{"id":77767,"date":"2024-02-06T10:39:46","date_gmt":"2024-02-06T09:39:46","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-e-gjeti-me-pamundesi-financiare-prokurorin-elio-mazreku\/2024\/02\/06\/"},"modified":"2024-02-06T10:42:12","modified_gmt":"2024-02-06T09:42:12","slug":"kpk-e-gjeti-me-pamundesi-financiare-prokurorin-elio-mazreku","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-e-gjeti-me-pamundesi-financiare-prokurorin-elio-mazreku\/2024\/02\/06\/","title":{"rendered":"KPK e gjeti me pamund\u00ebsi financiare prokurorin Elio Mazreku"},"content":{"rendered":"<p>Prokurori i Tiran\u00ebs, Elio Mazreku u shkarkua nga detyra prej Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK m\u00eb dat\u00eb 23 n\u00ebntor 2023, pasi u konkludua se nuk arriti nivel t\u00eb besuesh\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb burimeve t\u00eb t\u00eb ligjshme, deklarime t\u00eb pasakta e t\u00eb pamjaftueshme. Nd\u00ebrkoh\u00eb, ai u vler\u00ebsua pozitivisht p\u00ebr figur\u00ebn dhe se arriti nivel kualifikues p\u00ebr profesionalizmin. Vendimi p\u00ebr largimin e Mazrekut nga detyra u mor nga trupa e KPK e kryesuar nga Brunilda Bekteshi, me relatore Pamela Qirkon dhe an\u00ebtar Roland Ilian.<\/p>\n<p>Elio Mazreku e filloi karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 2000 dhe punoi prej m\u00eb shum\u00eb se dy dekadash si\u00a0prokuror n\u00eb Prokurorin\u00eb e Rrethit Gjyq\u00ebsor t\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Komisioni e ka kryer analiz\u00ebn financiare p\u00ebr Mazrekun p\u00ebr dy periudha, n\u00eb at\u00eb para deklarat\u00ebs fillestare t\u00eb pasuris\u00eb p\u00ebr vitet 1995-2003 dhe p\u00ebr vitet 2004-2016, prej nga ai ka rezultuar me bilance negative n\u00eb vlera t\u00eb konsiderueshme.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim evidentohet se pasurit\u00eb e deklaruara n\u00eb vitin 2003 nga subjekti jan\u00eb nj\u00eb automjet, me vler\u00eb 300 mij\u00eb lek\u00eb, me burim krijimi t\u00eb ardhurat financiare familjare nga rrogat dhe p\u00ebrkthime; depozit\u00eb kursimi n\u00eb Bank\u00ebn e Kursimeve, n\u00eb shum\u00ebn 400 mij\u00eb lek\u00eb, me burim krijimi t\u00eb ardhura t\u00eb mbledhura ose t\u00eb sjella prej v\u00ebllait nga emigracioni dhe gjat\u00eb koh\u00ebs kur punonte n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>KPK konstaton se \u00ebsht\u00eb konfirmuar se n\u00eb maj t\u00eb vitit 2000, Mazreku ka pasur gjendje n\u00eb llogarin\u00eb bankare n\u00eb shum\u00ebn prej 1 milion e 343 mij\u00eb lek\u00ebsh, t\u00eb mbartur nga nj\u00eb periudh\u00eb e m\u00ebparshme. N\u00eb vitin 2001, ai ka \u00e7elur nj\u00eb depozit\u00eb kursimi me burim t\u00eb holla t\u00eb mbledhura nga rrogat dhe p\u00ebrkthimet; hartimi i raporteve juridike e mjedisore prej tij dhe bashk\u00ebshortes, si dhe t\u00eb ardhura t\u00eb sjella prej v\u00ebllait nga emigracioni.<\/p>\n<p>I pyetur nga Komisioni n\u00eb lidhje me depozitat e ndodhura n\u00eb Bank\u00ebn e Kursimeve, subjekti ka deklaruar v\u00ebllai i tij D.P (M) ka qen\u00eb i angazhuar n\u00eb fush\u00ebn e biznesit p\u00ebr periudh\u00ebn 1991 \u2013 1995 dhe se m\u00eb pas ka emigruar drejt Kanadas\u00eb. Mazreku ka pohuar se pasi v\u00ebllai ka emigruar, \u00e7do gj\u00eb i ka mbetur atij, pasi gjyshja dh\u00eb n\u00ebna ishin t\u00eb moshuara dhe me probleme sh\u00ebndet\u00ebsore e nuk mund t\u00eb merreshin me biznesin dhe t\u00eb ardhurat.