{"id":77870,"date":"2024-03-05T15:29:05","date_gmt":"2024-03-05T14:29:05","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-e-gjeti-te-drejte-shkarkimin-e-kreshnik-omarit-per-deklarim-te-pamjaftueshem-te-pasurise\/2024\/03\/05\/"},"modified":"2024-03-05T15:29:35","modified_gmt":"2024-03-05T14:29:35","slug":"kpa-e-gjeti-te-drejte-shkarkimin-e-kreshnik-omarit-per-deklarim-te-pamjaftueshem-te-pasurise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-e-gjeti-te-drejte-shkarkimin-e-kreshnik-omarit-per-deklarim-te-pamjaftueshem-te-pasurise\/2024\/03\/05\/","title":{"rendered":"KPA e gjeti t\u00eb drejt\u00eb shkarkimin e Kreshnik Omarit p\u00ebr deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA e gjeti t\u00eb drejt\u00eb shkarkimin e gjyqtarit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs, Kreshnik Omari p\u00ebr deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb, si dhe konfirmoi pamund\u00ebsin\u00eb financiare dhe dyshimet e ngritura p\u00ebr fshehje pasurie n\u00eb em\u00ebr t\u00eb prind\u00ebrve.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e arsyetuar t\u00eb KPA analizohen shkaqet e ngritura n\u00eb ankim prej Omarit, si ato procedurale dhe ato p\u00ebr gjetjet n\u00eb kriterin pasuror, q\u00eb jan\u00eb rr\u00ebzuar sit \u00eb pabazuara.<\/p>\n<p>Komisioni ka konstatuar pamund\u00ebsi financiare t\u00eb subjektit n\u00eb shum\u00ebn 1.4 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr blerjen e nj\u00eb garazhi me sip\u00ebrfaqe 11.5 m2, duke e kryer analiz\u00ebn bazuar n\u00eb \u00e7mimin e referenc\u00ebs. Nisur nga \u00e7mimi i blerjes q\u00eb rezulton rreth dy her\u00eb m\u00eb i ul\u00ebt nga ai i referenc\u00ebs, \u00ebsht\u00eb konsideruar se subjekti ka kryer deklarim t\u00eb rrem\u00eb, pasi \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur t\u00eb paraqes\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pasakt\u00eb k\u00ebt\u00eb pasuri.<\/p>\n<p>Edhe KPA vler\u00ebson se \u00e7mimi prej 2725 eurosh i p\u00ebrcaktuar n\u00eb kontrat\u00ebn e shitjes \u00ebsht\u00eb duksh\u00ebm i ul\u00ebt n\u00eb raport me vler\u00ebn 1 milion lek\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktuar n\u00eb kartel\u00ebn e pasuris\u00eb s\u00eb paluajtshme, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb aplikimit p\u00ebr rivler\u00ebsimin e pasuris\u00eb n\u00eb tetor t\u00eb vitit 2013.<\/p>\n<p>Sipas Kolegjit, depozitimi i kontrat\u00ebs s\u00eb sip\u00ebrmarrjes t\u00eb vitit 2005 nga subjekti vet\u00ebm pasi ai \u00ebsht\u00eb njohur me rezultatet e hetimit administrativ e b\u00ebn t\u00eb pabesueshme vler\u00ebn provuese. Megjithat\u00eb, n\u00eb kushtet kur subjekti ka depozituar kontrata t\u00eb ngjashme shitjeje, t\u00eb cilat p\u00ebrmbajn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin \u00e7mim p\u00ebr pasuri me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn sip\u00ebrfaqe t\u00eb ndodhura n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin objekt, si dhe p\u00ebr vet\u00eb karakteristikat e garazhit si vendparkim i hapur, Kolegji n\u00eb ndryshim nga Komisioni, ka vler\u00ebsuar se nuk mund aplikohet situata e deklarimit t\u00eb rrem\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni ka vler\u00ebsuar se Omari ka kryer deklarim t\u00eb rrem\u00eb edhe p\u00ebr \u00e7mimin e blerjes s\u00eb nj\u00eb automjeti tip \u201cLancia\u201d n\u00eb vitin 2013 dhe se ka fshehur vler\u00ebn reale t\u00eb saj, si dhe t\u00eb shpenzimeve t\u00eb tjera t\u00eb kryera prej tij. Subjekti ka deklaruar se e ka