image_alt":"Shpallja e vendimit t\u00eb KPA p\u00ebr gjyqtarin Zaimi. Foto kortezi KPA","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77567"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=77567"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77567\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":77569,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77567\/revisions\/77569"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/77568"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=77567"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=77567"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=77567"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}