{"id":77743,"date":"2024-01-29T20:13:06","date_gmt":"2024-01-29T19:13:06","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-dritan-nushi-jep-shpjegime-per-pasurite-e-vjehrrit-dhe-profesionalizmin\/2024\/01\/29\/"},"modified":"2024-01-30T10:57:39","modified_gmt":"2024-01-30T09:57:39","slug":"prokurori-dritan-nushi-jep-shpjegime-per-pasurite-e-vjehrrit-dhe-profesionalizmin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-dritan-nushi-jep-shpjegime-per-pasurite-e-vjehrrit-dhe-profesionalizmin\/2024\/01\/29\/","title":{"rendered":"Prokurori Dritan Nushi jep shpjegime p\u00ebr pasurit\u00eb e vjehrrit dhe profesionalizmin"},"content":{"rendered":"<p>Prokurori i Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, Dritan Nushi, u p\u00ebrball t\u00eb h\u00ebn\u00ebn m\u00eb 29 janar me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore u pyet dhe dha shpjegime p\u00ebr nj\u00eb apartament n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb vjehrrit, pasuri p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn u ngrit\u00ebn dyshime p\u00ebr fshehje, si dhe p\u00ebr gjetjet n\u00eb kriterin profesional. Nushi mori vler\u00ebsim pozitiv p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs.<\/p>\n<p>Procesi i vetingut p\u00ebr prokurorin Dritan Nushi po kryhet nga trupa e KPK e kryesuar nga Firdes Shuli, me an\u00ebtar Olsi Komicin dhe an\u00ebtare Xhensila Pinen. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Steven Kessler.<\/p>\n<p>Dritan Nushi e ka filluar karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 2002 si prokuror n\u00eb Prokurorin\u00eb e Tiran\u00ebs. Ai \u00ebsht\u00eb transferuar n\u00eb Prokurorin\u00eb e Kavaj\u00ebs p\u00ebr vitet 2007-2013. N\u00eb vijim \u00ebsht\u00eb rikthyer n\u00eb Prokurorin\u00eb e Tiran\u00ebs ku dhe e ushtron aktualisht funksionin.<\/p>\n<p><strong>Barra e prov\u00ebs p\u00ebr pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Komisioni nuk ka gjetur probleme p\u00ebr nj\u00eb depozit\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 1 milion e 480 mij\u00eb lek\u00eb, p\u00ebr llogarit\u00eb rrjedh\u00ebse, dhe nj\u00eb autovetur\u00eb t\u00eb trash\u00ebguar nga babai, bler\u00eb nga ky i fundit kur nuk ishin n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn ceritifikat\u00eb familjare. Po ashtu, nuk u evidentuan probleme p\u00ebr pjes\u00ebn takuese n\u00eb nj\u00eb apartament n\u00eb Fier t\u00eb trash\u00ebguar nga babai, pasuri t\u00eb cil\u00ebn e kishite p\u00ebrfituar gjyshja n\u00ebp\u00ebrmjet privatizimit. KPK nuk ka konstatuar gjetje as n\u00eb verifikimin e llogarive bankare n\u00eb em\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebshortes s\u00eb prokurorit Nushi, si dhe t\u00eb pasurive n\u00eb em\u00ebr t\u00eb familjes s\u00eb tij t\u00eb origjin\u00ebs.<\/p>\n<p>Subjekti ka deklaruar se jeton nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 93 m2 n\u00eb Tiran\u00eb, t\u00eb bler\u00eb nga vjehrri n\u00eb vitin 2001. Nushi ka deklaruar p\u00ebrdorimin pa kund\u00ebrshp\u00ebrblim. Ai ka shpjeguar se vjehrri i\u2019a ka l\u00ebn\u00eb t\u00eb bij\u00ebs k\u00ebt\u00eb pasuri para martes\u00ebs dhe para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs.