{"id":77680,"date":"2024-01-15T18:42:39","date_gmt":"2024-01-15T17:42:39","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/ndihmesja-ligjore-klerona-meci-perballet-me-probleme-per-pasurine-dhe-figuren\/2024\/01\/15\/"},"modified":"2024-01-15T18:44:09","modified_gmt":"2024-01-15T17:44:09","slug":"ndihmesja-ligjore-klerona-meci-perballet-me-probleme-per-pasurine-dhe-figuren","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/ndihmesja-ligjore-klerona-meci-perballet-me-probleme-per-pasurine-dhe-figuren\/2024\/01\/15\/","title":{"rendered":"Ndihm\u00ebsja ligjore Klerona Me\u00e7i p\u00ebrballet me probleme p\u00ebr pasurin\u00eb dhe figur\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p>Ndihm\u00ebsja ligjore pran\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme, Klerona Me\u00e7i u p\u00ebrball t\u00eb h\u00ebn\u00ebn m\u00eb 15 janar me probleme n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb dhe figur\u00ebs, si pasoj\u00eb e munges\u00ebs s\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme t\u00eb babait p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti t\u00eb p\u00ebrdorur prej saj, si dhe mos deklarimit n\u00eb formularin e kontrollit t\u00eb figur\u00ebs t\u00eb nj\u00eb procedimi t\u00eb t\u00eb atit p\u00ebr \u201cPastrim t\u00eb produkteve t\u00eb vepr\u00ebs penale&#8230;\u201d.<\/p>\n<p>Relatorja Xhensila Pine sqaroi n\u00eb fillim t\u00eb seanc\u00ebs se, n\u00eb momentin e hyrjes n\u00eb fuqi t\u00eb legjislacionit t\u00eb vetingut, se subjekti ka qen\u00eb n\u00eb nj\u00eb trung familjar me persona t\u00eb tjer\u00eb madhor\u00eb t\u00eb cil\u00ebt duhet t\u00eb plot\u00ebsonin deklarat\u00ebn e pasuris\u00eb si persona t\u00eb lidhur. Sipas Pines, duket se subjekti ka b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d, duke shmangur nga deklarimi dhe kontrolli pasurit\u00eb e familjar\u00ebve.<\/p>\n<p>Lidhur me k\u00ebt\u00eb barr\u00eb prove, Me\u00e7i deklaroi se mosplot\u00ebsimi deklarat\u00ebs veting nga an\u00ebtar\u00ebt e familjes s\u00eb origjin\u00ebs n\u00eb mosh\u00eb madhore nuk ishte kryer p\u00ebr shkak t\u00eb intepretimit t\u00eb saj. Sipas subjektit, ligji vetingut t\u00eb magjistrat\u00ebve u pezullua nga Gjykata Kushtetutese pas nj\u00eb k\u00ebrkese t\u00eb disa deputet\u00ebve p\u00ebr shfuqizim. Ajo shtoi se pezullimi ka zgjatur deri m\u00eb 19 shkurt 2017, koh\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ajo ishte ndar\u00eb nga trungu familjar. \u201cNuk kisha arsye t\u2019i fshihja pasi babai ka pasur sip\u00ebrmarrje nd\u00ebr vite\u201d, pohoi Me\u00e7i nd\u00ebr t\u00eb tjera.<\/p>\n<p><strong>Barrat e prov\u00ebs p\u00ebr pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>K\u00ebshilltarja Me\u00e7i ka pasqyruar n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d p\u00ebrdorimin e nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 102.6 m2 n\u00eb Selit\u00eb t\u00eb Vjet\u00ebr, n\u00eb Tiran\u00eb \u2013 pasuri e bler\u00eb nga babai p\u00ebr shum\u00ebn 79 mij\u00eb e 500 euro n\u00eb vitin 2016.<\/p>\n<p>Sipas KPK, transaksionet e kryera nd\u00ebrmjet babait t\u00eb subjektit, shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb tij dhe shoq\u00ebris\u00eb nd\u00ebrtuese, kan\u00eb sjell\u00eb paqart\u00ebsi n\u00eb lidhje me \u00e7mimin e blerjes s\u00eb k\u00ebtij apartamenti, si dhe me m\u00ebnyr\u00ebn e likujdimit.