{"id":77776,"date":"2024-02-07T17:32:25","date_gmt":"2024-02-07T16:32:25","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/vendimi-i-kpk-dorjan-tafilaj-nuk-arriti-nivel-te-mjaftueshem-per-kriterin-e-pasurise\/2024\/02\/07\/"},"modified":"2024-02-07T17:33:39","modified_gmt":"2024-02-07T16:33:39","slug":"vendimi-i-kpk-dorjan-tafilaj-nuk-arriti-nivel-te-mjaftueshem-per-kriterin-e-pasurise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/vendimi-i-kpk-dorjan-tafilaj-nuk-arriti-nivel-te-mjaftueshem-per-kriterin-e-pasurise\/2024\/02\/07\/","title":{"rendered":"Vendimi i KPK: Dorjan Tafilaj nuk arriti nivel t\u00eb mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi m\u00eb 28 dhjetor 2023 shkarkimin nga detyra t\u00eb prokurorit t\u00eb Fierit, Dorjan Tafilaj, pasi konkludoi n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes se ky subjekt rivler\u00ebsimi kishte kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb e t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb dhe se rezultonte n\u00eb pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr krijimin e nj\u00eb pjese t\u00eb tyre. Nd\u00ebrkoh\u00eb, Tafili mori vler\u00ebsim pozitiv p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs dhe p\u00ebr aspektin profesional u \u00e7mua se kishte treguar cil\u00ebsi t\u00eb mira, gjykim t\u00eb drejt\u00eb, si dhe kishte respektuar t\u00eb drejtat e pal\u00ebve, duke u konsideruar i aft\u00eb.<\/p>\n<p>Vendimi p\u00ebr shkarkimin e Tafilit u mor nga trupa e KPK e kryesuar nga Genta Tafa (Bungo), me relator Roland Ilian dhe an\u00ebtare Suela Zhegun.<\/p>\n<p>Dorian Tafilaj ka punuar fillimisht si oficer i policis\u00eb gjyq\u00ebsore dhe u em\u00ebrua si prokuror n\u00eb vitin 2000 n\u00eb prokurorin\u00eb e Vlor\u00ebs. Ai punoi edhe n\u00eb Prokurorin\u00eb e Kor\u00e7\u00ebs, p\u00ebrpara se t\u00eb em\u00ebrohej n\u00eb Prokurorin\u00eb e Fierit n\u00eb vitin 2016.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton kund\u00ebrshti mes deklarimeve t\u00eb subjektit p\u00ebr gjendjet cash, \u00e7\u2019ka kan\u00eb sjell\u00eb dhe penalizimin e tij me konkluzionet e trup\u00ebs p\u00ebr deklarime t\u00eb pasakta e t\u00eb pamjaftueshme n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb rezultateve t\u00eb hetimit, subjekti ka ndryshuar q\u00ebndrimin e tij lidhur me gjendjen dhe ndryshimet e kursimeve cash nd\u00ebr vite. Deklarimet e tij n\u00eb koh\u00eb jan\u00eb kontradiktore dhe jo bind\u00ebse. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, ai p\u00ebrpiqet t\u00eb rregulloj\u00eb rezultatin financiar t\u00eb disa viteve apo t\u00eb justifikoj\u00eb krijimin e disa pasurive (apartament, depozita dhe automjete)\u201d, shprehet KPK dhe duke i\u2019u referuar jurispudenc\u00ebs s\u00eb Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit, vler\u00ebson se gjendja e likuiditeteve cash apo kursimet e shtuara e t\u00eb pak\u00ebsuara mund t\u00eb provohen vet\u00ebm n\u00ebp\u00ebrmjet deklaratave periodike vjetore t\u00eb koh\u00ebs, si t\u00eb vetmet dokumente q\u00eb mund t\u2019i v\u00ebrtetojn\u00eb ato.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim parashtrohet se subjekti nuk ka deklaruar gjendje cash n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ka sh\u00ebnuar gjendje apo kursime cash nga viti 2004 deri n\u00eb 2016-\u00ebn. Lidhur me k\u00ebt\u00eb konstatim, Tafilaj ka deklaruar se mungesa e deklarimit nga ana e tij e gjendjes cash n\u00eb fund t\u00eb vitit 2016 ka qen\u00eb nj\u00eb keqkuptim jo i q\u00ebllimsh\u00ebm mbi m\u00ebnyr\u00ebn e plot\u00ebsimit t\u00eb deklarat\u00ebs \u201cveting\u201d, pasi gjendja e kursimeve cash \u00ebsht\u00eb deklaruar rregullisht n\u00eb deklaratat periodike vjetore.