<\/p>\n<p>KPK ka kryer analiz\u00ebn e burimeve nga t\u00eb ardhurat e vjehrrit nga puna, nga aktiviteti privat n\u00eb sektorin e nd\u00ebrtimit dhe t\u00eb ardhurat e vjehrr\u00ebs si stomatologe, prej nga ka rezultuar nj\u00eb bilanc negativ n\u00eb shum\u00ebn rreth 2 milion\u00eb lek\u00eb. Megjithat\u00eb, relatori Komici v\u00ebrejti se p\u00ebr arsye se kjo pasuri \u00ebsht\u00eb bler\u00eb para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs dhe para martes\u00ebs, \u00ebsht\u00eb konsideruar se nuk ka lidhje me procesin e rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Hetimit t\u00eb Komisionit i \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshtruar edhe nj\u00eb shtes\u00eb e nd\u00ebrtuar nga vjehrri n\u00eb vitet 2009-2010 mbi apartamentin q\u00eb p\u00ebrdoret nga subjekti, pasuri p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb aplikuar p\u00ebr legalizim n\u00eb vitin 2013 dhe \u00ebsht\u00eb marr\u00eb certifikata e pron\u00ebsis\u00eb nga vjehrri n\u00eb 2015-\u00ebn.<\/p>\n<p>Shtesa \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb me qira dhe vjehrri ka autorizuar t\u00eb bij\u00ebn me prokur\u00eb t\u00eb posa\u00e7me p\u00ebr kryerjen e k\u00ebtij transaksioni.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, sipas Komicit, prokura sh\u00ebnonte dh\u00ebnien me qira t\u00eb nj\u00eb apartamenti me num\u00ebr 25, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb subjekti p\u00ebrdor apartamentin 27, banesa t\u00eb ndryshme nga shtesa. Nga hetimi ka rezultuar se nga llogaria prokurorit Nushi \u00ebsht\u00eb paguar nj\u00eb taks\u00eb 16 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr regjistrimin e shtes\u00ebs n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb vjehrrit.<\/p>\n<p>Relatori Komici v\u00ebrejti se vjehrri ka l\u00ebshuar deklarat\u00eb ku shpjegon se nuk ka apartamente t\u00eb tjera n\u00eb pron\u00ebsi, por ka qen\u00eb lapsus i noterit q\u00eb ka sh\u00ebnuar numrin 25.<\/p>\n<p>Nisur nga fakti se shtesa duplex \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar kur vjehrri subjektit jetonte dhe punonte ne Elbasan, Komisioni konstaton se duket se ai nuk e ka pasur nj\u00eb nevoj\u00eb t\u00eb till\u00eb. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, jan\u00eb ngritur dyshimet se mund t\u00eb jet\u00eb pasuri e fshehur e prokurorit Nushi n\u00eb em\u00ebr t\u00eb vjehrrit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>N\u00eb analiz\u00ebn financiare p\u00ebrllogaritjet jan\u00eb kryer bazuar n\u00eb \u00e7mimet mesatare t\u00eb nd\u00ebrtimit sipas Entit Komb\u00ebtar t\u00eb Banesave, duke u konkluduar se jan\u00eb shpenzuar rreth 4.4 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr shtes\u00ebn. Komici tha se subjektit i \u00ebsht\u00eb kaluar barr\u00eb prove p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar ligjshm\u00ebrin\u00eb e burimeve financiare t\u00eb shtes\u00ebs, si dhe se nuk gjendet n\u00eb kushtet e fshehjes s\u00eb k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare e shpenzimeve t\u00eb familjes s\u00eb subjektit, nuk jan\u00eb gjetur pamund\u00ebsi financiare.<\/p>\n<p>Prokurori Nushi deklaroi se nuk kishte lidhje me nd\u00ebrtimin e shtes\u00ebs apo p\u00ebrfitim nga kjo pasuri. Lidhur me t\u00eb ardhurat e vjehrrit nga kompania e nd\u00ebrtimit, ai theksoi se ishte provuar se kishte pasur aktivitet q\u00eb prej vitit 1994. Por, sipas tij, vet\u00eb institucionet kishin deklaruar se nuk kishin informacione p\u00ebr gjith\u00eb t\u00eb ardhurat e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb gjendej n\u00eb pamund\u00ebsi objektive p\u00ebr t\u2019i v\u00ebrtetuar ato.