{"id":77683,"date":"2024-01-16T10:33:57","date_gmt":"2024-01-16T09:33:57","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtari-avni-sejdi-kundershton-problemet-per-pasurine-dhe-profesionalizmin\/2024\/01\/16\/"},"modified":"2024-01-16T10:34:35","modified_gmt":"2024-01-16T09:34:35","slug":"gjyqtari-avni-sejdi-kundershton-problemet-per-pasurine-dhe-profesionalizmin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtari-avni-sejdi-kundershton-problemet-per-pasurine-dhe-profesionalizmin\/2024\/01\/16\/","title":{"rendered":"Gjyqtari Avni Sejdi kund\u00ebrshton problemet p\u00ebr pasurin\u00eb dhe profesionalizmin"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtari Avni Sejdi i Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Tiran\u00eb, u p\u00ebrball t\u00eb h\u00ebn\u00ebn m\u00eb 15 janar me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dha shpjegimet p\u00ebr pamund\u00ebsit\u00eb financiare n\u00eb krijimin e pasurive, si dhe p\u00ebr probleme n\u00eb kriterin profesional. Nd\u00ebrkoh\u00eb, ai u vler\u00ebsua pozitivisht p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e fugur\u00ebs.<\/p>\n<p>Procesi i vetingut p\u00ebr gjyqtarin Sejdi po kryhet nga trupa e KPK e kryesuar nga Roland Ilia, me relatore Genta Tafa Bungo dhe an\u00ebtare Suela Zhegun. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhgueses nd\u00ebrkomb\u00ebtare ishte e pranishme Marie Tuma.<\/p>\n<p>Avni Sejdi e ka nisur karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb si ndihm\u00ebsgjyqtar n\u00eb vitin 1996 dhe n\u00eb 2000-in u em\u00ebrua si gjyqtar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Mirdit\u00ebs. N\u00eb vitin 2007, Sejdi u transferua n\u00eb Gjykat\u00ebn e Puk\u00ebs dhe prej vitit 2013 e ushtron funksionin n\u00eb Gjykat\u00ebn Administrative t\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Relatorja Bungo evientoi n\u00eb fillim t\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore se subjekti nuk kishte qen\u00eb plot\u00ebsisht bashk\u00ebpunues me Komisionin, pasi nuk kishte vendosur n\u00eb dispozicion dokumentet e k\u00ebrkuara.<\/p>\n<p><strong>Mungesat financiare<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb apartament n\u00eb Tiran\u00eb t\u00eb porositur n\u00eb vitin 2004 kundrejt \u00e7mimit 4 milion\u00eb e 720 mij\u00eb lek\u00eb, gjyqtari Sejdi ka deklaruar si burim pagat, dy kredi, nj\u00eb hua, dhurime nga v\u00ebllez\u00ebrit dhe t\u00eb ardhurat nga shitja e nj\u00eb automjeti.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare paraprake ka rezultuar se subjekti duket se nuk ka pasur mund\u00ebsi p\u00ebr krijimin e nj\u00eb gjendje cash n\u00eb shum\u00ebn 300 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2003, kur ka rezultuar me pamund\u00ebsi n\u00eb shum\u00ebn 1 milion e 198 mij\u00eb lek\u00eb. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb k\u00ebto kursime nuk jan\u00eb konsideruar n\u00eb analiz\u00ebn financiare.<\/p>\n<p>P\u00ebr pagesat e kryera me an\u00eb t\u00eb kredive n\u00eb shumat 400 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2005 dhe 700 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb 2007-\u00ebn, nuk jan\u00eb gjetur probleme. Nd\u00ebrkoh\u00eb, \u00ebsht\u00eb konstatuar pamund\u00ebsi p\u00ebr shlyerjen e tyre n\u00eb vitin 2009.