{"id":77686,"date":"2024-01-17T12:06:09","date_gmt":"2024-01-17T11:06:09","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/marredhenie-indiferente-prokurorja-pyetet-per-lidhjet-me-mertirin-e-incineratoreve\/2024\/01\/17\/"},"modified":"2024-01-17T12:07:27","modified_gmt":"2024-01-17T11:07:27","slug":"marredhenie-indiferente-prokurorja-pyetet-per-lidhjet-me-mertirin-e-incineratoreve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/marredhenie-indiferente-prokurorja-pyetet-per-lidhjet-me-mertirin-e-incineratoreve\/2024\/01\/17\/","title":{"rendered":"\u2018Marr\u00ebdh\u00ebnie indiferente\u2019: Prokurorja pyetet p\u00ebr lidhjet me M\u00ebrtirin e incinerator\u00ebve"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA u njoh t\u00eb mart\u00ebn m\u00eb 16 janar me parashtrimet n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen p\u00ebr prokuroren e Tiran\u00ebs, Mariola M\u00ebrtiri, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs publike q\u00eb zgjati p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se shtat\u00eb or\u00eb, subjekti i rivler\u00ebsimit kund\u00ebrshtoi si t\u00eb pabazuar shkaqet dhe k\u00ebrkimin e Komisioneres Publike, Irena Nino.<\/p>\n<p>Nino u q\u00ebndroi t\u00eb gjitha pretendimeve t\u00eb ngritura n\u00eb ankim dhe k\u00ebrkoi shkarkimin nga detyra t\u00eb M\u00ebrtirit. Po ashtu p\u00ebr rreth dy or\u00eb, M\u00ebrtiri iu p\u00ebrgjigj nj\u00eb serie pyetjesh t\u00eb v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar, Seven Kessler, q\u00eb kishin t\u00eb b\u00ebnin m\u00eb s\u00eb shumti p\u00ebr lidhjet e mundshme me kunatin dhe t\u00eb akuzuarit e tjer\u00eb p\u00ebr aferat e incinerator\u00ebve, q\u00eb ajo i cil\u00ebsoi si keqinterpretime t\u00eb ligjit p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me procesin e vetingut dhe q\u00eb po hetohen nga nj\u00eb institucion i specializuar.<\/p>\n<p>Mariola M\u00ebrtiri u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb me shumic\u00eb votash m\u00eb 21 dhjetor 2022. Relatori i \u00e7\u00ebshtjes, Roland Ilia dhe an\u00ebtarja Pamela Qirko arrit\u00ebn n\u00eb konkluzionin se problemet e gjetura ishin sqaruar dhe se M\u00ebrtiri kishte arritur nivel t\u00eb besuesh\u00ebm n\u00eb t\u00eb tre kriteret e rivler\u00ebsimit. N\u00eb pakic\u00eb, kryesuesja e trup\u00ebs Etleda \u00c7iftja arsyetoi se, nd\u00ebrsa ve\u00e7 e ve\u00e7 problemet e gjetura nuk ishin t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb shkarkimin, t\u00eb marra s\u00eb bashku ato \u00e7onin n\u00eb shkarkimin e M\u00ebrtirit, me argumentin se \u201csubjekti i rivler\u00ebsimit d\u00ebshtoi t\u00eb kalonte testin e mosc\u00ebnimit t\u00eb besimit t\u00eb publikut\u201d.<\/p>\n<p>V\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb k\u00ebrkuan rihetim t\u00eb subjektit dhe gjetjet e tyre ishin element\u00ebt ky\u00e7\u00eb n\u00eb seanc\u00ebn publike q\u00eb u zhvillua KPK. N\u00eb rekomandim, v\u00ebzhguesit evidentuan se shumica n\u00eb KPK d\u00ebshtoi t\u00eb kryente hetim t\u00eb plot\u00eb dhe po ashtu edhe t\u00eb arsyetoj\u00eb apo argumentoj\u00eb vendimin e saj p\u00ebr t\u00eb konfirmuar M\u00ebrtirin. Bazuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb rekomandim, Komisionerja Publike, Irena Nino ushtroi ankim n\u00eb Kolegj duke k\u00ebrkuar shkarkimin e M\u00ebrtirit.<\/p>\n<p>KPA pyeti pal\u00ebt p\u00ebr tre denoncime t\u00eb reja nga publiku, q\u00eb nga Nino u vler\u00ebsuan pa lidhje me shkaqet e ankimit, nd\u00ebrsa subjekti v\u00ebrejti se kishte dh\u00ebn\u00eb shpjegime n\u00eb parashtrimet e dor\u00ebzuara.<\/p>\n<p>Trupi gjykues i KPA \u00e7eli hetimin gjyq\u00ebsor t\u00eb mart\u00ebn, duke administruar disa prova t\u00eb dor\u00ebzuara nga subjekti dhe pasi d\u00ebgjoi parashtrimet e mbylli at\u00eb, duke ftuar pal\u00ebt t\u00eb paraqesin konkluzionet p\u00ebrfundimtare. Komisionerja Nino dhe subjekti k\u00ebrkuan m\u00eb shum\u00eb koh\u00eb p\u00ebr p\u00ebrgatitjen e bisedimeve p\u00ebrfundimtare dhe Kolegji e shtyu seanc\u00ebn p\u00ebr m\u00eb dat\u00eb 23 janar, n\u00eb or\u00ebn 09:00.<\/p>\n<p><strong>Shkaqet p\u00ebr pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Si burime p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 83.88 m2 n\u00eb Fier kundrejt \u00e7mimit 4.5 milion\u00eb lek\u00eb, pasuri e porositur n\u00eb vitin 2011, subjekti ka deklaruar 1 milion lek\u00eb dhuruar nga v\u00ebllai i bashk\u00ebshortit, Mirel M\u00ebrtiri; 1 milion e 260 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb dhuruara nga vjehrri dhe 2 milion e 240 mij\u00eb lek\u00eb me nj\u00eb kredi t\u00eb but\u00eb t\u00eb p\u00ebrfituar p\u00ebr strehim me vendim t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Bashkis\u00eb Fier.