<\/p>\n<p>Nushi deklaroi se provohet me dokumentacion ligjor se vet\u00ebm me t\u00eb ardhurat e viteve 2005-2010 justifikohen dhe tejkalohen shpenzimet dhe investimet e kryera nga vjehrri. Ai shtoi se vjehrra ka ushtruar aktivitetin si stomatologe n\u00eb ambientin e nj\u00eb t\u00eb af\u00ebrmi, pa kund\u00ebrshp\u00ebrblim.<\/p>\n<p>Lidhur me arsyen e investimit t\u00eb shtes\u00ebs, subjekti shpjegoi se at\u00eb periudh\u00eb familja e tij dhe e motr\u00ebs s\u00eb bashk\u00ebshortes ishin shtuar me f\u00ebmij\u00eb dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye vjehrri dhe vjehrra kishin vler\u00ebsuar t\u00eb transferoheshin n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr t\u2019u q\u00ebndruar pran\u00eb dhe p\u00ebr t\u2019i ndihmuar t\u00eb rritjen e f\u00ebmij\u00ebve.<\/p>\n<p>Subjekti kund\u00ebrshtoi vler\u00ebn e nd\u00ebrtimit t\u00eb p\u00ebrcaktuar nga Komisioni. Sipas tij, \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtetuar se nd\u00ebrtimi nuk \u00ebsht\u00eb standard, por me pjes\u00eb hekuri dhe materiale t\u00eb ricikluara prej vjehrrit. Sipas tij, kjo kuptohej dhe me sy t\u00eb lir\u00eb p\u00ebr shkak se dyert dhe dritaret nuk ishin t\u00eb nj\u00ebjta.<\/p>\n<p>P\u00ebr numrat e apartamenteve ai k\u00ebmb\u00ebnguli se ishin lapsuse t\u00eb noteres dhe se apartamenti nr.25 v\u00ebrtetohej me dokumentacion se zot\u00ebrohej nga t\u00eb tjer\u00eb persona.<\/p>\n<p>I pyetur lidhur me likujdimin e shum\u00ebs 16 mij\u00eb lek\u00eb nga llogaria e tij p\u00ebr regjistrimin e shtes\u00ebs n\u00eb em\u00ebr t\u00eb vjehrrit, subjekti deklaroi se kur kishin shkuar tek ALUIZNI, kishin m\u00ebsuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pages\u00eb. Nushi pohoi se nuk kishte pasur as ai dhe as vjehrri k\u00ebt\u00eb shum\u00eb cash me vete dhe kishin par\u00eb se tek zyrat e ALUIZNI-t gjendej nj\u00eb sportel i bank\u00ebs ku merrte pag\u00ebn. Subjekti deklaroi se n\u00ebse do kishte pasur di\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb fshehur lidhur me shtes\u00ebn, nuk do ta kishte kryer pages\u00ebn nga llogaria e tij, por mund ta t\u00ebrhiqte cash shum\u00ebn 16 mij\u00eb lek\u00eb. Sipas tij, ky veprim \u00ebsht\u00eb kryer q\u00eb vjehrri t\u00eb mos shkonte n\u00eb Elbasan e t\u00eb kthehej p\u00ebr t\u00eb kryer regjistrimin nj\u00eb dit\u00eb tjet\u00ebr.<\/p>\n<p><strong>Profesionalizmi<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb aspektin profesional, Komici relatoi gjetje q\u00eb kishin t\u00eb b\u00ebnin m\u00eb s\u00eb shumti me \u00e7\u00ebshtje t\u00eb denoncuara nga publiku.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb procedim t\u00eb vitit 2015, u konstatua se dukej se Nushi kishte pushuar hetimin p\u00ebr nj\u00eb shtetas meksikan t\u00eb dyshuar se p\u00ebrdorte pasaport\u00eb t\u00eb falsifikuar, pa kryer m\u00eb par\u00eb ekspertim. Subjekti deklaroi se kishte nj\u00eb akt ekspertimi, q\u00eb ishte vendosur n\u00eb dyshim pas sigurimit t\u00eb provave t\u00eb reja. Ai shpjegoi se Ambasada Meksikane n\u00eb Rom\u00eb kishte konfirmuar se personi n\u00eb fjal\u00eb kishte dokumentacion t\u00eb rregullt. I pyetur nga Komisioni dhe v\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar lidhur me k\u00ebt\u00eb situat\u00eb, Nushi pohoi se shtetasi meksikan kishte pasur me vete dhe dokumente t\u00eb tjer\u00eb ku p\u00ebrputheshin t\u00eb dh\u00ebnat dhe fotoja e tij. Subjekti shtoi se nga hetimi kishte rezultuar se ai person nuk kishte qen\u00eb i dyshuar p\u00ebr ndonj\u00eb vep\u00ebr penale n\u00eb asnj\u00eb shtet.