<\/p>\n<p>KPK v\u00ebren se sipas analiz\u00ebs financiare t\u00eb hartuar duke u bazuar n\u00eb deklarimet periodike vjetore, ka rezultuar se n\u00eb fund t\u00eb vitit 2016 gjendja progresive e kursimeve cash arrin n\u00eb vler\u00ebn 4.5 milion\u00eb lek\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb subjekti ka deklaruar gjat\u00eb hetimit se, n\u00eb fund t\u00eb vitit 2016 ka patur kursime n\u00eb sht\u00ebpi n\u00eb shum\u00ebn 2.2 milion\u00eb lek\u00eb. Komisioni v\u00ebren se Tafilaj ka sjell\u00eb tre variante t\u00eb gjendjes s\u00eb vler\u00ebsuar t\u00eb kursimeve cash n\u00eb fund t\u00eb secilit vit. Bazuar n\u00eb k\u00ebto konstatime, KPK konkludon se Tafilaj ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb e t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr gjendjen e likujditeteve cash.<\/p>\n<p>N\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d, subjekti ka deklaruar nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 86 m2 n\u00eb Vlor\u00eb, t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2007 p\u00ebr \u00e7mimin 4 milion\u00eb lek\u00eb. Si burim krijimi ka deklaruar pagat e tij dhe t\u00eb bashk\u00ebshortes, si dhe nj\u00eb shum\u00eb 9000 USD t\u00eb dhuruar nga v\u00ebllai.<\/p>\n<p>KPK ka hartuar analiz\u00ebn financiare p\u00ebr periudh\u00ebn 1998-2003 nga ka rezultuar pamund\u00ebsi totale n\u00eb mas\u00ebn 1.5 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb vitin 2007 ka rezultuar nj\u00eb bilanc negativ n\u00eb vler\u00ebn 440 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Duke ju referuar edhe analiz\u00ebs s\u00eb deklarimeve t\u00eb subjektit p\u00ebr gjendjet cash dhe konstatimeve bazuar n\u00eb aktet e administruara, Komisioni ka arritur n\u00eb konkluzionin se prokurori Tafilaj gjendet n\u00eb kushtet e deklarimit t\u00eb pasakt\u00eb, t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm, si dhe se ka munges\u00eb t\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton se subjekti ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb e t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm dhe p\u00ebr dy automjete, nj\u00eb t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2010 n\u00eb shum\u00ebn 1200 euro dhe tjetri n\u00eb 2015-\u00ebn p\u00ebr \u00e7mimin rreth 688 mij\u00eb lek\u00eb. P\u00ebr makin\u00ebn e par\u00eb ka rezultuar bilanc negativ n\u00eb shum\u00ebn 56 mij\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrsa p\u00ebr tjetr\u00ebn pamund\u00ebsi n\u00eb mas\u00ebn 282 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb analizimin e nj\u00eb gjendje 1.8 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb nj\u00eb depozit\u00eb bankare n\u00eb fund t\u00eb vitit 2016, KPK ka analizuar t\u00eb gjitha depozitat e krijuara nd\u00ebr vite q\u00eb finalizohen me k\u00ebt\u00eb shum\u00eb. KPK konstaton se subjekti nuk i ka deklaruar depozitat n\u00eb vitet e krijimit t\u00eb tyre dhe as ndryshimet e tyre, si dhe se ka rezultuar me bilanc negativ n\u00eb tre vite, n\u00eb vler\u00ebn totale 653 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>KPK e ka ndar\u00eb analiz\u00ebn financiare n\u00eb dy pjes\u00eb, p\u00ebr periudh\u00ebn 1998-2003 q\u00eb \u00ebsht\u00eb kryer n\u00eb bllok p\u00ebr arsye se deklarimi i par\u00eb \u00ebsht\u00eb realizuar n\u00eb 2003-in dhep\u00ebr vitet 2004 \u2013 2016, kur subjekti rezulton deklarues pran\u00eb ILDKPKI-s\u00eb.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare paraprake ka rezultuar nj\u00eb bilanc negativ total n\u00eb shum\u00ebn 3.9 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr t\u00eb dy periudhat e verifikuara.<\/p>\n<p>Subjekti ka kund\u00ebrshtuar duke pretenduar se depozitat jan\u00eb krijuar me nj\u00eb shum\u00eb 1.5 milion\u00eb lek\u00eb q\u00eb babai i ka dh\u00ebn\u00eb n\u00eb vitin 2003. Por, ku pretendim nuk \u00ebsht\u00eb konsideruar nga Komisioni, me argumentin se \u00ebsht\u00eb paraqitur vet\u00ebm n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb rezultateve t\u00eb hetimit.<\/p>\n<p>\u201cSubjekti gjat\u00eb hetimit administrativ ishte p\u00ebrgjigjur se burim i k\u00ebtyre depozitave kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb ardhurat e tij dhe t\u00eb bashk\u00ebshortes t\u00eb deklaruara m\u00eb par\u00eb n\u00eb deklarimet periodike\u201d, citohet n\u00eb vendim dhe theksohet se Tafilaj ka r\u00ebn\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me deklarimet e tij.