{"id":77617,"date":"2023-12-26T18:44:40","date_gmt":"2023-12-26T17:44:40","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-u-nda-ne-rivleresimin-e-prokurorit-bledar-bejko\/2023\/12\/26\/"},"modified":"2024-01-07T18:50:49","modified_gmt":"2024-01-07T17:50:49","slug":"kpa-u-nda-ne-rivleresimin-e-prokurorit-bledar-bejko","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-u-nda-ne-rivleresimin-e-prokurorit-bledar-bejko\/2023\/12\/26\/","title":{"rendered":"KPA u nda n\u00eb rivler\u00ebsimin e prokurorit Bledar Bejko"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA vendosi m\u00eb 26 qershor q\u00eb t\u00eb shkarkoj\u00eb nga detyra prokurorin e Durr\u00ebsit, Bledar Bejko p\u00ebr c\u00ebnimin t\u00eb besimit t\u00eb publikut, duke p\u00ebrmbysur vendimarrjen e shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb vetingut q\u00eb e la n\u00eb detyr\u00eb. Megjithat\u00eb, vendimi i shkarkimit u mor nga shumica trupit gjykues t\u00eb Kolegjit, e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga kryesyesja Albana Shtylla dhe an\u00ebtaret Ina Rama, Natasha Mulaj dhe Rezarta Schuetz. Relatorja Mimoza Tasi doli n\u00eb pakic\u00eb duke e kund\u00ebrshtuar si t\u00eb pabazuar vendimmarjen e shumic\u00ebs dhe shkaqet e ngritura n\u00eb ankimin e institucionit t\u00eb Komisioner\u00ebve Publik\u00eb.<\/p>\n<p>Bledar Bejko u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit m\u00eb 26 maj 2022, por u ankimua nga Komisionerja Publike, Irena Nino, sipas t\u00eb cil\u00ebs nuk ishte b\u00ebr\u00eb vler\u00ebsim i drejt\u00eb i fakteve, provave dhe legjislacionit p\u00ebr vetingun e magjistrat\u00ebve.<\/p>\n<p>Shkaqet e ankimit n\u00eb Kolegj u ngrit\u00ebn mbi burimet e nj\u00eb apartamenti; t\u00eb dh\u00ebnat lidhur me hetimin e nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje nga subjekti q\u00eb u trajtua n\u00eb kriterin e figur\u00ebs; si dhe disa \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb tjera profesionale. Nd\u00ebrkoh\u00eb, Kolegji vendosi t\u00eb trajtoj\u00eb edhe disa denoncime nga publiku, t\u00eb depozituara pas konfirmimit t\u00eb subjektit.<\/p>\n<p>Bledar Bejko e nisi karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1999 si prokuror n\u00eb Prokurorin\u00eb e Tiran\u00ebs. N\u00eb vitin 2007, ai u transferua n\u00eb Prokurorin\u00eb e Fierit dhe prej vitit 2013 e deri n\u00eb shkarkimin nga detyra, e ushtroi funksionin n\u00eb Prokurorin\u00eb e Durr\u00ebsit.<\/p>\n<p><strong>Konkluzionet p\u00ebr pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Lidhur me nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 96.5 m2 n\u00eb Tiran\u00eb, Komisioni ka konkluduar se pasakt\u00ebsit\u00eb n\u00eb deklarimet e subjektit t\u00eb pashoq\u00ebruara me mungesa financiare, nuk sjellin pasoja e nuk mund t\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb shkak p\u00ebr penalizim. N\u00eb p\u00ebrfundim, KPK ka vler\u00ebsuar se subjekti shpjegoi bindsh\u00ebm burimet e k\u00ebsaj pasurie,<\/p>\n<p>Sipas Komisioneres Nino, mosdeklarimet n\u00eb vite, deklarimet e pasakta dhe kontradiktore n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d dhe gjat\u00eb hetimit administrativ mbi burimin financiar q\u00eb ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr shlyerjen e parakohshme t\u00eb dy kredive n\u00eb shum\u00ebn totale 9000 euro, \u00e7ojn\u00eb n\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb verifikuar se cilat nga deklarimet e subjektit pasqyrojn\u00eb situat\u00ebn e v\u00ebrtet\u00eb faktike.