{"id":77804,"date":"2024-02-20T19:55:22","date_gmt":"2024-02-20T18:55:22","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-gjen-balanca-negative-te-medha-ne-pasurite-e-prokurorit-gezim-copa\/2024\/02\/20\/"},"modified":"2024-02-20T19:57:36","modified_gmt":"2024-02-20T18:57:36","slug":"kpk-gjen-balanca-negative-te-medha-ne-pasurite-e-prokurorit-gezim-copa","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-gjen-balanca-negative-te-medha-ne-pasurite-e-prokurorit-gezim-copa\/2024\/02\/20\/","title":{"rendered":"KPK gjen balanca negative t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb pasurit\u00eb e prokurorit G\u00ebzim Copa"},"content":{"rendered":"<p>Prokurori i Durr\u00ebsit, G\u00ebzim Copa u p\u00ebrball t\u00eb mart\u00ebn m\u00eb 20 shkurt me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dha shpjegime p\u00ebr bilancet negative n\u00eb vlera t\u00eb m\u00ebdha dhe p\u00ebr gjetjet n\u00eb kriterin e past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs e profesionalizmit, t\u00eb cilat i kund\u00ebrshtoi dhe k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>Procesi i vetingut p\u00ebr prokurorin Copa po kryhet nga trupa e KPK e kryesuar nga Xhensila Pine, me relatore Pamela Qirkon dhe an\u00ebtare Alma Faskajn. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhgueses nd\u00ebrkomb\u00ebtare ishte e pranishme Marie Tuma.<\/p>\n<p>G\u00ebzim Copa filloi pun\u00eb si oficer i policis\u00eb gjyq\u00ebsore n\u00eb Prokurorin\u00eb e Tiran\u00ebs n\u00eb vitin 2005 dhe m\u00eb pas n\u00eb vitet 2009-2014 punoi n\u00eb Inspektoriatin e Lart\u00eb t\u00eb Deklarimit dhe Kontrollit t\u00eb Pasurive, ILDKPKI n\u00eb detyr\u00ebn e ndihm\u00ebs inspektorit dhe m\u00eb pas si sekretar i P\u00ebrgjithsh\u00ebm. Ai \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar prokuror n\u00eb vitin 2015, fillimisht n\u00eb Puk\u00eb dhe m\u00eb pas n\u00eb Prokurorin\u00eb e Kavaj\u00ebs. Aktualisht e ushtron funksionin n\u00eb Prokurorin\u00eb e Juridiksionit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Durr\u00ebsit.<\/p>\n<p><strong>Bilancet negative<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong>ILDKPKI ka konstatuar se Copa ka kryer deklarim jo t\u00eb sakt\u00eb t\u00eb pasuris\u00eb, se ka munges\u00eb dokumentacioni ligjor p\u00ebr burimet e krijimit si dhe mosdeklarime n\u00eb vite.<\/p>\n<p>Komisioni ka verifikuar pasurit\u00eb e pasqyruara n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d, p\u00ebr pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb t\u00eb cilave q\u00eb i ka p\u00ebrfituar me trash\u00ebgimi ligjore, nuk ka gjetur probleme. Konkretisht, nuk jan\u00eb gjetur probleme p\u00ebr tre pemishte; p\u00ebr nj\u00eb sip\u00ebrfaqe t\u00eb konsiderueshme pylli; dy ngastra tok\u00eb ar\u00eb; nj\u00eb sip\u00ebrfaqe trualli; nj\u00eb tok\u00eb t\u00eb p\u00ebrfituar nga bashk\u00ebshortja; p\u00ebr nj\u00eb gjendje cash tr\u00eb djalit n\u00eb shum\u00ebn 360 mij\u00eb lek\u00eb me burim nj\u00eb kredi; si dhe p\u00ebr investime n\u00eb obligacione n\u00eb vler\u00ebn 13 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb 2013-\u00ebn, me burim t\u00eb ardhurat nga shitja e nje sip\u00ebrfaqe toke.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, KPK konstatoi se subjekti nuk ka pasur mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb mbuluar me burime t\u00eb ligjshme nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpie me 2 kate + papafingo n\u00eb vitet 1995-1996, t\u00eb deklaruar me vler\u00eb 5 milion\u00eb lek\u00eb dhe burim nga shitja e toke n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb n\u00ebn\u00ebs n\u00eb vitin 1995. Sipas KPK, Copa ka b\u00ebr\u00eb deklarime kontradiktore p\u00ebr koh\u00ebn e nd\u00ebrtimit dhe p\u00ebr rrjehdoj\u00eb \u00ebsht\u00eb kryer nj\u00eb vler\u00ebsim alternative p\u00ebr vler\u00ebn e nd\u00ebrtimit duke konsideruar se \u00ebsht\u00eb kryer gjat\u00eb viteve 1995-1998, prej ngaka rezultuar bilanc negativ.