<\/p>\n<p>Kessler e pyeti n\u00ebse mund t\u00eb ngriheshin dyshime mbi nj\u00eb person q\u00eb udh\u00ebtonte nga Los Angeles t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, n\u00eb Danimark\u00eb, m\u00eb pas n\u00eb Koraci, Malt t\u00eb Zi, Kosov\u00eb, Maqedoni, Shqip\u00ebri, Turqi, Dubai, Indi dhe n\u00eb fund rikthyer n\u00eb Meksik\u00eb. Nushi tha se kishte kryer verifikime dhe p\u00ebr personalitetin e t\u00eb proceduarit, por deri n\u00eb momentin e vendimarrjes s\u00eb pushimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes nuk kishin konstatuar ndonj\u00eb problem.<\/p>\n<p>Subjekti ka pushuar edhe nj\u00eb hetim q\u00eb kishte t\u00eb b\u00ebnte me kall\u00ebzimin e kryer nga administratori i nj\u00eb pike shitjesh karburantesh, q\u00eb kishte pretenduar se m\u00eb t\u00eb padrejt\u00eb policia i kishte bllokuar aktivitetin dhe i kishte d\u00ebmtuar pajisjet, duke i sjell\u00eb nj\u00eb d\u00ebm t\u00eb madh. Sipas denoncuesit, Nushi nuk ka kryer hetime.<\/p>\n<p>Nushi deklaroi ngjarja kishte ndodhur n\u00eb vitin 2013 dhe se nuk kishte prova, por vet\u00ebm th\u00ebnie dhe kund\u00ebrth\u00ebnie. Subjekti shtoi se vet\u00ebm gjat\u00eb procesit t\u00eb vetingut kishte m\u00ebsuar se vendimmarrja e tij ishte prishur nga Prokurori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i asaj kohe. Sipas, Nushit, kishte k\u00ebrkuar p\u00ebr dosjen por nuk gjendej n\u00eb prokurori. Ai theksoi se vendimmarrja nuk ishte prishur nga gjykata.<\/p>\n<p>Prokuori Nushi kund\u00ebrshtoi edhe konstatimin se duket se nuk ka kryer hetime t\u00eb plota p\u00ebr nj\u00eb person dhe nj\u00eb notere lidhur me aktin e l\u00ebshuar prej saj. Sipas subjektit, \u00e7\u00ebshtja kishte 9 vjet q\u00eb shqyrtohej n\u00eb gjykat\u00eb lidhur me aktin e l\u00ebshuar nga noterja dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye duhej pritur ajo vendimmarrje. Nushi sqaroi se akti ishte i vitit 1989 dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb edhe n\u00ebse do t\u00eb ishte i falsifikuar, ishte parashkruar vepra penale. Ai v\u00ebrejti se vendimmarrja e tij nuk ishte ankimuar dhe se nuk e kuptonte pse kall\u00ebzuesi nuk ishte tani dakord.<\/p>\n<p>Lidhur me konstatimin e KPK se subjekti ka trajtuar tre t\u00eb pandehur n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb pavar\u00ebsisht veprave penale p\u00ebr t\u00eb cilat akuzoheshin, subjekti shpjegoi se nj\u00eb prej tyre ishte punonj\u00ebs policie q\u00eb kishte bashk\u00ebpunuar me krimin kundrejt pages\u00ebs, duke u siguruar t\u00eb dh\u00ebna sensitive. Sipas Nushit, p\u00ebr nj\u00eb punonj\u00ebs policie q\u00eb kryen veprime t\u00eb tilla duhet k\u00ebrkuar d\u00ebnimi maksimal q\u00eb parashikon vepra penale. Ai mohoi q\u00eb t\u2019i kishte trajtuar nj\u00eblloj t\u00eb pandehurit, duke shpjeguar se p\u00ebr nj\u00ebr\u00ebn q\u00eb ishte n\u00ebn\u00eb me f\u00ebmij\u00eb, kishte k\u00ebrkuar pezullimin e d\u00ebnimit.<\/p>\n<p>Nushi tha se nuk q\u00ebndronin pretendimet e nj\u00eb denoncuesi tjet\u00ebr p\u00ebr hetime t\u00eb paplota dhe c\u00ebnim t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb t\u00eb d\u00ebmtuarit p\u00ebr t\u2019u njoftuar. Ai theksoi se kishte provuar se kishte kryer hetime t\u00eb plota dhe se ankesat e denoncuesit ishin kryer rreth 10 dit\u00eb para se \u00e7\u00ebshtja t\u00eb depozitohej n\u00eb prokurori. Sipas tij, megjith\u00ebse gjykata urdh\u00ebroi kryerjen e dy veprimeve hetimore, \u00e7\u00ebshtja s\u00ebrish shkoi n\u00eb gjykat\u00eb p\u00ebr pushim dhe u pranua.