{"id":77638,"date":"2024-01-10T16:07:57","date_gmt":"2024-01-10T15:07:57","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-arber-berexha-jep-shpjegime-per-pasurine-dhe-profesionalizmin\/2024\/01\/10\/"},"modified":"2024-01-10T16:09:01","modified_gmt":"2024-01-10T15:09:01","slug":"prokurori-arber-berexha-jep-shpjegime-per-pasurine-dhe-profesionalizmin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-arber-berexha-jep-shpjegime-per-pasurine-dhe-profesionalizmin\/2024\/01\/10\/","title":{"rendered":"Prokurori Arb\u00ebr Berexha jep shpjegime p\u00ebr pasurin\u00eb dhe profesionalizmin"},"content":{"rendered":"<p>Prokurori i Tiran\u00ebs, Arb\u00ebr Berexha u p\u00ebrball t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn m\u00eb 10 janar me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dha shpjegime p\u00ebr barrat e prov\u00ebs n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb dhe gjetjet p\u00ebr profesionalizmin. Berexha u vler\u00ebsua pozitivisht p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs.<\/p>\n<p>Procesi i vetingut p\u00ebr prokurorin Arb\u00ebr Berexha po kryhet nga trupa e KPK e kryesuar nga Etleda \u00c7iftja, me relatore Brunilda Bekteshin dhe an\u00ebtar Lulzim Hamitajn. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhgueses nd\u00ebrkomb\u00ebtare ishte e pranishme Marie Tuma.<\/p>\n<p>Arb\u00ebr Berexha p\u00ebrfundoi studimet n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs n\u00eb vitin 2011 dhe pas nj\u00eb periudhe t\u00eb shkurt\u00ebr stazhi n\u00eb Prokurorin\u00eb e Durr\u00ebsit, u em\u00ebrua n\u00eb Prokurorin\u00eb e Elbasanit ku e ushtroi funksionin deri n\u00eb qershor t\u00eb vitit 2023, kur u caktua n\u00eb Prokurorin\u00eb e Tiran\u00ebs nga K\u00ebshilli i Lart\u00eb i Prokuroris\u00eb.<\/p>\n<p>Shpjegimet e subjektit u p\u00ebrqendruan m\u00eb s\u00eb shumti n\u00eb analiz\u00ebn e burimeve t\u00eb nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 92.7 m2 n\u00eb Yzberisht, t\u00eb bler\u00eb nga prind\u00ebrit n\u00eb vitin 2011 kundrejt vler\u00ebs rreth 35 mij\u00eb e 900 euro \u2013 pasuri e deklaruar n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d.<\/p>\n<p>Si burime krijimi t\u00eb k\u00ebsaj pasurie jan\u00eb deklaruar t\u00eb ardhurat e prind\u00ebrve nga shitja e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Kavaj\u00eb, t\u00eb p\u00ebrfituar me privatizim; nga shitja e dy ngastrave tok\u00eb; pagat dhe t\u00eb ardhurat familjare.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare paraprake e kryer prej Komisionit, prind\u00ebrit e subjektit kan\u00eb rezultuar n\u00eb pamund\u00ebsi financiare n\u00eb vler\u00ebn 1.4 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr t\u00eb paguar k\u00ebstin e par\u00eb dhe 1.2 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr shlyerjen e k\u00ebstit t\u00eb kat\u00ebrt.<\/p>\n<p>Prokurori Berexha konstatoi n\u00eb seanc\u00eb se KPK e kishte kryer analiz\u00ebn financiare p\u00ebr familjen e tij p\u00ebr periudh\u00ebn 1994 \u2013 2011. Ai v\u00ebrejti se pagesa e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb ishte kryer vet\u00ebm nj\u00eb muaj pasi ishte em\u00ebruar si prokuror. Sipas subjektit, familja kishte pasur mund\u00ebsi t\u00eb kursente prej vitit 2008 kur ai kishte filluar Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs dhe trajtohej me burs\u00eb.<\/p>\n<p>Berexha k\u00ebrkoi q\u00eb lidhur me k\u00ebstin e par\u00eb, t\u00eb konsideorhet se t\u00eb ardhurat jan\u00eb krijuar para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs. Sipas tij, prind\u00ebrit kan\u00eb qen\u00eb pun\u00ebtor\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb dhe kan\u00eb kyer edhe pun\u00eb informale.