{"id":77677,"date":"2024-01-15T16:38:38","date_gmt":"2024-01-15T15:38:38","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-urdheron-komisioneren-publike-te-mbaj-qendrim-mbi-gjetjen-e-onm-se\/2024\/01\/15\/"},"modified":"2024-01-15T16:40:00","modified_gmt":"2024-01-15T15:40:00","slug":"kpa-urdheron-komisioneren-publike-te-mbaj-qendrim-mbi-gjetjen-e-onm-se","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-urdheron-komisioneren-publike-te-mbaj-qendrim-mbi-gjetjen-e-onm-se\/2024\/01\/15\/","title":{"rendered":"KPA urdh\u00ebron Komisioneren Publike t\u00eb mbaj q\u00ebndrim mbi gjetjen e ONM-s\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit (KPA) mori vendim t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb urdh\u00ebruar Komisioneren Publike q\u00eb t\u00eb dal\u00eb me q\u00ebndrim sa i p\u00ebrket nj\u00eb gjetje t\u00eb Operacionit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Monitorimit (ONM) n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen ndaj prokurorit Ylli Bashaj.<\/p>\n<p>Gjetja e ONM u paraqit n\u00eb seanc\u00ebn e m\u00ebparshme dhe q\u00eb si\u00e7 u p\u00ebrmblodh nga pal\u00ebt t\u00eb h\u00ebn\u00ebn, kishte t\u00eb b\u00ebnte me pasurin\u00eb e Bashajt dhe dyshimet e ngritura rreth saj. Bashaj e cil\u00ebsoi at\u00eb si mendim personal t\u00eb v\u00ebzhguesve dhe k\u00ebmb\u00ebnguli se kjo gjetje tejkalonte shkaqet e ankimit. Ai theksoi se pretendimet e ngritura n\u00eb gjetje nuk q\u00ebndronin.<\/p>\n<p>Komisionerja Publike, Irena Nino e pyetur n\u00eb seanc\u00eb nga kryesuesja Albana Shtylla dhe m\u00eb pas nga relatorja Natasha Mulaj, e shmangu p\u00ebrgjigjen e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb mbi gjetjen e ONM. Nino tha se do t\u00eb shprehej p\u00ebr t\u00eb n\u00eb bisedimet p\u00ebrfundimtare t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes. Por pasi d\u00ebgjoi pal\u00ebt, trupa e mbledhur n\u00eb dhom\u00eb k\u00ebshillimi u shpreh ndryshe.<\/p>\n<p>Fillimisht KPA b\u00ebri me dije se gjetja do t\u00eb pranohej si prov\u00eb n\u00eb proces. M\u00eb pas Kolegji urdh\u00ebroi komisioneren Nino q\u00eb t\u00eb shprehej me shkrim n\u00eb lidhje me q\u00ebndrimin e saj mbi k\u00ebt\u00eb gjetje. Gerrit Sprenger, v\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar i pranish\u00ebm n\u00eb seanc\u00eb, po ashtu u shpreh se Komisioneri Publik duhej t\u00eb paraqiste q\u00ebndrim t\u00eb qart\u00eb me shkrim n\u00eb lidhje me gjetjen e ONM-s\u00eb. KPA i la koh\u00eb Komisioneres t\u00eb paraqes\u00eb q\u00ebndrimin e saj deri n\u00eb seanc\u00ebn e radh\u00ebs m\u00eb 19 janar.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs pal\u00ebt paraqit\u00ebn parashtrimet e tyre. Nino i q\u00ebndroi ankimit t\u00eb saj dhe vuri n\u00eb dukje se k\u00ebrkonte shqyrtim t\u00eb gjendjes financiare t\u00eb subjektit dhe transaksioneve mbi nj\u00eb apartament t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2000.<\/p>\n<p>\u201cSi p\u00ebrfundim, Komisioneri Publik, n\u00eb t\u00eb tilla rrethana, brenda kompetencave t\u00eb tij kushtetuese, n\u00eb zbatim dhe t\u00eb rekomandimit t\u00eb ONM-s\u00eb, vler\u00ebson se shkaqet e ankimit n\u00eb vler\u00ebsimin e kriterit t\u00eb pasuris\u00eb, do t\u00eb duhet t\u00eb gjejn\u00eb p\u00ebrgjigje gjat\u00eb vler\u00ebsimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb Kolegj\u201d, u shpreh Nino.