<\/p>\n<p>Pine v\u00ebrejti se subjekti nuk ka sh\u00ebnuar n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d burim t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb babait t\u00eb saj p\u00ebr pages\u00ebn\u00a0 e \u00e7mimit t\u00eb apartamentit, por ka bashk\u00eblidhur vet\u00ebm kontrat\u00ebn e sip\u00ebrmarrjes, ndon\u00ebse \u00ebsht\u00eb pranuar p\u00ebrdorimi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme i k\u00ebsaj pasurie prej saj, duke pasur detyrimin t\u00eb deklaroj\u00eb burimin e krijimit. KPK konstaton se Me\u00e7i nuk e ka p\u00ebrmbushur k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkes\u00eb ligjore me deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare paraprake e Komisionit ka rezultuar pamund\u00ebsi e babait t\u00eb Me\u00e7it p\u00ebr blerjen e k\u00ebsaj pasurie me burime t\u00eb ligjshme. Megjith\u00ebse babai i subjektit ka rezultuar aksioner n\u00eb tre shoq\u00ebri, sipas KPK, edhe pa u llogaritur shpenzimet p\u00ebr jetes\u00eb t\u00eb shtat\u00eb personave t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb ai kishte n\u00eb certifikat\u00eb familjare, pasurit\u00eb dhe shpenzimet e tjera, ka qen\u00eb e pamundur t\u00eb dokumentohet mund\u00ebsia financiare e tij me burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 44 mij\u00eb e 360 euro n\u00eb vitin 2016.<\/p>\n<p>E nj\u00ebjta situat\u00eb \u00ebsht\u00eb konstatuar dhe p\u00ebr pages\u00ebn e pjes\u00ebs s\u00eb mbetur t\u00eb \u00e7mimit n\u00eb vitin 2018, pasi nuk kan\u00eb rezultuar t\u00eb dh\u00ebna n\u00eb lidhje me t\u00eb ardhura nga shp\u00ebrndarja e divident\u00ebve p\u00ebr periudh\u00ebn 2014, deri n\u00eb dhjetor t\u00eb 2018-\u00ebs.<\/p>\n<p>Me\u00e7i ka deklaruar se babai i ka bler\u00eb nj\u00eb autovetur\u00eb t\u00eb llojit Benz n\u00eb shum\u00ebn 3500 euro dhe shpenzime zhdoganimi 104 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas dokumentacionit t\u00eb DPSHTRR t\u00eb administruar nga KPK, subjekti e ka bler\u00eb makin\u00ebn n\u00eb tetor t\u00eb vitit 2016 nga nj\u00eb shoq\u00ebri n\u00eb Gjermani.<\/p>\n<p>Por, bazuar n\u00eb kartel\u00ebn e regjistrimit t\u00eb mjetit n\u00eb shtetin gjerman, \u00ebsht\u00eb konstatuar se atje \u00ebsht\u00eb l\u00ebshuar leje dhe targa provizore me nj\u00eb adres\u00eb n\u00eb Sarand\u00eb, p\u00ebr nj\u00eb tjet\u00ebr person.<\/p>\n<p>Sipas relatores Pine, duket se ka mosp\u00ebrputhje t\u00eb personit q\u00eb i ka shitur k\u00ebt\u00eb automjet subjektit, pasi n\u00eb kart\u00ebn e regjistrimit n\u00eb Gjermani pronar rezulton shtetasi N.P., nd\u00ebrsa n\u00eb kontrat\u00ebn e paraqitur nga Me\u00e7i \u00ebsht\u00eb shoq\u00ebria A.G..<\/p>\n<p>Komisioni ngre paqart\u00ebsi n\u00eb lidhje me m\u00ebnyr\u00ebn dhe koh\u00ebn e pages\u00ebs s\u00eb k\u00ebtij \u00e7mimi dhe personin q\u00eb ka paguar detyrimet doganore. Pine konstatoi se subjekti ka shpjeguar se N.P. n\u00eb em\u00ebr t\u00eb t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb l\u00ebsuar leja dhe targa provizore \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mik i babait, i cili ka bler\u00eb mjetin n\u00eb Gjermani dhe e ka sjell\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak se shoq\u00ebrit\u00eb ku babai ka qen\u00eb aksioner nuk kan\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb dividend prej vitit 2014, n\u00eb analiz\u00ebn financiare jan\u00eb marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb me rezerv\u00eb t\u00eb ardhurat e tij nga pagat. Megjithat\u00eb, Me\u00e7it i \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar t\u00eb provoj\u00eb sakt\u00ebsisht burimin e ligjsh\u00ebm q\u00eb ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen e mjetit.<\/p>\n<p>Subjekti pohoi se p\u00ebr apartamentin dhe autovetur\u00ebn kishte dor\u00ebzuar nj\u00eb analiz\u00eb financiare t\u00eb hartuar nga nj\u00eb auditues, q\u00eb sipas saj e ka filluar analiz\u00ebn prej vitit 1993, kur babai ka krijuar hsoq\u00ebrin\u00eb e par\u00eb. Sipas saj, audituesi ka p\u00ebrllogaritur vlerat minimale prej nga ka rezultuar se t\u00eb ardhurat e babait p\u00ebr periudh\u00ebn 1993-2023 kapin vler\u00ebn 93 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo k\u00ebmb\u00ebnguli se babai ka pasur burime t\u00eb ligjshme t\u00eb mjaftueshme dhe se i ati nuk ishte penalizuar ndonj\u00ebher\u00eb p\u00ebr vlerat q\u00eb kishte disponuara si likujditete bankare. \u201cBankat kur kan\u00eb rezerva nuk e kryejn\u00eb transaksionin\u201d, tha ajo dhe shtoi se shumat q\u00eb ka disponuar i ati p\u00ebrputhen me deklarimet e saj gjat\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit dhe renditi vlerat e p\u00ebrfituara prej tij nga investimet, pagat dhe nga dividendi.