<\/p>\n<p>Prokurori Copa v\u00ebrejti n\u00eb fjal\u00ebn e tij gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore se hetimi administrativ kishte filluar prej vitit 1991, megjith\u00ebse ajo ka filluar pun\u00eb si prokuror n\u00eb 2015-\u00ebn. Ai theskoi se pjesa m\u00eb e madhe e pronave jan\u00eb p\u00ebrfituar me trash\u00ebgimi ligjore, t\u00eb cilat n\u00ebna i kishte p\u00ebrfituar me vendim t\u00eb Komisionit t\u00eb Kthimit dhe Kompesimit t\u00eb Pronave, ose me vendime gjyq\u00ebsore. Sipas prokurorit Copa, edhe pasurit\u00eb e tjera kan\u00eb burime t\u00eb arhdurat e p\u00ebrfituara prej pronave t\u00eb trash\u00ebguara. P\u00ebrfaq\u00ebsuesja ligjore e subjektit, avokatja Romina Zano pohoi pohoi se kjo banes\u00eb \u00ebsht\u00eb pasuri e trash\u00ebguar dhe se ka burim shitjen e tok\u00ebs nga n\u00ebna n\u00eb vitin 2015. \u201cPasuria \u00ebsht\u00eb krijuar koh\u00eb para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs dhe vjen p\u00ebr shkak t\u00eb ligjit si trash\u00ebgimtar ligjor\u201d, argumentoi ajo dhe sqaroi se kishin v\u00ebrtetuar me an\u00eb t\u00eb fotove se punimet p\u00ebr sheshin e nd\u00ebrtimit kishin filluar n\u00eb vitin 1991, nd\u00ebrsa hapja e themeleve n\u00eb \u201993-in. sipas avokates, punimet jan\u00eb kryer dhe ndjekur nga babi i subjektit.<\/p>\n<p>Ajo e cil\u00ebsoi t\u00eb padrejt\u00eb vler\u00ebn e materialeve t\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb konsideruar nga Komisioni, duke pretenudar se kan\u00eb qen\u00eb disa her\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta. Po ashtu, solli n\u00eb v\u00ebmendje se punimet n\u00eb at\u00eb koh\u00eb kryheshin me ndihma dhe nga ustallar\u00ebt e zon\u00ebs. Zano kund\u00ebrshtoi edhe periudh\u00ebn e nd\u00ebrtimit t\u00eb p\u00ebrcaktuar nga Komisioni, duke pohuar se v\u00ebrtetohej me an\u00eb t\u00eb fotove se n\u00eb vitin 1996 ishin p\u00ebrfunduar punimet p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb sht\u00ebpin\u00eb t\u00eb banueshme dhe se nj\u00eb pjes\u00eb e objektit ishte dh\u00ebn\u00eb me qira n\u00eb \u201997-\u00ebn, q\u00eb sipas saj s\u00ebrish b\u00ebhej e qart\u00eb me foto t\u00eb asaj kohe.<\/p>\n<p>Ajo k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb zbritej vlera e TVSH-s\u00eb dhe fitimi t\u00eb p\u00ebrllogaritura nga KPK, duke argumentuar se kjo llogari kryhej p\u00ebr shoq\u00ebrti\u00eb e nd\u00ebrtimit. Zano tha se vlera e nd\u00ebrtimit t\u00eb banes\u00ebs rezulton 5 milion\u00eb lek\u00eb, q\u00eb mbulohet nga t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga shitja e tok\u00ebs n\u00eb \u201995-\u00ebn.<\/p>\n<p>P\u00ebr dy sip\u00ebrfaqe toke t\u00eb blera n\u00eb vitet 2002 dhe 2003 p\u00ebr shumat 480 mij\u00eb lek\u00eb dhe 1.3 milion lek\u00eb, me burim t\u00eb ardhurat nga qiraja e nj\u00eb shoq\u00ebrie nd\u00ebrkomb\u00ebtare ka rezultuar se nuk ka dokumentacion justifikues p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar k\u00ebto t\u00eb ardhura, e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb nuk provohet burimi i krijimit t\u00eb pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Avokatja Zano k\u00ebmb\u00ebnguli se kishin dor\u00ebzuar dokumentacion q\u00eb v\u00ebrtetonte se marr\u00ebdh\u00ebnia e qiras\u00eb s\u00eb nj\u00eb pjese t\u00eb objektit, mes n\u00ebn\u00ebs s\u00eb subjektit dhe nj\u00eb shoq\u00ebrie nd\u00ebkomb\u00ebtare kishte ekzistuar. Ajo theksoi se ishin n\u00eb pamund\u00ebsi objektive p\u00ebr t\u00eb paraqitur m\u00eb shum\u00eb dokumente lidhur me t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga qiraja, n\u00eb vler\u00ebn 156 mij\u00eb USD p\u00ebr periudh\u00ebn 1998-2003.