{"id":77588,"date":"2023-12-19T18:00:33","date_gmt":"2023-12-19T17:00:33","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-valentin-preci-perballet-me-barre-prove-per-pasurine\/2023\/12\/19\/"},"modified":"2023-12-19T18:06:02","modified_gmt":"2023-12-19T17:06:02","slug":"prokurori-valentin-preci-perballet-me-barre-prove-per-pasurine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-valentin-preci-perballet-me-barre-prove-per-pasurine\/2023\/12\/19\/","title":{"rendered":"Prokurori Valentin Pre\u00e7i p\u00ebrballet me barr\u00eb prove p\u00ebr pasurin\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Analiza financiare e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit e nxorri prokurorin e Tiran\u00ebs, Valentin Pre\u00e7i me nj\u00eb bilanc negativ prej rreth 7 milion\u00eb lek\u00ebsh. Bazuar n\u00eb raportin e lexuar nga relatorja e \u00e7\u00ebshtjes ndaj tij n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, Pre\u00e7i rezultonte me munges\u00eb t\u00eb ardhurash t\u00eb ligjshme n\u00eb disa vite, kryesisht p\u00ebr shkak t\u00eb transaksioneve me nj\u00eb kredi, t\u00eb ardhurave t\u00eb patatuara t\u00eb bashk\u00ebshortes, dyshimet mbi nj\u00eb hua dhe m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb deklarimit t\u00eb kursimeve cash.<\/p>\n<p>Pre\u00e7i\u00a0 dhe avokatja Romina Zano kund\u00ebrshtuan gjetjet e Komisionit. N\u00eb fjal\u00ebn e tij, prokurori tha p\u00ebrmbledhtas se bazuar n\u00eb argumentet q\u00eb kishte paraqitur, priste konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb. Zano lexoi argumentet e tij sa i p\u00ebrket kriterit t\u00eb pasuris\u00eb, duke k\u00ebmb\u00ebngulur se ishin sjell\u00eb prova t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebzuar barr\u00ebn q\u00eb i ishte kaluar nga Komisioni.<\/p>\n<p>Prokurori Valentin Pre\u00e7i i Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs po p\u00ebrballet me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga Firdes Shuli kryesuese, Xhensila Pine relatore dhe Olsi Komici an\u00ebtar.\u00a0 Valentin Pre\u00e7i p\u00ebrfundoi studimet n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs n\u00eb vitin 2004 dhe punon prej gati dy dekadash si prokuror pran\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Problemet e pasuris\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb apartament 84 metra dhe nj\u00eb garazh t\u00eb blera n\u00eb vitin 2008 p\u00ebr 50 mij\u00eb euro rezultuan sipas KPK-s\u00eb me probleme. Sipas Komisionit, Pre\u00e7i kishte marr\u00eb dy kredi dhe i kishte deklaruar k\u00ebto si pagesa p\u00ebr apartamentin.<\/p>\n<p>Por relatorja Pine tha se ndryshe nga kredia 24 mij\u00eb euro e marr\u00eb dhe e transferuar n\u00eb llogari t\u00eb kompanis\u00eb s\u00eb nd\u00ebrtimit, nj\u00eb kredi konsumator\u00eb 5 mij\u00eb euro ishte t\u00ebrhequr cash nga subjekti. Objekti i kredis\u00eb ishte mobilimi dhe KPK duke marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb koh\u00ebn e vendosjes s\u00eb subjektit n\u00eb apartament, ngriti dyshime se kjo shum\u00eb ishte p\u00ebrdorur p\u00ebr mobiljet dhe jo p\u00ebr shlyerje t\u00eb banes\u00ebs. Ve\u00e7 k\u00ebsaj, probleme sipas KPK-s\u00eb kishte dhe n\u00eb k\u00ebstet e tjera t\u00eb p\u00ebrdorura p\u00ebr apartamentin.<\/p>\n<p>N\u00eb total sipas KPK, Pre\u00e7i rezultonte me nj\u00eb bilanc negativ prej 1.3 milion\u00eb lek\u00ebsh sa i p\u00ebrket k\u00ebsaj kredie.