{"id":77605,"date":"2023-12-27T18:35:02","date_gmt":"2023-12-27T17:35:02","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-dorian-tafilaj-kundershton-analizen-financiare-te-komisionit\/2023\/12\/27\/"},"modified":"2023-12-27T18:35:27","modified_gmt":"2023-12-27T17:35:27","slug":"prokurori-dorian-tafilaj-kundershton-analizen-financiare-te-komisionit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-dorian-tafilaj-kundershton-analizen-financiare-te-komisionit\/2023\/12\/27\/","title":{"rendered":"Prokurori Dorian Tafilaj kund\u00ebrshton analiz\u00ebn financiare t\u00eb Komisionit"},"content":{"rendered":"<p>Prokurori i Fierit, Dorian Tafilaj u p\u00ebrball t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn me 27 dhjetor me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dha shpjegime m\u00eb s\u00eb shumti p\u00ebr pamund\u00ebsit\u00eb financiare t\u00eb konstatuara n\u00eb vite, duke k\u00ebmb\u00ebngulur se kishte v\u00ebrtetuar se i mbulon pasurit\u00eb dhe shpenzimet me burime t\u00eb ligjshme. Tafilaj u paraqit n\u00eb seanc\u00eb me djalin e tij, Eldi Tafilaj, i cili parashtroi nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb shpjegimeve p\u00ebr aspektin financiar.<\/p>\n<p>Procesi i vetingut p\u00ebr prokurorin Tafilaj po kryhet nga trupa e KPK e kryesuar nga Genta Tafa Bungo, me relator Roland Ilian dhe an\u00ebtare Suela Zhegun. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Steven Kessler.<\/p>\n<p>Dorian Tafilaj ka punuar fillimisht si oficer i policis\u00eb gjyq\u00ebsore dhe e nisi karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb si prokuror n\u00eb vitin 2000 n\u00eb prokurorin\u00eb e Vlor\u00ebs. Ai punoi edhe n\u00eb Prokurorin\u00eb e Kor\u00e7\u00ebs, p\u00ebrpara se t\u00eb em\u00ebrohej n\u00eb Prokurorin\u00eb e Fierit n\u00eb vitin 2016.<\/p>\n<p><strong>Konstatimet p\u00ebr pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Komisioni konstaton pamund\u00ebsi n\u00eb shum\u00ebn 263 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti 86 m2 n\u00eb Vlor\u00eb n\u00eb vitin 2007 kundrejt \u00e7mimit 4 milion\u00eb lek\u00eb, si burime krijimi t\u00eb t\u00eb cilit jan\u00eb deklaruar pagat e tij e t\u00eb bashk\u00ebshortes, si dhe 9000 USD t\u00eb dhuruara nga v\u00ebllai.<\/p>\n<p>Ilia v\u00ebrejti se p\u00ebr t\u00eb kryer analiz\u00ebn financiare \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb verifikohet gjendja cash e deklaruar nga subjekti n\u00eb vitin 2007, n\u00eb shum\u00ebn 2.8 milion\u00eb lek\u00eb. Sipas KPK, subjekti n\u00eb vitin 2003 ka pasur 2.6 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb depozita q\u00eb m\u00eb pas jan\u00eb mbyllur. Nga analiza e kryer prej vitit 1998 e n\u00eb vijim p\u00ebr krijimin e likuiditete n\u00eb depozita, atyre cash si dhe mbulimit t\u00eb shpenzimeve t\u00eb tjera, Komisioni konstaton pamund\u00ebsi financiare n\u00eb shum\u00ebn 1.4 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Po ashtu, pamund\u00ebsi u evidentua edhe p\u00ebr investimet e kryera n\u00eb depozita n\u00eb vitet 2009, 2010 dhe 2012, duke rezultuar me nj\u00eb bilanc negativ total p\u00ebr krijimin e tyre, n\u00eb shum\u00ebn rreth 500 mij\u00eb lek\u00eb. Sipas Ilias, subjekti ka dh\u00ebn\u00eb shpjegime p\u00ebr cash-in e vitit 2004, duke pohuar se depozitat jan\u00eb krijuar nga tepricat e kursimeve t\u00eb ruajtura jasht\u00eb sistemit bankar.