{"id":77579,"date":"2023-12-18T17:03:57","date_gmt":"2023-12-18T16:03:57","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-andi-pogace-perballet-pa-telashe-me-vetingun\/2023\/12\/18\/"},"modified":"2023-12-18T17:04:06","modified_gmt":"2023-12-18T16:04:06","slug":"prokurori-andi-pogace-perballet-pa-telashe-me-vetingun","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-andi-pogace-perballet-pa-telashe-me-vetingun\/2023\/12\/18\/","title":{"rendered":"Prokurori Andi Poga\u00e7e p\u00ebrballet pa telashe me vetingun"},"content":{"rendered":"<p>Prokurori i Prokuroris\u00eb s\u00eb Fierit, Andi Poga\u00e7e u p\u00ebrball pa probleme me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore t\u00eb h\u00ebn\u00ebn m\u00eb 18 dhjetor, kur ai dha shpjegime vet\u00ebm p\u00ebr pretendimet e ngritura n\u00eb medie p\u00ebr dy \u00e7\u00ebshtje t\u00eb hetuara prej tij. Procesi i vetingut p\u00ebr prokurorin Poga\u00e7e po kryhet nga trupa e KPK e kryesuar nga Etleda \u00c7iftja, me relator Lulzim Hamitajn dhe an\u00ebtar Olsi Komicin. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhgueses nd\u00ebrkomb\u00ebtare ishte e pranishme Marie Tuma.<\/p>\n<p>Andi Poga\u00e7e p\u00ebrfundoi studimet n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs n\u00eb vitin 2014 dhe punon prej asaj kohe si prokuror n\u00eb Prokurorin\u00eb e Jurdiksionit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm, Fier. N\u00eb muajin shkurt ai u komandua si k\u00ebshilltar ligjor pran\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb.<\/p>\n<p>Relatori Hamitaj tha se Komisioni nuk ka gjetur probleme p\u00ebr nj\u00eb autovetur\u00eb t\u00eb bler\u00eb nga subjekti para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs, si dhe p\u00ebr disa depozita n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tij dhe t\u00eb familjar\u00ebve.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, KPK ka verifikuar nj\u00eb apartament n\u00eb Durrr\u00ebs q\u00eb Poga\u00e7e e ka p\u00ebrdorur kundrejt qiras\u00eb, pasi jan\u00eb marr\u00eb indicie nga nj\u00eb shkrim i publikuar nga nj\u00eb media online ku ngriheshin pretendime se subjekti kishte marr\u00ebdh\u00ebnie me k\u00ebt\u00eb pasuri, por pa cituar t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr profesionalizmin.<\/p>\n<p>Relatori Hamitaj sqaroi se Poga\u00e7e ka deklaruar se nuk kishte marr\u00ebdh\u00ebnie tjet\u00ebr kundrejt k\u00ebsaj pasurie ve\u00e7 asaj t\u00eb qiramarrjes. Edhe nga hetimi i KPK ka rezultuar se subjekti nuk ka hetuar ndonj\u00eb \u00e7\u00ebshtje ndaj qiradh\u00ebn\u00ebsit. Po ashtu, n\u00eb Prokurorin\u00eb e Fierit nuk rezulton t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb ndonj\u00eb procedim ku qiradh\u00ebn\u00ebsi t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb pal\u00eb.<\/p>\n<p>KPK ka verifikuar edhe n\u00ebse vlera e qiras\u00eb mujore prej 15 mij\u00eb lek\u00ebsh p\u00ebrkonte me at\u00eb t\u00eb tregut, prej nga nuk \u00ebsht\u00eb gjetur ndonj\u00eb trajtim preferencial.<\/p>\n<p>Po ashtu, ka rezultuar se qiradh\u00ebn\u00ebsi e ka porositur k\u00ebt\u00eb pasuri n\u00eb vitin 2007. N\u00eb p\u00ebrfundim, Hamitaj tha se nuk rezulton q\u00eb t\u00eb jen\u00eb gjetur indicie lidhur me pretendimet e ngritura.<\/p>\n<p>Prind\u00ebrit e prokurorit Poga\u00e7e kan\u00eb porositur n\u00eb vitin 2014 nj\u00eb apartament n\u00eb Radhim\u00eb t\u00eb Vlor\u00ebs, pasuri p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn kan\u00eb deklaruar se kan\u00eb bler\u00eb me kursimet e tyre n\u00eb vler\u00ebn 15 mij\u00eb euro dhe nje kredi 4 milion\u00eb lek\u00eb. Sipas Hamitajt, nga hetimi ka rezultuar se prind\u00ebrit kan\u00eb pasur burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr kryerjen e k\u00ebtij investimi.<\/p>\n<p>KPK ka hetuar dhe nj\u00eb tjet\u00ebr apartament n\u00eb Tiran\u00eb, t\u00eb bler\u00eb nga prind\u00ebrit e subjektit rreth 10 vjet para se ai t\u00eb fillonte detyr\u00ebn si prokuror. Kjo pasuri i \u00ebsht\u00eb dhuruar prokurorit Poga\u00e7e nga prind\u00ebrit. Relatori Hamitaj v\u00ebrejti se p\u00ebr blerjen e k\u00ebtij apartamenti, prind\u00ebrit kan\u00eb marr\u00eb edhe nj\u00eb kredi. Sipas tij, nisur nga fakti se burimet p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie duken t\u00eb mjaftueshme, si dhe se \u00ebsht\u00eb bler\u00eb nj\u00eb dekad\u00eb para se prokurori Poga\u00e7e t\u00eb fillonte detyr\u00ebn, nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare.<\/p>\n<p>Pa probleme ka rezultuar dhe nj\u00eb tjet\u00ebr apartament n\u00eb Fier n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb n\u00ebn\u00ebs s\u00eb subjektit, pasuri q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfituar n\u00ebp\u00ebrmjet privatizimit n\u00eb vitin 1993.<\/p>\n<p>Relatori Hamitaj tha se nga analiza financiare e p\u00ebrgjithshme ka rezultuar bilanc pozitiv n\u00eb \u00e7do vit.