<\/p>\n<p>Edhe shumica e trupit gjykues t\u00eb KPA konkludon se Bejko ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb t\u00eb burimit t\u00eb shlyerjes s\u00eb dy kredive, si nj\u00eb nd\u00ebr burimet e krijimit t\u00eb apartamentit. Shumica \u00e7mon se mungesa e deklarimeve n\u00eb vitin 2008 lidhur me nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb revokuar dhe transaksionet respektive me shoq\u00ebrin\u00eb nd\u00ebrtuese, si edhe deklarimet e pasakta dhe kontradiktore mbi burimin financiar q\u00eb ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr shlyerjen e parakohshme t\u00eb kredive, \u00e7ojn\u00eb n\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb verifikuar se cilat nga deklarimet e ish-prokurorit Bejko pasqyrojn\u00eb situat\u00ebn e v\u00ebrtet\u00eb faktike lidhur me burimin e t\u00eb ardhurave p\u00ebr shlyerjen e k\u00ebsaj shume.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Tasi n\u00eb pakic\u00eb konstaton se rezulton e provuar se dy kredit\u00eb konsumatore jan\u00eb shlyer brenda vitit 2008, me burim nga parat\u00eb e dh\u00ebna subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit nga prind\u00ebrit e tij. Lidhur me marr\u00ebdh\u00ebnien kontraktore me shoq\u00ebrin\u00eb nd\u00ebrtuese, pakica v\u00ebren se veprimet jan\u00eb kryer brenda vitit 2008 dhe nuk kan\u00eb sjell\u00eb asnj\u00eb pasoj\u00eb juridike p\u00ebr subjektin. Bazuar n\u00eb k\u00ebto konstatime, Tasi vler\u00ebson se subjekti nuk ka pasur detyrim t\u00eb deklaronte marr\u00ebveshjen e revokuar, as n\u00eb deklarat\u00ebn periodike dhe as n\u00eb at\u00eb \u201cveting\u201d.<\/p>\n<p>Po ashtu, pakica \u00e7mon se Bejko nuk ka pasur detyrim p\u00ebr deklarimin e kredive, meqen\u00ebse veprimet p\u00ebr marrjen dhe shlyerjen e tyre jan\u00eb kryer brenda vitit 2008.<\/p>\n<p>Tasi vler\u00ebson t\u00eb paargumentuar dhe p\u00ebrtej shkaqeve t\u00eb ankimit t\u00eb Komisioneres, p\u00ebrfundimin e shumic\u00ebs se subjekti gjat\u00eb hetimit administrativ ka identifikuar nj\u00eb burim tjet\u00ebr financimi t\u00eb pasuris\u00eb q\u00eb ka pamund\u00ebsuar kontrollin e t\u00eb ardhurave t\u00eb ligjshme t\u00eb p\u00ebrdorura p\u00ebr shlyerjen e parakohshme t\u00eb kredive.<\/p>\n<p>Sipas saj, shumica duhej t\u00eb mbante n\u00eb konsiderat\u00eb deklarimet e subjektit n\u00eb vitin 2008, p\u00ebr dh\u00ebnien e shum\u00ebs 57 mij\u00eb euro nga babai, vler\u00eb e pranuar n\u00eb KPK dhe e pa kund\u00ebrshtuar nga Komisionerja Publike si e ardhur e ligjshme e babait, si dhe duke konsideruar shum\u00ebn p\u00ebr shlyerjen e dy kredive konsumatore. N\u00eb p\u00ebrfundim Tasi \u00e7mon se Bejko ka b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb sakt\u00eb edhe p\u00ebr burimet financiare.<\/p>\n<p>Komisionerja Nino dhe shumica e Kolegjit arrijn\u00eb n\u00eb konkluzion t\u00eb ndrysh\u00ebm nga Komisioni p\u00ebr nj\u00eb automjet t\u00eb llojit \u201cDaimler Chrysler\u201d, t\u00eb bler\u00eb n\u00eb Gjermani nga prokurori Bejko n\u00eb vitin 2007 \u2013 transaksion p\u00ebr t\u00eb cilin subjekti ka shpjeguar se e ka kryer p\u00ebr nj\u00eb mikun e tij. KPK ka arritur n\u00eb konkluzionin se subjekti nuk e ka p\u00ebrdorur dhe nuk ka p\u00ebrfituar t\u00eb ardhura nga shitja e k\u00ebtij mjeti. Po ashtu, \u00ebsht\u00eb \u00e7muar se vlera e blerjes s\u00eb automjetit, s\u00eb bashku me t\u00eb gjitha taksat dhe detyrimet doganore mbi \u00e7mimin e blerjes s\u00eb tij, p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb shum\u00ebn totale t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga shtetasi I.V. sipas deklarat\u00ebs noteriale<\/p>\n<p>Komisionerja Publike ndau q\u00ebndrim t\u00eb ndrysh\u00ebm nga Komisioni dhe vler\u00ebsoi se subjekti i rivler\u00ebsimit nuk arriti t\u00eb provonte t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs, pasi nuk ka deklaruar n\u00eb deklarat\u00ebn periodike vjetore p\u00ebr vitin 2007, blerjen, burimin e krijimit, shitjen dhe as t\u00eb ardhurat e realizuara nga shitja e k\u00ebtij automjeti.