{"id":77873,"date":"2024-03-06T18:11:12","date_gmt":"2024-03-06T17:11:12","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurorja-pranvera-stafa-perballet-me-barre-prove-per-pasurine-dhe-profesionalizmin\/2024\/03\/06\/"},"modified":"2024-03-06T18:12:46","modified_gmt":"2024-03-06T17:12:46","slug":"prokurorja-pranvera-stafa-perballet-me-barre-prove-per-pasurine-dhe-profesionalizmin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurorja-pranvera-stafa-perballet-me-barre-prove-per-pasurine-dhe-profesionalizmin\/2024\/03\/06\/","title":{"rendered":"Prokurorja Pranvera Stafa p\u00ebrballet me barr\u00eb prove p\u00ebr pasurin\u00eb dhe profesionalizmin"},"content":{"rendered":"<p>Prokurorja e Elbasanit, Pranvera Stafa Selita nuk u paraqit n\u00eb sean\u00ebn e dyt\u00eb d\u00ebgjimore t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn m\u00eb 6 mars, por ajo u p\u00ebrfaq\u00ebsua nga mbrojt\u00ebsi i zgjedhur prej saj, avokati Fatmir Lushi. Gjat\u00eb seanc\u00ebs s\u00eb t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebs q\u00eb zgjati p\u00ebr afro kat\u00ebr or\u00eb, Komisioni konstatoi pamund\u00ebsi financiare t\u00eb subjektit dhe familjar\u00ebve t\u00eb saj p\u00ebr krijimin e disa depozitave, si dhe disa barra prove n\u00eb kriterin profesional, p\u00ebr t\u00eb cilat avokati Lushi pretendoi se i kishin p\u00ebrmbysur gjetjet. P\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs, Stafa mori vler\u00ebsim pozitiv.<\/p>\n<p>Procesi i rivler\u00ebsimit kalimtar p\u00ebr prokuroren Stafa po kryhet nga trupa e KPK e kryesuar nga Etleda \u00c7iftja, me relatore Brunilda Bekteshin dhe an\u00ebtar Lulzim Hamitajn. N\u00eb cil\u00ebsn\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar, ishte i pranish\u00ebm Theo Jacobs.<\/p>\n<p>Pranvera Stafa e ka filluar karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1989. Ajo punon prej m\u00eb shum\u00eb se dy dekadash si\u00a0prokurore pran\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Elbasanit.<\/p>\n<p><strong>Barrat e prov\u00ebs p\u00ebr pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>KPK nuk ka gjetur probleme p\u00ebr nj\u00eb apartament t\u00eb p\u00ebrfituar n\u00ebp\u00ebrmjet privatizimit nga familja e origjin\u00ebs s\u00eb subjektit, pasuri n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn kjo e fundit zot\u00ebron \u00bc-\u00ebn pjes\u00eb takuese. Po ashtu, nuk jan\u00eb gjetur probleme as p\u00ebr apartamentin e fituar po me privatizim nga familja e bashk\u00ebshortit, banes\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn jetojn\u00eb.<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Komisioni konstaton pamund\u00ebsi t\u00eb subjektit p\u00ebr t\u00eb krijuar me burime t\u00eb ligjshme nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb nj\u00eb depozite bankare ne em\u00ebr t\u00eb saj t\u00eb hapur n\u00eb vitin 2006 me shum\u00ebn 5246 euro, q\u00eb n\u00eb vitin 2017 ka arritur n\u00eb vler\u00ebn 8259 euro. Si burime t\u00eb k\u00ebsaj pasurie, Stafa ka deklaruar kursime familjare dhe interesat e vet\u00eb depozit\u00ebs t\u00eb marra nd\u00ebr vite. Gjat\u00eb hetimit administrativ ka renditur t\u00eb ardhurat konkrete q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer si burime: kursimet nga puna e bashk\u00ebshortit n\u00eb vitet 1984 \u2013 1993 si m\u00ebsues e drejtor shkolle; nga puna n\u00eb emigrim n\u00eb vitet 1993-1995 n\u00eb Turqi; nga aktiviteti privat i bashk\u00ebshortit n\u00eb fush\u00ebn e treg\u00ebtimit me shumic\u00eb e pakic\u00eb gjat\u00eb periudh\u00ebs 1995-2001; t\u00eb ardhurat nga puna e saj si prokurore dhe e bashk\u00ebshortit si m\u00ebsues; si dhe pension invaliditeti dhe kudjestarie p\u00ebr djalin n\u00eb vitet 1999-2004.