{"id":77665,"date":"2024-01-13T12:57:50","date_gmt":"2024-01-13T11:57:50","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-i-gjen-te-drejta-konkluzionet-e-kpk-per-shkarkimin-e-gjyqtares-rezarta-balliu\/2024\/01\/13\/"},"modified":"2024-01-13T12:58:19","modified_gmt":"2024-01-13T11:58:19","slug":"kpa-i-gjen-te-drejta-konkluzionet-e-kpk-per-shkarkimin-e-gjyqtares-rezarta-balliu","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-i-gjen-te-drejta-konkluzionet-e-kpk-per-shkarkimin-e-gjyqtares-rezarta-balliu\/2024\/01\/13\/","title":{"rendered":"KPA i gjen t\u00eb drejta konkluzionet e KPK p\u00ebr shkarkimin e gjyqtares Rezarta Balliu"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA vendosi m\u00eb 25 shtator 2023 t\u00eb l\u00ebr\u00eb n\u00eb fuqi shkarkimin nga detyra t\u00eb gjyqtares s\u00eb Tiran\u00ebs, Rezarta Balliu, pasi i gjeti t\u00eb drejta thuajse t\u00eb gjitha konkluzionet e Komisionit p\u00ebr bilancet negative n\u00eb krijimin e pasurive, p\u00ebr veprime fiktive e deklarim t\u00eb rrem\u00eb. KPK e shpalli shkarkimin nga detyra t\u00eb Balliut m\u00eb 9 korrik 2021 duke konsideruar t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr vendimarrjen vet\u00ebm gjetjet p\u00ebr pasurin\u00eb.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb shqyrtimit t\u00eb ankimit t\u00eb Balliut, Kolegji i ka gjetur t\u00eb pabazuara pretendimet lidhur me shkaqet procedurale, duke vler\u00ebsuar se nuk konstatohen veprime t\u00eb Komisionit t\u00eb cilat n\u00eb vetvete mund t\u00eb p\u00ebrb\u00ebnin cenim t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb subjektit p\u00ebr nj\u00eb proces t\u00eb pavarur dhe t\u00eb paansh\u00ebm, apo q\u00eb jan\u00eb tejkalim i tagrave t\u00eb KPK p\u00ebr vendimarrje apo hetim.<\/p>\n<p>Po ashtu, KPA ka rr\u00ebzuar edhe pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb shkaqeve t\u00eb ngritura p\u00ebr pasurin\u00eb.<\/p>\n<p>Kolegji gjeti t\u00eb drejta edhe p\u00ebrfundimet e Komisionit se bashk\u00ebshorti i subjektit, ish-gjyqtari i Apelit Durr\u00ebs, Arjan Balliu kishte kryer deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb ardhurat e pasurit\u00eb; se kishte b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb rrem\u00eb e fshjehje; se dhe se kishte n\u00ebnshkruar kontrat\u00eb fiktive p\u00ebr shitjen e nj\u00eb apartamenti me q\u00ebllim justifikimin e burimeve financiare p\u00ebr pasurit\u00eb e tjera; si dhe se ishte gjendur n\u00eb kushtet e konfliktit n\u00eb gjykimin e nj\u00eb \u00e7\u00ebshtjeje.<\/p>\n<p>KPK ka konstatuar pamund\u00ebsi p\u00ebr nj\u00eb investim n\u00eb bono thesari n\u00eb vler\u00ebn 3 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitet 2004 \u2013 2006. Balliu ka deklaruar si burime shum\u00ebn 1.5 milion\u00eb lek\u00eb kursime familjare dhe 1.5 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb tjera t\u00eb depozituara n\u00eb favor t\u00eb babait, p\u00ebr pamund\u00ebsi fizike t\u00eb tij.\u00a0Sipas KPK, prind\u00ebrit e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit si dhe bashk\u00ebshort\u00ebt Balliu nuk kishin mund\u00ebsi financiare p\u00ebr investimin e pretenduar. Po ashtu, \u00ebsht\u00eb konkluduar se nuk \u00ebsht\u00eb provuar kthimi i interesave t\u00eb p\u00ebrfituara prej babait t\u00eb saj, si dhe t\u00eb \u00bd e vler\u00ebs s\u00eb bonove.