<\/p>\n<p>Situat\u00eb e ngjashme \u00ebsht\u00eb konstatuar dhe p\u00ebr marrdh\u00ebnien e huas\u00eb, ku huadh\u00ebn\u00ebsi ka rezultuar me mund\u00ebsi financiare, por \u00ebsht\u00eb v\u00ebrjetur pamund\u00ebsi e subjektit p\u00ebr ta kthyer.<\/p>\n<p>P\u00ebr dhurimet nga v\u00ebllez\u00ebrit n\u00eb vler\u00ebn totale 27 mij\u00eb euro, subjekti ka deklaruar se i ka marr\u00eb dorazi. Bungo tha se nga hetimet e KPK p\u00ebr hyrje-daljet e v\u00ebllez\u00ebrve n\u00eb Shqip\u00ebri kan\u00eb rezultuar mosp\u00ebrputhje dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb gjyqtari Sejdi ka ndryshuar q\u00ebndrim pas k\u00ebtij konstatimi t\u00eb KPK.<\/p>\n<p>Sipas relatores, subjekti ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb q\u00eb duket se e ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar situat\u00ebn e tij.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim u evidentua se Sejdi ka dor\u00ebzuar dhe nj\u00eb deklarat\u00eb noteriale lidhur me transaksionet q\u00eb kishin t\u00eb b\u00ebnin me burimet e apartamentit, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn gjendeshin t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb pav\u00ebrteta t\u00eb sh\u00ebnuara me q\u00ebllim p\u00ebrmir\u00ebsimin e situat\u00ebs financiare.<\/p>\n<p>Po ashtu, u konstatua se Sejdi i ka d\u00ebrguar v\u00ebllait nj\u00eb vler\u00eb q\u00eb m\u00eb pas \u00ebsht\u00eb rikthyer, me q\u00ebllim justifikimin e burimeve financiare n\u00eb vitin 2007.<\/p>\n<p>KPK konstaton se dhurimet duket se jan\u00eb deklaruar vet\u00ebm kur subjekti ka kryer pagesat dhe kur nuk ka zot\u00ebruar t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme.<\/p>\n<p>Relatorja Bungo theksoi se Sejdi nuk ka vendosur n\u00eb dispozicion t\u00eb KPK dokumente p\u00ebr t\u00eb provuar deklarimet e tij dhe duket se ka vepruar k\u00ebshtu p\u00ebr t\u00eb arritur nj\u00eb rezultat pozitiv.<\/p>\n<p>Sipas Komisionit, subjekti nuk ka arritur t\u00eb v\u00ebrtetoj\u00eb ligjshm\u00ebrin\u00eb e t\u00eb ardhurave t\u00eb pretenduara se jan\u00eb p\u00ebrfituar nga shfryt\u00ebzimi tok\u00ebs bujq\u00ebsore n\u00eb fshat.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare e kryer p\u00ebr apartamentin, ka rezultuar bilanc negativ n\u00eb shum\u00ebn 1 milion e 399 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2004 dhe 348 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb 2007-\u00ebn.<\/p>\n<p>Sejdi ka rezultuar me balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 150 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti n\u00eb vitin 2012 p\u00ebr \u00e7mimin 300 mij\u00eb lek\u00eb, me burim t\u00eb ardhurat nga puna.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, Bungo konstatoi se subjekti ka n\u00ebnshkruar nj\u00eb kontrat\u00eb fiktive p\u00ebr nj\u00eb hua, pasi vet\u00eb ka shpjeguar se i ka shitur huamarr\u00ebsit nj\u00eb makin\u00eb, por p\u00ebr shkak se ai nuk mundej t\u00eb shlyente vler\u00ebn, kan\u00eb r\u00ebn\u00eb dakord t\u00eb n\u00ebnshkruanin kontrat\u00ebn e huas\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 5000 euro. Sipas KPK, gjyqtari Sejdi nuk ka sh\u00ebnuar n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d shitjen e k\u00ebtij mjeti dhe duket se veprimet fiktive nuk p\u00ebrputhen me etik\u00ebn e magjistratit.