<\/p>\n<p>Relatorja Bekteshi sqaroi se verifikimi burimeve ka filluar prej vitit 2004, kur \u00ebsht\u00eb zanafilla e krijimit. KPK v\u00ebren se subjekti ka shpjeguar se gjendet n\u00eb kushtet e pamund\u00ebsis\u00eb objektive p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar me dokumentacion ligjor t\u00eb ardhurat nga emigracioni dhe aktiviteti privat, p\u00ebr shkak t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb larg\u00ebt. Nd\u00ebrkoh\u00eb, nga hetimi administrativ ka rezultuar se bashk\u00ebshorti i subjektit ka qen\u00eb i regjistruar si person juridik me vendim gjykate t\u00eb vitit 1997, por ky mbetet i vetmi dokument i administruar, pasi dhe Dretjoria e P\u00ebrgjithshme e Tatimeve nuk ka konfirmuar t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr t\u00eb ardhura t\u00eb p\u00ebrfituara nga ky aktivitet.<\/p>\n<p>Nisur dhe nga fakti se subjekti nuk ka sh\u00ebnuar kursime cash n\u00eb deklarat\u00ebn e par\u00eb t\u00eb vitit 2003, KPK e ka kryer analiz\u00ebn p\u00ebr vitin 2004 duke mos konsideruar t\u00eb ardhurat e viteve t\u00eb m\u00ebparshme. Nd\u00ebrkoh\u00eb, gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe ka rezultuar se bashk\u00ebshorti i subjektit ka investuar dhe n\u00eb dy depozita t\u00eb tjera n\u00eb vlerat 10 mij\u00eb dollar\u00eb dhe 700 mij\u00eb lek\u00eb. Nga analiza financiare p\u00ebr k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb, ka rezultuar pamund\u00ebsi financiare n\u00eb shum\u00ebn 347 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr t\u00eb celur depozit\u00ebn 6 mij\u00eb euro dhe rreth 1.7 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr shtesat, depozitat e tjera dhe p\u00ebrballimin e shpenzimeve familjare.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, subjekti ka rezultuar se subjekti ka pasur mund\u00ebsi p\u00ebr krijimin e kursimeve cash 750 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb 2016-\u00ebn, me burime kursimet familjare dhe t\u00eb ardhurat e krijuara nga shitja e nj\u00eb automjeti.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, \u00ebsht\u00eb konstatuar pamund\u00ebsi p\u00ebr blerjen e k\u00ebtij mjeti n\u00eb vitin 2007 p\u00ebr 7700 euro. Si t\u00eb ardhura n\u00eb at\u00eb vit, bashk\u00ebshorti subjektit ka deklaruar edhe 400 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb p\u00ebrfituara nga loj\u00ebrat e fatit. Pasi k\u00ebto t\u00eb ardhura nuk jan\u00eb v\u00ebrtetuar me dokumentacion ligjor, si dhe as pagimi tatimit, KPK nuk i ka konsideruar n\u00eb analiz\u00ebn e blerjes s\u00eb makin\u00ebs, prej nga ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 480 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong>KPK nuk ka gjetur probleme p\u00ebr dy depozita dyem\u00ebrore, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit, dhe t\u00eb dy f\u00ebmij\u00ebve, vajz\u00ebs dhe djalit.