<\/p>\n<p>Komisionerja Nino u shpreh se e gjen jo bind\u00ebs arsyetimin e Komisionit, se subjekti duhet t\u00eb justifikoj\u00eb burimin e ligjsh\u00ebm brenda kufijve t\u00eb shum\u00ebs objekt dhurimi. Sipas Komisioneres, vler\u00ebsimi i KPK nuk duket shterues, pasi kan\u00eb rezultuar fakte se kunati ka investuar n\u00eb aktivitet privat shuma t\u00eb konsiderueshme dhe se t\u00eb ardhurat e krijuara jan\u00eb deklaruar si nj\u00eb nga burimet e shum\u00ebs 1 milion lek\u00eb q\u00eb i \u00ebsht\u00eb dhuruar. Sipas Ninos, n\u00eb analiz\u00eb duhen p\u00ebrfshir\u00eb edhe shpenzimet t\u00eb cilat kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr krijimin e biznesit nga i cili jan\u00eb gjeneruar t\u00eb ardhurat p\u00ebr vler\u00ebn e dhuruar me argumentin se paraqesin lidhje organike dhe logjike.<\/p>\n<p>Ngjash\u00ebm, Nino k\u00ebrkon q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshihet n\u00eb analiz\u00eb edhe investimi i kryer nga kunati n\u00eb vitin 2004 n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri, pasi si nj\u00eb nga burimet e dhurimit jan\u00eb deklaruar t\u00eb ardhurat nga pun\u00ebsimi n\u00eb at\u00eb subjekt.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb analiz\u00eb, Komisionerja Publike vler\u00ebson se prokurorja M\u00ebrtiri nuk arriti t\u00eb v\u00ebrtetoj\u00eb se Mirel M\u00ebrtiri ka pasur burime financiare t\u00eb ligjshme p\u00ebr krijimin e shumave t\u00eb dhuruara.<\/p>\n<p>Nino vler\u00ebson se nuk \u00ebsht\u00eb arritur t\u00eb v\u00ebrtetohet as mund\u00ebsia e vjehrrit p\u00ebr dhurimin e shum\u00ebs 1 milion e 260 mij\u00eb lek\u00eb. Sipas Komisioneres, n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb vjehrrrit duhet p\u00ebrfshir\u00eb nj\u00eb shum\u00eb 4 milion\u00eb lek\u00eb q\u00eb ai i ka dh\u00ebn\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit p\u00ebr t\u00eb investuar n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nuk duhen konsideruar t\u00eb ardhurat nga dh\u00ebnia me qira e nj\u00eb automjeti t\u00eb llojit autobus, si dhe nga shitja e k\u00ebsaj pasurie, pasi nuk jan\u00eb provuar burimet e krijimit t\u00eb tyre, t\u00eb ardhurat nga emigracioni.<\/p>\n<p>Prokurorja M\u00ebrtiri deklaroi n\u00eb seanc\u00eb se shkaqet e nrgitura nga Komisionerja nuk q\u00ebndrojn\u00eb dhe se bien n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin dhe parimet e objektivitetit e propocionalitetit. \u201cShkelin haptazi prezumimin e pafaj\u00ebsis\u00eb,\u201d theksoi ajo.<\/p>\n<p>M\u00ebrtiri k\u00ebmb\u00ebnguli se kishte dor\u00ebzuar prova q\u00eb v\u00ebrtetonin burimet e ligjshme t\u00eb dhuruesve p\u00ebr krijimin e shumave. Sipas saj, vet\u00ebm t\u00eb ardhurat nga pagat e personave t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb lidhur p\u00ebrmbushin mund\u00ebsin\u00eb e tyre p\u00ebr dhurimet e kryera.<\/p>\n<p>Subjekti pohoi se Nino e konsideronte rastin e saj si specifik, por pa e shpjeguar p\u00ebrse. Ajo v\u00ebrejti se n\u00eb koh\u00ebn kur jan\u00eb krijuar shoq\u00ebrit\u00eb dhe kur jan\u00eb kryer k\u00ebt\u00eb transaksione prej kunatit dhe vjehrrit, ajo nuk njihej ende me bashk\u00ebshortit dhe nuk kishte filluar t\u00eb ushtronte detyr\u00ebn e prokurores.<\/p>\n<p>Ajo solli n\u00eb v\u00ebmendje se kunati dhe vjehrri jan\u00eb persona t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb lidhur dhe nuk mund t\u00eb shtrihet analiza financiare n\u00eb gjith\u00eb veprimtarin\u00eb e tyre ekonomike. Subjekti pretendoi se verifikimi i pasurive t\u00eb dhuruesve shum\u00eb koh\u00eb para se t\u00eb kryhej dhurimi, binte n\u00eb kund\u00ebrshtim me legjislacionin.<\/p>\n<p>Po ashtu, u parashtrua se ka qen\u00eb e pamundur q\u00eb t\u00eb sigurohen t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr t\u00eb ardhurat nga puna e vjehrrit n\u00eb Greqi gjat\u00eb viteve 1992-1998, koh\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn subjekti kishte qen\u00eb e mitur.