<\/p>\n<p>Lidhur me procedur\u00ebn e ndjekur p\u00ebr blerjen e automjetit ajo shpjegoi se babai i kishte k\u00ebrkuar shtetasit N.P. q\u00eb t\u00eb blinte mjetin duke i dh\u00ebn\u00eb cash parat\u00eb. Sipas subjektit, kjo kishte qen\u00eb dhe arsyeja p\u00ebrse targat provizore ishin l\u00ebshuar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb N.P..<\/p>\n<p>\u201cBazuar n\u00eb parimin e objektivitetit dhe proporcionalitetit e kam p\u00ebrmbushur barr\u00ebn e prov\u00ebs\u201d, pohoi Me\u00e7i.<\/p>\n<p><strong>Figura<\/strong><\/p>\n<p>Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar, DSIK, nuk ka gjetur probleme p\u00ebr Me\u00e7in lidhur me past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs. N\u00eb deklarat\u00ebn p\u00ebr kontrollin e figur\u00ebs ajo ka sh\u00ebnuar se p\u00ebr daj\u00ebn kishte dijeni se kishte qen\u00eb i d\u00ebnuar n\u00eb Greqi p\u00ebr trafikim l\u00ebnd\u00ebsh narkotike.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, nga hetimi i KPK ka rezultuar se Prokuroria e Gjirokastr\u00ebs\u00a0 kishte regjistruar n\u00eb vitin 2014 ndaj babait t\u00eb subjektit procedim penal p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cPastrimi i Produkteve t\u00eb vepr\u00ebs penale ose veprimtaris\u00eb kriminale\u201d. M\u00eb pas jan\u00eb sekuestruar llogarit\u00eb bankare n\u00eb emrin personal dhe n\u00eb em\u00ebr t\u00eb shoq\u00ebrive n\u00eb t\u00eb cilat ishte ortak babai i Me\u00e7it. Ky vendim \u00ebsht\u00eb konfirmuar me vendim t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim \u00ebsht\u00eb konkluduar me pushim t\u00eb gjykimit dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye n\u00eb regjistr\u00ebr nuk \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar emri i babait t\u00eb subjektit n\u00eb rubrik\u00ebn e autorit t\u00eb vepr\u00ebs penale.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, ka rezultuar se n\u00eb vitet 2014-2015, subjekti ka qen\u00eb e pun\u00ebsuar pran\u00eb shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb babait q\u00eb i ishin bllokuar llogarit\u00eb. Ajo ka shpjeguar p\u00ebr Komisionin se detyrat funksionale kan\u00eb qen\u00eb asistenca e p\u00ebrgjithshme juridike n\u00eb lidhje me menaxhimin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb kontratave dhe praktikave tregtare.<\/p>\n<p>Pine tha se duket se babai i subjektit hyn n\u00eb rrethin e personave t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krimin e organizuar, rrethan\u00eb q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb pasqyruar n\u00eb formularin p\u00ebr kontrollin e figur\u00ebs.<\/p>\n<p>Fakti q\u00eb subjekti ishte e pun\u00ebsuar te shoq\u00ebria q\u00eb po hetohej p\u00ebr pastrimin e produkteve t\u00eb vepr\u00ebs penale, sipas KPK, jo vet\u00ebm konfirmon dijenin\u00eb e saj lidhur me procedimin dhe detyrimin\u00a0 deklarimit, por dukt se c\u00ebnon dhe besimin e publikut te sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Subjekti deklaroi se kur kishte plot\u00ebsuar deklarat\u00ebn p\u00ebr kontrollin e figur\u00ebs nuk e kishte ditur p\u00ebr sekuestrimin e llogarive t\u00eb t\u00eb atit. Sipas saj, babai nuk kishte qen\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb person n\u00ebn hetim dhe nuk ishte pyetur nga prokuroria as n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e personit q\u00eb ka dijeni mbi ngjarjen.<\/p>\n<p>Me\u00e7i shtoi, se verifikimi ishte kryer nga prokuroria n\u00eb koh\u00ebn kur ajo ishte duke p\u00ebrmbyllur studimet n\u00eb fakultetin juridik dhe kishte qen\u00eb e angazhuar me provimet n\u00eb at\u00eb koh\u00eb.