bler\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 300 mij\u00eb lek\u00eb nga shtetasja italiane V.P., nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kjo e fundit e kishte bler\u00eb rreth dy muaj m\u00eb par\u00eb n\u00eb Itali n\u00eb shum\u00ebn 9000 euro dhe ka paguar detyrime doganore n\u00eb ver\u00ebn 255 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Nga verifikimet e sitemit TIMS Komisioni ka gjetur se Omari dhe shtetasja italiane V.P. kan\u00eb udh\u00ebtuar shpesh s\u00eb bashku jasht\u00eb shtetit dhe se jan\u00eb t\u00eb njohur, fakt q\u00eb \u00ebsht\u00eb pranuar edhe nga vet\u00eb subjekti i rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb k\u00ebto rrethana, KPK ka krijuar bindjen se kjo pasuri i p\u00ebrkiste subjektit q\u00eb prej momentit q\u00eb u ble dhe u soll n\u00eb Shqip\u00ebri dhe se veprimet e kryera prej znj. V. P. ishin t\u00eb q\u00ebllimshme, p\u00ebr t\u00eb fshehur vler\u00ebn reale t\u00eb k\u00ebtij automjeti dhe shpenzime t\u00eb tjera t\u00eb kryera p\u00ebr t\u00eb.<\/p>\n<p>Omari ka kund\u00ebrshtuar duke pretenduar n\u00eb ankim se e ka deklaruar k\u00ebt\u00eb pasuri dhe \u00e7mimin faktik t\u00eb tij. Po ashtu, ka sjell\u00eb n\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb Kolegjit se KPK nuk arsyeton mospranimin e shpjegimeve t\u00eb tij se znj. V. P. ia shiti automjetin m\u00eb lir\u00eb nga sa e kishte bler\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnies miq\u00ebsore mes tyre.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, Kolegji e gjen t\u00eb drejt\u00eb konkluzionin e Komisionit se subjekti i rivler\u00ebsimit nuk ka qen\u00eb bind\u00ebs n\u00eb pretendimet e tij. \u201cNd\u00ebrsa n\u00eb Komision subjekti i rivler\u00ebsimit shprehet se nuk ishte n\u00eb dijeni t\u00eb arsyes se p\u00ebrse znj. V. P. ia kishte shitur automjetin m\u00eb lir\u00eb, n\u00eb ankim pretendon se maksimumi kjo situat\u00eb mund t\u00eb konsiderohet si mosdeklarim nga ana e tij n\u00eb deklarat\u00ebn periodike vjetore 2013 t\u00eb dhurat\u00ebs s\u00eb b\u00ebr\u00eb nga znj. V. P., p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb v\u00ebmendjes n\u00eb p\u00ebrpilimin e sakt\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj deklarate, nisur nga fakti q\u00eb nga blerja e automjetit deri n\u00eb plot\u00ebsimin e saj kishte kaluar mbi nj\u00eb vit, si dhe pasojat dhe stresi prej divorcit\u201d, konstaton KPA dhe vler\u00ebson se n\u00ebnshkrimi i kontrat\u00ebs s\u00eb shitjes mes tyre vet\u00ebm nj\u00eb muaj e nj\u00ebzet dit\u00eb pas blerjes, n\u00eb nj\u00eb vler\u00eb rreth pes\u00eb her\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt, mb\u00ebshtet konkluzionin e Komisionit se automjeti i p\u00ebrket subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit q\u00eb n\u00eb momentin e blerjes s\u00eb tij. Po ashtu, konstatohet pamund\u00ebsi n\u00eb shum\u00ebn 1 milione 175 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr blerjen e k\u00ebsaj pasurie<strong>. <\/strong><\/p>\n<p>Komisioni ka gjetur probleme edhe deklarimin e blerjes s\u00eb nj\u00eb veliere me gjat\u00ebsi 9 metra n\u00eb vitin 2015, kundrejt vler\u00ebs 4000 euro. Si burim krijimi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri, Omari ka deklaruar kursimet vjetore, por nga analiza financiare \u00ebsht\u00eb konstatuar balanc\u00eb negative. Ai ka pretenduar se \u00e7mimi 4000 euro i \u00ebsht\u00eb ofruar nga pronari i velier\u00ebs, nj\u00eb shtetas Italian nga Napoli t\u00eb cilin e njihte q\u00eb prej koh\u00ebs kur kishte qen\u00eb emigrant, pasi ai do t\u00eb nd\u00ebrtonte vark\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe dhe nuk i nevojitej m\u00eb ajo q\u00eb dispononte.