<\/p>\n<p>Nino trajtoi edhe m\u00ebnyr\u00ebn e p\u00ebrfitimit t\u00eb kredis\u00eb s\u00eb but\u00eb nga ana e subjektit. Sipas Komisioneres, ky shkak ankimi vler\u00ebsohet i nd\u00ebrlidhur edhe me etik\u00ebn e magjistratit dhe p\u00ebrb\u00ebn baz\u00eb p\u00ebr nj\u00eb vler\u00ebsim t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes.<\/p>\n<p>Sipas Ninos, subjekti ka p\u00ebrfituar n\u00eb vitin 2010 nj\u00eb kredi me kushte leht\u00ebsuese me vendim t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Bashkis\u00eb Fier, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur ka qen\u00eb duke ushtruar funksionin e prokurores n\u00eb at\u00eb qytet.<\/p>\n<p>Shumica e KPK ka vler\u00ebsuar se p\u00ebrzgjedhja e familjeve p\u00ebrfituese b\u00ebhet n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb sistemi pik\u00ebzimi, nd\u00ebrsa shitja m\u00eb von\u00eb e k\u00ebsaj banese t\u00eb paguar pjes\u00ebrisht me kredi t\u00eb but\u00eb t\u00eb p\u00ebrfituar si e pastreh\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb gjetur problem.<\/p>\n<p>Nino u shpreh se p\u00ebrfundimi i KPK nuk \u00ebsht\u00eb rrjedhoj\u00eb e nj\u00eb vler\u00ebsimi t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb fakteve dhe\u00a0 interpretimit t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb ligjit t\u00eb posa\u00e7\u00ebm. Komisonerja vler\u00ebson se kushtet ligjore nuk plot\u00ebsohen nga ana e subjektit, pasi t\u00eb ardhurat e familjes s\u00eb saj kan\u00eb qen\u00eb m\u00eb t\u00eb larta se baza e vendosur nga K\u00ebshilli Bashkiak p\u00ebr raste t\u00eb ngjashme.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, Nino konstatoi se M\u00ebrtiri nuk arriti t\u00eb provoj\u00eb humbjet e pretenduara nga nj\u00eb investim i bashk\u00ebshortit. Ajo shtoi, se subjekti e ka shitur k\u00ebt\u00eb banes\u00eb t\u00eb p\u00ebrfituar nga programet sociale, megjith\u00ebse vijon t\u00eb paguaj\u00eb kredin\u00eb e but\u00eb \u2013 duke e konsideruar k\u00ebt\u00eb veprim juridik n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin \u201cP\u00ebr programet sociale p\u00ebr strehimin e banor\u00ebve t\u00eb zonave urbane\u201d, i ndryshuar.<\/p>\n<p>Komisionerja Publike vler\u00ebson se M\u00ebrtiri ka qen\u00eb p\u00ebrfituese jasht\u00eb kritereve ligjore t\u00eb kredis\u00eb leht\u00ebsuese. \u201cDuket se ky p\u00ebrfitim \u00ebsht\u00eb rrjedhoj\u00eb e funksionit q\u00eb ushtronte subjekti duke r\u00ebn\u00eb ndesh me p\u00ebrmbushjen e standardeve t\u00eb etik\u00ebs profesionale\u201d, pohoi Nino dhe shtoi se kjo situat\u00eb vler\u00ebsohet edhe n\u00eb raport me procedimet penale q\u00eb subjekti ka trajtuar ndaj Bashkis\u00eb Fier, \u00e7mimin n\u00eb dukje preferencial dhe shitjen e k\u00ebtij aseti n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin. Sipas Ninos, n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes, duket se subjekti ka c\u00ebnuar besimin e publikut.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebto shkaqe paraqiti kund\u00ebrshtime p\u00ebrfaq\u00ebsuesja ligjore e M\u00ebrtirit, avokatja Romina Zano. Ajo theksoi se nuk ka pasur ndonj\u00eb kategori p\u00ebrjashtuese p\u00ebr p\u00ebrfitimin e kredis\u00eb dhe shtoi se duhej t\u00eb plot\u00ebsoheshin kushtet si i pastreh\u00eb, q\u00eb ishte familje e re, t\u00eb dy an\u00ebtar\u00ebt s\u00eb bashku deri n\u00eb mosh\u00ebn 60 vje\u00e7. Sipas Zanos, gjendja ekonomike vler\u00ebsohej mbi baz\u00ebn e t\u00eb ardhurave. Ajo sqaroi se bashk\u00ebshorti i subjektit kishte qen\u00eb i papun\u00eb gjat\u00eb vitit 2011 dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb u ishin pak\u00ebsuar t\u00eb ardhurat. Po ashtu, bashk\u00ebshorti nuk i kishte n\u00eb gjendje t\u00eb ardhurat e investuara m\u00eb par\u00eb. Zano k\u00ebmb\u00ebnguli se M\u00ebrtiri i kishte plot\u00ebsuar kriteret ligjore q\u00eb k\u00ebrkoheshin dhe e cil\u00ebsoi paragjykuese Komisioneren Publike.<\/p>\n<p>P\u00ebr \u00e7mimin n\u00eb dukje preferencial, Zano u shpreh se Komisionerja nuk kishte paraqitur asnj\u00eb argument se p\u00ebrse ishte m\u00eb i ul\u00ebt nga vlera e tregut. Sipas saj, ishte thuajse i nj\u00ebjt\u00eb me referenc\u00ebn e vler\u00ebs s\u00eb tregut.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, p\u00ebr hetimin e disa \u00e7\u00ebshtjeve p\u00ebr bashkin\u00eb, u argumentua se vendimi p\u00ebr kredin\u00eb ishte marr\u00eb nga K\u00ebshilli Bashkis\u00eb dhe se n\u00eb k\u00ebt\u00eb institucion kolegjial, nga bashkia b\u00ebnte pjes\u00eb vet\u00ebm kryetari q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb vot\u00eb.