<\/p>\n<p>Sipas subjektit, kjo ka qen\u00eb arsyeja p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb parave &#8216;cash&#8217; q\u00eb i v\u00ebllai i pati l\u00ebn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, ose q\u00eb u p\u00ebrftua nga shitja e sendeve q\u00eb ai kishte l\u00ebn\u00eb, u p\u00ebrdor\u00ebn dhe u depozituan n\u00eb Bank\u00ebn e Kursimeve.<\/p>\n<p>Ai ka paraqitur dhe dokumente, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt KPK thot\u00eb se duket se konfirmojn\u00eb se v\u00ebllai i subjektit ka pasur t\u00eb regjistruar nj\u00eb aktivitet si person fizik tregtar n\u00eb prill t\u00eb vitit 1994 dhe duket se \u00ebsht\u00eb larguar nga Shqip\u00ebria n\u00eb shkurt t\u00eb \u201995-\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cPor, nga ana tjet\u00ebr, duket se nuk provojn\u00eb shuma t\u00eb ardhurash t\u00eb mundshme t\u00eb p\u00ebrfituara nga ky aktivitet e, p\u00ebr rrjedhoj\u00eb, k\u00ebto t\u00eb ardhura mbeten t\u00eb nivelit deklarativ dhe nuk jan\u00eb p\u00ebrllogaritur n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb p\u00ebrgatitur nga Komisioni\u201d, citohet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, KPK v\u00ebren se duket se subjekti ka pasur n\u00eb pron\u00ebsi dy automjete q\u00eb i ka shitur, konkretisht nj\u00eb kamion n\u00eb vitin 1995 n\u00eb vler\u00ebn 800 mij\u00eb lek\u00eb dhe nj\u00eb autovetur\u00eb po n\u00eb at\u00eb vit, p\u00ebr shum\u00ebn 70 mij\u00eb lek\u00eb. K\u00ebto pasuri subjekti i ka bler\u00eb nga i v\u00ebllai para se ai t\u00eb largohej n\u00eb emigracion dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb shumat e p\u00ebrfituara nga shitja jan\u00eb konsideruar n\u00eb analiz\u00ebn financiare.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb depozit\u00eb kursimi n\u00eb shum\u00ebn 1 milion e 50 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb \u00e7elur n\u00eb vitin 2001, subjekti ka deklaruar si burim po t\u00eb ardhurat e mbledhura nga pagat, p\u00ebrkthimet, hartimi i raporteve juridike, kursime etj.<\/p>\n<p>Mazreku ka depozituar dokumente p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar burimet, por sipas KPK, nuk ka paraqitur dokumentacion justifikues ligjor p\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb t\u00eb ardhurave p\u00ebr vitet 1995-2006, duke rezultuar me bilanc negativ n\u00eb shum\u00ebn 2.6 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb periudh\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb analizuar 2004-2016 bilanci negativ \u00ebsht\u00eb thelluar, duke shkuar n\u00eb total n\u00eb mas\u00ebn 20.6 milion\u00eb lek\u00eb. N\u00eb periudh\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb analizuar kan\u00eb rezultuar pamund\u00ebsi financier n\u00eb vitet 2004, 2005, 2006, 2007 dhe 2008.<\/p>\n<p>Komisioni ka analizuar burimet financiare t\u00eb nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 129.1 m2, t\u00eb bler\u00eb nga subjekti n\u00eb vitin 2010, kundrejt shum\u00ebs 15 milion\u00eb e 990 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim thuhet se Mazreku nuk arriti t\u00eb v\u00ebrtetoj\u00eb burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb nj\u00eb shume 5 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb p\u00ebrfituar nga babai i ndjer\u00eb, pasi ky i fundit kishte nd\u00ebrruar jet\u00eb. Nga verifikimi i deklaratave periodike t\u00eb depozituara n\u00eb ILDKPKI, \u00ebsht\u00eb konstatuar nd\u00ebr t\u00eb tjera se p\u00ebr periudh\u00ebn 2010-2015, nuk jan\u00eb deklaruar shtesa apo pak\u00ebsime t\u00eb likujditeteve cash.