{"id":77614,"date":"2024-01-05T12:26:08","date_gmt":"2024-01-05T11:26:08","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-gjyqtarja-herila-cela-beri-deklarim-te-pamjaftueshem-dhe-cenoi-besimin-e-publikut\/2024\/01\/05\/"},"modified":"2024-01-05T12:26:27","modified_gmt":"2024-01-05T11:26:27","slug":"kpk-gjyqtarja-herila-cela-beri-deklarim-te-pamjaftueshem-dhe-cenoi-besimin-e-publikut","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-gjyqtarja-herila-cela-beri-deklarim-te-pamjaftueshem-dhe-cenoi-besimin-e-publikut\/2024\/01\/05\/","title":{"rendered":"KPK: Gjyqtarja Herila \u00c7ela b\u00ebri deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm dhe c\u00ebnoi besimin e publikut"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra m\u00eb 30 tetor 2023 gjyqtaren e Vlor\u00ebs, Herila \u00c7ela, pasi u konkludua se gjendej n\u00eb kushtet e deklarimit t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor u \u00e7mua se kishte c\u00ebnuar besimin e publikut p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrfitimit t\u00eb t\u00eb ardhurave nga fondet publike n\u00ebp\u00ebrmjet shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb bashk\u00ebshortit, si dhe p\u00ebr shkak t\u00eb probleme profesionale. Megjithat\u00eb, ajo u vler\u00ebsua me nivel kualifikues p\u00ebr profesionalizmin dhe se ka arritur nivel t\u00eb besuesh\u00ebm p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs.<\/p>\n<p>Vendimi p\u00ebr shkarkimin e gjyqtares \u00c7ela u mor nga trupa e KPK e kryesuar nga Brunilda Bekteshi, me relatore Etleda \u00c7iftjan dhe an\u00ebtar Lulzim Hamitajn. Ky i fundit ka dal\u00eb me mendim paralel, duke kund\u00ebrshtuar konkluzionet p\u00ebr shumic\u00ebn e shkaqeve shkarkuese n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb, si dhe p\u00ebr konkluzionin q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me c\u00ebnimin e besimit t\u00eb publikut.<\/p>\n<p>Herila \u00c7ela e filloi karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 2003 dhe punoi p\u00ebr dy dekada pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Vlor\u00eb. Vendimet e gjyqtares Herila \u00c7ela jan\u00eb b\u00ebr\u00eb dy her\u00eb objekt i k\u00ebrkesave t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr procedimin disiplinor t\u00eb saj dhe n\u00eb vitin 2014 i\u2019u vendos masa \u201cv\u00ebrejtje me paralajm\u00ebrim\u201d, por kjo mas\u00eb u rr\u00ebzua nga Gjykata Administrative e Apelit.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin prej 122 faqesh, Komisioni parashtron hetimin administrativ t\u00eb kryer n\u00eb t\u00eb tre kriteret e rivler\u00ebsimit p\u00ebr gjyqtaren \u00c7ela, si dhe konkluzionet p\u00ebrfundimtare n\u00eb t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb bazuar shkarkimi nga detyra, shumica e t\u00eb cilave kund\u00ebrshtohen nga an\u00ebtari Lulzim Hamitaj n\u00eb nj\u00eb mendim paralel, i cili gjen me problem vet\u00ebm nj\u00eb gjetje p\u00ebr pasurin\u00eb.<\/p>\n<p>KPK nuk ka konstatuar probleme n\u00eb 11 pasuri t\u00eb paluajtshme q\u00eb subjekti i ka p\u00ebrfituar me trash\u00ebgimi nga n\u00ebna, pasi kjo e fundit ka qen\u00eb pronare e nj\u00eb trualli t\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr zhvillim. Po ashtu, nuk jan\u00eb gjetur probleme p\u00ebr disa depozita dhe automjete.<\/p>\n<p>Por, analiza financiare e p\u00ebrgjithshme p\u00ebr periudh\u00ebn 1997-2016 e ka nxjerr\u00eb me nj\u00eb bilanc negativ n\u00eb vler\u00eb t\u00eb konsiderueshme, pjesa m\u00eb e madhe t\u00eb cilit rrjedh nga hetimi i kyer p\u00ebr nj\u00eb shum\u00eb t\u00eb investuar nga bashk\u00ebshorti subjektit n\u00eb vitin 2010, n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb ku ai ishte ortak i vet\u00ebm.