<\/p>\n<p>Lidhur me pretendimin e ngritur p\u00ebr shitjen e apartamentit, Zano v\u00ebrejti se ndalimi i nj\u00eb transaksioni t\u00eb till\u00eb p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb kohe ishte p\u00ebr ata q\u00eb p\u00ebrfitonin banesa sociale. Sipas saj, M\u00ebrtiri e ka bler\u00eb apartamentin me kosto t\u00eb tregut.<\/p>\n<p>P\u00ebr konstatimin e Ninos lidhur me mospasqyrimin n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d t\u00eb aksioneve t\u00eb bashk\u00ebshortit n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri, Zano v\u00ebrejti se subjekti e ka kryer k\u00ebt\u00eb deklarim n\u00eb vitet 2006 dhe 2007. Sipas saj, nisur nga fakti se prej vitit 2007 kjo shoq\u00ebri nuk kishte gjeneruar aktivitet dhe p\u00ebr arsye se ishte konsideruar si d\u00ebshtim, nuk e kishin deklaruar. \u201cSubjekti ka vler\u00ebsuar se nuk mund t\u00eb konsiderohej si pasuri dhe nuk e ka deklaruar n\u00eb deklarat\u00ebn \u2018veting\u201d, pohoi Zano.<\/p>\n<p>Nino vler\u00ebson se subjekti ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb p\u00ebr burimet e nj\u00eb automjeti t\u00eb bler\u00eb nga bashk\u00ebshorti p\u00ebrpara lidhjes s\u00eb martes\u00ebs.<\/p>\n<p>Subjekti pohoi se mjeti \u00ebsht\u00eb bler\u00eb para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs dhe se ky mjet ishte \u00e7regjistruar p\u00ebrpara lidhjes s\u00eb martes\u00ebs. Ky pretendim i Komisioneres Publike u cil\u00ebsua nga M\u00ebrtiri si pasakt\u00ebsi.<\/p>\n<p><strong>Lidhjet me M\u00ebrtirin <\/strong><\/p>\n<p>Sipas Komisioneres Nino, M\u00ebrtiri nuk ka arritur t\u00eb provoj\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs lidhur me mosdeklarimin e nj\u00eb kontakti t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm t\u00eb saj dhe t\u00eb bashk\u00ebshortit n\u00eb prill t\u00eb vitit 2012, kur kan\u00eb n\u00ebnshkruar kontrat\u00ebn p\u00ebr apartamentin, e firmosur dhe nga nj\u00eb person i proceduar n\u00eb Itali p\u00ebr krim t\u00eb organizuar.<\/p>\n<p>M\u00ebrtiri sqaroi se bashk\u00ebshorti ka negociuar kushtet e kontrat\u00ebs me nj\u00eb tjet\u00ebr person n\u00eb vitin 2011, kur dhe \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb porosia p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb t\u00eb ardhmen. Sipas saj, shtetasi i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krimin e organizuar ka n\u00ebnshkruar kontrat\u00ebn n\u00eb vitin 2012 tek noteri p\u00ebrpara se t\u00eb shkonte bashk\u00ebshorti. Ajo k\u00ebmb\u00ebnguli se jo vet\u00ebm ajo, por as bashk\u00ebshorti nuk kishte pasur ndonj\u00eb takim t\u00eb rast\u00ebsish\u00ebm apo t\u00eb drejt\u00ebp\u00ebrdrejt\u00eb me personin n\u00eb fjal\u00eb. Sipas subjektit, nuk kishte pasur t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr d\u00ebnimin e shtetasit G.Z. n\u00eb Itali, nd\u00ebrsa n\u00eb medie ishin b\u00ebr\u00eb shkrime vite m\u00eb von\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas M\u00ebrtirit, Komisionerja nuk ka sqaruar se kush \u00ebsht\u00eb kontakti i pap\u00ebrshtatsh\u00ebm dhe se pretendimet e saj bien ndesh me procesin e rivler\u00ebsimit kalimtar.<\/p>\n<p>Por Nino nuk i gjen t\u00eb bazuara n\u00eb provat e administruara shpjegimet e subjektit. Ajo sjell n\u00eb v\u00ebmendje nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb subjektit p\u00ebr heqje dor\u00eb nga hetimi nj\u00eb procedimi t\u00eb shtetasit n\u00eb fjal\u00eb. Sipas Ninos, rezulton se subjekti ka pasur dijeni t\u00eb plot\u00eb, si p\u00ebr faktin e problemeve ligjore me drejt\u00ebsin\u00eb t\u00eb shtetasit G.Z., ashtu dhe p\u00ebr faktin e kontaktit me k\u00ebt\u00eb person n\u00eb muajin prill t\u00eb vitit 2012, koh\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn s\u00eb bashku me bashk\u00ebshortin kan\u00eb hyr\u00eb n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie kontraktuale me at\u00eb person.<\/p>\n<p>Nino deklaroi se mosdeklarimi i k\u00ebtij kontakti ka shkaktuar pasakt\u00ebsi n\u00eb plot\u00ebsimin e formularit p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs dhe se kjo rrethan\u00eb p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb t\u00eb met\u00eb q\u00eb mund t\u00eb konsiderohet si deklarim i pamjaftuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Edhe v\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar, Steven Kessler ngriti pik\u00ebpyetje mbi faktin se si kishte k\u00ebrkuar t\u00eb hiqte dor\u00eb nga hetimi i G.Z., nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb deklaronte se nuk e njihte e nuk kishte pasur asnj\u00ebher\u00eb kontakt me at\u00eb person.