{"id":77792,"date":"2024-02-16T16:24:51","date_gmt":"2024-02-16T15:24:51","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kolegji-degjon-konkluzionet-perfundimtare-per-prokurorin-urim-buci\/2024\/02\/16\/"},"modified":"2024-02-16T16:26:58","modified_gmt":"2024-02-16T15:26:58","slug":"kolegji-degjon-konkluzionet-perfundimtare-per-prokurorin-urim-buci","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kolegji-degjon-konkluzionet-perfundimtare-per-prokurorin-urim-buci\/2024\/02\/16\/","title":{"rendered":"Kolegji d\u00ebgjon konkluzionet p\u00ebrfundimtare p\u00ebr prokurorin Urim Buci"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA u njoh t\u00eb premten m\u00eb 16 shkurt me konkluzionet p\u00ebrfundimtare n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e rivler\u00ebsimit kalimtar t\u00eb prokurorit t\u00eb Dibr\u00ebs,\u00a0Urim Buci. Komisionerja Publike, Irena Nino k\u00ebrkoi shkarkimin nga detyra p\u00ebr deklarim t\u00eb pasakt\u00eb e t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb, nd\u00ebrsa Buci kund\u00ebrshtoi ankimin duke i cil\u00ebsuar t\u00eb pabazuara pretendimet e Komisioneres dhe k\u00ebmb\u00ebnguli se kishte v\u00ebrtetuar ligjshm\u00ebrin\u00eb e burimeve n\u00eb pasurin\u00eb e tij.<\/p>\n<p>Po ashtu, ai solli n\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb trupit gjykues t\u00eb KPA-s\u00eb edhe faktin se pasurit\u00eb q\u00eb ai zot\u00ebron jan\u00eb krijuar para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs.\u00a0 Kolegji vendosi t\u00eb mos hetoj\u00eb nj\u00eb denoncim t\u00eb mb\u00ebrritur s\u00eb fundmi ndaj subjektit, duke e cil\u00ebsuar t\u00eb mang\u00ebt.<\/p>\n<p>Urim Buci u konfirmua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit me shumic\u00eb votash m\u00eb 27 prill 2023, por vendimi u ankimua n\u00eb Kolegj mbi baz\u00ebn e nj\u00eb rekomandimi t\u00eb Operacionit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Monitorimit.<\/p>\n<p>Komisionerja Nino ngriti shkaqe ankimi p\u00ebr pasurin\u00eb dhe p\u00ebr gjendjen e dyshuar t\u00eb konfliktit t\u00eb interesit, t\u00eb cilave ajo edhe gjat\u00eb konkluzioneve p\u00ebrfundimtare. Lidhur me pasurin\u00eb tok\u00eb ar\u00eb dhe godin\u00eb me 3 kate + 1 kat papafingo, Nino v\u00ebrejti se edhe pas shqyrtimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb Kolegj, nuk u provuan pretendimet e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit mbi deklarimet kontradiktore lidhur me pjes\u00ebt takuese, koh\u00ebn, vler\u00ebn, kontributet reale dhe burimet e ligjshme t\u00eb p\u00ebrdorura p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>Sipas saj, subjekti i rivler\u00ebsimit nuk arriti t\u00eb provoj\u00eb pretendimet lidhur me mas\u00ebn e kontributit t\u00eb tij, t\u00eb v\u00ebllait dhe t\u00eb kunatit. Po ashtu, Komisionerja tha se nuk u provuan as pretendimet e subjektit lidhur me koston totale t\u00eb investimit p\u00ebr nd\u00ebrtimin e k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>Ajo solli n\u00eb v\u00ebmendje se n\u00eb vitin 2004 \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar vlera e nd\u00ebrtimit n\u00eb shum\u00ebn 10 milion\u00eb lek\u00eb dhe vit krijimi 1995 e burim t\u00eb ardhurat e v\u00ebllait nga emigracioni, me pjes\u00eb takuese 50%; n\u00eb deklarat\u00ebn e vitit 2015 para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb deklaruar kosto, por pjes\u00eb takuese 100% dhe burim t\u00eb ardhurat e vet\u00eb subjektit nga emigracioni p\u00ebr periudh\u00ebn 2000-2004; nd\u00ebrsa n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d vlera e nd\u00ebrtimit \u00ebsht\u00eb pasqyruar n\u00eb shum\u00ebn 6.9 milion\u00eb lek\u00eb dhe pjes\u00eb takuese 100%, me burim t\u00eb ardhurat nga emigracioni. Nino n\u00ebnvizoi se gjat\u00eb hetimit administrativ, Buci ka pretenduar se \u00ebsht\u00eb investuar prej tij vet\u00ebm vlera 3.5 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Komisionerja vler\u00ebsoi se deklarimet kontradiktore \u00e7ojn\u00eb n\u00eb pamund\u00ebsi t\u00eb kontrollit dhe verifikimit t\u00eb sakt\u00eb t\u00eb burimeve, koh\u00ebs dhe vler\u00ebs s\u00eb krijimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>Nino u q\u00ebndroi parashtrimeve t\u00eb m\u00ebparshme se Buci nuk arriti t\u00eb provoj\u00eb ligjshm\u00ebrin\u00eb e t\u00eb ardhurave t\u00eb pretenduara nga puna n\u00eb emgracion, si dhe as nuk ka deklaruar posedim t\u00eb k\u00ebtyre likujditeve cash n\u00eb 2005-\u00ebn, kur ka kryer deklarim n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e oficerit t\u00eb policis\u00eb gjyq\u00ebsore.