{"id":77611,"date":"2024-01-03T17:21:23","date_gmt":"2024-01-03T16:21:23","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/dy-qendrimet-e-ndryshme-te-kpk-per-gjyqtaren-blerina-muco\/2024\/01\/03\/"},"modified":"2024-01-03T17:21:48","modified_gmt":"2024-01-03T16:21:48","slug":"dy-qendrimet-e-ndryshme-te-kpk-per-gjyqtaren-blerina-muco","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/dy-qendrimet-e-ndryshme-te-kpk-per-gjyqtaren-blerina-muco\/2024\/01\/03\/","title":{"rendered":"Dy q\u00ebndrimet e ndryshme t\u00eb KPK p\u00ebr gjyqtaren Blerina Mu\u00e7o"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi m\u00eb 1 n\u00ebntor 2023 t\u00eb shkarkoj\u00eb nga detyra gjyqtaren e Tiran\u00ebs, Blerina Mu\u00e7o, pasi shumica e trup\u00ebs e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga relatori Roland Ilia dhe an\u00ebtarja Brunilda Bekteshi konkluduan se ky subjekt rivler\u00ebsimi nuk arriti nivel t\u00eb mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb, si dhe se n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes u evidentuan probleme q\u00eb c\u00ebnojn\u00eb besimin e publikut tek drejt\u00ebsia. Kryesuesja e trup\u00ebs s\u00eb KPK, Pamela Qirko ka dal\u00eb n\u00eb pakic\u00eb duke arsyetuar se Mu\u00e7o ka arritur nivel t\u00eb besuesh\u00ebm n\u00eb t\u00eb tre kriteret e rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Blerina Mu\u00e7o e ka nisur karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1993 kur \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Beratit. Prej m\u00eb shum\u00eb se dy dekadash ajo e ushtroi funksionin n\u00eb Gjykat\u00ebn e Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Vler\u00ebsimet ndryshe p\u00ebr pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>KPK \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb n\u00eb vler\u00ebsimin e nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 138 m2 n\u00eb Tiran\u00eb, t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2000 kundrejt \u00e7mimit 5 milion\u00eb lek\u00eb, me burim t\u00eb deklaruar nj\u00eb kredi po n\u00eb vler\u00ebn 5 milion\u00eb lek\u00eb, t\u00eb p\u00ebrfituar sipas nj\u00eb vendimi t\u00eb qeveris\u00eb t\u00eb vitit 1999 \u201cP\u00ebr trajtimin me strehim t\u00eb funksionar\u00ebve politik\u00eb dhe n\u00ebpun\u00ebsve t\u00eb administrat\u00ebs s\u00eb lart\u00eb shtet\u00ebrore\u201d. Nga hetimi ka rezultuar se subjekti dhe bashk\u00ebshorti i saj e kan\u00eb regjistruar apartamentin n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tyre, p\u00ebrpara se t\u00eb aplikonin p\u00ebr kredi e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb edhe p\u00ebrpara l\u00ebvrimit dhe likujdimit t\u00eb shum\u00ebs 5 milion\u00eb lek\u00eb. Po ashtu, hipotekimi i apartamentit \u00ebsht\u00eb vendosur si garanci.<\/p>\n<p>\u201cKomisioni nuk bie dakord me shpjegimet e subjektit se ishte kusht ligjor q\u00eb pasuria t\u00eb regjistrohej n\u00eb fillim n\u00eb em\u00ebr t\u00eb pal\u00ebs bler\u00ebse pran\u00eb ZVRPP-s\u00eb, pastaj t\u00eb aplikohej p\u00ebr kredi dhe m\u00eb pas t\u2019i kalohej vlera e p\u00ebrfituar nga kredia pal\u00ebs shit\u00ebse\u201d, shprehet shumica dhe shton se legjislacioni shqiptar parashikon forma t\u00eb ndryshme t\u00eb blerjes s\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb paluajtshme edhe me kusht, t\u00eb cilat mund t\u00eb ishin ndjekur nga subjekti i rivler\u00ebsimit si magjistrate dhe nga bashk\u00ebshorti i saj.