{"id":77795,"date":"2024-02-19T16:31:16","date_gmt":"2024-02-19T15:31:16","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/analiza-financiare-e-fatos-lulos-debatohet-ne-procesin-penal-ndaj-tij-per-fshehje-pasurie\/2024\/02\/19\/"},"modified":"2024-02-19T16:36:01","modified_gmt":"2024-02-19T15:36:01","slug":"analiza-financiare-e-fatos-lulos-debatohet-ne-procesin-penal-ndaj-tij-per-fshehje-pasurie","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/analiza-financiare-e-fatos-lulos-debatohet-ne-procesin-penal-ndaj-tij-per-fshehje-pasurie\/2024\/02\/19\/","title":{"rendered":"Analiza financiare e Fatos Lulos debatohet n\u00eb procesin penal ndaj tij p\u00ebr fshehje pasurie"},"content":{"rendered":"<p>Analiza financiare e ish-an\u00ebtarit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, Fatos Lulo, e hartuar nga tre ekspert\u00ebt e rinj t\u00eb caktuar nga Gjykata e Posa\u00e7me e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb m\u00eb 15 n\u00ebntor 2023, u debatua gjat\u00eb seanc\u00ebs gjyq\u00ebsore t\u00eb h\u00ebn\u00ebn m\u00eb 19 shkurt, kur u kontenstua n\u00eb disa pjes\u00eb t\u00eb saj nga prokuroria dhe mbrojtja e t\u00eb pandehurit t\u00eb akuzuar p\u00ebr fshehje t\u00eb pasurive. Pal\u00ebt than\u00eb se ishin njohur me analiz\u00ebn financiare gjat\u00eb dy jav\u00ebve t\u00eb fundit dhe kaluan n\u00eb parashtrimin e pyetjeve duke evidentuar q\u00ebndrimet e ndryshme t\u00eb tyre nga sa ishte konkluduar prej ekspert\u00ebve.<\/p>\n<p>Ish-an\u00ebtari i Gjykat\u00ebs Kushtetuese, Fatos Lulo ishte magjistrati i par\u00eb q\u00eb iu n\u00ebnshtrua procesit t\u00eb vetingut dhe gjithashtu i pari q\u00eb humbi vendin e pun\u00ebs p\u00ebr shkak se Komisioni i Pavarur i Kualifikimit arriti n\u00eb p\u00ebrfundimin se pasuria e tij qindra mij\u00ebra euroshe nuk mund t\u00eb justifikohej me burime t\u00eb ligjshme. Ai u shkarkua nga detyra m\u00eb 23 mars t\u00eb vitit 2018.<\/p>\n<p>Tre ekspert\u00ebt e m\u00ebparsh\u00ebm u z\u00ebvend\u00ebsuan, pasi ata kishin hartuar analiz\u00ebn e paraqitur n\u00eb seanc\u00ebn parapake. N\u00eb seancat e m\u00ebparshme, prokurorja Doloreza Musabelliu u k\u00ebrkoi tre ekspert\u00ebve t\u00eb rinj q\u00eb analiz\u00ebn ta kryenin deri n\u00eb momentin e blerjes apo dhurimit t\u00eb pasurive nga motra e t\u00eb pandehurit \u2013 nj\u00eb vler\u00eb 100 mij\u00eb euro dhe nj\u00eb nj\u00ebsi q\u00eb sipas aktit t\u00eb blerjes ka pasur \u00e7mimin 120 mij\u00eb USD, nd\u00ebrsa n\u00eb hipotek\u00eb \u00ebsht\u00eb regjistruar p\u00ebr shum\u00ebn rreth 40 milion\u00eb lek\u00eb. Prokurorja k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb konsiderohen t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme vet\u00ebm ato t\u00eb cilat kan\u00eb origjin\u00eb t\u00eb njohur.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa p\u00ebrfaq\u00ebsuesi ligjor i Lulos, avokati Klodian Sk\u00ebnderaj k\u00ebrkoi q\u00eb analiza financiare t\u00eb filloj\u00eb n\u00eb vitin 2005, koh\u00eb kur Lulo \u00ebsht\u00eb dekretuar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb. Ai e mb\u00ebshteti k\u00ebrkes\u00ebn e tij n\u00eb akuz\u00ebn e ngritur p\u00ebr fshehje t\u00eb pasurive t\u00eb krijuara gjat\u00eb ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs. Po ashtu, Sk\u00ebnderaj k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb p\u00ebrllogariten vlerat n\u00eb llogarit\u00eb bankare t\u00eb motr\u00ebs s\u00eb Lulos, nga momenti krijimit t\u00eb tyre, deri kur jan\u00eb investuar p\u00ebr nj\u00ebsin\u00eb dhe kur i \u00ebsht\u00eb dhuruar shuma 100 mij\u00eb euro t\u00eb v\u00ebllait.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00ebn e t\u00eb h\u00ebn\u00ebs, prokurorja e SPAK, Doloreza Musabelliu konstatoi se nga ekspert\u00ebt nuk jan\u00eb p\u00ebrllogaritur shpenzimet e udh\u00ebtimit. Sipas saj, nuk \u00ebsht\u00eb konsideruar n\u00eb analiz\u00eb as minimum jetik p\u00ebr shpenzimet e djalit me studime jasht\u00eb shtetit p\u00ebr periudh\u00ebn 2010-2016. Sipas Musabelliut, t\u00eb konsiderohej t\u00eb pakt\u00ebn minimumi jetik n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr djalin e t\u00eb pandehurit gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb ka qen\u00eb m\u00eb studime.