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb depozit\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 2 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb \u00e7elur n\u00eb em\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebshortit n\u00eb vitin 2015, ka rezultuar bilanc negativ n\u00eb shum\u00ebn 327 mij\u00eb lek\u00eb. Subjekti ka shpjeguar historikun e k\u00ebsaj depozite t\u00eb hapur fillimisht n\u00eb vitin 2005 dhe me shtesa t\u00eb m\u00ebvonshme nga intresat bankare. Si burim t\u00eb depozit\u00ebs fillestare t\u00eb vitit 2005, jan\u00eb deklaruar t\u00eb ardhurat nga puna dhe pensioni invaliditetit t\u00eb djalit.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, Bekteshi konstatoi se subjekti duket se nuk ka pasur mund\u00ebsi p\u00ebr krijimin e nj\u00eb depozite 9 mij\u00eb euro n\u00eb vitin 2010 dhe se nuk ka deklaruar at\u00ebher\u00eb burimet e krijimit. Sipas Bekteshit, Stafa ka shpjeguar se p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj depozite kan\u00eb sh\u00ebrbyer dhe 6000 euro kursime t\u00eb prind\u00ebrve t\u00eb bashk\u00ebshortit, shum\u00eb q\u00eb i\u2019ua kan\u00eb kthyer m\u00eb pas. Por, sipas KPK, nuk \u00ebsht\u00eb arritur t\u00eb provohet mund\u00ebsia e prind\u00ebrve t\u00eb bashk\u00ebshortit p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj shume, pasi pensionet e tyre ishin t\u00eb pamjaftueshme p\u00ebr mbulimin e shpenzimeve t\u00eb jetes\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas Komisionit, nga analiza financiare paraprake e p\u00ebrgjithshme e kryer p\u00ebr periudh\u00ebn 2003-2016, \u00ebsht\u00eb konstatuar bilanc negativ n\u00eb vler\u00ebn rreth 2.7 milion\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrsa pamund\u00ebsia financiare n\u00eb datat dhe periudhat e investimeve, t\u00eb marra t\u00eb gjitha s\u00eb bashku kapin vler\u00ebn rreth 3.8 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Avokati Fatmir Lushi solli n\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb Komisionit se me shpjegimet dhe provat e dor\u00ebzuara nga subjekti \u00ebsht\u00eb arritur t\u00eb p\u00ebrmbysen barrat e prov\u00ebs n\u00eb t\u00eb dy kriteret e rivler\u00ebsimit ku jan\u00eb gjetur probleme. Lidhur me pasurin\u00eb, ai v\u00ebrejti se subjekti dhe bashk\u00ebshorti i saj nuk kan\u00eb krijuar asnj\u00eb pasuri t\u00eb paluajtshme dhe se jetojn\u00eb ende n\u00eb apartamentin me sip\u00ebrfaqe 65 m2, e fituar me privatizim nga familja e origjin\u00ebs s\u00eb bashk\u00ebshortit.<\/p>\n<p>\u201cDuket sikur nuk kan\u00eb krijuar t\u00eb ardhura e nuk kan\u00eb kusyer para vitit 2003\u201d, i\u2019u referua Lushi analiz\u00ebs s\u00eb Komisionit, q\u00eb nuk ka konsideruar kursime t\u00eb krijuara deri n\u00eb vitin 2003, pasi nuk \u00ebsht\u00eb deklaruar gjendje cash e mbartur nga ajo periudh\u00eb.