<\/p>\n<p>Qirko n\u00eb pakic\u00eb vler\u00ebson se parashikimet e VKM-s\u00eb nr.102 t\u00eb vitit 1999 jan\u00eb t\u00eb qarta dhe e shkarkojn\u00eb krejt\u00ebsisht subjektin nga barra e prov\u00ebs. \u201cN\u00ebnshkrimi i kontrat\u00ebs s\u00eb shitblerjes si kusht p\u00ebr l\u00ebvrimin e kredis\u00eb \u00ebsht\u00eb qart\u00ebsisht nj\u00eb kusht i paracaktuar me VKM, p\u00ebr pasoj\u00eb subjekti nuk mund t\u00eb ngarkohet me p\u00ebrgjegj\u00ebsi dhe t\u00eb nd\u00ebshkohet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb\u201d, argumenton Qirko dhe evidenton se \u00ebsht\u00eb provuar se kredia ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr pages\u00ebn e \u00e7mimi t\u00eb apartamentit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, ka rezultuar se subjekti nuk ka k\u00ebrkuar dor\u00ebheqjen nga \u00e7\u00ebshtje gjyq\u00ebsore me pal\u00ebn shit\u00ebse t\u00eb apartamentit. P\u00ebr arsye se \u00e7\u00ebshtjet jan\u00eb gjykuar disa vite m\u00eb von\u00eb nga kryerja e transaksionit, KPK vler\u00ebson se nuk provohet gjendja e konfliktit t\u00eb interesit, megjithat\u00eb i ka \u00e7muar k\u00ebto gjetje n\u00eb kontekstin e cenimit t\u00eb integritetit si pjes\u00eb e vler\u00ebsimit t\u00eb aft\u00ebsive profesionale, si dhe duke i mbajtur n\u00eb konsiderat\u00eb n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor.<\/p>\n<p>Por, n\u00eb vijim shumica konstaton se n\u00eb dy \u00e7\u00ebshtje t\u00eb shqyrtuara nga subjekti, ka vonesa t\u00eb theksuara n\u00eb fillimin e gjykimit dhe mbajtjen e tyre p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb pa kryer veprime, me q\u00ebllim favorizimin e nj\u00eb shoq\u00ebrie n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e pal\u00ebs nd\u00ebrgjyq\u00ebse. KPK vler\u00ebson se n\u00eb k\u00ebto dy raste, subjekti \u00ebsht\u00eb ndodhur n\u00eb situat\u00ebn e konfliktit t\u00eb interesit.<\/p>\n<p>Sipas pakic\u00ebs, subjekti n\u00eb asnj\u00eb rast nuk ka q\u00ebn\u00eb n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit. \u201c\u2026Konstatohet se subjekti nuk ka gjykuar asnj\u00eb \u00e7\u00ebshtje n\u00eb periudh\u00ebn q\u00eb bashk\u00ebshorti i saj ka q\u00ebn\u00eb n\u00eb nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie interesi me shoq\u00ebrit\u00eb e m\u00ebsip\u00ebrme. Ajo ka gjykuar ose po gjykon \u00e7\u00ebshtje gjyq\u00ebsore me pal\u00eb shoq\u00ebrit\u00eb e m\u00ebsip\u00ebrme, pasi ka kaluar nj\u00eb periudh\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 7-vje\u00e7are\u201d, v\u00ebren Qirko dhe shton se rrethanat e konstatuara nga shumcia nuk mund t\u00eb konsiderohen si shkaqe t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme nj\u00ebanshm\u00ebrie, q\u00eb do t\u00eb sillnin detyrimin e subjektit p\u00ebr t\u00eb hequr dor\u00eb nga shqyrtimi i \u00e7\u00ebshtjes gjyq\u00ebsore. Ajo e gjen t\u00eb pabazuar konkluzionin e shumic\u00ebs se kjo rrethan\u00eb duhet konsideruar si nj\u00eb shkak p\u00ebr vendosjen e mas\u00ebs disiplinore ndaj subjektit.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb automjet me t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2004 kundrejt \u00e7mimit 700 mij\u00eb lek\u00eb, subjekti ka deklaruar si burim t\u00eb ardhurat nga pagat. Ajo ka shpjguar se jan\u00eb p\u00ebrjashtuar nga pagesa p\u00ebr zhdoganim, p\u00ebr shkak t\u00eb funksionit t\u00eb bashk\u00ebshortit n\u00eb at\u00eb koh\u00eb si deputet.