<\/p>\n<p>M\u00ebrtiri sqaroi se kur kishte t\u00eb b\u00ebnte me hetimin e \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb asaj r\u00ebnd\u00ebsie, verifikonte gjith\u00eb dokumentet p\u00ebr t\u00eb konstatuar n\u00ebse kishte ndonj\u00eb arsye p\u00ebr t\u2019u gjendur n\u00eb kushtet e heqjes dor\u00eb ose jo.<\/p>\n<p>Komsionerja Nino ndan vler\u00ebsim t\u00eb ndrysh\u00ebm edhe p\u00ebr faktet dhe rrethanat e konstatuara p\u00ebr kontaktet e pap\u00ebrshtatshme me t\u00eb akuzuarit p\u00ebr aferat e incinerator\u00ebve, Mirel M\u00ebrtirin dhe bashk\u00ebjetuesen e tij, Stela Gugallian, si dhe p\u00ebr Klodian Zoton. Sipas Ninos, kjo vjen si pasoj\u00eb e pun\u00ebsimit t\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit n\u00eb kompani t\u00eb krijuar nga k\u00ebta shtetas, p\u00ebrdorimi automjeteve apo udh\u00ebtimet.<\/p>\n<p>Nino renditi t\u00eb gjitha t\u00eb dh\u00ebnat e konstatuara n\u00eb lidhje me personat e p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb afer\u00ebn e incinerator\u00ebve. Ajo konstatoi dy udh\u00ebtime, nj\u00eb n\u00eb vitin 2016 kur subjekti dhe bashk\u00ebshorti kan\u00eb udh\u00ebtuar se bashku me Gugalljan dhe tjetri n\u00eb 2018-\u00ebn, n\u00eb drejtim t\u00eb Vjen\u00ebs p\u00eb t\u00eb vizituar kunatin, Mirel M\u00ebrtirin, p\u00ebr arsye sh\u00ebndet\u00ebsore t\u00eb k\u00ebtij t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>Sipas Komisioneres, n\u00eb vitin 2018, shoq\u00ebrit\u00eb e tre t\u00eb akuzuarve, Mirel M\u00ebrtiri, Stela Gugallja dhe Klodian Zoto jan\u00eb referuar n\u00eb media si t\u00eb p\u00ebrfshira n\u00eb korrupsion n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e incinerator\u00ebve. Nd\u00ebrkoh\u00eb, sipas saj, ka rezultuar se n\u00eb janar t\u00eb vitit 2019, subjekti ka p\u00ebrdorur automjetin n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb nj\u00ebrit prej t\u00eb akuzuarve, q\u00eb rezulton t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrdorur dhe nga kat\u00ebr persona t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb hetuar po p\u00ebr afer\u00ebn e incinerator\u00ebve.<\/p>\n<p>Nino parashtroi se n\u00eb qershor t\u00eb vitit 2020, n\u00eb media u raportua dor\u00ebzimi i nj\u00eb kall\u00ebzimi penal pran\u00eb SPAK lidhur me \u00e7\u00ebshtjet e incinerator\u00ebve, kompanit\u00eb dhe personat e p\u00ebrfshir\u00eb. Sipas saj, n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb atij viti u regjistrua procedimi penal, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb bashk\u00ebshorti ka p\u00ebrdorur automjetin q\u00eb I p\u00ebrkiste nj\u00eb prej shoq\u00ebrive t\u00eb p\u00ebrfshira.<\/p>\n<p>Sipas Komisioneres, nga maji i vitit 2021 deri n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb 2022-it, jan\u00eb marr\u00eb me radh\u00eb n\u00ebn hetim personat e p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb afer\u00eb, mes tyre edhe kunati i subjektit dhe bashk\u00ebjetuesja e tij, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb bashk\u00ebshorti i prokurores M\u00ebrtiri ka punuar deri n\u00eb gusht t\u00eb vitit 2022 n\u00eb nj\u00eb prej shoq\u00ebrive n\u00ebnkontraktore me pag\u00eb shum\u00eb t\u00eb lart\u00eb.<\/p>\n<p>Nino vler\u00ebson se ekzistojn\u00eb nj\u00eb seri e qart\u00eb faktesh dhe rrethanash, t\u00eb provuara nga aktet e administruara, q\u00eb tregojn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb vazhdim\u00ebsi lidhjeje midis subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, bashk\u00ebshortit t\u00eb saj, kunatit, kunat\u00ebs dhe vjehrrit gjat\u00eb viteve 2002-2022. Komisionerja v\u00ebren se kunati i subjektit dhe bashk\u00ebjetuesja e tij jan\u00eb hetuar nga SPAK p\u00ebr aktivitete t\u00eb krijuara prej vitit 2011 e n\u00eb vazhdim dhe jan\u00eb deklaruar fajtor\u00eb n\u00eb lidhje me \u00e7\u00ebshtjet e incinerator\u00ebve.