<\/p>\n<p>Lidhur me skuestrimin e llogarive bankare t\u00eb t\u00eb atit, ajo solli n\u00eb v\u00ebmendje se nuk ishin kryer bazuar n\u00eb ligjin\u00a0 e asht\u00ebquajtur \u201cantimafia\u201d. Me\u00e7i deklaroi se pas ankimit t\u00eb kryer nga babai, masa e sekuestros kishte mbetur n\u00eb fuqi pjes\u00ebrisht. Ajo i cil\u00ebsoi vendimet e sekuestros jo p\u00ebrfundimtare duke theksuar se ato mund t\u00eb hiqen n\u00eb \u00e7do moment.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u2019u mbrojtur lidhur me konstatimet e KPK p\u00ebr t\u00eb atin, ajo solli n\u00eb v\u00ebmendje nj\u00eb tjet\u00ebr vendim t\u00eb Komisionit p\u00ebr nj\u00eb subjekt rivler\u00ebsimi, q\u00eb sipas saj kishte marr\u00eb nga babai nj\u00eb hua 14 mij\u00eb euro, por q\u00eb nuk ishte konstatuar asnj\u00ebher\u00eb se kishte qen\u00eb person n\u00ebn hetim.<\/p>\n<p>V\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar, Theo Jacobs solli n\u00eb v\u00ebmendje se babai i saj kishte qen\u00eb n\u00eb fokus t\u00eb hetimeve t\u00eb prokuroris\u00eb. Ai pyeti se si mund t\u00eb p\u00ebrkonin situatat se babai nuk kishte qen\u00eb n\u00ebn hetim, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb i ishin bllokuar llogarit\u00eb.<\/p>\n<p>Me\u00e7i deklaroi se kishte qen\u00eb banka q\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb sinjalizimin p\u00ebr nj\u00eb transaksion, por ajo ritheksoi se babai nuk kishte qen\u00eb asnj\u00ebher\u00eb person n\u00ebn hetim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>Jacobs shtoi se prokurori q\u00eb kishte marr\u00eb hua nga babai i subjektit ishte drejtues dhe se ishte shkarkuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. \u201cBabai juaj ishte target i hetimit t\u00eb prokuroris\u00eb. Nuk ka lidhje n\u00ebse ishte regjistruar procedimi penal ndaj tij ose jo\u201d, theksoi Jacobs.<\/p>\n<p>Subjekti pohoi se prokurori q\u00eb kishte marr\u00eb hua nga babai nuk ishte shkarkuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, por p\u00ebr probleme t\u00eb tjera. Sipas saj, procedimi ishte i vitit 2014, nd\u00ebrsa huaja iushte dh\u00ebn\u00eb shum\u00eb vite m\u00eb von\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, ajo k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb. KPK njoftoi n\u00eb seanc\u00eb se vendimi do t\u00eb shpallej m\u00eb dat\u00eb 16 janar, por n\u00eb vijim njoftoi se ishte shtyr\u00eb pasi ishte ri\u00e7elur hetimi administrativ p\u00ebr k\u00ebt\u00eb subjekt rivler\u00ebsimi.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ndihm\u00ebsja ligjore pran\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme, Klerona Me\u00e7i u p\u00ebrball t\u00eb h\u00ebn\u00ebn m\u00eb 15 janar me probleme n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb dhe figur\u00ebs, si pasoj\u00eb e munges\u00ebs s\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme t\u00eb babait p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti t\u00eb p\u00ebrdorur prej saj, si dhe mos deklarimit n\u00eb formularin e kontrollit t\u00eb figur\u00ebs t\u00eb nj\u00eb procedimi [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":77681,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2,115],"tags":[1192,902,424,1142,761,1205,1299,871,188,149,358,1300,1091,316,420,698],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2024\/01\/Klerona-Meci-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Ndihm\u00ebsja ligjore e PP, Klerona Me\u00e7i | Foto: Edmond Hoxhaj","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77680"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=77680"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77680\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":77682,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77680\/revisions\/77682"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/77681"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=77680"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=77680"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=77680"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}