<\/p>\n<p>P\u00ebr mospages\u00ebn e detyrimeve tatimore p\u00ebr k\u00ebto t\u00eb ardhura, Zano deklaroi se nuk kishte qen\u00eb detyrim i subjektit. Ajo sqaroi se n\u00ebna e Copas kishte nd\u00ebrruar jet\u00eb shum\u00eb koh\u00eb para se t\u00eb fillonte vetingu i magjistrat\u00ebve.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 150 m2 ndar\u00eb n\u00eb dy banesa dhe tre garazhe, t\u00eb blera n\u00eb vitin 2009 kundrejt vler\u00ebs 142 mij\u00eb euro, KPK konstaton se subjekti nuk ka deklaruar sakt\u00eb vler\u00ebn e k\u00ebtyre pasurive, si dhe se nuk ka pasur burime t\u00eb mjaftueshme duke rezultuar me bilanc negativ n\u00eb shum\u00ebn 8.9 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Lidhur me \u00e7mimet e ndryshme t\u00eb pasuris\u00eb, Zano shpjegoi se kur subjekti kishte konstatuar se nj\u00eb prej garazheve nuk ishte ashtu si ishte p\u00ebrshkruar n\u00eb projekt, at\u00ebher\u00eb subjekti ishte dakor\u00ebduar me hsoq\u00ebrin\u00eb nd\u00ebrtuese q\u00eb t\u00eb paguhej vlera totale prej 142 mij\u00eb euro, q\u00eb ishte e ndryshme nga ajo e p\u00ebrcaktuar n\u00eb 2008-\u00ebn kur \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar kontrata e sip\u00ebrmarrjes p\u00ebr 159 mij\u00eb euro. Sipas Zanos, pjesa m\u00eb e madhe e pagesave ishte kryer me transferta bankare dhe se \u00ebsht\u00eb kryer deklarim i sakt\u00eb e ka pasur burime p\u00ebr krijimin e k\u00ebtyre pasurive.<\/p>\n<p>Avokatja shpjegoi se subjekti ka shitur nj\u00eb tok\u00eb pasi kishte filluar pun\u00eb si oficer i policis\u00eb gjyq\u00ebsore n\u00eb vitin 2005, pasi nuk mund ta zhvillonte p\u00ebr shkak se binte ndesh me detyr\u00ebn q\u00eb ushtronte.<\/p>\n<p>Si burim p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti t\u00eb llojt Benz n\u00eb vitin 2014 p\u00ebr \u00e7mimin 7500 euro, subjekti ka deklaruar t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga shitja e nj\u00eb makine tjet\u00ebr t\u00eb llojit Audi n\u00eb 2013-\u00ebn, n\u00eb shum\u00ebn 990 mij\u00eb lek\u00eb, pasi \u00ebsht\u00eb aksidentuar. Po ashtu, ka deklaruar se ka p\u00ebrfituar t\u00eb ardhura edhe nga siguracioni n\u00eb vler\u00ebn 1.5 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>KPK ka hetuar blerjen e automjetit t\u00eb aksidentuar n\u00eb shum\u00ebn 20 mij\u00eb euro, pasuri p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn subjekti ka shpjeguar se \u00ebsht\u00eb bler\u00eb me t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga shitja e nj\u00eb sip\u00ebrfaqe toke n\u00eb vler\u00ebn 210 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Nga verifikimi i koh\u00ebs s\u00eb kryerjes s\u00eb k\u00ebtyre transaksioneve, KPK ka konstatuar se t\u00eb ardhurat nga shitja e tok\u00ebs nuk kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb disponueshme n\u00eb koh\u00ebn kur \u00ebsht\u00eb bler\u00eb Audi dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb \u00ebsht\u00eb konstatuar pamund\u00ebsi p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie, t\u00eb ardhurat e shitjes s\u00eb t\u00eb cil\u00ebs kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen e Benz-it.