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb parashtrimit t\u00eb k\u00ebtij shkaku, Nino vler\u00ebson se nga momenti kur \u00e7\u00ebshtja e afer\u00ebs s\u00eb incinerator\u00ebve u b\u00eb publike n\u00eb vitin 2018 e n\u00eb vijim, si dhe vendosja e sekuestrove mbi pasurit\u00eb e shoq\u00ebrive t\u00eb administruara nga familjar\u00ebt e bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit, kan\u00eb lidhje me vler\u00ebsimin n\u00eb drejtim t\u00eb ndikimit q\u00eb kan\u00eb n\u00eb besimin e publikut, p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>M\u00ebrtiri i kund\u00ebrshtoi konstatimet e Komisioneres, duke i cil\u00ebsuar n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin p\u00ebr procesin e rivler\u00ebsimit. Ajo tha se nuk ka asnj\u00eb prov\u00eb q\u00eb bashk\u00ebshorti t\u00eb ket\u00eb bashk\u00ebpunuar me familjar\u00ebt e tij t\u00eb akuzuar dhe theksoi se sapo ndaj tyre ka filluar hetimi p\u00ebr k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje kan\u00eb nd\u00ebrprer\u00eb \u00e7do lloj komunikimi.<\/p>\n<p>Subjekti v\u00ebrejti se e vetmja marr\u00ebdh\u00ebnie biznesi mes bashk\u00ebshortit dhe v\u00ebllait t\u00eb tij ka qen\u00eb ajo e viteve 2004-2007, kur sipas saj nuk ka sjell\u00eb ndonj\u00eb t\u00eb ardhur.<\/p>\n<p>M\u00ebrtiri nuk pranoi q\u00eb mjeti n\u00eb vitin 2019 t\u00eb ishte p\u00ebrdorur prej saj. Ajo shtoi se kur ka udh\u00ebtuar nj\u00eb her\u00eb drejt Malit t\u00eb Zi, asnj\u00eb prej personave n\u00eb fjal\u00eb nuk ka qen\u00eb i proceduar dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb nuk mund t\u00eb konsiderohen si persona t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Lidhja \u00ebsht\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb ligjit, martes\u00ebs time. Sqaroj se nga momenti q\u00eb u njoftuam se ndaj tyre ishte regjistruar procedim penal, kontakti me ata \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrprer\u00eb. T\u00eb dh\u00ebnat e TIMS konfirmojn\u00eb se edhe m\u00eb par\u00eb, marr\u00ebdh\u00ebnia ime me k\u00ebta persona ishte indiferente,\u201d theksoi M\u00ebrtiri.<\/p>\n<p>Ajo deklaroi se n\u00eb vitin 2019 ka qen\u00eb vet\u00ebm bashk\u00ebshorti n\u00eb Vjen\u00eb p\u00ebr t\u00eb vizituar t\u00eb v\u00ebllan\u00eb q\u00eb po i n\u00ebnshtrohej nj\u00eb nd\u00ebrhyrjeje kirurgjikale, nd\u00ebrsa u shpreh se nuk e dinte p\u00ebrse Komisionerja parashtronte se kishte qen\u00eb edhe subjekti. \u201cKomisionerja b\u00ebn pjes\u00eb ankimi gj\u00ebra t\u00eb paq\u00ebna,\u201d pohoi M\u00ebrtiri.<\/p>\n<p>Lidhur me pun\u00ebsimin e bashk\u00ebshortit, ajo tha se ai asnj\u00ebher\u00eb nuk kishte qen\u00eb drejtues, por thjesht i pun\u00ebsuar.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, M\u00ebrtiri solli n\u00eb v\u00ebmendje se d\u00ebnimi ndaj personave t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb lidhur nuk \u00ebsht\u00eb i form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb dhe sipas saj, nuk duhej q\u00eb k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje t\u00eb ishin b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e seanc\u00ebs publike.<\/p>\n<p>Kessler e pyeti gjat\u00eb subjektin, mes t\u00eb tjerash edhe p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet e saj dhe t\u00eb bashk\u00ebshortit me v\u00ebllan\u00eb e k\u00ebtij t\u00eb fundit, Mirel M\u00ebrtirin dhe bashk\u00ebjetuesen e tij, Stela Gugallja.<\/p>\n<p>N\u00eb funksion t\u00eb pyetjeve t\u00eb Kessler, ajo sqaroi se dy f\u00ebmij\u00ebt e mitur t\u00eb kunatit i kishin vizituar me raste dhe u kishin b\u00ebr\u00eb dhurata simbolike kur kishin pasur dat\u00eblindjet. Ajo pranoi se kishte udh\u00ebtuar nj\u00eb her\u00eb n\u00eb Vjen\u00eb n\u00eb vitin 2016, nd\u00ebrsa n\u00eb 2019 ritheksoi se kishte udh\u00ebtuar vet\u00ebm bashk\u00ebshorti p\u00ebr t\u00eb par\u00eb t\u00eb v\u00ebllan\u00eb e s\u00ebmur\u00eb.<\/p>\n<p>Kur u pyet se ku gjendej aktualisht Mirel M\u00ebrtiri, subjekti deklaroi se nuk e dinte pasi nuk kishte asnj\u00eb kontakt. &#8220;N\u00ebse u referohemi medieve mund t\u00eb jet\u00eb n\u00eb Austri,\u201d pohoi ajo dhe shtoi se takimi i fundit q\u00eb ka pasur bashk\u00ebshorti me t\u00eb v\u00ebllan\u00eb ka qen\u00eb p\u00ebrpara se ky i fundit t\u00eb procedohej.<\/p>\n<p>Sipas subjektit, bashk\u00ebshorti i saj kishte vendosur t\u00eb q\u00ebndronte indiferent p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, duke pritur vendimarrjet e institucioneve p\u00ebrkat\u00ebse.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb pytjeve t\u00eb nj\u00ebpasnj\u00ebshme t\u00eb Kessler, M\u00ebrtiri sqaroi se bashk\u00ebshorti ka qen\u00eb vet\u00ebm i pun\u00ebsuar n\u00eb shoq\u00ebrit\u00eb e krijuara nga kunati dhe bashk\u00ebjetuesja e tij. Disa her\u00eb ajo theksoi se nuk e kuptonte kontekstin e pyetjeve.