<\/p>\n<p>Subjekti ka pretenduar n\u00eb ankim se burimi krijimit t\u00eb shum\u00ebs 1.5 milion lek\u00eb t\u00eb depozituara prej bashk\u00ebshortit p\u00ebr llogari t\u00eb babait, kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga dh\u00ebnia me qira e pronave n\u00eb qytetin e Durr\u00ebsit prej vitit 2000 e n\u00eb vijim, nd\u00ebrsa si burim i pjes\u00eb s\u00eb tyre po 1.5 milion lek\u00eb kan\u00eb qen\u00eb kursimet familjare t\u00eb krijuara nga t\u00eb ardhurat n\u00eb vite nga pagat.<\/p>\n<p>Trupi gjykues i Kolegjit vler\u00ebson se mbetet e paprovuar me dokumentacion se babai i subjektit ka qen\u00eb pronar i \u00bd s\u00eb shum\u00ebs s\u00eb investuar prej bashk\u00ebshortit t\u00eb saj n\u00eb bono thesari, pasi ky fakt nuk \u00ebsht\u00eb deklaruar n\u00eb vitin 2004 si dhe as n\u00eb vijim, duke u sh\u00ebnuar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d, p\u00ebr efekt t\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>\u201cPavar\u00ebsisht se subjekti i rivler\u00ebsimit n\u00eb deklarimin e DPV-s\u00eb t\u00eb vitit 2004 referon nj\u00eb detyrim ndaj t\u00eb atit n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn vler\u00eb, nuk rezulton asnj\u00eb specifikim q\u00eb t\u00eb lidh\u00eb k\u00ebt\u00eb shum\u00eb detyrimi me blerjen e bonove t\u00eb thesarit apo t\u00eb ndarjes n\u00eb pjes\u00eb takuese midis babait dhe bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit\u201d, v\u00ebren KPA dhe shton se nga subjekti nuk \u00ebsht\u00eb deklaruar as kthimi mbrapsht i shum\u00ebs s\u00eb bonove t\u00eb thesarit babait, apo viti kur jan\u00eb kthyer k\u00ebto shuma.<\/p>\n<p>P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, vler\u00ebsohet si deklarativ pretendimi se babai ka qen\u00eb pronar i \u00bd s\u00eb shum\u00ebs s\u00eb investuar n\u00eb bono thesari.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, KPA konstaton se \u00ebsht\u00eb i v\u00ebrtet\u00eb fakti se babai i subjektit ka pasur n\u00eb pron\u00ebsi pasuri t\u00eb paluajtshme, t\u00eb cilat rezulton se i ka dh\u00ebn\u00eb me qira dhe ka p\u00ebrfituar t\u00eb ardhura prej tyre. N\u00eb vendim evidentohet se KPK i ka llogaritur dhe i ka marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb ato n\u00eb vler\u00ebn prej 2 milion\u00eb e 280 mij\u00eb lek\u00ebsh. Nd\u00ebrsa p\u00ebr t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara para vitit 2003, trupi gjykues \u00e7mon se nuk mund t\u00eb konsiderohen, pasi nuk \u00ebsht\u00eb paraqitur dokumentacion ligjor justifikues q\u00eb do t\u00eb v\u00ebrtetonte pagimin e detyrimeve tatimore p\u00ebr t\u00eb ardhurat nga qiraja.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Kolegji e gjen t\u00eb konfirmuar diferenc\u00ebn negative n\u00eb shum\u00ebn 923 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr investimin e kryer n\u00eb bono thesari dhe vler\u00ebson se Balliu gjendet n\u00eb kushtet e deklarimit t\u00eb pasakt\u00eb e t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm lidhur me burimin e krijimit t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Komisioni i ka vler\u00ebsuar t\u00eb pasakta dhe t\u00eb rreme deklarimet e Balliut n\u00eb lidhje me burimin e krijimit t\u00eb nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 70.8 m2 dhe garazh n\u00eb Tiran\u00eb, i