<\/p>\n<p>KPA konstaton se nga aktet e administruara rezulton se subjekti e ka pasur n\u00eb pron\u00ebsi k\u00ebt\u00eb automjet p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb gati nj\u00ebmujore. Sipas shumic\u00ebs, Bejko n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin nuk ka deklaruar k\u00ebt\u00eb transaksion n\u00eb vitin 2007.<\/p>\n<p>\u201cFakti q\u00eb n\u00eb kontratat respektive t\u00eb blerjes dhe shitjes s\u00eb k\u00ebtij automjeti figurojn\u00eb \u00e7mime me diferenc\u00eb t\u00eb madhe, blerja n\u00eb vler\u00ebn 1.969.608 lek\u00eb dhe shitja n\u00eb vler\u00ebn prej 500.000 lek\u00ebsh, ka p\u00ebrcaktuar nevoj\u00ebn e deklarimit n\u00eb DPV-n\u00eb e vitit 2007 t\u00eb k\u00ebtij transaksioni, me q\u00ebllim shpjegimin e k\u00ebsaj diference, e cila n\u00eb pik\u00ebpamje formale duket se ka prodhuar pak\u00ebsim t\u00eb pasuris\u00eb likuiditet t\u00eb subjektit, p\u00ebr aq sa kontratat e regjistruara n\u00eb DPShTRr, tregojn\u00eb\u201d, argumenton shumica dhe e v\u00ebren se mungesa e k\u00ebtyre deklarimeve e b\u00ebn t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb provimin e pretendimeve t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Tasi n\u00eb pakic\u00eb arrin n\u00eb p\u00ebrfundimin se mosdeklarimi i shitblerjes s\u00eb automjetit n\u00eb vitin 2007 dhe sjellja e sforcuar n\u00eb procesin e rivler\u00ebsimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie, nuk mund t\u00eb marr\u00eb vler\u00ebn e pasakt\u00ebsis\u00eb me pasoj\u00eb deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit kalimtar. Ajo e vler\u00ebson pretendimin e Komisioneres Nino dhe konkluzionin e shumic\u00ebs s\u00eb KPA-s\u00eb p\u00ebr deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm, n\u00eb tejkalim n\u00eb m\u00ebny\u00eb t\u00eb paarsyeshme t\u00eb konceptit t\u00eb rivler\u00ebsimit kalimtar t\u00eb magjistrat\u00ebve.<\/p>\n<p><strong>Figura dhe profesionalizmi<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr gjetjet n\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb trajtuar n\u00eb kriterin e past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs, shumica e KPA vler\u00ebson se ka probleme profesionale, pasi nuk \u00ebsht\u00eb njoftuar vendimarrja e marr\u00eb prej subjektit. Shumica arrin n\u00eb p\u00ebrfundimin se ndon\u00ebse nuk rezultojn\u00eb rrethana q\u00eb \u00e7ojn\u00eb n\u00eb kualifikimin e subjektit si t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr figur\u00ebn, gjenden mjaftuesh\u00ebm elemente q\u00eb tregojn\u00eb p\u00ebr ekzistenc\u00ebn e nj\u00eb vler\u00ebsimi me mang\u00ebsi n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb aft\u00ebsive profesionale.<\/p>\n<p>Tasi n\u00eb pakic\u00eb e konsideron kontradiktor dhe t\u00eb pabazuar n\u00eb jurispudenc\u00ebn e Kolegjit konkluzionin e shumic\u00ebs. Sipas saj, analizimi i gjetjes s\u00eb DSIK-s\u00eb n\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrim t\u00eb vler\u00ebsimit t\u00eb aft\u00ebsive profesionale \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb sforcuar brenda k\u00ebtij kriteri.<\/p>\n<p>\u201c[\u2026]Vler\u00ebsoj se denoncuesja V. A. me veprimet q\u00eb ka kryer, t\u00eb cilat kan\u00eb ardhur si reflektim kund\u00ebrshtimi ndaj vendimit t\u00eb pushimit, m\u00eb b\u00ebjn\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb t\u00eb besoj se ajo nuk \u00ebsht\u00eb njoftuar me vendimin e pushimit\u201d, shprehet Tasi dhe vler\u00ebson se shumica n\u00eb vendim duhej t\u00eb mbante n\u00eb konsiderat\u00eb edhe faktin q\u00eb edhe n\u00ebse denoncuesja nuk ishte njohur me vendimin e pushimit, ajo n\u00eb \u00e7do koh\u00eb mund ta k\u00ebrkonte at\u00eb vendim dhe t\u00eb ushtronte ankimin n\u00eb gjykat\u00eb.