<\/p>\n<p>Relatori Ilia pohoi se nga analiza e cash-it t\u00eb deklaruar n\u00eb vite n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb progresive, gjendja e k\u00ebtyre kursimeve jasht\u00eb sistemit bankar n\u00eb fund t\u00eb vitit 2016 duhej t\u00eb ishte n\u00eb vler\u00ebn 2.3 milion\u00eb lek\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, subjekti nuk rezulton q\u00eb t\u00eb ken\u00eb sh\u00ebnuar n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d gjendje cash.<\/p>\n<p>Ilia tha se analiza financiare \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb n\u00eb dy periudha, nga viti 1998 deri n\u00eb 2003-in dhe p\u00ebr vitet 2004-2016. Sipas relatorit, nj\u00eb e ardhur e siguruar nga kempi i djalit \u00ebsht\u00eb konsideruar me rezerv\u00eb pasi dokumentacioni nuk ka qen\u00eb i n\u00ebnshkruar nga titullari.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare paraprake e kryer n\u00eb Komision p\u00ebr periudh\u00ebn 1998-2016, \u00ebsht\u00eb konstatuar pamund\u00ebsi totale n\u00eb vler\u00ebn rreth 3.9 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00eb u evidentua nga Komisioni edhe nj\u00eb gjetje dhe p\u00ebr nj\u00eb pamund\u00ebsi n\u00eb shum\u00ebn 30 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti n\u00eb vitin 2013 kundrejt \u00e7mimit 1200 euro, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn subjekti ka deklaruar se i\u2019a kan\u00eb shkat\u00ebrruar me eksploziv.<\/p>\n<p>Prokurori Tafilaj e parashtroi k\u00ebt\u00eb rrethan\u00eb edhe gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, kur ai paraqiti fillimisht situatat e dy ngjarjeve q\u00eb deklaroi se ishin atentate ndaj tij dhe familjar\u00ebve t\u00eb tij, t\u00eb organizuara nga grupi kriminal m\u00eb i rreziksh\u00ebm n\u00eb qytetin e Vlor\u00ebs p\u00ebr shkak t\u00eb detyr\u00ebs, pasi po i hetonin p\u00ebr vrasje n\u00eb koh\u00ebn kur ishte drejtues.<\/p>\n<p>\u201cMjeti \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb objekt i nj\u00eb sulmi terrorist dhe nuk duhej t\u00eb ishte objekt analize. Bashk\u00ebshortja dhe vajza u terrorizuan\u201d, deklaroi Tafilaj nd\u00ebr t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Sipas subjektit, tre muaj pas ngjarjes, Prokurori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i asaj kohe e kishte shkarkuar nga funksionet e drejtuesit duke e l\u00ebn\u00eb prokuror t\u00eb thjesht\u00eb dhe pa mbrojtje. Ai pohoi se n\u00eb 2014-\u00ebn mor\u00ebn kredi p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb nj\u00eb makin\u00eb, q\u00eb u b\u00eb objekt i nj\u00eb atentati t\u00eb dyt\u00eb. Tafilaj pretendoi se k\u00ebt\u00eb her\u00eb grupi kriminal q\u00eb ai hetonte kishte pajtuar nj\u00eb vras\u00ebs me pages\u00eb q\u00eb jetonte n\u00eb Greqi, i cili i maskuar dhe i pajisur me pistolet\u00eb m\u00eb silenciator, i kishte plagosur t\u00eb birin i cili e shoq\u00ebroi n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore.<\/p>\n<p>Duke theksuar se ishin traumatizuar t\u00eb gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e familjes nga k\u00ebto sulme, subjekti k\u00ebrkoi q\u00eb dy automjetet t\u00eb mos ishin pjes\u00eb e analiz\u00ebs financiare. Ai solli si argument nj\u00eb rast t\u00eb ndodhur n\u00eb Itali, ku sipas tij, nj\u00eb magjistrateje q\u00eb i kishin g\u00ebrvishtur makin\u00ebn, shteti e kishte pajisur me makin\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb blinduar.<\/p>\n<p>Prokurori Tafilaj deklaroi se pas ngjarjes s\u00eb dyt\u00eb, e kishin transferuar n\u00eb Kor\u00e7\u00eb, duke e l\u00ebn\u00eb larg familjes q\u00eb kishte nevoj\u00eb p\u00ebr mbrojtjen e tij.