<\/p>\n<p>Subjekti pretendoi se t\u00eb ardhurat nga shitja e apartamentit n\u00eb Kavaj\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 3.1 milion\u00eb lek\u00eb, ato nga shitja e dy ngastrave tok\u00eb nga e \u00ebma, si dhe t\u00eb ardhurat nga pagat dhe kursimet, ishin t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr shlyerjen e gjith\u00eb k\u00ebsteve t\u00eb apartamentit n\u00eb Yzberisht.<\/p>\n<p>Po ashtu, k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb mos p\u00ebrfshihen n\u00eb analiz\u00ebn financiare shpenzimet e udh\u00ebtimeve q\u00eb sipas tij i ka mbuluar shkolla. Berexha pohoi se n\u00eb vitin 2010 rezultonte bilanc pozitiv n\u00eb shum\u00ebn rreth 500 mij\u00eb lek\u00eb q\u00eb ishte mbartur n\u00eb 2011-\u00ebn, vit n\u00eb t\u00eb cilin k\u00ebmb\u00ebnguli se ishin krijuar s\u00ebrish kursime.<\/p>\n<p>Subjekti shtoi se n\u00eb vitin 2011 faktohej se kishte t\u00ebrhequr nga banka reth 581 mij\u00eb lek\u00eb prej burs\u00ebs, me t\u00eb cilat kishte koontribuar p\u00ebr apartamentin.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim ai k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb konsiderohej n\u00eb analiz\u00eb nj\u00eb shum\u00eb 800 mij\u00eb lek\u00eb, sipas tij t\u00eb p\u00ebrfituar nga n\u00ebna n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb dh\u00ebnies s\u00eb pjes\u00ebs s\u00eb saj takuese t\u00eb tok\u00ebs, nip\u00ebrve. Berexha shpjegoi se transaksioni ishte kryer si dhurim, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb leht\u00ebsohej procedura e kalimit t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb tek personat e af\u00ebrm. Megjith\u00ebse nga hetimi ka rezultuar se n\u00ebna i\u2019ua ka dhuruar nipave pjes\u00ebn e saj t\u00eb tok\u00ebs, subjekti theksoi se nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb nuk mund t\u00eb ndodte n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur duhej t\u00eb blihej banesa. Sipas tij, n\u00ebna e ka mar\u00eb vler\u00ebson 800 mij\u00eb lek\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb shpenzuar p\u00ebr mobilim.<\/p>\n<p>Ai pohoi se e kishte m\u00ebsuar gjat\u00eb hetimit administrativ se nuk ishin shlyer detyrimet tatimore p\u00ebr vler\u00ebn e p\u00ebrfituar dh se k\u00ebt\u00eb gj\u00eb e kishte realizuar menj\u00ebher\u00eb sapo ishte vendosur n\u00eb dijeni.<\/p>\n<p>Sipas subjektit, pamund\u00ebsit\u00eb e konstatuara nga KPK rjedhin si pasoj\u00eb e p\u00ebrllogaritjes s\u00eb shpenzimeve jetike prej vitit 1994. Ai theksoi se t\u00eb ardhurat e prind\u00ebrve jan\u00eb m\u00eb t\u00eb larta se shpenzimet.<\/p>\n<p>Pamund\u00ebsi jan\u00eb konstatuar n\u00eb vitin 2013 n\u00eb vler\u00ebn 951 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr krijimin\u00a0 nj\u00eb depozite dhe nj\u00eb shum\u00ebn 32 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti n\u00eb 2015-\u00ebn.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare e kryer vet\u00ebm p\u00ebr subjektin dhe bashk\u00ebjetuesen pas fillimit t\u00eb detyr\u00ebs, ka rezultuar nj\u00eb balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 77 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Berexha kund\u00ebrshtoi edhe balancat e vogla negative t\u00eb konstatuara p\u00ebr blerjen e automjetit dhe analiz\u00ebn financiare p\u00ebr periudh\u00ebn 210-2016.<\/p>\n<p>Ai deklaroi se n\u00eb koh\u00ebn kur kishte bler\u00eb makin\u00ebn, p\u00ebr shpenzimet kishte p\u00ebrdorur gjendjen cash. Subjekti k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb korrigjohen shpenzimet e udh\u00ebtimeve t\u00eb bashk\u00ebjetueses dhe k\u00ebmb\u00ebnguli se rr\u00ebzoheshin edhe bilancet e tjera negative.<\/p>\n<p>\u201cPasuria neto gjat\u00eb ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs \u00ebsht\u00eb disa her\u00eb m\u00eb e vog\u00ebl nga t\u00eb ardhurat\u201d, v\u00ebrejti subjekti.