<\/p>\n<p>Shumica konkludon se Mu\u00e7o nuk arriti t\u00eb provoj\u00eb moskryerjen e detyrimeve doganore p\u00ebr k\u00ebt\u00eb automjet. Gjithashtu, konstatohet se subjekti nuk shpjegoi n\u00eb baz\u00eb t\u00eb kujt dispozite ligjore n\u00eb fuqi ka p\u00ebrfituar p\u00ebrjashtimin nga detyrimet doganore dhe nuk sqaroi as procedur\u00ebn e ndjekur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb p\u00ebrfitim. N\u00eb vijim, Ilia dhe Bekteshi theksojn\u00eb se ligji \u201cP\u00ebr statusin e deputetit\u201d, i ndryshuar, parashikon q\u00eb deputetit i lejohet q\u00eb vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb rast gjat\u00eb mandatit t\u00eb tij, t\u00eb mos paguaj\u00eb detyrimin doganor p\u00ebr mjetet e pun\u00ebs q\u00eb lidhen me veprimtarin\u00eb e tij si deputet.<\/p>\n<p>\u201cSubjekti nuk provoi t\u00eb ishte n\u00eb kushtet e p\u00ebrcaktuara nga kjo dispozit\u00eb ligjore, p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr konstatohet se ky automjet \u00ebsht\u00eb disponuar si automjet personal\u201d, shprehet shumica dhe ka p\u00ebrfshir\u00eb si shpenzim n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb vitit 2004 vler\u00ebn 323 mij\u00eb lek\u00eb, sipas deklarat\u00ebs doganore.<\/p>\n<p>Qirko v\u00ebren se automjeti \u00ebsht\u00eb bler\u00eb gjat\u00eb koh\u00ebs kur bashk\u00ebshorti subjektit ka qen\u00eb deputet i Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. \u201c\u2026Ndryshe nga shumica, vler\u00ebsoj se bashk\u00ebshorti i subjektit ka q\u00ebn\u00eb i p\u00ebrjashtuar nga ky detyrim bazuar n\u00eb nenin 17 t\u00eb Ligjit nr.8550, dat\u00eb 18.11.1999 \u2018Statusi i deputetit\u2019, ku parashikohet se: Deputetit i lejohet q\u00eb vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb rast gjat\u00eb mandatit t\u00eb tij t\u00eb mos paguaj detyrim doganor p\u00ebr mjetet e pun\u00ebs, q\u00eb lidhen me veprimtarin\u00eb e tij si deputet\u201d, argumenton Qirko.<\/p>\n<p>Trupa e KPK \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb dhe n\u00eb vler\u00ebsimin e t\u00eb ardhurave t\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit. Shumica ka p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare vet\u00ebm t\u00eb ardhurat sipas v\u00ebrtetimeve t\u00eb Institutit t\u00eb sigurimeve Shoq\u00ebrore. Nd\u00ebrsa Qirko n\u00eb pakic\u00eb vler\u00ebson se shumica me t\u00eb padrejt\u00eb ka r\u00ebnduar pozit\u00ebn e subjektit duke konsideruar n\u00eb analiz\u00eb gjendjet e llogarive bankare, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ka p\u00ebrjashtuar shumat e transferuara aty.<\/p>\n<p>Qirko thot\u00eb se k\u00ebto shuma duhet t\u00eb konsiderohen t\u00eb ligjshme, pasi jan\u00eb transferuar rreth 80 mij\u00eb euro n\u00eb llogarin\u00eb e bashk\u00ebshortit t\u00eb gjyqtares Mu\u00e7o gjat\u00eb periudh\u00ebs 2005-2010, si dhe se \u00ebsht\u00eb provuar se ato rrjedhin nga marr\u00ebveshje bashk\u00ebpunimi t\u00eb bashk\u00ebshortit.