<\/p>\n<p>Kessler e pyeti n\u00ebse gjith\u00eb transaksionet e kryera, nga dhurimet e deri tek procedimet e kunatit dhe bashk\u00ebjetueses s\u00eb tij ndikonin n\u00eb c\u00ebnimin e besimit t\u00eb publikut. Subjekti e cil\u00ebsoi si nj\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe jo si pyetje. Ajo tha se ka vet\u00ebm nj\u00eb transaksion n\u00eb vitin 2011, nd\u00ebrsa p\u00ebr rrethanat e personat e tjer\u00eb t\u00eb referuar nga Kessler apo nga media, pohoi se mund t\u00eb ken\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me personat e tjer\u00eb t\u00eb lidhur.<\/p>\n<p>Sipas M\u00ebrtirit, ligji po keqintepretohej p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00ebn hetim.<\/p>\n<p>\u201cNuk mund t\u00eb kryq\u00ebzohem un\u00eb p\u00ebr v\u00ebllan\u00eb e bashk\u00ebshortit,\u201d pohoi prokurorja M\u00ebrtiri nd\u00ebr t\u00eb tjera.<\/p>\n<p><strong>Profesionalizmi<\/strong><\/p>\n<p>Nino konstatoi se subjekti ka hetuar shoq\u00ebrin\u00eb Albpetrol sh.a. n\u00eb kushtet n\u00eb dukje t\u00eb konfliktit t\u00eb interesit, pasi n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb ka qen\u00eb i pun\u00ebsuar bashk\u00ebshorti. Po ashtu, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb pushuar nga M\u00ebrtiri me arsyetimin se nuk kishte vep\u00ebr penale, Komisionerja evidenton disa probleme. Sipas Ninos, gjendet i pamb\u00ebshtetur pretendimi i subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit se nuk ka afat ligjor n\u00eb faz\u00ebn e kryerjes s\u00eb verifikimeve t\u00eb materialit kall\u00ebzues.<\/p>\n<p>Po ashtu, konstatohet se megjith\u00ebse n\u00eb aktet e procedimit penal nj\u00eb prej p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb shoq\u00ebrive pjes\u00ebmarr\u00ebse n\u00eb nj\u00eb tender t\u00eb Albpetrol ka ngritur dyshime p\u00ebr veprime korruptive, subjekti nuk ka mbledhur tabulatet telefonike, t\u00eb cilat do t\u00eb mund t\u00eb hidhnin drit\u00eb mbi komunikimet mes an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Komisionit apo zyrtar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb kompanis\u00eb me rojat.<\/p>\n<p>Nino k\u00ebrkon q\u00eb kjo \u00e7\u00ebshtje t\u00eb shqyrtohet n\u00eb drejtim t\u00eb aft\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb hetuar, p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb urdh\u00ebra dhe vendime. Ajo vler\u00ebson se gjendja e konfliktit t\u00eb interesit n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje e disa t\u00eb tjera me shoq\u00ebrin\u00eb Albpetrol, p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb baz\u00eb p\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi \u00e7\u00ebshtjen.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, Nino konstatoi se subjekti ka vendosur n\u00eb vitin 2020 mosfillimin e nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje n\u00eb ngarkim t\u00eb nj\u00eb subjekti rivler\u00ebsimi, me argumentin se \u00e7\u00ebshtja administrative e rivler\u00ebsimit t\u00eb tij \u00ebsht\u00eb ende n\u00eb shqyrtim n\u00eb KPA.<\/p>\n<p>M\u00ebrtiri ka vendosur mosfillimin e hetimit p\u00ebr nj\u00eb material kall\u00ebzues ku k\u00ebrkohej t\u00eb kontrollohej dhe vler\u00ebsohej p\u00ebrdorimi i t\u00eb ardhurave t\u00eb Bashkis\u00eb Fier gjat\u00eb vitit 2011, si dhe nd\u00ebrtimi i Pallatit t\u00eb Sportit n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet.<\/p>\n<p>Sipas Ninos, vendimi i mosfillimit t\u00eb procedimit penal nga ana e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, p\u00ebrmban mang\u00ebsi n\u00eb arsyetim dhe justifikimit t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb nd\u00ebrmarrjes s\u00eb veprimeve hetimore t\u00eb duhura. Nd\u00ebrkoh\u00eb, konstatohet se subjekti gjendej n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit, pasi n\u00eb 2011-\u00ebn kishte p\u00ebrfituar kredin\u00eb e but\u00eb.<\/p>\n<p>Situat\u00eb t\u00eb ngjashme, Nino kosntatoi p\u00ebr nj\u00eb tjet\u00ebr kall\u00ebzim ndaj Bashkis\u00eb Fier p\u00ebr veprat penale \u201cShp\u00ebrdorimi i detyr\u00ebs\u201d dhe \u201cFalsifikimi i dokumenteve\u201d.