<\/p>\n<p>Problemet e konstatuara n\u00eb aspektin profesional jan\u00eb gjetur nga shumica t\u00eb pamjaftueshme p\u00ebr t\u00eb konkluduar se Bejko \u00ebsht\u00eb i paaft\u00eb profesionalisht.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, jan\u00eb konsatuar probleme n\u00eb disa denoncime nga publiku t\u00eb mb\u00ebrritura n\u00eb Kolegj, q\u00eb u vler\u00ebsuan t\u00eb vlefshme p\u00ebr t\u2019u trajtuar.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim evidentohet se nga shqyrtimi k\u00ebtyre denoncimeve konstatohet se vendimet e Bejkos t\u00eb shfuqizuara nga gjykata d\u00ebshmojn\u00eb p\u00ebr c\u00ebnim t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb qytetar\u00ebve p\u00ebr shkak t\u00eb mang\u00ebsive profesionale. Po ashtu, evidentohen periudha relativisht t\u00eb gjata n\u00eb t\u00eb cilat subjekti nuk ka kryer veprime procedurale, duke sjell\u00eb zgjatjen e hetimeve paraprake dhe mungesa n\u00eb seancat gjyq\u00ebsore q\u00eb kan\u00eb sjell\u00eb zgjatje t\u00eb procesit.<\/p>\n<p>\u201cProblematikat e konstatuara n\u00eb analiz\u00eb t\u00eb denoncimeve t\u00eb ardhura p\u00ebr subjektin e rivler\u00ebsimit, krahas atyre t\u00eb konstatuara n\u00eb analiz\u00eb t\u00eb shkaqeve t\u00eb ankimit q\u00eb i adresoheshin kriterit t\u00eb vler\u00ebsimit t\u00eb pasuris\u00eb, e \u00e7ojn\u00eb trupin gjykues n\u00eb konkluzionin se lidhur me k\u00ebt\u00eb kriter, mang\u00ebsit\u00eb profesionale t\u00eb evidentuara n\u00eb veprimtarin\u00eb e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, nuk mund t\u00eb sh\u00ebrohen n\u00ebp\u00ebrmjet programit t\u00eb trajnimit pran\u00eb Shkoll\u00ebs s\u00eb Magjistratur\u00ebs\u201d, vler\u00ebson shumica lidhur me kriterin profesional.<\/p>\n<p>Konstatimet n\u00eb t\u00eb tre kriteret e rivler\u00ebsimit, si dhe ato n\u00eb denoncimet e piublikut, e kan\u00eb \u00e7uar shumic\u00ebn e Kolegjit n\u00eb p\u00ebrfundimin se \u201csubjekti i rivler\u00ebsimit e ka cenuar me sjelljen e tij profesionale, por edhe p\u00ebr sa i p\u00ebrket kriterit t\u00eb vler\u00ebsimit t\u00eb pasuris\u00eb, besimin e publikut te sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>\u201cJo rast\u00ebsisht, n\u00eb vler\u00ebsimin e trupit gjykues, konstatohet se pothuaj t\u00eb gjitha problematikat e konstatuara n\u00eb kriterin e aft\u00ebsive profesionale jan\u00eb prezantuar n\u00ebp\u00ebrmjet denoncimeve publike, t\u00eb cilat kan\u00eb rezultuar t\u00eb drejta pas hetimit t\u00eb organeve t\u00eb rivler\u00ebsimit. Pesha e k\u00ebtyre mang\u00ebsive n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb subjektit, \u00ebsht\u00eb e till\u00eb q\u00eb e b\u00ebn t\u00eb pamundur riparimin e tyre n\u00ebp\u00ebrmjet programit t\u00eb trajnimit t\u00eb Shkoll\u00ebs s\u00eb Magjistratur\u00ebs dhe, si rrjedhoj\u00eb, Kolegji konkludoi se vazhdimi i ushtrimit prej tij t\u00eb funksioneve t\u00eb prokurorit do t\u00eb ishte i pap\u00ebrshtatsh\u00ebm dhe n\u00eb kund\u00ebrshtim me q\u00ebllimin dhe parashikimet e nenit 179\/b t\u00eb Kushtetut\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, arsyeton shumica dhe ka vendosur ndryshimin e vendimarrjes s\u00eb Komisionit dhe shkarkimin nga detyra t\u00eb Bejkos.