<\/p>\n<p>Pakica pranon se p\u00ebr t\u00eb ardhurat e krijuara nga bashk\u00ebshorti subjektit nuk jan\u00eb p\u00ebrmbushur detyrimet tatimore. Por, duke i\u2019u referuar legjislacionit t\u00eb vetingut t\u00eb magjistrat\u00ebve dhe jurispudenc\u00ebs s\u00eb Kolegjit, ajo vler\u00ebson se nuk mund t\u00eb ket\u00eb penalizim n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit n\u00eb drejtim t\u00eb vler\u00ebsimit t\u00eb ligjshm\u00ebris\u00eb s\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb realizuara nga sh\u00ebrbimi i konsulenc\u00ebs, p\u00ebr sa koh\u00eb nuk provohet q\u00eb mosp\u00ebrmbushja e detyrimeve nga ana e pal\u00ebs paguese ka qen\u00eb e ditur nga bashk\u00ebshorti subjektit dhe rrjedhimisht e pranuar prej tij.<\/p>\n<p>Pakica sjell n\u00eb v\u00ebmendje dhe nj\u00eb k\u00ebrkes\u00ebpadi t\u00eb ngritur p\u00ebr p\u00ebrmbushjen e detyrimeve tatimore dhe \u00e7mon se duhet p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare shuma prej 73 mij\u00eb euro t\u00eb p\u00ebrfituara nga bashk\u00ebshorti p\u00ebr sh\u00ebrbimin e konsulenc\u00ebs.<\/p>\n<p>Ky arsyetim i pakic\u00ebs do t\u00eb p\u00ebrmbyste bilancin negativ t\u00eb konstatuar nga shumica n\u00eb vler\u00ebn totale 9.6 milion\u00eb lek\u00eb. Sipas Qirkos, p\u00ebrfshirja e vler\u00ebs 73 mij\u00eb euro do t\u00eb linte nj\u00eb bilanc negativ n\u00eb shum\u00ebn 913 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr periudh\u00ebn 2003-2016, munges\u00eb q\u00eb nuk e konsideron si deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb.<\/p>\n<p><strong>C\u00ebnimi i besimit<\/strong><\/p>\n<p>Shumica vler\u00ebson se Mu\u00e7o ka b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb pasakt\u00eb lidhur me gjendjen cash n\u00eb sht\u00ebpi n\u00eb deklaratat periodike vjetore n\u00eb raport edhe me gjendjen cash n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d.<\/p>\n<p>\u201c\u2026Subjekti \u00ebsht\u00eb munduar t\u00eb shfaq\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pasakt\u00eb faktet dhe rrethanat lidhur me deklarimet e b\u00ebra sa i p\u00ebrket gjendjes cash nd\u00ebr vite. Gjithashtu, subjekti ka pretenduar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb jo t\u00eb drejt\u00eb se deklaratat periodike vjetore t\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb saj nuk i jan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion nga Komisioni\u201d, konstaton shumica dhe vler\u00ebson se pretendimet e subjektit jan\u00eb kryer n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin, duke shtremb\u00ebruar faktet dhe provat shkresore.<\/p>\n<p>Sipas Ilias dhe Bekteshit, veprimet e Mu\u00e7os p\u00ebr t\u00eb shfaqur nj\u00eb situat\u00eb tjet\u00ebr joreale, cenojn\u00eb figur\u00ebn si magjistrate. K\u00ebt\u00eb vler\u00ebsim, KPK e ka konsideruar n\u00eb q\u00ebndrimin p\u00ebrfundimtar, bazuar edhe n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e tjera.<\/p>\n<p>Qirko n\u00eb pakic\u00eb vler\u00ebson se nj\u00eb deklarim i pasakt\u00eb n\u00eb deklarimet e m\u00ebparshme periodike nuk mund t\u00eb konsiderohet se \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb element i mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr t\u2019u konsideruar si nj\u00eb shkak i vet\u00ebm dhe i ve\u00e7uar q\u00eb prodhon situat\u00ebn e deklarimit t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb hetimit \u00ebsht\u00eb konstatuar se subjekti dhe bashk\u00ebshorti i saj, n\u00eb periudha t\u00eb ndryshme dhe n\u00eb dokumente shkresore dhe zyrtare kan\u00eb p\u00ebrdorur mbiemra t\u00eb ndrysh\u00ebm nga mbiemri