<\/p>\n<p>Prokurori Poga\u00e7e u vler\u00ebsua pozitivisht p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs, si dhe nuk u evidentuan probleme n\u00eb kriterin profesional. Hamitaj relatori nd\u00ebr t\u00eb tjera pretendimet e ngritura n\u00eb dy media. N\u00eb nj\u00eb rast ngriheshin pretendime nga denoncuesit se megjith\u00ebse kishin qen\u00eb t\u00eb d\u00ebmtuar n\u00eb nj\u00eb ngjarje ku ndaj tyre ishte ushtruar dhun\u00eb fizike, prokurori Poga\u00e7e nuk kishte konsideruar raportin mjeko-ligjor por i kishte d\u00ebrguar p\u00ebr gjykim.<\/p>\n<p>N\u00eb shkrimin tjet\u00ebr ngriheshin pretendime se subjekti kishte urdh\u00ebruar arrestimin e nj\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtori t\u00eb policis\u00eb, i cili kishte ndihmuar n\u00eb zbulimin e minave me telekomand\u00eb. Hamitaj sqaroi se kjo \u00e7\u00ebshtje \u00ebsht\u00eb ende n\u00eb hetim nga nj\u00eb tjet\u00ebr prokuror, pas komandimit t\u00eb subjektit n\u00eb KLP.<\/p>\n<p>Prokurori Andi Poga\u00e7e u shpreh se kishte dh\u00ebn\u00eb shpjegime p\u00ebr \u00e7do pretendim t\u00eb ngritur dhe se kishte rezultuar se ai kishte vepruar gjithmon\u00eb n\u00eb zbatim t\u00eb ligjit. Pasi kryesuesja Etleda \u00c7iftja i sygjeroi q\u00eb t\u00eb jepte sqarime p\u00ebr denoncimet publike t\u00eb kryera n\u00eb medie,\u00a0ai parshtroi q\u00ebndrimin e tij.<\/p>\n<p>Lidhur me pretendimin p\u00ebr ndalimin e bashk\u00ebpun\u00ebtorit t\u00eb policis\u00eb, subjekti theksoi se nuk kishte rezultuar ndonj\u00eb e dh\u00ebn\u00eb e till\u00eb gjat\u00eb hetimit. Sipas Poga\u00e7es, kapja e personit n\u00eb fjal\u00eb ishte kryer n\u00eb flagranc\u00eb dhe nuk rezultonte q\u00eb ai t\u00eb g\u00ebzonte statusin e informatorit apo t\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtorit t\u00eb policis\u00eb. Subjekti verejti se nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb nuk rezultonte as n\u00eb materialet e referuara nga policia. N\u00eb vijim ai deklaroi se shkrimi ishte publikuar nj\u00eb dit\u00eb para se gjykata t\u00eb jepte vendimin dhe se duket sa ka pasur q\u00ebllim t\u00eb ushtroj\u00eb ndikim.<\/p>\n<p>P\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen tjet\u00ebr, ku denoncuesit pretendonin se ishin d\u00ebrguar n\u00eb gjyq megjith\u00ebse ishin viktima, subjekti sqaroi se ishte konkluduar se k\u00ebta dy persona kishin shkuar n\u00eb banes\u00ebn e nj\u00eb t\u00eb af\u00ebrmi t\u00eb tyre duke ushtruar dhun\u00eb, nd\u00ebrsa ky i fundit kishte reaguar n\u00eb kushtet e mbrojtjes s\u00eb nevojshme. Sipas subjektit, personi tjet\u00ebr gjendej n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij dhe me f\u00ebmij\u00eb t\u00eb mitur, nd\u00ebrsa dy personat q\u00eb pretenonin se ishin dhunuar ishin n\u00eb fakt dhunuesit.<\/p>\n<p>Lidhur me kualifikimin e vepr\u00ebs penale si dhun\u00eb n\u00eb familje, ai shpjegoi se tre personat e p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb konflikt kishin lidhje gjaku dhe se p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcaktuar vepr\u00ebn penale i ishte referuar orientimeve t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese q\u00eb k\u00ebrkon trajtimin e gjith\u00eb legjislacionit, praktik\u00eb q\u00eb sipas tij \u00ebsht\u00eb shum\u00eb efektive.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, prokurori Poga\u00e7e k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb. KPK njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb dat\u00eb 19 dhjetor, n\u00eb or\u00ebn 09:50.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurori i Prokuroris\u00eb s\u00eb Fierit, Andi Poga\u00e7e u p\u00ebrball pa probleme me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore t\u00eb h\u00ebn\u00ebn m\u00eb 18 dhjetor, kur ai dha shpjegime vet\u00ebm p\u00ebr pretendimet e ngritura n\u00eb medie p\u00ebr dy \u00e7\u00ebshtje t\u00eb hetuara prej tij. Procesi i vetingut p\u00ebr prokurorin Poga\u00e7e po kryhet nga trupa e [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":77580,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2],"tags":[1275,288,118,172,1191,906,119,128],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2023\/12\/Andi-Pogace-pas-seances-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Andi Poga\u00e7e pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77579"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=77579"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77579\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":77581,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77579\/revisions\/77581"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/77580"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=77579"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=77579"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=77579"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}