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, subjekti nuk ka deklaruar shtes\u00eb t\u00eb cashit pas shitjes s\u00eb automjetit t\u00eb aksidentuar dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb vler\u00ebsohet se kjo shum\u00eb nuk mund t\u00eb ket\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen e Benz-it. Nisur nga koha e p\u00ebrfitimit t\u00eb shum\u00ebs nga siguracioni, vler\u00ebsohet se edhe kjo e ardhur nuk mund t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr blerjen e makin\u00ebs n\u00eb 2014-\u00ebn.<\/p>\n<p>Zano shpjegoi se n\u00eb rastin e blerjes s\u00eb makin\u00ebs s\u00eb par\u00eb, b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb dit\u00eb nga shitja e pron\u00ebs dhe pagesa ishte kryer t\u00eb nes\u00ebrmen. Ajo pohoi se deklarimi para noterit se vlera ishte likujduar m\u00eb par\u00eb, \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar nga pala shit\u00ebse n\u00eb mir\u00ebbesim. Po ashtu, solli n\u00eb v\u00ebmendje se nga transaksionet bankare rezultonte se ishte kryer pagesa 20 mij\u00eb euro p\u00ebr makin\u00ebn.<\/p>\n<p>Edhe lidhur me mjetin e bler\u00eb n\u00eb 2014-\u00ebn, Zano tha se pagesa e \u00e7mimit t\u00eb blerjes pasqyrohej n\u00eb transaksionet bankare. P\u00ebr mosdeklarimin e gjendjes cash, u pretendua se Copa at\u00ebher\u00eb nuk ishte subjkt deklarues.<\/p>\n<p>Copa \u00ebsht\u00eb gjendur n\u00eb pamund\u00ebsi financiare edhe krijimin e nj\u00eb depozite n\u00eb vler\u00ebn 14 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitimn 2014, me burim t\u00eb deklaruar 10 milion\u00eb lek\u00eb nga nj\u00eb depozit\u00eb e krijuar n\u00eb vitin 2007 dhe nga t\u00eb ardhurat nga shitja e nj\u00eb toke n\u00eb 2013-\u00ebn.<\/p>\n<p>KPK ka analizuar krijimin e depozit\u00ebs n\u00eb vitin 2007 me burim t\u00eb deklaruar t\u00eb ardhurat nga shitja e tok\u00ebs p\u00ebr vler\u00ebn 10 milion\u00eb lek\u00eb. Qirko tha se nga hetimi ka rezultuar se toka ishte bler\u00eb p\u00ebr nj\u00eb shum\u00eb rreth 770 mij\u00eb lek\u00eb dhe ishte shitur rreth dy vjet m\u00eb von\u00eb p\u00ebr nj\u00eb \u00e7mim 13 her\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb. Nisur nga fakti se sip\u00ebrfaqja ishte e kategoris\u00eb tok\u00eb ar\u00eb dhe ishte shitur p\u00ebr nj\u00eb \u00e7mim shum\u00eb her\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb nga sa ishte bler\u00eb, KPK ka ngritur dyshime p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rritje t\u00eb vler\u00ebs.<\/p>\n<p>Nga verifikimi transaksioneve t\u00eb kryera p\u00ebr t\u00eb ardhurat nga shitja e tok\u00ebs n\u00eb vitin 2007 n\u00eb shum\u00ebn 10 milion\u00eb lek\u00eb, \u00ebsht\u00eb konstatuar se nj\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebtyre t\u00eb ardhurave \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr q\u00ebllime t\u00eb tjera. Qirko tha se, duket se pjesa m\u00eb e madhe e vler\u00ebs s\u00eb p\u00ebrfituar nga shitja e tok\u00ebs nuk mund t\u00eb ket\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr \u00e7eljen e depozit\u00ebs 7 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2008.<\/p>\n<p>KPK konstaton se subjekti ka kryer deklarim t\u00eb sakt\u00eb p\u00ebr fondin e investimit, por se duket se ka b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb pasakt\u00eb e t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr depozit\u00ebn e krijuar n\u00eb 2008-\u00ebn n\u00eb shum\u00ebn 7 milion\u00eb lek\u00eb, q\u00eb ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr investimin e kryer n\u00eb 2014-\u00ebn.