{"id":77570,"date":"2023-12-15T17:52:58","date_gmt":"2023-12-15T16:52:58","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/mustafa-turku-u-shkarkua-per-deklarim-te-pamjaftueshem-dhe-cenim-te-besimit\/2023\/12\/15\/"},"modified":"2023-12-15T17:54:17","modified_gmt":"2023-12-15T16:54:17","slug":"mustafa-turku-u-shkarkua-per-deklarim-te-pamjaftueshem-dhe-cenim-te-besimit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/mustafa-turku-u-shkarkua-per-deklarim-te-pamjaftueshem-dhe-cenim-te-besimit\/2023\/12\/15\/","title":{"rendered":"Mustafa Turku u shkarkua p\u00ebr deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm dhe c\u00ebnim t\u00eb besimit"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK, vendosi m\u00eb 16 tetor t\u00eb shkarkoj\u00eb nga detyra prokurorin e Elbasanit, Mustafa Turku, pasi u konkludua se kishte kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb e t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb, si dhe kishte c\u00ebnuar besimin e publikut me veprimet dhe mosveprimet e tij n\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn dy \u00e7\u00ebshtje. Nd\u00ebrkoh\u00eb, prokurori Turku mori vler\u00ebsim pozitiv p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs.<\/p>\n<p>Vendimi p\u00ebr shkarkimin e Turkut u mor n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb unanime nga trupa e KPK e kryesuar nga Firdes Shuli, me relatore Valbona Sanxhaktarin dhe an\u00ebtar Olsi Komicin. Mustafa Turku e nisi karier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1986. Ai punoi prej m\u00eb shum\u00eb se dy dekadash si prokuror i Prokuroris\u00eb s\u00eb Elbasanit.<\/p>\n<p><strong>Problemet e pasuris\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Trupa e KPK shprehet n\u00eb vendimin e arsyetuar se problemet e konstatuara n\u00eb vler\u00ebsimin e pasuris\u00eb s\u00eb subjektit, e vendosin k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit n\u00eb kushtet e deklarimit t\u00eb pasakt\u00eb e t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm. N\u00eb vijim Komisioni vler\u00ebson se deklarimet e Turkut nuk kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb bazuara dhe n\u00eb p\u00ebrputhje me dokumentacionin ligjor provues, p\u00ebrmes t\u00eb cilit ai dhe personat e lidhur me t\u00eb kan\u00eb fituar t\u00eb drejta reale mbi pasurit\u00eb, objekt i k\u00ebtij hetimi administrativ. Nd\u00ebrkoh\u00eb, nga analiza financiare ka rezultuar nj\u00eb bilanc negativ n\u00eb shum\u00ebn 4 milion\u00eb e 397 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr gjith\u00eb periudh\u00ebn e rivler\u00ebsuar.<\/p>\n<p>\u201c\u2026Bazuar n\u00eb parimin e objektivitetit e proporcionalitetit, trupi gjykues ka vler\u00ebsuar se situata negative financiare n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb t\u00eb gjitha pasurive t\u00eb krijuara dhe shpenzimeve gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs n\u00eb shum\u00ebn -4.397.122 (\u2026) lek\u00eb \u00ebsht\u00eb e till\u00eb q\u00eb t\u00eb detyron aplikimin e mas\u00ebs disiplinore t\u00eb shkarkimit nga detyra\u201d, arsyeton KPK.<\/p>\n<p>Subjekti \u00ebsht\u00eb gjetur n\u00eb pamund\u00ebsi n\u00eb shum\u00ebn totale 901 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr nj\u00eb sht\u00ebpi banimi apartament 3 + 1 + shtesa dhe blerjen e nj\u00eb automjeti n\u00eb vitin 2000; p\u00ebr krijimin e nj\u00eb depozite 3.1 milion\u00eb n\u00eb 2003-in ka rezultuar bilanc negativ n\u00eb shum\u00ebn 2.5 milion\u00eb lek\u00eb; n\u00eb vitin 2005 \u00ebsht\u00eb konstatuar pamund\u00ebsi n\u00eb shum\u00ebn totale rreth 1.1 milion lek\u00eb p\u00ebr blerjen e nj\u00eb garsoniere n\u00eb Golem(plazh) dhe p\u00ebr krijimin e gjendjes cash; si dhe nj\u00eb balanc\u00eb negative 287 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2009 p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti.<\/p>\n<p>Ve\u00e7 pamund\u00ebsive financiare, p\u00ebr disa prej pasurive, Komisioni konstaton se deklarimet e subjektit n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d nuk p\u00ebrputhem me deklarimet n\u00eb vite, si dhe as me me dokumentacionin ligjor t\u00eb koh\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201c\u2019\u2026Mosdeklarimet n\u00eb deklaratat periodike vjetore, deklarimet e pasakta dhe t\u00eb ndryshme n\u00eb deklarat\u00ebn Vetting, si dhe ato gjat\u00eb hetimit administrativ mbi p\u00ebrfitimin e k\u00ebsaj pasurie, t\u00eb cilat nuk gjet\u00ebn zbatim as n\u00eb ndonj\u00eb dokument t\u00eb koh\u00ebs apo n\u00eb kontrat\u00ebn e shitblerjes s\u00eb sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb prind\u00ebrve t\u00eb bashk\u00ebshortes, e \u00e7uan trupin gjykues n\u00eb konkluzionin se nga t\u00ebr\u00ebsia e tyre nuk u arrit t\u00eb provohej n\u00eb ndonj\u00eb form\u00eb t\u00eb dokumentuar dhurimi i k\u00ebsaj pasurie, e cila \u00ebsht\u00eb regjistruar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit dhe bashk\u00ebshortes s\u00eb tij\u201d, shprehet KPK n\u00eb konkluzionin e analiz\u00ebs s\u00eb garsonieres n\u00eb Golem, pasuri p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn subjekti ka pretenduar se i \u00ebsht\u00eb dhuruar bashk\u00ebshortes nga v\u00ebllai i saj n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb pjes\u00ebs takuese t\u00eb falur nga ana e saj pas shitjes s\u00eb banes\u00ebs s\u00eb familjes.<\/p>\n<p>Po ashtu, n\u00eb verifikimin e blerjes s\u00eb automjetit n\u00eb vitin 2000, KPK konstaton se q\u00ebndrimet e subjektit duket se vijn\u00eb n\u00eb kontradikt\u00eb me deklarimet periodike, nga pamund\u00ebsia e tij p\u00ebr t\u00eb justifikuar burimin e ligjsh\u00ebm.<\/p>\n<p>P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, KPK nuk ka konsideruar shpjegimet e subjektit n\u00eb analiz\u00ebn e pasurive ku jan\u00eb gjetur kontradikta mes pretendimeve dhe akteve t\u00eb administruara, por \u00ebsht\u00eb bazur n\u00eb kontratat p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb shitblerjeve dhe dokumentacionin tjet\u00ebr ligjor.<\/p>\n<p>Disa prej bilanceve negative n\u00eb vler\u00eb jodometh\u00ebn\u00ebse, jan\u00eb vler\u00ebsuar pej KPK n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kumulative edhe me situata t\u00eb tjera financiare, duke u bazuar n\u00eb parimin e proporcionalitetit dhe objektivitetit.<\/p>\n<p><strong>C\u00ebnimi besimit<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb nd\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb KPK trajton n\u00eb aspektin profesional ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me q\u00ebndrimin e prokurorit Turku gjat\u00eb procesit gjyq\u00ebsor q\u00eb u kuror\u00ebzua me lirimin e Viktor Ymerit, i d\u00ebnuar p\u00ebr vrasje.<\/p>\n<p>Ymeri u lirua nga burgu n\u00eb dhjetor 2019 pasi Gjykata e Elbasanit miratoi nj\u00eb s\u00ebr\u00eb k\u00ebrkesash t\u00eb tij n\u00eb disa procese paralele p\u00ebr ulje d\u00ebnimi dhe p\u00ebrfitime\u00a0 nga amnistia. Ymeri u arrestua s\u00ebrish n\u00eb vitin 2020 me akuza p\u00ebr vrasje t\u00eb tjera, p\u00ebrfshi edhe at\u00eb t\u00eb Vajdin Lamajt n\u00eb 2005-\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cNga analiza e q\u00ebndrimeve t\u00eb organit t\u00eb akuz\u00ebs lidhur me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, n\u00eb vetvete shum\u00eb sensitive, rezulton se s\u00eb paku subjekti i rivler\u00ebsimit ka reflektuar nj\u00eb sjellje profesionale sip\u00ebrfaq\u00ebsore e jo