<\/p>\n<p>Ekspert\u00ebt e kund\u00ebrshtuan k\u00ebt\u00eb konstatim t\u00eb prokurores. Sipas tyre, shpenzimet e djalit gjat\u00eb studimeve jan\u00eb konsideruar, pasi n\u00eb analiz\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb shuma q\u00eb Lulos i \u00ebsht\u00eb dhuruar nga e motra n\u00eb vler\u00ebn 100 mij\u00eb euro. Ata argumentuan se jan\u00eb bazuar n\u00eb sh\u00ebnimin e Lulos n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d, kur ka deklaruar si burim t\u00eb shpenzimeve t\u00eb shkollimit t\u00eb djalit shum\u00ebn e dhuruar nga motra. Po ashtu, shtuan se, ve\u00e7 vler\u00ebs s\u00eb dhuruar jan\u00eb p\u00ebrllogaritur shpenzime shtes\u00eb p\u00ebr djalin vet\u00ebm p\u00ebr ato dit\u00eb q\u00eb ai ka q\u00ebndruar n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Lidhur me konstatimin p\u00ebr mosp\u00ebrllogaritjen e shpenzimeve t\u00eb udh\u00ebtimit, ekspert\u00ebt sqaruan se nuk mund t\u00eb kryhej nj\u00eb analiz\u00eb e till\u00eb, pasi nuk kishin informacione p\u00ebr destinacionin dhe kostot e fjetjes. \u201cN\u00ebse do p\u00ebrllogarisnim sipas dietave, mund t\u00eb b\u00ebhej, por do t\u00eb jet\u00eb i mang\u00ebt. Ligji parashikon shpenzime vet\u00ebm p\u00ebr konsum ngr\u00ebnie dhe jo p\u00ebr udh\u00ebtimet e p\u00ebr fjetjen\u201d, argumentuan ekspert\u00ebt. Ata u shpreh\u00ebn se analiza e t\u00eb pandehurit \u00ebsht\u00eb pozitive dhe se vet\u00ebm nj\u00eb nj\u00eb vit rezulton me bilanc negativ e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb, edhe n\u00ebse do p\u00ebrfshiheshin shpenzimet e udh\u00ebtimit, nuk do t\u2019a afektonin.<\/p>\n<p>Prokurorja Musabelliu v\u00ebrejti se ekspert\u00ebt kan\u00eb p\u00ebrllogaritur si paga t\u00eb t\u00eb pandehurit t\u00eb gjitha shumat e t\u00ebrhequra prej tij nga nj\u00eb shoq\u00ebri ku ka qen\u00eb administrator n\u00eb periudh\u00ebn 1995-1996, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb vet\u00ebm n\u00eb 2 raste \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar se jan\u00eb rroga. Sipas saj, ekspert\u00ebt nuk mund t\u2019i konsiderojn\u00eb shumat e tjera si paga.<\/p>\n<p>Ekspert\u00ebt pohuan se kishin konstatuar se shumat ishin t\u00eb nj\u00ebjta dhe ishin marr\u00eb nga Lulo n\u00eb data t\u00eb p\u00ebraf\u00ebrta t\u00eb \u00e7do muaji, nga p\u00ebr rrjedhoj\u00eb kishin arritur n\u00eb konstatimin se ishin paga dhe ishin p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb viteve 1995-1996.<\/p>\n<p>Avokati Sk\u00ebnderaj vijoi me k\u00ebt\u00eb konstatim, por ndryshe nga prokurorja ai pretendoi se ekspert\u00ebt kishin p\u00ebrllogaritur m\u00eb pak rroga t\u00eb subjektit nga sa provohej prej dokumenteve t\u00eb administruara n\u00eb dosje. Sipas tij, aktet tregojn\u00eb se jan\u00eb kryer edhe pagesa t\u00eb tjera me vlera t\u00eb nj\u00ebjta q\u00eb duhen konsideruar si paga.<\/p>\n<p>Ekspert\u00ebt deklaruan se kishin p\u00ebrfshir\u00eb vet\u00ebm t\u00eb ardhurat p\u00ebr t\u00eb cilat kishte gjurm\u00eb t\u00eb transaksioneve. Por, mbrojt\u00ebsi Lulos, k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb plot\u00ebsohet akti ekspertimi edhe p\u00ebr t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara gjat\u00eb muajve t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Ai k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshihen edhe t\u00eb ardhurat nga aktiviteti Lulos si avokat p\u00ebr periudh\u00ebn 1994-1998, duke pretenduar se drejtoria e Tatimeve ishte p\u00ebrgjigjur se gjendej n\u00eb kushtet e pamund\u00ebsis\u00eb objektive p\u00ebr t\u00eb siguruar t\u00eb dh\u00ebna apo dokumente lidhur me shlyerjen e detyrimeve nga ana e t\u00eb pandehurit, p\u00ebr arsye t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb larg\u00ebt. Sk\u00ebnderaj k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn t\u00eb konsiderohet minimumi t\u00eb ardhurave t\u00eb nj\u00eb avokati p\u00ebr ato vite.