<\/p>\n<p>Bashaj i kund\u00ebrshtoi gjetjet dhe k\u00ebrkoi q\u00eb vendimi i Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit (KPK) t\u00eb q\u00ebndronte n\u00eb fuqi. Bashaj po ashtu kund\u00ebrshtoi edhe pretendimet e ngritura n\u00eb gjetjen e ONM-s\u00eb duke k\u00ebmb\u00ebngulur se rasti i tij nuk ishte i ngjash\u00ebm me ato t\u00eb sjella n\u00eb gjetje. Bashaj la t\u00eb kuptohej se opinioni i v\u00ebzhguesve e paragjykonte at\u00eb duke k\u00ebrkuar shkarkimin e tij.<\/p>\n<p>Si\u00e7 doli n\u00eb fjal\u00ebn e tij, gjetja apo opinioni i n\u00ebnshkruar nga tre v\u00ebzhgues i k\u00ebrkonte Kolegjit t\u00eb qart\u00ebsonte \u201ckriterin e proporcionalitetit\u201d mbi t\u00eb cilin KPK kishte vendosur konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb Bashajt. Ky i fundit k\u00ebmb\u00ebnguli se rastet e paraqitura si shembuj nuk ishin t\u00eb ngjashme me \u00e7\u00ebshtjen e tij.<\/p>\n<p>Po ashtu Bashaj kund\u00ebrshtoi gjetjen sa i p\u00ebrket shpenzimeve jetike.<\/p>\n<p>Sprenger e pyeti Bashaj mbi \u00e7mimin real t\u00eb apartamentit. Sipas parashtrimit t\u00eb v\u00ebzhguesit, subjekti i rivler\u00ebsimit kishte paguar 28 mij\u00eb euro n\u00eb vitin 2000 p\u00ebr apartamentin dhe kishte marr\u00eb n\u00eb vitin 2001 nj\u00eb kredi 8 mij\u00eb euro, po p\u00ebr k\u00ebt\u00eb apartament.<\/p>\n<p>Ose apartamenti kishte kushtuar 36 mij\u00eb euro, ose kontrata me shum\u00ebn 28 mij\u00eb euro ishte n\u00ebnshkruar p\u00ebr t\u00eb mund\u00ebsuar k\u00ebt\u00eb kredi, theksoi Sprenger.<\/p>\n<p>Bashaj k\u00ebmb\u00ebnguli se apartamenti kishte kushtuar 28 mij\u00eb euro. Ai tha se ishte e kuptueshme q\u00eb shuma e paguar n\u00eb vitin 2000 kishte qen\u00eb 20 mij\u00eb euro dhe se kjo ishte arsyeja pse ishte marr\u00eb kredia.<\/p>\n<p>Rasti i Bashaj po gjykohet nga nj\u00eb trup\u00eb e kryesuar nga Albana Shtylla, me an\u00ebtar Natasha Mulaj, Sokol \u00c7omo, Ina Rama dhe Mimoza Tasi.<\/p>\n<p>Bashaj, i cili u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit n\u00eb qershor t\u00eb vitit q\u00eb shkoi, p\u00ebrballet n\u00eb KPA me ankimin e Komisionerit Publik dhe nj\u00eb rekomandim t\u00eb ONM.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit (KPA) mori vendim t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb urdh\u00ebruar Komisioneren Publike q\u00eb t\u00eb dal\u00eb me q\u00ebndrim sa i p\u00ebrket nj\u00eb gjetje t\u00eb Operacionit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Monitorimit (ONM) n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen ndaj prokurorit Ylli Bashaj. Gjetja e ONM u paraqit n\u00eb seanc\u00ebn e m\u00ebparshme dhe q\u00eb si\u00e7 u p\u00ebrmblodh nga pal\u00ebt t\u00eb h\u00ebn\u00ebn, [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":77678,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[114,2],"tags":[407,911,789,892,112,1281,101,118,221,171,430,674,149,903,994],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2024\/01\/KPA-bashaj-seanca.jpg","fifu_image_alt":"Seanca e prkurorit Ylli Bashaj n\u00eb KPA | Foto: Vladimir Karaj","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77677"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=77677"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77677\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":77679,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77677\/revisions\/77679"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/77678"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=77677"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=77677"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=77677"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}