bler\u00eb p\u00ebr vler\u00ebn 28 mij\u00eb USD n\u00eb vitin 2001. Po ashtu, \u00ebsht\u00eb konstatuar pamjaftueshm\u00ebri burimesh n\u00eb shum\u00ebn 3.6 milion\u00eb lek\u00eb. Shitjen e k\u00ebsaj pasurie, KPK e \u00e7moi si veprim fiktiv, me q\u00ebllim justifikimin e blerjes s\u00eb nja pasurie tjet\u00ebr. Tjet\u00ebr konstatim i Komisionit, ishte dhe mospasqyrimi n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d i nj\u00eb pasurie n\u00eb posedim dhe p\u00ebrdorim prej vitit 2012, ndodhur n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn adres\u00eb, si dhe as burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb krijimit.<\/p>\n<p>Balliu ka kund\u00ebrshtuar n\u00eb ankim, duke pretenduar se burimi ligjsh\u00ebm financiar p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb vitin 2001 kan\u00eb qen\u00eb kursimet familjare nga t\u00eb ardhurat nga pagat e saj dhe t\u00eb bashk\u00ebshortit n\u00eb vitet 1991-2001, si dhe vlera prej 1 milion lek\u00ebsh e p\u00ebrfituar nga puna dhe t\u00eb ardhurat si emigrant ekonomik i vjehrrit H. B., n\u00eb Greqi. Ajo e ka cil\u00ebsuar t\u00eb padrejt\u00eb moskonsiderimin n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb t\u00eb ardhurave nga puna n\u00eb emigracion e vjehrrit dhe nga pensioni i tij, si dhe t\u00eb ardhurat nga asistenca dhe puna e vjehrr\u00ebs s\u00eb saj p\u00ebr periudh\u00ebn 1992 &#8211; 2001.<\/p>\n<p>Kolegji konstaton se vet\u00ebm gjat\u00eb hetimit administrativ n\u00eb Komision subjekti ka deklaruar se si burim krijimi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri kan\u00eb sh\u00ebrbyer t\u00eb ardhurat e vjehrrit, ndryshe nga sa ka deklaruar bashk\u00ebshorti i saj n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d dhe n\u00eb deklarimin fillestar t\u00eb vitit 2003.<\/p>\n<p>Nj\u00eb fakt tjet\u00ebr kontradiktor lidhur me burimin e krijimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie Kolegji ka gjetur edhe n\u00eb nj\u00eb dokumentin p\u00ebr dh\u00ebnien e dhurat\u00ebs 15 mij\u00eb USD nga babai i subjektit, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ajo ka paraqitur n\u00eb Komision deklarat\u00eb noteriale t\u00eb n\u00ebn\u00ebs, t\u00eb vitit 2015, ku \u00ebsht\u00eb shprehur se i ka falur vajz\u00ebs nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb tyre nga qirat\u00eb e pronave, rreth viteve 2002- 2004, p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb nj\u00eb banes\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNga p\u00ebrmbajtja e k\u00ebsaj deklarate, rezulton se shuma \u00ebsht\u00eb deklaruar me destinacion apartamentin n\u00eb Tiran\u00eb, fakt q\u00eb bie ndesh me pretendimin e subjektit se shum\u00ebn n\u00eb fjal\u00eb [15.000 USD] nuk e ka p\u00ebrdorur p\u00ebr blerjen e apartamentit\u201d, v\u00ebren KPA dhe vler\u00ebson se deklarimet e subjektit n\u00eb lidhje me burimin e krijimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie jan\u00eb kontradiktore dhe t\u00eb pasakta.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, Kolegji vler\u00ebson se subjekti nuk arriti t\u00eb provoj\u00eb ekzistenc\u00ebn dhe vler\u00ebn e t\u00eb ardhurave t\u00eb vjehrrit t\u00eb saj, si dhe as ligjshm\u00ebrin\u00eb e tyre. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, edhe KPA \u00e7mon se nuk jan\u00eb provuar burimet e ligjshme p\u00ebr vlerjen e apartamentit n\u00eb vitin 2001 n\u00eb shum\u00ebn 28 mij\u00eb USD dhe mbulimi shpenzimeve t\u00eb mobilimit.<\/p>\n<p>Lidhur me konstatimin e Komisionit p\u00ebr fiktivitet n\u00eb shitjen e k\u00ebsaj pasurie n\u00ebn\u00ebs s\u00eb subjektit p\u00ebr vler\u00ebn 8.8 milion\u00eb lek\u00eb, Balliu ka pretenduar se jan\u00eb respektuar t\u00eb gjitha dispozitat e Kodit Civil mbi kontrat\u00ebn e shitjes dhe p\u00ebr t\u00eb jan\u00eb shlyer edhe detyrimet tatimore, me nj\u00eb vler\u00eb reale pasurie pas rivler\u00ebsimit t\u00eb pron\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebr pamjaftueshm\u00ebrin\u00eb e burimeve t\u00eb ligjshme t\u00eb n\u00ebn\u00ebs s\u00eb saj p\u00ebr blerjen e banes\u00ebs n\u00eb shum\u00ebn 8.8 milion\u00eb lek\u00eb, ajo ka pretenduar se referuar dokumentacionit t\u00eb dor\u00ebzuar, prind\u00ebrit kan\u00eb pasur t\u00eb ardhura nga dh\u00ebnia me qira e pronave n\u00eb vlera t\u00eb konsiderueshme.<\/p>\n<p>Sipas subjektit kontratat e qiras\u00eb dhe shkresat e Drejtoris\u00eb s\u00eb Tatimeve v\u00ebrtetojn\u00eb ligjshm\u00ebrin\u00eb e t\u00eb ardhurave t\u00eb p\u00ebrfituara nga qiraja.<\/p>\n<p>Kolegji v\u00ebren se kontrata e shitjes s\u00eb apartamentit n\u00eb vitin 2012 p\u00ebr vler\u00ebn 8.8 milion\u00eb lek\u00eb, \u00ebsht\u00eb e vetmja gjurm\u00eb q\u00eb ka l\u00ebn\u00eb ky veprim juridik. Nuk rezulton q\u00eb subjekti t\u00eb ket\u00eb deklaruar gjendjen cash n\u00eb fund t\u00eb vitit, sikurse n\u00eb asnj\u00eb nga vitet pasardh\u00ebse shum\u00ebn q\u00eb do t\u2019i korrespondonte vler\u00ebs s\u00eb mbetur nga t\u00eb ardhurat e k\u00ebtij transaksioni pas blerjes s\u00eb nj\u00eb automjeti po n\u00eb 2012-\u00ebn.<\/p>\n<p>Sipas KPA, subjekti ka deklaruar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb gjendje cash duke iu referuar t\u00eb ardhurave nga shitja e apartamentit, n\u00eb deklarat\u00ebn periodike t\u00eb vitit 2016, plot\u00ebsuar pas deklarat\u00ebs s\u00eb pasuris\u00eb vetting, n\u00eb muajin mars t\u00eb 2017-\u00ebs, koh\u00eb q\u00eb p\u00ebrkon me nisjen e procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>\u201cEdhe n\u00eb deklarat\u00ebn e pasuris\u00eb [vetting], bashk\u00ebshorti i subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, jo vet\u00ebm q\u00eb nuk ka specifikuar vler\u00ebn monetare t\u00eb pretenduar se ka mbetur cash n\u00eb sht\u00ebpi nd\u00ebr vite, por e ka deklaruar apartamentin n\u00eb pron\u00ebsi 100%, ndon\u00ebse ka deklaruar t\u00eb ardhura nga shitja e k\u00ebtij apartamenti\u201d, konstaton Kolegji dhe cil\u00ebson si fakt shtes\u00eb n\u00eb p\u00ebrforcimin e argumentit se kontrata e shitjes \u00ebsht\u00eb fiktive deklarat\u00ebn noteriale t\u00eb vitit 2015 t\u00eb l\u00ebshuar nga n\u00ebna e subjektit, ku konfirmohet dhurimi i nj\u00eb shume 15 mij\u00eb euro p\u00ebr blerje apartamenti.