<\/p>\n<p>Komisionerja Publike u shpreh se procedimet e marra n\u00eb n\u00eb shqyrtim, p\u00ebr t\u00eb cilat n\u00eb t\u00eb gjitha rastet subjekti ka vendosur mosfillim apo pushim t\u00eb procedimit penal, p\u00ebrmbajn\u00eb t\u00eb meta t\u00eb dukshme dhe munges\u00eb arsyetimi, q\u00eb duhen trajtuar n\u00eb drejtim t\u00eb aft\u00ebsive p\u00ebr t\u00eb hetuar, p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb urdhra dhe vendime. Sipas Ninos, n\u00eb rastet e trajtuara rezulton se subjekti i rivler\u00ebsimit gjendet n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit, rrethan\u00eb q\u00eb s\u00eb bashku me mang\u00ebsit\u00eb e tjera konsiderohet e mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi \u00e7\u00ebshtjen.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Nino k\u00ebrkoi shkarkimin nga detyra t\u00eb prokurores Mariola M\u00ebrtiri.<\/p>\n<p>Prokurorja M\u00ebrtiri sqaroi se nuk ka kryer p\u00ebrgjime p\u00ebr kall\u00ebzimin e kryer ndaj Albpetrol, pasi udh\u00ebzimet e prokurorit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb detyrueshme. Ajo pretendoi se nuk q\u00ebndrojn\u00eb konstatimet e Komisioneres dhe theksoi se vendimarrja e saj \u00ebsht\u00eb gjetur e drejt\u00eb nga drejtuesi i prokuroris\u00eb dhe kall\u00ebzuesi, i cili nuk ka ushtruar ankim.<\/p>\n<p>Konstatimin p\u00ebr mosarsyetim t\u00eb vendimit, subjekti e cil\u00ebsoi si nj\u00eb koment t\u00eb Ninos. Ajo shtoi se konstatimi i Komisioneres se bashk\u00ebshorti ka qen\u00eb i pun\u00ebsuar n\u00eb vitin 2012 ishte i q\u00ebllimsh\u00ebm, pasi nuk ishte i v\u00ebrtet\u00eb. Sipas M\u00ebrtirit, bashk\u00ebshorti e kishte filluar pun\u00ebn n\u00eb Albetrol n\u00eb tetor t\u00eb 2013-\u00ebs. Subjekti shtoi, n\u00eb k\u00ebt\u00eb shoq\u00ebri ka dhjet\u00ebra drejtori dhe pun\u00ebt jan\u00eb t\u00eb ndara dhe se duhej t\u00eb hiqte dor\u00eb vet\u00ebm n\u00ebse b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsin e bashk\u00ebshortit.<\/p>\n<p>M\u00ebrtiri pohoi se ka qen\u00eb gjithmon\u00eb e kujdeshme t\u00eb hiqte dor\u00eb nga \u00e7\u00ebshtjet kur gjendej n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn Nino tha se vendimarrja e subjektit dhe Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb p\u00ebr pushimin e \u00e7\u00ebshtjes ishte rr\u00ebzuar nga Apeli, subjekti v\u00ebrejti se dhe pas hetimeve nga dy prokuror\u00eb t\u00eb tjer\u00eb ishte arritur s\u00ebrish n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin rezultat. \u201cNuk e kuptoj pse Komisioneri Publik nuk e ka pasqyruar t\u00eb plot\u00eb\u201d, tha subjekti.<\/p>\n<p>Lidhur me kredin\u00eb e but\u00eb, ajo tha se kjo situat\u00eb duhet par\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb forcimit t\u00eb besimit t\u00eb publikut. M\u00ebrtiri v\u00ebrejti se Komisionerja Publike nuk mund t\u00eb hynte n\u00eb arsyetimin logjik t\u00eb vendimeve. Ajo theksoi se ishte vler\u00ebsuar gjithmon\u00eb shum\u00eb mir\u00eb dhe k\u00ebrkoi l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb konfirmimit.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA u njoh t\u00eb mart\u00ebn m\u00eb 16 janar me parashtrimet n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen p\u00ebr prokuroren e Tiran\u00ebs, Mariola M\u00ebrtiri, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs publike q\u00eb zgjati p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se shtat\u00eb or\u00eb, subjekti i rivler\u00ebsimit kund\u00ebrshtoi si t\u00eb pabazuar shkaqet dhe k\u00ebrkimin e Komisioneres Publike, Irena Nino. Nino u q\u00ebndroi t\u00eb gjitha [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":77687,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[114,2],"tags":[111,103,892,1301,118,212,1302,1303,1028],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2024\/01\/Mariola-dhe-Romina-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Prokurorja Mariola M\u00ebrtiri (majtas) dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesja ligjore, Romina Zano pas seanc\u00ebs n\u00eb KPA. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77686"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=77686"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77686\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":77688,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77686\/revisions\/77688"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/77687"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=77686"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=77686"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=77686"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}