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare paraprake e p\u00ebrgjithshme ka rezultuar n\u00eb total nj\u00eb bilanc negativ n\u00eb shum\u00ebn 25.9 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Copa dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesja e tij ligjore kund\u00ebrshtun konstatimet p\u00ebr depozitat. Subjekti shpjegoi se tok\u00ebn e shitur p\u00ebr vler\u00ebn 10 milion\u00eb lek\u00eb, e kishte bler\u00eb p\u00ebr nj\u00eb shum\u00eb simbolike prej rreth 770 mij\u00eb lek\u00ebsh, pasi shit\u00ebsit q\u00eb e zot\u00ebronin bazuar n\u00eb ligjin \u201cP\u00ebr tok\u00ebn\u201d, e dinin q\u00eb n\u00ebna e kishte fituar me vendim gjyq\u00ebsor dhe kishte qen\u00eb e familjes s\u00eb saj. Sipas subjektit, edhe nga nj\u00eb ekspertim i kryer ka rezultuar se ajo tok\u00eb ka vler\u00ebn 10.9 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Avokatja Zano shtoi se ve\u00e7 t\u00eb ardhurave nga shitja e tok\u00ebs dhe qiradh\u00ebnia, subjekti kishte shitur p\u00ebr shum\u00ebn 3 milion\u00eb lek\u00eb nj\u00eb gjenerator q\u00eb shoq\u00ebria e cila kishte marr\u00eb me qira ambjentet e sht\u00ebpis\u00eb, e kishte l\u00ebn\u00eb aty pasi ishte larguar.<\/p>\n<p>Copa kund\u00ebrshtoi edhe p\u00ebrllogaritjen e shpenzimeve t\u00eb shkollimit t\u00eb djalit n\u00eb Zvic\u00ebr, duke pretenduar se kishte v\u00ebrtetuar se mbuloheshin nga bursa q\u00eb ai kishte p\u00ebrfituar. Sipas subjektit, shpenzimet kishin qen\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr udh\u00ebtimin kur vinte djali n\u00eb Shqip\u00ebri. Ai pretendoi se, n\u00ebse do kryheshin llogarit\u00eb sakt\u00eb, nuk do t\u00eb ket\u00eb bilanc negativ\u201d,<\/p>\n<p><strong>Figura dhe profesionalizmi<\/strong><\/p>\n<p>Autoriteri Komb\u00ebtar i Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar, AKSIK ka sjell\u00eb raport negativ ndaj prokurorit G\u00ebzim Copa, duke evidentuar se ai nuk ka deklaruar referimin e djalit n\u00eb Prokurorin\u00eb e Tiran\u00ebs p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cprodhimi dhe shitja e l\u00ebnd\u00ebve narkotike\u201d. Sipas AKSIK, duhet verifikuar p\u00ebr veprime dhe mosveprime t\u00eb subjektit q\u00eb mund t\u00eb lidhen me k\u00ebt\u00eb situat\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb konstatuar se aim und t\u00eb vendoset n\u00eb presion nga strukturat kriminale. N\u00eb p\u00ebrfundim, AKSIK ka konstatuar pap\u00ebrshtatshm\u00ebrin\u00eb e Copas.<\/p>\n<p>Qirko tha se nga verifikimi i kryer p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rrethan\u00eb t\u00eb servirur nga AKSIK, ka rezultuar se djali i subjektit \u00ebsht\u00eb referuar n\u00eb vitin 2015 n\u00eb Prokurorin\u00eb e Tiran\u00ebs, por \u00ebsht\u00eb vendosur mosfillimi hetimeve. Sipas relatores, subjekti e ka kund\u00ebrshtuar raportin e AKSIK.<\/p>\n<p>Po ashtu jan\u00eb administruar disa dosje t\u00eb prokuroris\u00eb s\u00eb Kavaj\u00ebs, ku subjekti ka punuar p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb cilat jan\u00eb vler\u00ebsuar n\u00eb kriterin profesional.<\/p>\n<p>Copa e kund\u00ebrshtoi si t\u00eb pabazuar raportin e AKSIK. Ai v\u00ebrejti se nuk kishte pasur dijeni p\u00ebr referimin e kryer ndaj djalit t\u00eb tij deri n\u00eb momentin kur ishte njohur me ket\u00eb gjetje t\u00eb hetimit administrativ. Nd\u00ebrkoh\u00eb, argumentoi se mosfillimi ishte vendosur nga prokuroria pasi ishin kapur tre vet\u00eb me 1.4 gr l\u00ebnd\u00eb narkotike q\u00eb ishte konkluduar se nuk kishte vep\u00ebr penale.