<\/p>\n<p>\u201cFakti q\u00eb prind\u00ebrit e subjektit pretendohet t\u00eb ken\u00eb kontribuar vazhdimisht dhe rregullisht n\u00eb dobi t\u00eb mir\u00ebqenies financiare t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit dhe familjes s\u00eb saj e b\u00ebn t\u00eb pakuptimt\u00eb faturimin ndaj tyre t\u00eb vler\u00ebs s\u00eb apartamentit, sipas kontrat\u00ebs s\u00eb shitjes, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb referuar deklarimit t\u00eb subjektit n\u00eb deklarat\u00ebn periodike t\u00eb vitit 2003, prind\u00ebrit kishin kontribuar nj\u00eb her\u00eb p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se gjysm\u00ebn e vler\u00ebs s\u00eb blerjes s\u00eb k\u00ebtij apartamenti\u201d, citohet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Nga dokumentacioni i administruar jan\u00eb evidentuar t\u00eb ardhura t\u00eb p\u00ebrfituara nga qiradh\u00ebnia e pronave n\u00eb Durr\u00ebs nga prind\u00ebrit e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, por sipas KPA, nuk \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar pagesa e detyrimeve tatimore e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb ligjshm\u00ebria e tyre p\u00ebr t\u00eb mbuluar vler\u00ebn 8.8 milion\u00eb lek\u00ebsh.<\/p>\n<p>Duke konsideruar dhe faktin se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb prind\u00ebrit e subjektit kan\u00eb b\u00ebr\u00eb investime n\u00eb pasuri dhe investime t\u00eb tjera si bono thesari, depozita dhe dhurime, p\u00ebr t\u00eb cilat analiza financiare e kryer n\u00eb KPK ka rezultuar me balanc\u00eb negative, edhe Kolegji vler\u00ebson se n\u00ebna e subjektit nuk ka pasur mund\u00ebsi financiare t\u00eb ligjshme p\u00ebr blerjen e apartamentit.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Kolegji \u00e7mon se subjekti i rivler\u00ebsimit ka kryer deklarim t\u00eb rrem\u00eb n\u00eb deklarat\u00ebn e pasuris\u00eb s\u00eb rivler\u00ebsimit p\u00ebr sa i p\u00ebrket burimit t\u00eb krijimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie dhe se ka munges\u00eb burimesh t\u00eb ligjshme p\u00ebr krijimin e saj.<\/p>\n<p>Gjithashtu, vler\u00ebsohet se Balliu ka qen\u00eb kontradiktore n\u00eb deklarimin e kryer n\u00eb deklarat\u00ebn e pasuris\u00eb dhe deklaratat e interesave periodike vjetore, si dhe p\u00ebrgjat\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Kontrata e lidhur mes bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit dhe n\u00ebn\u00ebs s\u00eb saj p\u00ebr shtiblerjen e k\u00ebtij apartamenti, konsiderohet fiktive.<\/p>\n<p>Konkluzioni p\u00ebr t\u00eb ardhurat e pretenduara si t\u00eb p\u00ebrfituara nga shitja e apartamentit n\u00eb vitin 2012, kan\u00eb ndikuar n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb nj\u00eb gjendje cash 1 milion lek\u00eb. \u201cN\u00eb kushtet kur burimi i krijimit t\u00eb vler\u00ebs cash t\u00eb deklaruar nga subjekti i rivler\u00ebsimit n\u00eb deklarat\u00ebn e pasuris\u00eb vetting jan\u00eb t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga shitja e apartamentit me sip\u00ebrfaqe 70,8 m2 , n\u00eb Tiran\u00eb, q\u00eb u konsideruan si veprime fiktive me q\u00ebllim justifikimin e krijimit t\u00eb pasurive t\u00eb tjera ([\u2026]), trupi gjykues vler\u00ebson se p\u00ebr gjendjen cash t\u00eb ndodhur n\u00eb banes\u00eb subjekti i rivler\u00ebsimit ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb dhe t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm\u201d, citohet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Situat\u00eb e nj\u00ebjt\u00eb konstatohet dhe p\u00ebr vlerjen e nj\u00eb automjeti p\u00ebr \u00e7mimin 25 mij\u00eb euro n\u00eb vitin 2012, pasi jan\u00eb deklaruar si burim t\u00eb ardhurat nga shitja e apartamentit.