<\/p>\n<p>Ekspert\u00ebt v\u00ebrejt\u00ebn se u duhej t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00eb dokumentacion q\u00eb pasqyronte taks\u00ebn mbi t\u00eb ardhurat, q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb bazoheshin p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrllogaritur t\u00eb ardhurat nga avokatia.<\/p>\n<p>Ata dhan\u00eb shpjegime edhe lidhur me pretendimin e ngritur nga i pandehuri, se nuk ishin p\u00ebrllogaritur n\u00eb analiz\u00eb t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortes s\u00eb t\u00eb pandehurit nga puna pran\u00eb Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave. Sipas ekspert\u00ebve, nuk ka t\u00eb dh\u00ebna se sa ka qen\u00eb paga e saj n\u00eb vitin 1994. Sipas ekspert\u00ebve, duhet gjetur dokumenti pran\u00eb sigurimeve shoq\u00ebrore, pasi bashk\u00ebshortes s\u00eb t\u00eb pandehurit do t\u2019i duhej edhe n\u00eb t\u00eb ardhmen, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrllogaritur pensionin.<\/p>\n<p>Avokati Sk\u00ebnderaj pretendoi se ekspert\u00ebt kishin p\u00ebrllogaritur gabim vler\u00ebn e nj\u00eb pikture q\u00eb Lulo e ka deklaruar n\u00eb shum\u00ebn 5 milion\u00eb lek\u00eb. Sipas tij, i pandehuri e ka deklaruar me \u2018lek\u00eb t\u00eb vjetra\u2019, e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb duhet konsideruar n\u00eb shum\u00ebn 500 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim u debatua lidhur me t\u00eb ardhurat e motr\u00ebs s\u00eb t\u00eb pandehurit. Avokati Sk\u00ebnderaj k\u00ebrkoi q\u00eb n\u00eb analiz\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshihen t\u00eb ardhurat e motr\u00ebs s\u00eb Lulos nga dh\u00ebnia me qira e nj\u00eb apartamenti, nj\u00eb ambasade. Por, ekspert\u00ebt konstatuan se ishte e paqart\u00eb pron\u00ebsia e apartamentit t\u00eb dh\u00ebn\u00eb me qira, pasi ka vet\u00ebm nj\u00eb kontrat\u00eb me t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb p\u00ebrgjithshme. Lidhur me pages\u00ebn e detyrimeve tatimore p\u00ebr qiran\u00eb e p\u00ebrfituar nga k\u00ebto kontrata, ekspert\u00ebt e cil\u00ebsuan pa lidhje me pron\u00ebsin\u00eb e apartamentit dhe t\u00eb aktivitetit. Sipas tyre, mund t\u00eb ket\u00eb ndodhur q\u00eb tatimet t\u00eb jen\u00eb paguar edhe p\u00ebr nj\u00ebsi t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Seanca e pyetjeve t\u00eb ekspert\u00ebve lidhur me analiz\u00ebn financiare u nd\u00ebrpre, pasi prokurorja Doloreza Musabelliu k\u00ebrkoi t\u00eb largohej n\u00eb nj\u00eb seanc\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebr caktim mase sigurie, q\u00eb ka afate t\u00eb p\u00ebrcaktuara. Pas dakord\u00ebsimit t\u00eb pal\u00ebve, gjykata vendosi shtyrjen e seanc\u00ebs p\u00ebr m\u00eb dat\u00eb 5 mars, n\u00eb or\u00ebn 12:30.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Analiza financiare e ish-an\u00ebtarit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, Fatos Lulo, e hartuar nga tre ekspert\u00ebt e rinj t\u00eb caktuar nga Gjykata e Posa\u00e7me e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb m\u00eb 15 n\u00ebntor 2023, u debatua gjat\u00eb seanc\u00ebs gjyq\u00ebsore t\u00eb h\u00ebn\u00ebn m\u00eb 19 shkurt, kur u kontenstua n\u00eb disa pjes\u00eb t\u00eb saj nga prokuroria dhe mbrojtja e t\u00eb pandehurit [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":77796,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2],"tags":[1192,765,1313,1196,1270,1143,1314,1197,118,119,1091,227],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/spak.jpg","fifu_image_alt":"Gjykata e posa\u00e7me kund\u00ebr korrupsionit dhe krimit t\u00eb organizuar. Foto: Xhemali Moku","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77795"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=77795"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77795\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":77797,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77795\/revisions\/77797"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/77796"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=77795"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=77795"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=77795"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}