<\/p>\n<p>Ai shpjegoi se depozitat jan\u00eb \u00e7elur si pasoj\u00eb e probleme q\u00eb kan\u00eb ardhur p\u00ebr trajtimin e f\u00ebmij\u00ebs s\u00eb s\u00ebmur\u00eb derisa ai ishte n\u00eb jet\u00eb. Sipas Lushit, subjekti dhe bashk\u00ebshorti ishin duke k\u00ebrkuar mund\u00ebsi p\u00ebr ta kuruar djalin jasht\u00eb shtetit dhe se nevojiteshin depozita p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb viz\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, Lushi pohoi se vet\u00ebm t\u00eb ardhurat e subjektit p\u00ebr periudh\u00ebn para vitit 2003 ishin n\u00eb shum\u00ebn afro 5 milion\u00eb lek\u00eb dhe se po t\u00eb ndahej p\u00ebrgjysm\u00eb kjo vler\u00eb, at\u00ebher\u00eb mbulohej bilanci negativ i konstatuar nga KPK.<\/p>\n<p>Ai pranoi se Stafa kishte qen\u00eb e paqart\u00eb p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e deklarimit n\u00eb vitin 2003 dhe prandaj nuk kishte sh\u00ebnuar kursime cash t\u00eb krijuar p\u00ebr periudh\u00ebn e m\u00ebparshme. Lushi pretendoi se n\u00ebse do t\u00eb konsidrohej mund\u00ebsia e kursimit para vitit 2003 m\u00eb burimet e ligjshme t\u00eb provuara, at\u00ebher\u00eb do t\u00eb rezultonte se kishte pasur mund\u00ebsi p\u00ebr krijimin e depozit\u00ebs n\u00eb vitin 2004 e p\u00ebr depozitat n\u00eb vijim.<\/p>\n<p>Avokati Lushi k\u00ebmb\u00ebnguli se kjo pasakt\u00ebsi nuk mund t\u00eb sillte penalizim dhe solli n\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb Komisionit vendime t\u00eb KPK dhe KPA p\u00ebr subjekte t\u00eb tjer\u00eb rivler\u00ebsimi q\u00eb kishin deklaruar moskuptimin drejt\u00eb t\u00eb m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb deklarimit fillestar t\u00eb pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb ardhurat nga aktiviteti privat, Lushi tha se subjekti gjendej n\u00eb pamund\u00ebsi objektive p\u00ebr t\u00eb siguruar dokumentacion provues. Megjithat\u00eb, ai u shpreh se balanca negative mbulohej edhe pa p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00eb k\u00ebto t\u00eb ardhura.<\/p>\n<p>Lidhur me shum\u00ebn 6000 euro t\u00eb marr\u00eb nga bahsk\u00ebshorti prej prind\u00ebrve t\u00eb tij p\u00ebr \u00e7eljen e nj\u00eb depozite n\u00eb 2010-\u00ebn, Lushi shpjegoi se ato para ishin marr\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr p\u00ebrdorim p\u00ebr dy muaj. Ai kund\u00ebrshtoi konstatimin p\u00ebr pamund\u00ebsi t\u00eb prind\u00ebrve t\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj shume, duke argumentuar se kishin jetuar s\u00eb bashku p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb kohe duke pasur ekonomi t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. Sipas Lushit, motra e bashk\u00ebshortit ishte divorcuar dhe ishte kthyer t\u00eb jetonte me prind\u00ebrit. Ai pohoi se kunata e subjektit kishte krijuar t\u00eb ardhura t\u00eb konsiderueshme n\u00eb emigracion, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb dhe n\u00eb Shqip\u00ebri punonte si m\u00ebsuese, e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb kishin pasur mund\u00ebsi p\u00ebr kursimin e k\u00ebsaj shume.