<\/p>\n<p>KPA vler\u00ebson se subjekti ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb p\u00ebr burimin e nj\u00eb apartamenti m\u00eb sip\u00ebrfaqe 70 m2, si dhe se gjendet n\u00eb kushtet e pamund\u00ebsis\u00eb financiare p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>Konstatimi i konfliktit t\u00eb interesit n\u00eb gjykimin e nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje nga bashk\u00ebshorti, ku pal\u00eb ka qen\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesi me prokuror\u00eb i shoq\u00ebris\u00eb q\u00eb ka shitur apartamentin, \u00e7mohet se nuk mund t\u00eb ngarkoj\u00eb subjektin me p\u00ebrgjegj\u00ebsi.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Kolegji ka arritur n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr konkluzion nga Komisioni lidhur me burimet q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti n\u00eb shum\u00ebn 1 milion lek\u00eb t\u00eb bler\u00eb t\u00eb vitin 1999. Nga analiza financiare e kryer n\u00eb KPA, ka rezultuar se Balliu ka pasur mund\u00ebsi p\u00ebr blerjen e k\u00ebtij automjeti.<\/p>\n<p>Trupi gjykues v\u00ebren se ky ndryshim i vlerave erdhi si rezultat i faktit se n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb kryer n\u00eb Kolegj, shpenzimet e jetes\u00ebs kan\u00eb rezultuar m\u00eb t\u00eb ulta. Gjithashtu, jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb edhe t\u00eb ardhurat nga paga e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, t\u00eb rillogaritura p\u00ebr periudh\u00ebn 1996-1998, t\u00eb cilat nuk ishin llogaritur m\u00eb par\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn e Komisionit.<\/p>\n<p>Po, ashtu, konkluzionet e KPK p\u00ebr nj\u00eb apartament n\u00eb Kavaj\u00eb, n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb subjektit, jan\u00eb gjetur pa pesh\u00eb n\u00eb kontrollin e vendimit t\u00eb shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb Kolegji nuk \u00ebsht\u00eb shprehur me nj\u00eb vler\u00ebsim.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA vendosi m\u00eb 25 shtator 2023 t\u00eb l\u00ebr\u00eb n\u00eb fuqi shkarkimin nga detyra t\u00eb gjyqtares s\u00eb Tiran\u00ebs, Rezarta Balliu, pasi i gjeti t\u00eb drejta thuajse t\u00eb gjitha konkluzionet e Komisionit p\u00ebr bilancet negative n\u00eb krijimin e pasurive, p\u00ebr veprime fiktive e deklarim t\u00eb rrem\u00eb. KPK e shpalli shkarkimin nga detyra [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":77666,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,114],"tags":[306,111,103,112,1201],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Rezarta-Balliu-pas-vendimit-.jpg","fifu_image_alt":"Rezarta Balliu (Vigani) pas vendimit t\u00eb shkarkimit. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77665"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=77665"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77665\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":77667,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77665\/revisions\/77667"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/77666"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=77665"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=77665"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=77665"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}