<\/p>\n<p>N\u00eb aspektin profesional u evidentuan disa \u00e7\u00ebshtje t\u00eb denoncuara nga publiku, n\u00eb t\u00eb cilat Komisioni ka v\u00ebrejtur se subjekti dukej se nuk kishte kryer veprime hetimore, q\u00eb n\u00eb disa raste ishin urdh\u00ebruar nga gjykata q\u00eb kishte prishur vendime t\u00eb tij p\u00ebr mosfillimin e procedimeve penale.<\/p>\n<p>Sipas Berexh\u00ebs, n\u00eb rastin e denoncuesit A.E., gjykata e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb nuk i kishte l\u00ebn\u00eb detyra, por kishte qen\u00eb Apeli q\u00eb kishte caktuar e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb nuk q\u00ebndronte konstatimi i b\u00ebr\u00eb se nuk ishin kryer veprimet hetimore t\u00eb k\u00ebrkuara.<\/p>\n<p>Lidhur me nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje tjet\u00ebr p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn u konstatua po ashtu se dukej se subjekti nuk kishte kryer hetime, ai u mbrojt duke u shprehur se kishte vendosur mosfillimin, pasi nuk kishte vep\u00ebr penale.<\/p>\n<p>KPK konstatoi edhe periudha t\u00eb gjata n\u00eb t\u00eb cilat subjekti nuk ka kryer veprime hetimore. Berexha u mbrojt me faktin se nuk kishte pasur emra t\u00eb regjistruar n\u00eb k\u00ebto procedime penale e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb nuk kishte afate.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb seanc\u00ebs, subjekti u pyet nd\u00ebr t\u00eb tjera nga v\u00ebzhguesja nd\u00ebrkomb\u00ebtare Marie Tuma, lidhur me dy vendimarje t\u00eb tij p\u00ebr mosfillim t\u00eb hetimit t\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtjeje.<\/p>\n<p>Ai shpjegoi se n\u00eb vitin 2014 kishte vendosur mosfillimin e procedimit penal pasi kjo \u00e7\u00ebshtje ishte hetuar m\u00eb par\u00eb n\u00eb 2010-\u00ebn nga nj\u00eb tjet\u00ebr koleg q\u00eb e kishte pushuar, e p\u00ebr rjedhoj\u00eb e kishte konsideruar si gj\u00eb t\u00eb gjykuar. Nd\u00ebrsa p\u00ebr vendimin e dyt\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb pasi gjykata kishte urdh\u00ebruar kryerjen e veprimeve hetimore, Berexha tha se kjo vendimarje vinte si pasoj\u00eb e parashkrimit t\u00eb vepr\u00ebs penale.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim prokurori Arb\u00ebr Berexha k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb. KPK njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb dat\u00eb 12 janar, n\u00eb or\u00ebn 09:45.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurori i Tiran\u00ebs, Arb\u00ebr Berexha u p\u00ebrball t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn m\u00eb 10 janar me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dha shpjegime p\u00ebr barrat e prov\u00ebs n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb dhe gjetjet p\u00ebr profesionalizmin. Berexha u vler\u00ebsua pozitivisht p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs. Procesi i vetingut p\u00ebr prokurorin Arb\u00ebr Berexha po kryhet nga [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":77639,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2],"tags":[1284,365,288,118,172,1013,119,122],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2024\/01\/Arber-Berexha-pas-seances-degjimore-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Arb\u00ebr Berexha pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77638"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=77638"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77638\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":77640,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77638\/revisions\/77640"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/77639"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=77638"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=77638"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=77638"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}