<\/p>\n<p>Sipas analiz\u00ebs p\u00ebrfundimtare, subjekti dhe personat e lidhur kan\u00eb rezultuar me munges\u00eb t\u00eb burimeve financiare t\u00eb ligjshme n\u00eb shum\u00ebn 848 mij\u00eb lek\u00eb gjat\u00eb periudh\u00ebs 1997-2003 p\u00ebr krijimin e nj\u00eb depozite dhe kryerjen e shpenzimeve t\u00eb tjera; n\u00eb pamund\u00ebsi n\u00eb vler\u00ebn 1 milion lek\u00eb p\u00ebr krijimin e dy depozitave n\u00eb vitin 2006; me bilanc negativ n\u00eb shum\u00ebn rreth 1.8 milion lek\u00eb p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti n\u00eb vitin 2012; rreth 2.1 milion lek\u00eb \u00ebsht\u00eb konkluduar pamund\u00ebsia p\u00ebr krijimin e dy depozitave n\u00eb vitin 2011 pasi ka rezultuar balanc\u00eb negative p\u00ebr nj\u00eb depozitim t\u00eb kryer n\u00eb 2004-\u00ebn, t\u00eb deklaruar ai burim p\u00ebr depozitat e m\u00ebvonshme; n\u00eb vitin 2010 \u00ebsht\u00eb konstatuar pamund\u00ebsi 1 milion lek\u00eb p\u00ebr shtimin e likujditeteve dhe kryerjen e shpenzimeve; si dhe nj\u00eb balanc\u00eb negative e n\u00eb shum\u00eb 235 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjetit n\u00eb 2007-\u00ebn.<\/p>\n<p>Analiza financiare e Komisionit \u00ebsht\u00eb kund\u00ebrshtuar nga gjyqtarja \u00c7ela e cila ka paraqitur versionin e saj sipas t\u00eb cilit mbetet nj\u00eb bilanc negativ n\u00eb shum\u00ebn totale 405 mij\u00eb lek\u00eb, pamund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn \u00ebshht\u00eb shprehur se, bazuar n\u00eb parimet e objektivitetit dhe proporcionalitetit nuk mund t\u00eb p\u00ebrb\u00ebj\u00eb shkak p\u00ebr p\u00ebr marrjen e mas\u00ebs disiplinore t\u00eb shkarkimit.<\/p>\n<p>K\u00ebto shkaqe jan\u00eb kund\u00ebrshtuar edhe nga komisioneri Lulzim Hamitaj q\u00eb ka dal\u00eb me mendim paralel. Lidhur me pamund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr krijimin e depozitave n\u00eb vitin 2006, Hamitaj shprehet se ai konkludon p\u00ebr mjaftueshm\u00ebrin\u00eb e burimeve duke u bazuar n\u00eb pretendimin e subjektit se n\u00ebna ka p\u00ebrfituar 1 milion lek\u00eb nga shitja e nj\u00eb sip\u00ebrfaqe toke n\u00eb shtator t\u00eb 2006-\u00ebs, n\u00eb form\u00ebn e paradh\u00ebnies. Sipas tij, megjith\u00ebse ky pretendim mbetet i paprovuar, duket bind\u00ebs p\u00ebr shkak se edhe pse toka ishte p\u00ebrfituar nga n\u00ebna e subjektit n\u00eb 2003-in, ishte regjistruar n\u00eb vitin 2007.<\/p>\n<p>\u201c\u2026Duket e mundshme q\u00eb pas fitimit t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb dhe n\u00eb prag t\u00eb regjistrimit t\u00eb saj pal\u00ebt mund t\u00eb p\u00ebrfshiheshin (n\u00eb) negocime mbi nj\u00eb shitblerje p\u00ebr ta formalizuar m\u00eb tej, duke u impenjuar (n\u00eb mir\u00ebbesim) n\u00ebp\u00ebrmjet paradh\u00ebnies s\u00eb nj\u00eb pagese (kapari)\u201d, argumenton Hamitaj dhe rendit edhe rrethana t\u00eb tjera p\u00ebr t\u00eb cilat thot\u00eb se krijojn\u00eb bindjen se depozita \u00ebsht\u00eb krijuar me t\u00eb ardhurat nga shitja e tok\u00ebs nga n\u00ebna, ashtu si ka pretenduar dhe subjekti.<\/p>\n<p>Pamund\u00ebsin\u00eb e konstatuar p\u00ebr periudh\u00ebn 1997-2003, Hamitaj e konteston me faktin se bilanci negativ \u00ebsht\u00eb p\u00ebrllogaritur n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb marzhi fitimi hipotetik, t\u00eb pabazuar n\u00eb ndonj\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb konkrete t\u00eb rastit specifik apo n\u00eb dokumentacion zyrtar vler\u00ebsues. Po ashtu, ai sjell n\u00eb v\u00ebmendje se pamund\u00ebsia financiare \u00ebsht\u00eb bazuar n\u00eb marzhin e fitimit t\u00eb hipotizuar p\u00ebr t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortit n\u00eb vitet 2001 e 2002, kur ende nuk kishin lidhur martes\u00eb.<\/p>\n<p>Hamitaj argumenton ngjash\u00ebm edhe lidhur me konkluzionin p\u00ebr pamund\u00ebsin\u00eb e krijimit t\u00eb dy depozitave n\u00eb vitin 2011. Sipas tij, ky konstatim rrjedh gjithashtu nga m\u00ebnyra e p\u00ebrllogaritjes hipotetike, p\u00ebr sa koh\u00eb u referohet burimeve t\u00eb krijuara pjes\u00ebrisht para martes\u00ebs, q\u00eb jan\u00eb realizuar nga bashk\u00ebshorti n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb.<\/p>\n<p>Lidhur me pamund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti n\u00eb vitin 2012, Hamitaj konstaton se bilanci negativ ka ardhur pasi \u00ebsht\u00eb konsideruar nga shumica se \u00e7mimi \u00ebsht\u00eb shlyer n\u00eb momentin e n\u00ebnshkrimit t\u00eb kontrat\u00ebs s\u00eb shitblerjes, duke mos u konsideruar pretendimi i subjektit se pagesa \u00ebsht\u00eb kryer n\u00eb 2011-\u00ebn kur dhe \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb porosia, vit n\u00eb t\u00eb cilin \u00c7ela dhe bashk\u00ebshorti kan\u00eb pasur mund\u00ebsi p\u00ebr shlyerjen e vler\u00ebs s\u00eb makin\u00ebs.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Hamitaj i bashkohet shumic\u00ebs n\u00eb kokluzionin p\u00ebr mosjustifikimin e shum\u00ebs 9.9 milion lek\u00eb t\u00eb paraqitur n\u00eb dhjetor t\u00eb 2010-\u00ebs n\u00eb z\u00ebrin \u201cT\u00eb drejta e e detyrime ndaj ortak\u00ebve\u201d t\u00eb pasqyrave t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit, kur ai ishte n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e ortakut t\u00eb vet\u00ebm.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse subjekti ka shpjeguar se b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb gabim material n\u00eb k\u00ebto pasqyra, sipas Komisionit ka rezultuar e provuar se ky z\u00eb n\u00eb vitin 2009 paraqitet me vler\u00ebn zero lek\u00eb, \u00e7\u2019ka n\u00ebnkupton se nga ana e bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit \u00ebsht\u00eb shtuar vlera 9.9 milion\u00eb lek\u00eb gjat\u00eb vitit 2010. KPK konstaton gjithashtu se kjo shum\u00eb \u00ebsht\u00eb pak\u00ebsuar n\u00eb vitet 2011 dhe 2014 dhe arrin n\u00eb konkluzionin se subjekti dhe bashk\u00ebshorti nuk paraqit\u00ebn dokumentacion ligjor justifikues lidhur me vler\u00ebn 9.9 milion\u00eb lek\u00eb. T\u00eb nj\u00ebjtin mendim ndan edhe Hamitaj p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gjetje q\u00eb e konsideron t\u00eb vetmin konstatim penalizues ndaj gjyqtares Herila \u00c7ela.<\/p>\n<p><strong>C\u00ebnimi besimit<\/strong><\/p>\n<p>KPK konstaton se subjekti i rivler\u00ebsimit dhe bashk\u00ebshorti kan\u00eb krijuar t\u00eb ardhura apo p\u00ebrfitime si pasoj\u00eb e situat\u00ebs s\u00eb konfliktit t\u00eb interesit, duke lidhur kontrata me institucione t\u0451 ndryshme publike, nga p\u00ebr rrjedhoj\u00eb jan\u00eb gjendur n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit. N\u00eb vendim thuhet se nga verifikimi i dokumenteve t\u00eb administruara n\u00eb dosjen e ILDKPKI, rezulton se shoq\u00ebria e zot\u00ebruar nga bashk\u00ebshorti i subjektit \u00ebsht\u00eb shpallur fitues n\u00eb disa procedura t\u00eb prokurimit publik deri n\u00eb vitin 2017.<\/p>\n<p>\u201cKomisioni v\u00ebren se shoq\u00ebria \u201c***\u201d sh.p.k., me ortak personin e lidhur\/bashk\u00ebshorti i subjektit Th. L., \u00ebsht\u00eb shpallur fituese n\u00eb disa prokurime publike dhe ka lidhur kontrata me institucione t\u0451 ndryshme publike, n\u00eb zon\u00ebn e kompetenc\u00ebs territoriale t\u00eb gjykat\u00ebs ku subjekti ushtron detyr\u00ebn\u201d, citohet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim thuhet se gjyqtarja \u00c7ela nuk ka nd\u00ebrmarr\u00eb hapa q\u00eb t\u00eb shk\u00ebpus\u00eb interesat e saj financiar\u00eb nga bashk\u00ebshorti.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse Komisioni nuk ka gjetur probleme penalizuese n\u00eb aspektin profesional, gjetjet jan\u00eb shqyrtuar n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor. \u201c[\u2026]Trupi gjykues \u00e7mon se duke marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb problematikat lidhur me situat\u00ebn e konfliktit t\u00eb interesit n\u00eb p\u00ebrftimin e t\u00eb ardhurave nga fondet publike, p\u00ebrfshir\u00eb edhe gjykat\u00ebn n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn subjekti ushtronte funksionin, si dhe problematikat e evidentuara n\u00eb vler\u00ebsimin profesional dhe denoncimet nga publiku, [\u2026], subjekti i rivler\u00ebsimit e ka c\u00ebnuar me sjelljen e tij besimin e publikut te sistemi i drejtesis\u00eb\u201d, vler\u00ebson shumica e trup\u00ebs s\u00eb KPK q\u00eb v\u00ebren se problemet e evidentuara jan\u00eb nga ankesat dhe denoncimet e publikut, q\u00eb jan\u00eb gjetur t\u00eb drejta pas hetimit administrativ.