<\/p>\n<p>Tafilaj parashtroi se pasurit\u00eb e tij p\u00ebrb\u00ebhen nga nj\u00eb apartament n\u00eb vler\u00ebn 4 milion\u00eb lek\u00eb dhe disa depozita t\u00eb cilat i cil\u00ebsoi minimale dhe se nuk do t\u00eb mund t\u00eb impresiononin ask\u00ebnd. Sipas tij, bilancet negative jan\u00eb konstatuar p\u00ebr shkak t\u00eb metodologjis\u00eb s\u00eb ndjekur nga Komisioni n\u00eb kryerjen e analiz\u00ebs financiare, duke k\u00ebmb\u00ebngulur se kjo nuk ka lidhje me realitetin.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim paraqiti q\u00ebndrimet lidhur me aspektin financiar, djali i subjektit, Eldi Tafilaj. Sipas tij, p\u00ebr periudh\u00ebn 1998-2003, duhet konsideruar marr\u00ebdh\u00ebnia e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit me prind\u00ebrit e tij, duke shpjeguar se kishin jetuar s\u00eb bashku deri n\u00eb 2000-in. Ai pohoi, se subjekti i ka kryer disa veprime financiare me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb babit, konkretisht depozitimi nj\u00eb vlere 1.5 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas p\u00ebrfaq\u00ebsuesit t\u00eb prokurorit Tafilaj, kjo vler\u00eb \u00ebsht\u00eb krijuar me burime t\u00eb ligjshme, pasi kan\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer si burim edhe t\u00eb ardhurat e prind\u00ebrve. Po ashtu, u pretendua se nuk kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr krijimin e asnj\u00eb pasurie, pasi kur jan\u00eb t\u00eb t\u00ebrhequr shuma u ka kaluar prind\u00ebrve. Duke theksuar se kjo vler\u00eb ishte e prind\u00ebrve t\u00eb subjektit, djali k\u00ebtij t\u00eb fundit shpjegoi se kjo kishte qen\u00eb dhe arsyeja e mosdeklarimit n\u00eb vitin 2003. P\u00ebr bilancin negativ n\u00eb shum\u00ebn 1.4 milion\u00eb lek\u00eb, u argumentua se rridhte si pasoj\u00eb e mosp\u00ebrfshirjes s\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb prind\u00ebrve t\u00eb subjektit.<\/p>\n<p>Djali i prokurorit Tafilaj kund\u00ebrshtoi edhe bilancet e tjera negative n\u00eb vite, duke v\u00ebrejtur se KPK ka konsideruar shtimin e cash-it, por jo ndryshimet e likuiditeteve n\u00eb vite. Sipas tij, p\u00ebr blerjen e automjeteve dhe krijimin e depozitave jan\u00eb p\u00ebrdorur tepricat e cash-it t\u00eb mbartura nga vitet paraardh\u00ebse.<\/p>\n<p>Ai k\u00ebmb\u00ebnguli se e kishin argumentuar situat\u00ebn e cash-it n\u00eb vite n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb racionale e t\u00eb logjikshme, duke v\u00ebrtetur shtimin vit pas viti dhe pak\u00ebsimet e k\u00ebtyre kursimeve p\u00ebr krijimet e depozitave n\u00eb vitet 2009, 2010 dhe 2012, si dhe p\u00ebr blerjen e dy automjeteve n\u00eb vitet 2012 dhe 2015.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim u k\u00ebrkua ulja e shpenzimeve p\u00ebr konsum ushqimor p\u00ebr periudh\u00ebn 2005-2007, me pretendimin se kishin jetuar s\u00ebrish me prind\u00ebrit e subjektit, t\u00eb cil\u00ebt ishin kujdesur p\u00ebr mbulimin e tyre.<\/p>\n<p>Subjekti dhe i biri theksuan se n\u00ebse do t\u00eb konsiderohej analiza financiare e paraqitur prej tyre, at\u00ebher\u00eb do t\u00eb kuptohej situata reale financiare e familjes.<\/p>\n<p>Kryesuesja Bungo v\u00ebrejti se sipas ligjit, n\u00eb vitin 2016 mund t\u00eb mbahej gjendje cash n\u00eb banes\u00eb deri n\u00eb shum\u00ebn 1.5 milion\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb deklarohej se kishin pasur m\u00eb shum\u00eb. Tafilaj p\u00ebrmendi s\u00ebrish situat\u00ebn e sulmeve ndaj familjes s\u00eb tij dhe deklaroi se gjendja cash i duhej p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar \u00e7do situat\u00eb apo sulm t\u00eb mundsh\u00ebm, pasi situata profesionale ishte e pasigurt.