<\/p>\n<p>Prokurori Tafilaj ka pretenduar se p\u00ebr shkak t\u00eb bashk\u00ebjetes\u00ebs me prind\u00ebrit e tij p\u00ebr periudh\u00ebn n\u00ebntor 2004 \u2013 n\u00ebntor 2007 duhet t\u2019i zbriteshin shpenzimet e jetes\u00ebs p\u00ebr z\u00ebrin e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike. Sipas tij, k\u00ebto shpenzime i ishin mbuluar n\u00eb at\u00eb koh\u00eb nga prind\u00ebrit dhe, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye duhet t\u00eb moskonsiderohen n\u00eb analiz\u00ebn financiare.<\/p>\n<p>Trupa v\u00ebren se Tafilaj nuk kishte pretenduar m\u00eb par\u00eb zbritjen e k\u00ebtyre shpenzimeve dhe as ndonj\u00eb ndihm\u00eb financiare nga prind\u00ebrit gjat\u00eb bashk\u00ebjetes\u00ebs me ta, prandaj \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar t\u00eb mos ndryshohet standardi k\u00ebtyre shpenzimeve.<\/p>\n<p>Po ashtu, nuk \u00ebsht\u00eb pranuar ulja e shpenzimeve t\u00eb udh\u00ebtimit me pretendimin se ato ishin mbuluar nga organizator\u00ebt, pasi nuk jan\u00eb provuar me dokumentacion.<\/p>\n<p>KPK ka rr\u00ebzuar dhe nj\u00eb pretendim t\u00eb subjektit p\u00ebr moskonsiderimin n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb kostove t\u00eb blerjes s\u00eb dy automjeteve n\u00eb vitet 2013 dhe 2014, pasi shteti nuk i ka dh\u00ebn\u00eb ndonj\u00eb d\u00ebmshp\u00ebrblim p\u00ebr atentatet q\u00eb u jan\u00eb b\u00ebr\u00eb pasurive t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Trupa e KPK vler\u00ebson se, pavar\u00ebsisht ngjarjeve t\u00eb ndodhura n\u00eb d\u00ebm t\u00eb subjektit, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ai i ka krijuar ato pasuri duke shpenzuar dhe se k\u00ebto shpenzime nuk mund t\u00eb mos jen\u00eb pjes\u00eb e analiz\u00ebs financiare t\u00eb viteve p\u00ebrkat\u00ebse.<\/p>\n<p>N\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb rezultateve t\u00eb hetimit paraprak, KPK ka p\u00ebrfshir\u00eb me rezerv\u00eb t\u00eb ardhurat e pretenduara nga Komisioni Epror Mjek\u00ebsor Par\u00ebsor (KEMP) p\u00ebr vitet 2003 \u2013 2013 nga djali i subjektit, sipas nj\u00eb v\u00ebrtetimi nga Bashkia Vlor\u00eb, pasi mungonte n\u00ebnshkrimi i titullarit t\u00eb institucionit.<\/p>\n<p>KPK v\u00ebr\u00ebn se, pasi subjekti nuk e solli dokumentit n\u00eb form\u00ebn e k\u00ebrkuar nga ligji, k\u00ebto t\u00eb ardhura nuk jan\u00eb b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e analiz\u00ebs. Nga analiza financiare p\u00ebrfundimtare, bilanci negativ \u00ebsht\u00eb thelluar duke rezultuar n\u00eb total n\u00eb mas\u00ebn 4.5 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi m\u00eb 28 dhjetor 2023 shkarkimin nga detyra t\u00eb prokurorit t\u00eb Fierit, Dorjan Tafilaj, pasi konkludoi n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes se ky subjekt rivler\u00ebsimi kishte kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb e t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb dhe se rezultonte n\u00eb pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr krijimin e nj\u00eb pjese t\u00eb tyre. Nd\u00ebrkoh\u00eb, [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":77777,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,117],"tags":[1309,170,118,119,128,889,695],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2023\/12\/IMG_0809-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori i Fierit Dorian Tafilaj dhe djali i tij Eldi Tafilaj pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto:BIRN","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77776"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=77776"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77776\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":77778,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77776\/revisions\/77778"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/77777"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=77776"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=77776"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=77776"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}