<\/p>\n<p>Lushi kund\u00ebrshtoi pamund\u00ebsin\u00eb e konstatuar p\u00ebr blerjen e automjetit n\u00eb vitin 2007. Sipas tij, subjekti kishte reth 600 mij\u00eb lek\u00eb kursime n\u00eb fund t\u00eb vitit 2006, q\u00eb i kishte p\u00ebrdorur n\u00eb 2007-\u00ebn p\u00ebr blerjen e makin\u00ebs. Megjith\u00ebse i cil\u00ebsoi si t\u00eb ligjshme t\u00eb ardhurat e fituara nga bashk\u00ebshorti subjektit n\u00eb loj\u00ebrat e fatit, Lushi argumentoi se edhe pa k\u00ebt\u00eb vler\u00eb, rezultonte bilanc pozitiv p\u00ebr blerjen e makin\u00ebs. Ai k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb konsiderohet n\u00eb vitin 2007, shuma 600 mij\u00eb lek\u00eb q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsonte gjendjen e cash-it n\u00eb fund t\u00eb 2006-\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Pik\u00ebpyetje mbi profesionalizmin <\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong>N\u00eb aspektin profesional u evidentuan nd\u00ebr t\u00eb tjera dy gjetje t\u00eb v\u00ebzguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar lidhur me k\u00ebrkimet e prokurores Stafa p\u00ebr caktimin e mas\u00ebs s\u00eb sigurimit perosnal \u201carrest n\u00eb burg\u201d n\u00eb nj\u00eb rast p\u00ebr nj\u00eb person t\u00eb proceduar p\u00ebr vjedhjen e dy g\u00ebrsh\u00ebr\u00ebve dhe nj\u00eb tjet\u00ebr invalid, i papun\u00eb dhe m\u00eb f\u00ebmij\u00eb t\u00eb mitur, p\u00ebr vjedhje t\u00eb energjis\u00eb elektrike.<\/p>\n<p>V\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar ka parashtruar se masa e sigurimit \u201carrest n\u00eb burg\u201d n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast duhej t\u00eb vler\u00ebsohej n\u00eb raport me dispozitat e Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale, ku p\u00ebrcaktohen se masat e sigurimit duhet t\u00eb vendosen vet\u00ebm kur plot\u00ebsohen kriteret ligjore, se \u00a0duhet t\u00eb jet\u00eb gjithmon\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatshme dhe n\u00eb proporcion me r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e vepr\u00ebs penale, si dhe me jurisprudencen e Gjykat\u00ebs Evropiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut.<\/p>\n<p>Sipas Jacobs, rethanat e vjedhjes s\u00eb energjis\u00eb elektrike, q\u00eb nuk konsiderohet vep\u00ebr aq e r\u00ebnd\u00eb, ku i dyshuari e ka pranuar fajin menj\u00ebher\u00eb, si fakti se ai rezultonte i martuar dhe me dy f\u00ebmij\u00eb t\u00eb vegj\u00ebl, jan\u00eb rrethana q\u00eb nuk krijonin premis\u00eb p\u00ebr ndonj\u00eb rezikshm\u00ebri t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb apo arratisje t\u00eb mundshme, p\u00ebr pengim t\u00eb hetimeve apo p\u00ebrs\u00ebritje t\u00eb vepr\u00ebs penale.<\/p>\n<p>V\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar ka ngritur dyshime n\u00eb lidhje me aft\u00ebsin\u00eb e subjektit p\u00ebr t\u00eb interpretuar dhe zbatuar sakt\u00eb ligjit dhe p\u00ebr t\u00eb kryer hetime duke respektuar t\u00eb drejtat e njeriut dhe lirit\u00eb themelore.<\/p>\n<p>P\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen tjet\u00ebr, lidhur me mas\u00ebn e siguris\u00eb t\u00eb k\u00ebrkuar p\u00ebr vjedhjen e dy g\u00ebrsh\u00ebr\u00ebve, ONM ka k\u00ebrkuar rhapjen e hetimit q\u00eb \u00ebsht\u00eb pranuar nga Komisioni. Bekteshi relatoi se \u00e7\u00ebshtja n\u00eb kishte t\u00eb b\u00ebnte me vjedhjen e dy pal\u00eb g\u00ebrsh\u00ebr\u00ebve me vler\u00eb minimale monetare e cila nuk \u00ebsht\u00eb vep\u00ebr e nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsie t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn subjekti ka k\u00ebrkuar caktimin e mas\u00ebs s\u00eb sigurimit personal \u201carrest n\u00eb burg\u201d p\u00ebr t\u00eb proceduarin. Po