<\/p>\n<p>Hamitaj ka dal\u00eb edhe kund\u00ebr k\u00ebtij konkluzioni. Megjith\u00ebse ai shprehet se q\u00ebndron konstatimi i p\u00ebrfitimit t\u00eb t\u00eb ardhurave nga shoq\u00ebria e bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit n\u00ebp\u00ebrmjet lidhjes s\u00eb kontratave t\u00eb sh\u00ebrbimit me institucione publike, n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesave \u2013 kjo rrethan\u00eb, sipas tij, nuk p\u00ebrb\u00ebn n\u00eb vetvete shkak t\u00eb mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr shkarkim.<\/p>\n<p>\u201cKy lloj konflikti interesash nuk lidhet me vler\u00ebsimin e aft\u00ebsive profesionale apo me etik\u00ebn e vet\u00eb subjektit n\u00eb raport me dosje t\u00eb shqyrtuara nga subjekti n\u00eb konflikt interesi me pal\u00ebt e \u00e7\u00ebshtjes\/ve n\u00eb proces, por me p\u00ebrfitimin financiar t\u00eb nj\u00eb pjese t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb gjeneruara (n\u00eb konflikt interesi) nga shoq\u00ebria, ku ishte ortak (dhe jo administrator) bashk\u00ebshorti i subjektit\u201d, konstaton Hamitaj dhe shton se nisur nga fakti se kontratat nuk jan\u00eb n\u00ebshkruar nga gjyqtarja \u00c7ela dhe bashk\u00ebshorti i saj, nuk mund t\u00eb merret e mir\u00ebqen\u00eb dijenia e subjektit p\u00ebr lidhjen e k\u00ebtyre kontratave t\u00eb sh\u00ebrbimit.<\/p>\n<p>Sipas Hamitajt, pesha specifike e k\u00ebtyre sh\u00ebrbimeve me institucione publike zbehet edhe m\u00eb shum\u00eb nga momenti q\u00eb e nj\u00ebjta shoq\u00ebri ka lidhur kontrat\u00eb dhe i ka ofruar sh\u00ebrbime edhe vet\u00eb organit kontrollues t\u00eb konfliktit t\u00eb interesave, ILDKPKI-s\u00eb. Ai shton se vlera financiare e p\u00ebrfituar nga kontratat ka qen\u00eb minimaliste n\u00eb raport me t\u00eb ardhurat e gjeneruara nga shoq\u00ebria e bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit dhe n\u00ebse do t\u00eb kishin pasur dijeni mbi gjendjen e konfliktit t\u00eb interesit do ta kishin shmangur, pa ndikuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebrcaktuese bilancet e veprimtaris\u00eb private.<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra m\u00eb 30 tetor 2023 gjyqtaren e Vlor\u00ebs, Herila \u00c7ela, pasi u konkludua se gjendej n\u00eb kushtet e deklarimit t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor u \u00e7mua se kishte c\u00ebnuar besimin e publikut p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrfitimit t\u00eb t\u00eb ardhurave nga fondet publike n\u00ebp\u00ebrmjet shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":77615,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,117],"tags":[365,288,148,103,1244,118,172],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/Herila-Cela.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja e Rrethit Gjyq\u00ebsor Vlor\u00eb, Herila \u00c7ela n\u00eb KPK | FotoL LSA","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77614"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=77614"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77614\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":77616,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77614\/revisions\/77616"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/77615"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=77614"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=77614"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=77614"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}