<\/p>\n<p>Dyshime p\u00ebr veprime fiktive u ngrit\u00ebn nga KPK edhe p\u00ebr nj\u00eb hua t\u00eb deklaruar nga subjekti si t\u00eb marr\u00eb nga i v\u00ebllai, p\u00ebr t\u00eb mbuluar shpenzimet e trajtimit mjek\u00ebsor t\u00eb bashk\u00ebshortes n\u00eb Franc\u00eb. Sipas KPK, duket se i v\u00ebllai nuk ka pasur mund\u00ebsi financiare p\u00ebr dh\u00ebnien e huas\u00eb dhe po ashtu, edhe subjekti nuk ka pasur mund\u00ebsi ta shlyente.<\/p>\n<p>Nga hetimi financiar ka rezultuar se nj\u00eb avokat i ka kthyer subjektit n\u00eb vitin 2010 nj\u00eb hua t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 40 mij\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ka rezultuar se ka shqyrtuar 40 \u00e7\u00ebshtje me k\u00ebt\u00eb avokat. Sipas Bungos, tre prej \u00e7\u00ebshtjeve jan\u00eb gjykuar n\u00eb periudh\u00ebn kur ka egzistuar marr\u00ebdh\u00ebnia e huadh\u00ebnies dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb subjekti ka qen\u00eb n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare e p\u00ebrgjithshme paraprake, ka rezultuar nj\u00eb bilanc negativ total n\u00eb vler\u00ebn 3.9 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Gjyqtari Avni Sejdi deklaroi n\u00eb fillim t\u00eb shpjegimeve t\u00eb tij, se e gjith\u00eb pasuria q\u00eb zot\u00ebron p\u00ebrb\u00ebhet nga nj\u00eb apartament n\u00eb shum\u00ebn 4.7 milion\u00eb lek\u00eb dhe nj\u00eb autovetur\u00eb 300 mij\u00eb lek\u00ebshe. Ai shtoi se kishte pasur m\u00eb par\u00eb dhe nj\u00eb automjet tjet\u00ebr q\u00eb e kishte shitur.<\/p>\n<p>P\u00ebr tok\u00ebn bujq\u00ebsore shpjegoi se e kishte p\u00ebrfituar nga ligji \u201cP\u00ebr tok\u00ebn\u201d dhe nj\u00eb ngast\u00ebr tjet\u00ebr e kishte trash\u00ebguar nga babai.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb nj\u00eb pasuri modeste p\u00ebr kontributin tim nga viti 1996\u201d, deklaroi Sejdi.<\/p>\n<p>Ai e cil\u00ebsoi analiz\u00ebn financiare t\u00eb Komisionit me munges\u00eb logjike ekonomike, duke sjell\u00eb n\u00eb v\u00ebmendje se vet\u00ebm t\u00eb ardhurat e tij nga pagat kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb mas\u00ebn 16 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Subjekti k\u00ebrkoi ndryshimin e analiz\u00ebs financiare duke k\u00ebmb\u00ebngulur q\u00eb t\u00eb konsiderohen t\u00eb ardhurat nga toka bujq\u00ebsore, prej vitit 1993 e n\u00eb vijim. Ai pretendoi se p\u00ebrfshirja e k\u00ebtyre t\u00eb ardhurave do t\u00eb ulte ndjesh\u00ebm n\u00eb vite z\u00ebrin e shpenzimeve jetike.<\/p>\n<p>Sejdi k\u00ebrkoi t\u00eb konsideroheshin pensionet e prind\u00ebrve, me argumentin se kishin jetuar s\u00eb bashku deri n\u00eb vitin 2000.<\/p>\n<p>Po ashtu, k\u00ebrkoi q\u00eb n\u00eb analiz\u00eb t\u00eb konsiderohen dietat dhe t\u00eb ardhurat nga or\u00ebt shtes\u00eb si ndihm\u00ebs gjyqtar dhe gjyqtar, si dhe t\u00eb ulen shpenzimet e udh\u00ebtimit p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebrritur n\u00eb pun\u00eb gjat\u00eb viteve 2007-2013. Sipas subjektit, nuk q\u00ebndronte p\u00ebrllogaritja e kryer p\u00ebr pes\u00eb dit\u00eb \u00e7do jav\u00eb vajtje \u2013 ardhje. Ai pohoi se kishte p\u00ebrdorur zyr\u00ebn p\u00ebr strehim, pasi ishte distanc\u00eb e larg\u00ebt dhe nuk mund t\u00eb udh\u00ebtonte \u00e7do