<\/p>\n<p>Subjekti shtoi, se edhe n\u00ebse do ta kishte ditur k\u00ebt\u00eb informacion, n\u00eb formular nuk kishte hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>Nga raportet e d\u00ebrguara nga institucionet ndihm\u00ebse lidhur me profesionalizimin si dhe nga verifikimi tre dosjeve t\u00eb dor\u00ebzuara nga Copa dhe pes\u00eb t\u00eb shortuarat, nuk jan\u00eb gjetur indicie p\u00ebr paaft\u00ebsi t\u00eb tij. Nd\u00ebrkoh\u00eb, subjektit i jan\u00eb k\u00ebkruar shpjegime p\u00ebr dy prej kat\u00ebr denoncimeve t\u00eb denoncuara nga publiku, ku \u00ebsht\u00eb konstatuar se duket se nuk ka kryer hetimet e nevojshme; se ka vendosur mosfillim t\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje nj\u00eb muaj me vones\u00eb, duke konkluduar pa u bazuar n\u00eb ekspert\u00ebt e fush\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e tjera t\u00eb verifikuara n\u00eb aspektin profesional \u00ebsht\u00eb konstatuar se subjekti ka pushuar nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje pa i dh\u00ebn\u00eb mund\u00ebsi viktim\u00ebs t\u00eb shprehej lidhur me k\u00ebt\u00eb vendimarrje.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb rast ka k\u00ebrkuar q\u00eb p\u00ebr d\u00ebnimin e t\u00eb pandehurit t\u00eb vler\u00ebsohet fakti se ka qen\u00eb i pad\u00ebnuar, si dhe gjendja e tij sh\u00ebndet\u00ebsore, por n\u00eb dosje nuk jan\u00eb gjetur dokumente q\u00eb t\u00eb trajtojn\u00eb gjendjen sh\u00ebndet\u00ebsore.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje tjet\u00ebr ku nj\u00eb person ka mbetur i vrav\u00eb me arsm\u00eb zjarri, ka rezultuar se Copa ka ndryshuar cil\u00ebsimin e vepr\u00ebs penale.<\/p>\n<p>Copa deklaroi se nuk kishte pasur zvarritje t\u00eb proceseve nga ana e tij dhe se i ka kryer veprimet hetimore n\u00eb koh\u00ebn e duhur. P\u00ebr vendimarrjen e mosfillimit p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje, ai sqaroi se kishte ndodhur p\u00ebr shkak t\u00eb lejes vjetore t\u00eb muajit gusht.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, subjekti dha shpjegime p\u00ebr ndryshimin e cil\u00ebsimit t\u00eb vepr\u00ebs penale p\u00ebr nj\u00eb vrasje t\u00eb ndodhur n\u00eb Kavaj\u00eb. Sipas tij, kishte rezultuar se viktima ishte vrar\u00eb nga nj\u00eb plum rikoshet dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb kishte vendosur q\u00eb vepr\u00ebn penale \u201cvrasje n\u00eb rrethana t\u00eb tjera cil\u00ebsuese\u201d, ta klasifikonte \u201cvrasje nga pakujdesia\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, prokurori Copa k\u00ebrkoi konfirmin n\u00eb detyr\u00eb. KPK njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn m\u00eb 21 shkurt, n\u00eb or\u00ebn 09:50.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurori i Durr\u00ebsit, G\u00ebzim Copa u p\u00ebrball t\u00eb mart\u00ebn m\u00eb 20 shkurt me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dha shpjegime p\u00ebr bilancet negative n\u00eb vlera t\u00eb m\u00ebdha dhe p\u00ebr gjetjet n\u00eb kriterin e past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs e profesionalizmit, t\u00eb cilat i kund\u00ebrshtoi dhe k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb. Procesi i vetingut [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":77805,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2],"tags":[364,1319,118,367,119,129,698],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2024\/02\/Gezim-Copa-pas-seances-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori G\u00ebzim Copa pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore me KPK. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77804"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=77804"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77804\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":77806,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77804\/revisions\/77806"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/77805"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=77804"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=77804"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=77804"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}