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb k\u00ebtyre shkaqeve, Nino u shpreh se subjekti ndodhet n\u00eb kushtet e deklarimit t\u00eb pasakt\u00eb dhe t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Komisionerja publike tha se u q\u00ebndronte edhe shkaqeve lidhur me gjendjen e subjektit n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit n\u00eb nj\u00eb marrdh\u00ebnie kontraktuale qiradh\u00ebnie me Bashkin\u00eb Kam\u00ebz si dhe konstatimeve nga vler\u00ebsimi denoncimeve t\u00eb publikut ku jan\u00eb v\u00ebrejtur t\u00eb meta e mang\u00ebsi t\u00eb Bucit n\u00eb aft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb hetimin apo kryer ekzekutimin e vendimit penal. Megjith\u00ebse ajo v\u00ebrejti se t\u00eb vetme k\u00ebto shkaqe nuk mund t\u00eb sjellin penalizim, k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb mbahen n\u00eb konsiderat\u00eb nga Kolegji n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Komisionerja Irena Nino k\u00ebrkoi ndryshimin e vendimit t\u00eb Komisionit dhe shkarkimin nga detyra t\u00eb prokurorit Urim Buci.<\/p>\n<p>Prokurori Urim Buci theksoi se \u00ebsht\u00eb provuar se n\u00eb emigracion ka p\u00ebrfituar t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme n\u00eb vler\u00ebn q\u00eb ka deklaruar. Sipas tij, pagesa e detyrimeve duhej t\u00eb ishte kryer nga pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi. Sipas subjektit, k\u00ebto t\u00eb ardhura jan\u00eb deklaruar para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs dhe gjat\u00eb hetimit administrativ.<\/p>\n<p>Ai e cil\u00ebsoi t\u00eb drejt\u00eb vler\u00ebsimin e KPK-s\u00eb dhe pretendoi se shuma e deklaruar p\u00ebrkon me periudh\u00ebn q\u00eb ai ka qen\u00eb n\u00eb emigracion. \u201cIsha n\u00eb kushtet e nevoj\u00ebs p\u00ebr pun\u00ebsim,\u201d deklaroi Buci n\u00eb seanc\u00eb.<\/p>\n<p>Subjekti v\u00ebrejti se pasuria objekt i ankimit ishte krijuar para detyr\u00ebs. Po ashtu, pretendoi se analiza negative e konstatuar p\u00ebr t\u00eb ardhurat nga emigracioni para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs, nuk mund t\u00eb afektojn\u00eb vler\u00ebsimin e tij.<\/p>\n<p>Buci pretendoi se pasakt\u00ebsit\u00eb nuk mund t\u00eb sjellin penalizim dhe k\u00ebrkoi q\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhurat nga puna n\u00eb emigracion t\u00eb aplikohet parimi i proporcionalitetit. \u201c\u00cbsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb sht\u00ebpi e nd\u00ebrtuar me t\u00eb ardhura nga emigracioni dhe para filllimit t\u00eb detyr\u00ebs\u201d, deklaroi Buci nd\u00ebr t\u00eb tjera dhe k\u00ebmb\u00ebnguli se arrin nivel t\u00eb besuesh\u00ebm n\u00eb t\u00eb tre kriteret e rivler\u00ebsimit, pasuris\u00eb, figur\u00ebs dhe profesionalizmit. Ai k\u00ebrkoi l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb konfirmimit n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>Pas p\u00ebrfundimit t\u00eb parashtrimit t\u00eb bisedimeve p\u00ebrfundimtare, Kolegji mbylli shqyrtimin gjyq\u00ebsor dhe u t\u00ebrhoq p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb vendimin, q\u00eb do t\u00eb shpallet m\u00eb 26 shkurt, n\u00eb or\u00ebn 15:00.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA u njoh t\u00eb premten m\u00eb 16 shkurt me konkluzionet p\u00ebrfundimtare n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e rivler\u00ebsimit kalimtar t\u00eb prokurorit t\u00eb Dibr\u00ebs,\u00a0Urim Buci. Komisionerja Publike, Irena Nino k\u00ebrkoi shkarkimin nga detyra p\u00ebr deklarim t\u00eb pasakt\u00eb e t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb, nd\u00ebrsa Buci kund\u00ebrshtoi ankimin duke i cil\u00ebsuar t\u00eb pabazuara pretendimet e Komisioneres [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":77793,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[114,2],"tags":[892,112,119,844,972],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2024\/02\/Urim-Buci-ne-KPA-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Urim Buci pas seanc\u00ebs n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77792"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=77792"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77792\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":77794,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77792\/revisions\/77794"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/77793"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=77792"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=77792"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=77792"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}