dit\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebrkoj korrigjimin e analiz\u00ebs financiare dhe dal me bilanc pozitiv dhe jo negativ\u201d, p\u00ebrfundoi Sejdi parashtrimet e tij p\u00ebr pasurin\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Profesionalizmi<\/strong><\/p>\n<p>Relatorja Bungo konstatoi se subjekti \u00ebsht\u00eb pyetur lidhur me vonesa n\u00eb arsyetimin e vendimeve. Nga verifikimi t\u00eb dh\u00ebnave arkivore \u00ebsht\u00eb konstatuar se nj\u00eb qytetar ka kryer ankes\u00eb pran\u00eb ish-KLD-s\u00eb p\u00ebr komunikim t\u00eb gjyqtarit me fjal\u00eb t\u00eb ul\u00ebta. Sipas Bungos, duket se subjekti ka p\u00ebrdorur fjalor fyes dhe k\u00ebrc\u00ebnues duke c\u00ebnuar besimin e publikut.<\/p>\n<p>Nga 22 denoncime q\u00eb jan\u00eb depozituar n\u00eb KPK nga publiku, p\u00ebr 9 prej tyre i \u00ebsht\u00eb kaluar Sejdit \u00a0barr\u00eb prove. Relatorja Bungo renditi gjetjet p\u00ebr k\u00ebto denoncime, duke evidentuar se subjekti dukej se ka gjykuar n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit; se nuk ka analizuar dhe arsyetuar vendimet duke c\u00ebnuar t\u00eb drejtat e pron\u00ebs s\u00eb pal\u00ebve; nuk \u00ebsht\u00eb shprehur p\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb padive duke mos argumentuar vendimet; si dhe se nuk ka respektuar afatin e gjykimit.<\/p>\n<p>Nga verifikimi dy denoncimeve publike, n\u00eb nj\u00eb rast \u00ebsht\u00eb konstatuar se duket se vendimi i subjektit \u00ebsht\u00eb i paargumentuar dhe i pabazuar n\u00eb prova, nd\u00ebrsa tjetri duket i paqart\u00eb dhe i paplot\u00eb, pasi jan\u00eb paraqitur q\u00ebndrime kontradiktore.<\/p>\n<p>Sipas Bungos, egzistenca e nj\u00eb serie gjykimesh t\u00eb gabuara e b\u00ebjn\u00eb subjektin t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm n\u00eb aspektin profesional. Ajo shtoi, se shprehjet fyese dhe k\u00ebrc\u00ebnuese duket se c\u00ebnojn\u00eb etik\u00ebn q\u00eb duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb magjistrat.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr profesionalizmin nuk mendoja se do t\u00eb vihej n\u00eb dyshim integriteti im\u201d, deklaroi gjyqtari Sejdi.<\/p>\n<p>Ai theksoi se kishte gjykuar brenda afatit ligjor. Sipas tij, afatet jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktuara n\u00eb ligj dhe jo n\u00eb vendimet e ish-K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, KLD dhe K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor, KLGJ.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa p\u00ebr dor\u00ebzimin e arsyetimeve t\u00eb vendimeve ai tha se kjo kishte ndodhur si pasoj\u00eb e ngarkes\u00ebs s\u00eb lart\u00eb n\u00eb pun\u00eb. Subjekti pohoi se kishte shqyrtuar \u00e7\u00ebshtje sa dyfishi i norm\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, gjyqtari Sejdi solli n\u00eb v\u00ebmendje kompetencat e Komisionit p\u00ebr kryerjen e rivler\u00ebsimit t\u00eb magjistrat\u00ebve. Sipas tij, institucionet e vetingut nuk mund t\u00eb vler\u00ebsojm\u00eb mbi gjykimin e themelit t\u00eb kryer nga ana e subjekteve. Ai pohoi, se KPK duhet t\u00eb merret me aspektin procedural dhe form\u00ebn e vendimit, pa z\u00ebvend\u00ebsuar gjykimin e \u00e7\u00ebshtjes. \u201cAnalizimi p\u00ebrmbajt\u00ebsor bie ndesh me legjislacionin dhe \u00ebsht\u00eb kompetenc\u00eb e gjykatave m\u00eb t\u00eb larta\u201d, pohoi ai.