<\/p>\n<p>N\u00eb ankim, subjekti ka pretenduar se Komisioni nuk ka marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb gjendjen cash n\u00eb banes\u00eb deri n\u00eb vitin 2015 n\u00eb vler\u00ebn 135 mij\u00eb euro, por KPA v\u00ebren se ai nuk e ka deklaruar k\u00ebt\u00eb shum\u00eb si burim n\u00eb deklarat\u00ebn periodike vjetore dhe as n\u00eb at\u00eb \u201cveting\u201d. \u201cP\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, gjendja cash n\u00eb shum\u00ebn 135.000 euro rezulton t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr krijimin e depozit\u00ebs bankare m\u00eb 24.04.2015, nd\u00ebrsa veliera \u00ebsht\u00eb bler\u00eb gjasht\u00eb muaj m\u00eb pas, m\u00eb 13.10.2015\u201d, citohet n\u00eb vendimin e KPA.<\/p>\n<p>Referuar deklarimeve t\u00eb subjektit, shuma prej 135 mij\u00eb eurosh p\u00ebrb\u00ebhej nga kursimet cash n\u00eb mas\u00ebn 97 mij\u00eb euro t\u00eb deklaruara n\u00eb 2003 me burim krijimi nga puna si emigrant, puna si avokat dhe si gjyqtar; si dhe diferenca 38 mij\u00eb euro e krijuar n\u00eb vitet n\u00eb vazhdim, me t\u00eb ardhura nga pagat e subjektit dhe ish-bashk\u00ebshortes.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse Omari ka dor\u00ebzuar dokumentacion p\u00ebr t\u00eb provuar t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga puna si kamionist n\u00eb Itali, sipas KPK ai ka arritur t\u00eb justifikoj\u00eb me dokumentacion ligjor vet\u00ebm shum\u00ebn 76 milion\u00eb lireta, ekuivalent i shum\u00ebs 39 mij\u00eb e 283 euro. Nd\u00ebrsa nga puna si gjyqtar \u00ebsht\u00eb konkluduar se mund t\u00eb kishte kursyer rreth 1 milion lek\u00eb p\u00ebr periudh\u00ebn 1997-2003. Po ashtu, Omari ka rezultuar n\u00eb KPK n\u00eb pamund\u00ebsi financiare n\u00eb vler\u00ebn 2,2 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr t\u00eb krijuar m\u00eb von\u00eb gjendjen cash 38 mij\u00eb euro t\u00eb deklaruar prej tij se ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr plot\u00ebsimin e vler\u00ebs s\u00eb depozit\u00ebs 135 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Pamund\u00ebsi e Omarit p\u00ebr krijimin e gjendjes cash n\u00eb shum\u00ebn 97 mij\u00eb euro deri n\u00eb fund t\u00eb vitit 2003 ka rezultuar edhe nga analiza financiare e kryer n\u00eb Kolegj, nga \u00ebsht\u00eb konstatuar bilanc negativ n\u00eb vler\u00ebn 14.2 milion\u00eb lek\u00eb, pa p\u00ebrfshir\u00eb t\u00eb ardhurat e provuara nga emigracioni. Megjithat\u00eb, Kolegji evidenton se edhe n\u00ebse do t\u00eb ishin konsideruar n\u00eb analiz\u00eb ato t\u00eb ardhura q\u00eb jan\u00eb v\u00ebrtetuar nga emigracioni, s\u00ebrish bilanci negativ do t\u00eb mbetej n\u00eb vler\u00ebn 12.1 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, mbeten t\u00eb paqarta arsyet p\u00ebrse subjekti i rivler\u00ebsimit duhet t\u00eb mbante gjendje cash n\u00eb banes\u00eb shuma t\u00eb konsiderueshme, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb prej vitit 2003 ai ka p\u00ebrdorur llogarit\u00eb bankare p\u00ebr ruajtjen e kursimeve t\u00eb tij\u201d, v\u00ebren KPA.