<\/p>\n<p>Bungo konstatoi n\u00eb vijim, se pavar\u00ebsisht situat\u00ebs s\u00eb paraqitur nga subjekti lidhur me sulmet, dy automjetet p\u00ebr t\u00eb cilat k\u00ebrkohet t\u00eb mos konsiderohen n\u00eb analiz\u00ebn financiare, rezulton se jan\u00eb bler\u00eb me t\u00eb ardhurat e familjet s\u00eb tij. Djali i Tafilajt ritheksoi se kishin p\u00ebrdorur tepricat e vitit paraardh\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Figura dhe profesionalizmi<\/strong><\/p>\n<p>Ish-Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar, DSIK ka depozituar fillimisht raport pozitiv p\u00ebr prokurorin Dorian Taiflaj. Pas p\u00ebrdit\u00ebsimit t\u00eb informacionit, Autoriteti Komb\u00ebtar p\u00ebr Sigurin\u00eb e Informacionit t\u00eb Klasifikuar, AKSIK ka dor\u00ebzuar raport p\u00ebr pap\u00ebrshtatshm\u00ebri, bazuar n\u00eb t\u00eb dh\u00ebna q\u00eb ngrinin dyshime p\u00ebr ushtrim t\u00eb ndikimit t\u00eb paligjsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Ilia pohoi se nga hetimet e kryera prej Komisionit nuk jan\u00eb gjetur probleme dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb kriter Tafilaj \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar i p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb vijuar detyr\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00eb aspektin profesional u rendit\u00ebn gjetjet p\u00ebr disa \u00e7\u00ebshtje t\u00eb denoncuara nga publiku, p\u00ebr vendime pushimi t\u00eb shfuqizuara nga gjykata ose prokuroi m\u00eb i lart\u00eb. Sipas Ilias, nga verifikimi k\u00ebtyre \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb hetuara nga subjekti, duket se ai nuk ka kryer veprimet e duhura hetimore.<\/p>\n<p>Prokurori Tafilaj i cil\u00ebsoi t\u00eb pav\u00ebrteta pretendimet e denoncuesve dhe theksoi se veprimet hetimore ishin kryer n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb objektive dhe dinamike.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, prokurori Dorian Tafilaj k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb. KPK njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet t\u00eb enjten, n\u00eb or\u00ebn 09:45.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurori i Fierit, Dorian Tafilaj u p\u00ebrball t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn me 27 dhjetor me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dha shpjegime m\u00eb s\u00eb shumti p\u00ebr pamund\u00ebsit\u00eb financiare t\u00eb konstatuara n\u00eb vite, duke k\u00ebmb\u00ebngulur se kishte v\u00ebrtetuar se i mbulon pasurit\u00eb dhe shpenzimet me burime t\u00eb ligjshme. Tafilaj u paraqit n\u00eb seanc\u00eb [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":77606,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2,115],"tags":[1278,1282,170,118,171,128,889,1028,1283,227,891],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2023\/12\/IMG_0809-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori i Fierit Dorian Tafilaj dhe djali i tij Eldi Tafilaj pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto:BIRN","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77605"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=77605"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77605\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":77607,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77605\/revisions\/77607"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/77606"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=77605"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=77605"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=77605"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}