i regjistruar n\u00eb gjendjen civile. Nga regjistri i gjendjes civile q\u00eb nga periudha e martes\u00ebs s\u00eb subjektit rezulton se mbiemri zyrtar i saj dhe i bashk\u00ebshortit \u00ebsht\u00eb Mu\u00e7o. Nd\u00ebrkoh\u00eb jan\u00eb p\u00ebrdorur edhe mbiemra t\u00eb ndrysh\u00ebm n\u00eb dokumentacione dhe shkresa zyrtare dhe private si Mu\u00e7a, Mu\u00e7i dhe Mu\u00e7aj. N\u00eb t\u00eb gjitha vendimet gjyq\u00ebsore dhe aktet gjyq\u00ebsore, subjekti i rivler\u00ebsimit ka p\u00ebrdorur mbiemrin Mu\u00e7a.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton se subjekti, edhe pse jep shpjegime lidhur me k\u00ebt\u00eb situat\u00eb absurde t\u00eb p\u00ebrdorimit n\u00eb dokumente zyrtare t\u00eb mbiemrit Mu\u00e7a, i ndrysh\u00ebm nga mbiemri zyrtar Mu\u00e7o, p\u00ebrs\u00ebri vazhdon me koshienc\u00eb p\u00ebrdorim e k\u00ebtij mbiemri edhe n\u00eb p\u00ebrgjigjet mbi rezultatet e hetimit.<\/p>\n<p>Kjo sjellje e Mu\u00e7os konsiderohet se cenon etik\u00ebn, rolin dhe figur\u00ebn e nj\u00eb magjistrati dhe \u00ebsht\u00eb marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb n\u00eb q\u00ebndrimin p\u00ebrfundimtar.<\/p>\n<p>Qirko sipas k\u00ebnv\u00ebshtrimit t\u00eb saj, vler\u00ebson se ky veprim i Mu\u00e7os nuk p\u00ebrb\u00ebn shkelje t\u00eb ligjit apo c\u00ebnim t\u00eb besimi t\u00eb publikut tek sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb. \u201c\u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb n\u00eb disa raste subjekti nuk ka p\u00ebrdorur mbiemrin e saj, sipas gjendjes civile, duke mos treguar kujdesin e nevojsh\u00ebm, por nuk \u00ebsht\u00eb konstatuar asnj\u00eb rast kur vendimet e saj t\u00eb jen\u00eb c\u00ebnuar nga gjykatat m\u00eb t\u00eb larta p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shkak, si dhe nuk ka rezultuar asnj\u00eb rast i c\u00ebnimit t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb pal\u00ebve n\u00eb gjykim\u201d, v\u00ebren Qirko.<\/p>\n<p>N\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes, shumica \u00e7mon se subjekti i rivler\u00ebsimit nuk ka deklaruar sakt\u00eb dhe mjaftuesh\u00ebm pasurit\u00eb dhe ligjshm\u00ebrin\u00eb e burimit t\u00eb krijimit t\u00eb tyre; si dhe se ka pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr t\u00eb mbuluar shpenzimet dhe krijimin e kursimeve n\u00eb vite q\u00eb jan\u00eb t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr shkarkim.<\/p>\n<p>P\u00ebr figur\u00ebn Mu\u00e7o ka marr\u00eb vler\u00ebsim pozitiv, nd\u00ebrsa p\u00ebr profesionalizmin, prej shumic\u00ebs arrihet n\u00eb konkluzionin se subjekti ka shfaqur mang\u00ebsi t\u00eb theksuara n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur n\u00eb lidhje me afatet e gjykimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve; se nuk ka nd\u00ebrmarr\u00eb veprime konkrete p\u00ebr t\u00eb shmangur gjykimet e saj n\u00eb shqyrtimin e \u00e7\u00ebshtjeve gjyq\u00ebsore, t\u00eb cilat n\u00eb dukje kan\u00eb cenuar paanshm\u00ebrin\u00eb e magjistratit; ka p\u00ebrdorur mbiemra t\u00eb ndrysh\u00ebm nga mbiemri zyrtar n\u00eb praktika, akte t\u00eb ndryshme dhe n\u00eb t\u00eb gjitha \u00e7\u00ebshtjet e gjykuara n\u00eb gjykat\u00eb; se ka kryer veprime duke shtremb\u00ebruar faktet dhe provat shkresore, si dhe veprimet e saj kan\u00eb pasur si q\u00ebllim shfaqjen e nj\u00eb situate tjet\u00ebr, joreale lidhur me deklaratat periodike t\u00eb bashk\u00ebshortit \u2013 gjetje q\u00eb jan\u00eb konsideruar se cenojn\u00eb figur\u00ebn e saj si magjistrate.