<\/p>\n<p>Sejdi kund\u00ebrshtoi konstatimin p\u00ebr gjendjen n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit n\u00eb gjykimin e \u00e7\u00ebshtjeve me avokat mikun e tij, t\u00eb cilit i kishte dh\u00ebn\u00eb hua. Sipas tij, kur ka egzistuar marrdh\u00ebnia e huas\u00eb, nuk ka shqyrtuar asnj\u00eb \u00e7\u00ebshtje me at\u00eb avokat.<\/p>\n<p>\u201cKur nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar data e sakt\u00eb e dh\u00ebnies s\u00eb huas\u00eb, nuk mund t\u00eb aludohet\u201d, pohoi ai dhe argumentoi se nuk mund t\u00eb kishte interes, pasi ishte n\u00eb rolin e huadh\u00ebn\u00ebsit. \u201cSe nuk ka sens ta favorizoja p\u00ebr parat\u00eb e mia. Ndryshe t\u00eb isha huamarr\u00ebs\u201d, pohoi Sejdi dhe shtoi se p\u00ebr shkak t\u00eb detyr\u00ebs q\u00eb ushtron ka miq\u00ebsi me prokuror\u00eb e avokat\u00eb, por se kjo nuk do t\u2019i pengonte t\u00eb ishin pjes\u00eb e proceseve gjyq\u00ebsore.<\/p>\n<p>Sipas subjektit, Komisioni nuk ka analizuar n\u00ebse kishte favorizuar ndonj\u00eb prej pal\u00ebve t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuara nga ky avokat e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb nuk mund t\u00eb arrihej n\u00eb p\u00ebrfundimin se kishte qen\u00eb n\u00eb konflikt interesi.<\/p>\n<p>Gjyqtari Sejdi solli n\u00eb v\u00ebmendje se periudha e rivler\u00ebsimit t\u00eb profesionalizmit \u00ebsht\u00eb p\u00ebr vitet 2013 \u2013 2016, por Bungo konstatoi se ky kufizim kohor nuk p\u00ebrfshinte denoncimet.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim gjyqtari Sejdi deklaroi se \u00e7do kush ja b\u00ebn gjyqin vetes para se t\u2019ia b\u00ebjn\u00eb t\u00eb tjetr\u00ebt dhe k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>KPK njoftoi se vendimi do shpallet m\u00eb dat\u00eb 17 janar, n\u00eb or\u00ebn 09:50.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtari Avni Sejdi i Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Tiran\u00eb, u p\u00ebrball t\u00eb h\u00ebn\u00ebn m\u00eb 15 janar me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dha shpjegimet p\u00ebr pamund\u00ebsit\u00eb financiare n\u00eb krijimin e pasurive, si dhe p\u00ebr probleme n\u00eb kriterin profesional. Nd\u00ebrkoh\u00eb, ai u vler\u00ebsua pozitivisht p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e fugur\u00ebs. Procesi [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":77684,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2,115],"tags":[1192,170,107,908,351,901,1191,537,889,1091,695,420],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2024\/01\/Gjyqtari-Avni-Sejdi-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari Avni Sejdi","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77683"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=77683"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77683\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":77685,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77683\/revisions\/77685"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/77684"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=77683"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=77683"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=77683"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}