<\/p>\n<p>Zano i kund\u00ebrshtoi gjetjet e KPK-s\u00eb, nd\u00ebrsa pretendoi se kishte vendime t\u00eb KPA sa i p\u00ebrket p\u00ebrdorimit t\u00eb kredive n\u00eb ndryshim nga destinacioni. Zano k\u00ebmb\u00ebnguli po ashtu edhe se subjekti dhe personat e lidhur kishin pasur t\u00eb ardhura p\u00ebr t\u00eb shlyer k\u00ebstet shtes\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo k\u00ebmb\u00ebnguli t\u00eb merrej n\u00eb konsiderat\u00eb nj\u00eb hua nga nj\u00eb i af\u00ebrm n\u00eb Greqi, t\u00eb cil\u00ebn KPK e kishte rr\u00ebzuar. Sipas Zanos, KPK i kishte llogaritur shpenzimet e emigrantit nj\u00ebsoj me ato t\u00eb nj\u00eb shtetasi grek, duke e nxjerr\u00eb at\u00eb n\u00eb pamund\u00ebsi kursimi. Avokatja tha se KPK duhej t\u00eb konsideronte k\u00ebt\u00eb pik\u00eb.<\/p>\n<p>KPK po ashtu ngriti dyshime mbi nj\u00eb shum\u00eb prej rreth 7500 eurosh t\u00eb deklaruar si t\u00eb fituara n\u00eb lloto nga Pre\u00e7i. Pine tha se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shum\u00eb nuk kishte asnj\u00eb prov\u00eb dhe se pretendimi i subjektit se e kishte shpenzuar at\u00eb p\u00ebr shpenzime jetike nuk provohej.<\/p>\n<p>Avokatja Zano k\u00ebmb\u00ebnguli se parat\u00eb e fituara n\u00eb lloto duhej t\u00eb konsideroheshin t\u00eb ligjshme. Ajo tha se Pre\u00e7i kishte bler\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb her\u00eb nj\u00eb bilet\u00eb dhe iu referua KPA q\u00eb nuk e kishte cil\u00ebsuar k\u00ebt\u00eb shkelje etike.<\/p>\n<p>P\u00ebrtej k\u00ebtyre, KPA gjeti mungesa t\u00eb ardhurash t\u00eb ligjshme t\u00eb subjektit n\u00eb disa vite q\u00eb e \u00e7onin bilancin negativ n\u00eb 7 milion\u00eb lek\u00eb. Komisioni vuri n\u00eb dukje se t\u00eb ardhurat nuk mbulonin detyrimet financiare dhe as kursimet n\u00eb vite. Nj\u00eb pjes\u00eb e problemit dukej se vinte nga mosnjohja si t\u00eb ligjshme e t\u00eb ardhurave t\u00eb bashk\u00ebshortes n\u00eb Shqip\u00ebri dhe SHBA.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb q\u00ebndrimet e KPK-s\u00eb, Zano pretendoi q\u00eb Komisionit t\u00eb merrte n\u00eb konsiderat\u00eb t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortes edhe pse p\u00ebr k\u00ebto nuk ishin paguar tatime. Zano k\u00ebmb\u00ebnguli se bashk\u00ebshortja e subjektit kishte qen\u00eb kryeredaktore e nj\u00eb reviste, se ishte paguar neto dhe se pjesa e detyrimeve ishte mbajtur nga botuesi. Sipas avokates ishte ky i fundit q\u00eb kishte pasur detyrimin t\u00eb b\u00ebnte pagesat e tatimeve dhe sigurimeve. Ajo po ashtu argumentoi se KPK duhej t\u00eb njihte edhe t\u00eb ardhurat e fituara n\u00eb SHBA.<\/p>\n<p>Avokatja po ashtu kund\u00ebrshtoi gjetjet e KPK-s\u00eb n\u00eb lidhje me shpenzimet e udh\u00ebtimit dhe m\u00ebnyr\u00ebn e deklarimit t\u00eb gjendjes cash.<\/p>\n<p><strong>Dyshime p\u00ebr konflikt interesi <\/strong><\/p>\n<p>Sipas Komisionit, Pre\u00e7it i ishin k\u00ebrkuar shpjegime n\u00eb lidhje me dy \u00e7\u00ebshtje q\u00eb kishte hetuar. E para kishte t\u00eb b\u00ebnte me nj\u00eb vendim pushimi n\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje ku rezultonte i p\u00ebrfshir\u00eb ortaku i kompanis\u00eb q\u00eb i kishte dh\u00ebn\u00eb atij nj\u00eb objekt q\u00eb sh\u00ebrbeu si kolateral p\u00ebr apartamentin e bler\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb. Zano shpjegoi se Pre\u00e7i kishte qen\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb k\u00ebtij problemi dhe i kishte k\u00ebrkuar eprorit dor\u00ebheqjen nga kjo \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>N\u00eb rastin e dyt\u00eb b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr hetimet q\u00eb p\u00ebrfshinin nj\u00eb person, i cili i kishte dhuruar prokurorit 300 dollar\u00eb. Sipas KPK-s\u00eb, nj\u00eb vit para se t\u00eb b\u00ebhej ky dhurim, Pre\u00e7i kishte pasur n\u00eb dor\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ishte vendosur pezullimi, p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb provave.