<\/p>\n<p>Kolegji ka gjetur t\u00eb drejt\u00eb edhe konkluzionin e Komisionit se subjekti nuk ka pasur mund\u00ebsi as p\u00ebr krijimin e gjendjes cash 38 mij\u00eb euro gjat\u00eb periudh\u00ebs 2004-2015, nga p\u00ebr rrjedhoj\u00eb \u00ebsht\u00eb arritur n\u00eb p\u00ebrfundimin se \u00ebsht\u00eb gjendur n\u00eb pamund\u00ebsi edhe p\u00ebr investimin n\u00eb depozit\u00ebn 135 mij\u00eb euro n\u00eb prill t\u00eb 2015-\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Transaksionet e prind\u00ebrve <\/strong><\/p>\n<p>Komisioni \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dijeni nga Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e Parandalimit t\u00eb Pastrimit t\u00eb Parave p\u00ebr disa transaksione t\u00eb kryera nga n\u00ebna dhe babai i subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, raportuar pran\u00eb k\u00ebtij institucioni nga noter\u00ebt. Konkretisht, b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr kontrat\u00eb qiraje t\u00eb nj\u00eb apartamenti, vendvarke, si dhe dh\u00ebnie n\u00eb p\u00ebrdorim t\u00eb sh\u00ebrbimeve portuale n\u00eb Orikum, Vlor\u00eb, n\u00eb vler\u00ebn 99 mij\u00eb e 600 euro dhe nj\u00eb kontrat\u00eb porosie p\u00ebr apartament n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 80 mij\u00eb euro &#8211; pasuri k\u00ebto t\u00eb kontraktuara nga n\u00ebna e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit. Po ashtu, kan\u00eb rezultuar edhe kontrata premtim shitje e dy vendparkimeve n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb vler\u00ebn 2.8 milion\u00eb lek\u00eb, t\u00eb n\u00ebnshkruara nga babai i subjektit.<\/p>\n<p>Komisioni ka vler\u00ebsuar se subjekti nuk ka qen\u00eb bashk\u00ebpunues p\u00ebr qart\u00ebsimin e k\u00ebtyre transaksioneve dhe nisur nga fakti se nuk i ka deklaruar dhe nuk ka provuar burimet e krijimit t\u00eb tyre, ka ngritur dyshime se mund t\u00eb jen\u00eb pasuri t\u00eb fshehura t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Ashtu, si KPK edhe Kolegji shprehet se subjekti nuk ka mundur t\u00eb provoj\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e rezultateve t\u00eb hetimit pasi dokumentacioni p\u00ebr t\u00eb ardhurat e prind\u00ebrve q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr krijimin e k\u00ebtyre pasurive ka qen\u00eb i pamjaftuesh\u00ebm. \u201c[\u2026]Pasi, sikurse deklaron dhe vet\u00eb subjekti i rivler\u00ebsimit, aktivitetet e ushtruara nga prind\u00ebrit nuk ishin t\u00eb regjistruara n\u00eb organet tatimore e, p\u00ebr rrjedhoj\u00eb, edhe n\u00ebse k\u00ebto t\u00eb ardhura do t\u00eb ekzistonin nuk do t\u00eb plot\u00ebsonin k\u00ebrkesat e ligjshm\u00ebris\u00eb n\u00eb kuptim t\u00eb nenit D, pika 3 t\u00eb Aneksit t\u00eb Kushtetut\u00ebs, p\u00ebr pages\u00ebn e detyrimeve tatimore\u201d, konstaton KPA dhe \u00e7mon se shuma 160 mij\u00eb euro ka qen\u00eb nj\u00eb pasuri e fshehur e subjektit e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb afekton ligjshm\u00ebrin\u00eb e pasurive t\u00eb krijuara m\u00eb pas nga n\u00ebna e tij, t\u00eb cilat kan\u00eb k\u00ebt\u00eb shum\u00eb si burim krijimi.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim KPA analizon pasurit\u00eb e marra me qira nga n\u00ebna e Omarit. \u201c[\u2026]N\u00ebna e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit merr me qira nj\u00eb vend varke, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ajo nuk disponon nj\u00eb mjet t\u00eb till\u00eb dhe subjekti kishte vet\u00ebm pak muaj q\u00eb kishte bler\u00eb mjetin e lundrimit velier\u00eb; (ii) subjekti i rivler\u00ebsimit ka banuar dhe banon n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn adres\u00eb me prind\u00ebrit e tij dhe aktualisht me n\u00ebn\u00ebn; (iii) n\u00eb kushtet kur n\u00eb p\u00ebrgjigjet e pyet\u00ebsorit standard, deklaron se p\u00ebr shkak t\u00eb mosh\u00ebs