<\/p>\n<p>Shumica ka \u00e7muar q\u00eb t\u00eb vler\u00ebsoj\u00eb kriterin profesional duke analizuar t\u00eb gjitha gjetjet e konstatuara dhe ka konkluduar se n\u00eb procesin e vetingut t\u00eb gjyqtares Mu\u00e7o evidentohen probleme t\u00eb tilla, q\u00eb mund t\u00eb cenojn\u00eb kriteret e rivler\u00ebsimit. \u201c[\u2026]Pasi u evidentuan elemente t\u00eb arsyeshme, t\u00eb konsiderueshme apo t\u00eb perceptueshme q\u00eb cenojn\u00eb besimin e publikut\u201d, arsyeton shumica.<\/p>\n<p>Qirko bie dakord me shumic\u00ebn se sjellja e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit n\u00eb disa raste nuk ka qen\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me k\u00ebrkesat dhe p\u00ebrcaktimet ligjore lidhur me aft\u00ebsit\u00eb organizative t\u00eb nj\u00eb gjyqtari. Por, sipas saj, problemet e konstatuara nuk ngrihen n\u00eb nivelin e nj\u00eb shkaku shkarkues, apo p\u00ebr t\u2019u konsideruar n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor.<\/p>\n<p>Lidhur me c\u00ebnimin e besimit t\u00eb publikut, Qirko v\u00ebren se p\u00ebr t\u00eb arritur n\u00eb nj\u00eb konkluzion t\u00eb till\u00eb duhen analizuar t\u00eb dh\u00ebnat nga t\u00eb tre kriteret e rivler\u00ebsimit. <strong>\u201c<\/strong>\u2026\u00c7moj se problematika q\u00eb kan\u00eb shoq\u00ebruar pun\u00ebn e gjyqtares, p\u00ebr sa koh\u00eb q\u00eb nuk konsiderohen t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr ta kualifikuar subjektin e rivler\u00ebsimit, si t\u00eb pap\u00ebrshtatshme n\u00eb kuptim t\u00eb nenit 61, pika 4 e ligjit nr. 84\/2016, nuk mund t\u00eb konsiderohen apriori se kan\u00eb c\u00ebnuar besimin e publikut te sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb\u201d, argumenton pakica dhe vler\u00ebson se Mu\u00e7o duhej t\u00eb ishte konfirmuar n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi m\u00eb 1 n\u00ebntor 2023 t\u00eb shkarkoj\u00eb nga detyra gjyqtaren e Tiran\u00ebs, Blerina Mu\u00e7o, pasi shumica e trup\u00ebs e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga relatori Roland Ilia dhe an\u00ebtarja Brunilda Bekteshi konkluduan se ky subjekt rivler\u00ebsimi nuk arriti nivel t\u00eb mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb, si dhe se n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes u [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":77612,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,117],"tags":[1243,365,111,103,118,367,889],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/Blerina-Muco-1.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja e Tiran\u00ebs, Blerina Mu\u00e7o n\u00eb KPK. Foto: LSA. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77611"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=77611"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77611\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":77613,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77611\/revisions\/77613"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/77612"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=77611"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=77611"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=77611"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}