<\/p>\n<p>Zano shpjegoi se dhurimi i kryer p\u00ebrmes bank\u00ebs ishte nj\u00eb akt i t\u00eb af\u00ebrmve t\u00eb prokurorit p\u00ebr t\u00eb ndihmuar n\u00eb kurimin e djalit t\u00eb k\u00ebtij t\u00eb fundit. Ajo shpjegoi se prokurori nuk kishte pasur takime apo njohje me personin n\u00eb fjal\u00eb para k\u00ebtij dhurimi dhe k\u00ebmb\u00ebnguli se gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb ishte hetuar \u00e7\u00ebshtja q\u00eb p\u00ebrfshinte k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit, pal\u00ebt nuk njiheshin.<\/p>\n<p>Vet\u00eb Pre\u00e7i lexoi nj\u00eb mbrojtje t\u00eb detajuar sa i p\u00ebrket pyetjeve t\u00eb ngritura n\u00eb kriterin e profesionalizmit. Nj\u00eb nd\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet ndaj tij ishte ankimi i nj\u00eb personi q\u00eb ishte mbajtur me mas\u00eb arresti n\u00eb burg p\u00ebr 35 dit\u00eb. Personi i arrestuar pretendonte se ai ishte i pafajsh\u00ebm dhe prokurori nuk kishte kryer hetime duke sjell\u00eb burgimin e tij t\u00eb padrejt\u00eb.<\/p>\n<p>Pre\u00e7i pretendoi n\u00eb fjal\u00ebn e tij se n\u00eb momentin e arrestimit kishte pasur dyshime t\u00eb arsyeshme ndaj denoncuesit dhe se q\u00ebndrimi i tij n\u00eb burg ishte i bazuar mbi k\u00ebto dyshime. Pre\u00e7i po ashtu kund\u00ebrshtoi gjetjet edhe n\u00eb denoncimet e tjera, kryesisht p\u00ebr mos kryerje veprimesh hetimore e t\u00eb ngjashme.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij, prokurori k\u00ebrkoi t\u00eb konfirmohej duke th\u00ebn\u00eb se kishte treguar \u201ckorrekt\u00ebsi dhe ndershm\u00ebri n\u00eb detyr\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Analiza financiare e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit e nxorri prokurorin e Tiran\u00ebs, Valentin Pre\u00e7i me nj\u00eb bilanc negativ prej rreth 7 milion\u00eb lek\u00ebsh. Bazuar n\u00eb raportin e lexuar nga relatorja e \u00e7\u00ebshtjes ndaj tij n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, Pre\u00e7i rezultonte me munges\u00eb t\u00eb ardhurash t\u00eb ligjshme n\u00eb disa vite, kryesisht p\u00ebr shkak [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":77589,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2],"tags":[784,118,906,119,122,675,1276,1277],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2023\/12\/Preci-Valentin-.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Valentin Pre\u00e7i pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: LSA. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77588"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=77588"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77588\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":77590,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77588\/revisions\/77590"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/77589"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=77588"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=77588"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=77588"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}