s\u00eb n\u00ebn\u00ebs \u00ebsht\u00eb autorizuar prej saj t\u00eb b\u00ebj\u00eb veprime n\u00eb llogarin\u00eb e saj bankare [\u2026], por q\u00eb deri aktualisht nuk ka kryer ndonj\u00ebher\u00eb veprime dhe, gjithashtu, \u00ebsht\u00eb pajisur me prokur\u00eb p\u00ebr t\u00eb t\u00ebrhequr pensionin e saj nga sigurimet shoq\u00ebrore, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nga ana tjet\u00ebr shprehet se nuk ka pasur dijeni p\u00ebr transaksionet bankare t\u00eb kryera nga n\u00ebna, n\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb trupi gjykues tregojn\u00eb qart\u00eb q\u00eb subjekti i rivler\u00ebsimit nuk ka qen\u00eb i sinqert\u00eb n\u00eb deklarimet e tij dhe pasurit\u00eb apartament i p\u00ebrfituar me kontrat\u00eb qiraje, vend varke dhe sh\u00ebrbime portuale n\u00eb Orikum, Vlor\u00eb jan\u00eb pasuri t\u00eb fshehura[\u2026]\u201d, citohet n\u00eb vendimin e KPA.<\/p>\n<p>Po ashtu, Kolegji konkludon se subjekti duhej t\u00eb kishte deklaruar t\u00eb drejtat e krijuara pas \u00e7eljes s\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb ligjore dhe se mosdeklarimi e vendos n\u00eb kushtet e fshehjes s\u00eb pasuris\u00eb. Q\u00ebndrimi vetp\u00ebrjashtues i subjektit p\u00ebr pasurit\u00eb e kontraktuara nga prind\u00ebrit, shkujdesja apo mungesa e v\u00ebmendjes n\u00eb raport me faktet dhe rrethanat e krijimit t\u00eb tyre, vler\u00ebsohen prej KPA se kan\u00eb pasur p\u00ebr q\u00ebllim fshehjen e k\u00ebtyre pasurive.<\/p>\n<p>Omari ka rezultuar me bilanc negativ n\u00eb vler\u00eb t\u00eb madhe, edhe nga analiza financiare e kryer n\u00eb Kolegj. Nga pamund\u00ebsia n\u00eb shum\u00ebn 22.3 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb konstatuar n\u00eb Komision, balanca negative e p\u00ebrgjithshme e konkluduar n\u00eb KPA \u00ebsht\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 20.4 milion\u00eb lek\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb vendosur l\u00ebnia n\u00eb fuqi e shkarkimit t\u00eb tij.<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA e gjeti t\u00eb drejt\u00eb shkarkimin e gjyqtarit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs, Kreshnik Omari p\u00ebr deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb, si dhe konfirmoi pamund\u00ebsin\u00eb financiare dhe dyshimet e ngritura p\u00ebr fshehje pasurie n\u00eb em\u00ebr t\u00eb prind\u00ebrve. N\u00eb vendimin e arsyetuar t\u00eb KPA analizohen shkaqet e ngritura n\u00eb ankim prej Omarit, [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":77871,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,114,115],"tags":[1192,944,899,1270,968,1076,112,221,171,558,1334,877,1335,864,879,1091,391,1336,227,891],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Gjyqtari-Kreshnik-Omari-1.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari pran\u00eb Gjykates s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Tirane, Kreshnik Omari, | Foto : LSa","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77870"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=77870"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77870\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":77872,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77870\/revisions\/77872"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/77871"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=77870"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=77870"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=77870"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}