n\u00eb p\u00ebrmbushje t\u00eb detyr\u00ebs, duke pranuar t\u00eb drejtat e k\u00ebrkuesit (t\u00eb d\u00ebnuarit) t\u00eb pakt\u00ebn n\u00ebp\u00ebrmjet mosveprimit t\u00eb organit t\u00eb akuz\u00ebs. T\u00ebr\u00ebsia e t\u00eb gjitha sjelljeve pasive t\u00eb organit t\u00eb akuz\u00ebs ndaj k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje dhe n\u00eb fund ankimi ndaj nj\u00eb vendimi gjykate, p\u00ebr t\u00eb cilin vet\u00eb organi i akuz\u00ebs \u00ebsht\u00eb shprehur dakord gjat\u00eb gjykimit e cila, n\u00eb vetvete, mbetet e pap\u00ebrligjur n\u00eb ndonj\u00eb rrethan\u00eb, prodhon gjithsesi nj\u00eb perceptim negativ t\u00eb publikut\u201d, arsyeton KPK.<\/p>\n<p>Shpjegimet e Turkut se kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb praktik\u00eb e ndjekur n\u00eb shum\u00eb raste nga organi i akuz\u00ebs, vler\u00ebsohen nga Komisioni se munden t\u00eb justifikojn\u00eb thelbin e zgjidhjes s\u00eb \u00e7\u00ebshtjes. \u201c[\u2026]E cila, e vler\u00ebsuar n\u00eb t\u00ebr\u00ebsin\u00eb e saj, ka cenuar thelbin e veprimtaris\u00eb s\u00eb organit t\u00eb akuz\u00ebs duke e shnd\u00ebrruar at\u00eb nj\u00eb proces abuziv\u201d, citohet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Trupa e KPK v\u00ebren se nga nj\u00eb v\u00ebzhgim i kronologjis\u00eb s\u00eb veprimeve t\u00eb kryera prej subjektit, veprimeve e mosveprimeve t\u00eb kryera prej tij, konstatohen sjellje sip\u00ebrfaq\u00ebsore, t\u00eb cilat duket se, p\u00ebrpos t\u00eb tjerave, kan\u00eb ndikuar n\u00eb zgjidhjen e \u00e7\u00ebshtjes sipas k\u00ebrkesave t\u00eb t\u00eb d\u00ebnuarit, duke krijuar nj\u00eb perceptim publik q\u00eb cenon imazhin e organit t\u00eb akuz\u00ebs e q\u00eb bie ndesh me vlerat q\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebr\u00e7oj\u00eb integriteti i magistratit. P\u00ebr rredhoj\u00eb, konsiderohet se kjo sjellje krijon kushtet e cenimit t\u00eb besimit t\u00eb publikut te sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas Komisionit, n\u00eb vler\u00ebsimin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb trajtuara n\u00eb aspektin profesional, veprimet e subjektit t\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb dy raste krijojn\u00eb kushte p\u00ebr c\u00ebnimin e besimit t\u00eb publikut tek sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK, vendosi m\u00eb 16 tetor t\u00eb shkarkoj\u00eb nga detyra prokurorin e Elbasanit, Mustafa Turku, pasi u konkludua se kishte kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb e t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb, si dhe kishte c\u00ebnuar besimin e publikut me veprimet dhe mosveprimet e tij n\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn dy \u00e7\u00ebshtje. Nd\u00ebrkoh\u00eb, prokurori Turku mori [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":77571,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,117],"tags":[784,118,1245,906,119,131,173],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/IMG-6078-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Seanca ndaj prokurorit Mustafa Turku n\u00eb KPK | Foto nga: Vladimir Karaj","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77570"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=77570"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77570\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":77572,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77570\/revisions\/77572"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/77571"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=77570"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=77570"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=77570"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}