<\/p>\n<p>Pakica konstaton se shumica i ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb arsyetim tejet t\u00eb zgjeruar situat\u00ebs faktike dhe akteve t\u00eb administruara n\u00eb fashikuj p\u00ebr procedimet penale t\u00eb shqyrtuara, duke \u00e7uar n\u00eb r\u00ebndimin e pozit\u00ebs s\u00eb subjektit, si dhe duke mos mbajtur n\u00eb konsiderat\u00eb parashikimin ligjor se \u201cVler\u00ebsuesi \u00e7mon aft\u00ebsit\u00eb profesionale t\u00eb prokurorit, pa gjykuar mbi korrekt\u00ebsin\u00eb dhe themelin e \u00e7\u00ebshtjes, si dhe pa z\u00ebvend\u00ebsuar interpretimin ose logjik\u00ebn e prokurorit q\u00eb vler\u00ebsohet\u201d.<\/p>\n<p>Sipas Tasit, konstatimet n\u00eb kriterin profesional nuk jan\u00eb n\u00eb at\u00eb shkall\u00eb sa programi i trajnimit pran\u00eb Shkoll\u00ebs s\u00eb Magjistratur\u00ebs t\u00eb mos ta zgjidh\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje p\u00ebr 1 vit. \u201c[\u2026]Vler\u00ebsoj se mang\u00ebsit\u00eb e konstatuara n\u00eb drejtim t\u00eb aspektit t\u00eb njohurive ligjore e t\u00eb arsyetimit ligjor p\u00ebr subjektin e rivler\u00ebsimit, si dhe n\u00eb drejtim t\u00eb aft\u00ebsive organizative t\u00eb tij, vet\u00ebm p\u00ebr 3 \u00e7\u00ebshtjet e ngritura n\u00eb ankim nga Komisioneri Publik, nuk mund t\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsuar pun\u00ebn e subjektit n\u00eb mbi 20 vite ushtrim detyre, si dhe nuk duhet t\u00eb marrin pesh\u00ebn p\u00ebr t\u2019u konsideruar n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor\u201d, shprehet Tasi.<\/p>\n<p>Po ashtu, pakica \u00e7mon se edhe problemet e konstatuara n\u00eb denoncimet e publikut n\u00eb Kolegj, nuk jan\u00eb t\u00eb mjaftueshme dhe me pesh\u00eb t\u00eb till\u00eb p\u00ebr ta klasifikuar subjektin si t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr vazhdimin e detyr\u00ebs, si dhe p\u00ebr cenim t\u00eb besimit t\u00eb publikut te sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas Tasit, shumica i ka konsideruar n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor gjetjet p\u00ebr denoncimet nga publiku n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb sforcuar, duke i kualifikuar si cenim t\u00eb besimit t\u00eb publikut te sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb dhe duke dh\u00ebn\u00eb n\u00eb p\u00ebrfundim mas\u00ebn disiplinore t\u00eb shkarkimit nga detyra. N\u00eb p\u00ebrfundim, pakica vler\u00ebson se shkaqet e ngritura n\u00eb ankim jan\u00eb t\u00eb pabazuara dhe n\u00eb tejkalim t\u00eb objektit t\u00eb rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA vendosi m\u00eb 26 qershor q\u00eb t\u00eb shkarkoj\u00eb nga detyra prokurorin e Durr\u00ebsit, Bledar Bejko p\u00ebr c\u00ebnimin t\u00eb besimit t\u00eb publikut, duke p\u00ebrmbysur vendimarrjen e shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb vetingut q\u00eb e la n\u00eb detyr\u00eb. Megjithat\u00eb, vendimi i shkarkimit u mor nga shumica trupit gjykues t\u00eb Kolegjit, e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":77618,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13],"tags":[1240,407,857,898,761,1279,789,892,112,1280,1281,118,221,171,430,877,674,420],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2023\/05\/IMG_6367-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Bledar Bejko pas seanc\u00ebs n\u00eb KPA. Foto:Edmond Hoxhaj\/BIRN","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77617"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=77617"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77617\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":77619,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77617\/revisions\/77619"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/77618"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=77617"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=77617"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=77617"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}