<\/p>\n<p>P\u00ebr pretendimin e nj\u00eb denoncuesi p\u00ebr zvarritje t\u00eb gjykimit, subjekti tha se nuk kishte qen\u00eb i pranish\u00ebm vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb seanc\u00eb dhe kjo jo p\u00ebr faj t\u00eb tij. Ai sqaroi se kishte pritur mbi nj\u00eb or\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb seanc\u00eb dhe se kjo v\u00ebrtetohet me procesverbal. Nushi pohoi se kishte tentuar t\u00eb komunikonte me gjyqtarin e \u00e7\u00ebshtjes, por kishte qen\u00eb e pamundur.<\/p>\n<p>Lidhur me nj\u00eb pretendim t\u00eb ngritur n\u00eb nj\u00eb media se subjekti nuk ka kryer hetime p\u00ebr rreth dy muaj e gjysm\u00eb lidhur me nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje, Nushi sqaroi se dosja administrohej nga nj\u00eb tjet\u00ebr prokuror q\u00eb ishte shkarkuar. Sipas tij, megjith\u00ebse shorti i kishte caktuar atij vijimin e hetimeve, dosja fizike ishte marr\u00eb m\u00eb von\u00eb.<\/p>\n<p>Subjekti pohoi se n\u00eb rastin n\u00eb fjal\u00eb nuk kishte vep\u00ebr penale dhe se detyrat e l\u00ebna nga gjykata kishin t\u00eb b\u00ebnin me ballafaqimin e dy personave q\u00eb nuk ngrinte pesh\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim ai shpjegoi lidhur me pretendimet p\u00ebr zgjatjen e hetimeve t\u00eb nj\u00eb procedimi mbi dy vjet. Sipas subjektit, n\u00eb rastet kur nuk ka em\u00ebr personi n\u00ebn hetim nuk ka afate t\u00eb tulla.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, prokurori Dritan Nushi deklaroi se kishte arritur nivel t\u00eb besuesh\u00ebm n\u00eb t\u00eb tre kriteret e rivler\u00ebsimit dhe k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>KPK njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb dat\u00eb 31 janar, n\u00eb or\u00ebn 09:45.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurori i Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, Dritan Nushi, u p\u00ebrball t\u00eb h\u00ebn\u00ebn m\u00eb 29 janar me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore u pyet dhe dha shpjegime p\u00ebr nj\u00eb apartament n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb vjehrrit, pasuri p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn u ngrit\u00ebn dyshime p\u00ebr fshehje, si dhe p\u00ebr gjetjet n\u00eb kriterin profesional. Nushi mori [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":77744,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2,115],"tags":[1305,784,118,171,906,1028,227,698],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2024\/01\/dritan-nushi.jpg","fifu_image_alt":"Dritan Nushi pas seanc\u00ebs n\u00eb KPK. Foto:BIRN","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77743"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=77743"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77743\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":77745,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77743\/revisions\/77745"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/77744"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=77743"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=77743"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=77743"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}