<\/p>\n<p>Kur KPK i ka k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb deklaroj\u00eb gjendjen cash p\u00ebr \u00e7do vit p\u00ebr periudh\u00ebn 2003-2016, subjekti \u00ebsht\u00eb shprehur se ishte e pamunduar ta kryente me sakt\u00ebsi nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb. Por, ai ka sqaruar se \u00ebsht\u00eb normale q\u00eb n\u00eb fund t\u00eb vitit, t\u00eb ken\u00eb pasur lek\u00eb n\u00ebp\u00ebr duar.<\/p>\n<p>Ai ka konfirmuar se ka pasur vlera cash q\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb l\u00ebvizur n\u00eb vlera t\u00eb konsiderueshme, por ka parashtruar se p\u00ebr sa koh\u00eb nuk ka mundur m\u00eb her\u00ebt q\u00eb t\u00eb paraqes\u00eb me bindje vlera t\u00eb sakta, p\u00ebr t\u00eb mos r\u00ebn\u00eb n\u00eb pozita t\u00eb deklarimeve t\u00eb pasakta ose t\u00eb rreme ose n\u00eb pretendime t\u00eb pamb\u00ebshtetura, ka k\u00ebrkuar nga nj\u00eb ekspert kontab\u00ebl p\u00ebr t\u00eb kryer nj\u00eb vler\u00ebsim objektiv.<\/p>\n<p>Komisioni v\u00ebren se audituesi ligjor ka mbajtur t\u00eb nj\u00ebjtin q\u00ebndrim mbi shtesat, pak\u00ebsimet dhe gjendjet e likuiditeteve cash nd\u00ebr vite, sikurse \u00ebsht\u00eb paraqitur n\u00eb rezultatet e hetimit administrativ. N\u00eb p\u00ebrfundim, KPK konkludon se Mazreku ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb dhe t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr gjendjen cash n\u00eb vite.<\/p>\n<p>Po ashtu, ka rezultuar se nuk mbulohet me burime financiare t\u00eb ligjshme shuma t\u00eb dhuruara prej v\u00ebllait, e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb nuk jan\u00eb reflektuar n\u00eb analiz\u00ebn financiare.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare e p\u00ebrgjithshme ka rezultuar munges\u00eb e burimeve financiare p\u00ebr krijimin e depozitave dhe kursimeve cash t\u00eb referuara si burime p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurori i Tiran\u00ebs, Elio Mazreku u shkarkua nga detyra prej Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK m\u00eb dat\u00eb 23 n\u00ebntor 2023, pasi u konkludua se nuk arriti nivel t\u00eb besuesh\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb burimeve t\u00eb t\u00eb ligjshme, deklarime t\u00eb pasakta e t\u00eb pamjaftueshme. Nd\u00ebrkoh\u00eb, ai u vler\u00ebsua pozitivisht p\u00ebr figur\u00ebn dhe [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":77768,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2,115],"tags":[1192,365,1217,853,779,118,367,778,889],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/IMG_6196-1.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Elio Mazreku pas seanc\u00ebs n\u00eb KPK. Foto:BIRN","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77767"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=77767"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77767\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":77769,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77767\/revisions\/77769"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/77768"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=77767"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=77767"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=77767"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}