ashtu, \u00ebsht\u00eb konstatuar se nuk jane p\u00ebrmbushur dhe mbrojtur plot\u00ebsisht t\u00eb drejtat procedurale t\u00eb t\u00eb ndaluarit, pasi duket se ka miratuar veprimet arbitrare t\u00eb oficerit t\u00eb policis\u00eb gjyqq\u00ebsore, si dhe nuk \u00ebsht\u00eb kryer hetim i plot\u00eb. Po ashtu \u00ebsht\u00eb konstatuar vones\u00eb n\u00eb lejimin e avokatit t\u00eb zgjedhur nga familjar\u00ebt e t\u00eb proceduarit q\u00eb t\u00eb paraqitej t\u00eb takonte klientin e tij.<\/p>\n<p>Lidhur me t\u00eb arrestuarin p\u00ebr vjedhje t\u00eb energjis\u00eb elektrike, Lushi shpjegoi se r\u00ebnd\u00ebsia e k\u00ebsaj vepre penale evidentohet nga statistikat dhe p\u00ebr at\u00eb situat\u00eb. Ai argumentoi se vjedhja e energjis\u00eb elektrike ishte kthyer n\u00eb nj\u00eb fenoment q\u00eb ishte problem p\u00ebr sigurin\u00eb dhe rendin, pasi rrezikonte kolaps n\u00eb fush\u00ebn e energjis\u00eb elektrike. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, sipas tij u vler\u00ebsua q\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktohej si nj\u00eb vep\u00ebr penale nga ligjv\u00ebn\u00ebsi. \u201cN\u00ebse do t\u00eb shkonte n\u00eb gjykat\u00eb me mas\u00eb tjet\u00ebr, do t\u00eb binte ndesh me ligjin\u201d, pohoi Lushi nd\u00ebr t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Lushi k\u00ebmb\u00ebnguli se subjekti kishte siguruar mbrojtjen e t\u00eb drejtave t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb hetuarve prej saj. Ai theksoi se t\u00eb dy t\u00eb proceduarit n\u00eb k\u00ebto dy \u00e7\u00ebshtje kishi n\u00ebnshkruar kart\u00ebn e njohjes me t\u00eb drejtat e personit n\u00ebn hetim. Avokati shtoi se personi i proceduar p\u00ebr vjedhjen e g\u00ebrsh\u00ebrve ishte pyetur n\u00eb prani t\u00eb avokatit t\u00eb caktuar kryesisht. N\u00eb vijim solli n\u00eb v\u00ebmendje se autori ishte p\u00ebrs\u00ebrit\u00ebs. \u201cGjyqtar\u00ebt kan\u00eb qen\u00eb m\u00eb t\u00eb ashp\u00ebr n\u00eb rastet e vjedhjes s\u00eb pasqyrave t\u00eb makinave\u201d, pohoi Lushi dhe shtoi se nuk ka pasur penges\u00eb p\u00ebr avokatin e zgjedhur nga familjar\u00ebt e t\u00eb hetuarit.<\/p>\n<p>Jacobs tha se ndihej i surprizuar me q\u00ebndrimin e subjektit p\u00ebr k\u00ebrkimin e caktimit t\u00eb masave t\u00eb sigurimit personal m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda p\u00ebr k\u00ebta dy t\u00eb hetuar. \u201cVjedhja e dy g\u00ebrsh\u00ebr\u00ebve nuk \u00ebsht\u00eb e barabart\u00eb me vjedhjen e nj\u00eb Lamburgini\u201d, pohoi Jacobs dhe shtoi se personi tjet\u00ebr invalid, kishte b\u00ebr\u00eb di\u00e7ka t\u00eb paligjshme pasi nuk kishte para p\u00ebr t\u00eb ushqyer f\u00ebmij\u00ebt. \u201cTi vendos\u00ebsh n\u00eb burg, kjo nuk i sh\u00ebrben askujt. Ajo q\u00eb shikoj tek prokur\u00ebt shqiptar\u00eb \u00ebsht\u00eb se jan\u00eb t\u00eb ashp\u00ebr ndaj personave t\u00eb dob\u00ebt q\u00eb jan\u00eb n\u00eb kushtet e mbijetes\u00ebs, kurse t\u00eb fort\u00ebt jan\u00eb t\u00eb papreksh\u00ebm\u201d, v\u00ebrejti Jacobs nd\u00ebr t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Avokati Lushi tha se prokurori nuk mund t\u00eb dilte mbi ligjin, por duhej ta zbatonte at\u00eb. \u201cNuk mund t\u00eb justifikonte buk\u00ebn e f\u00ebmij\u00ebs me k\u00ebt\u00eb gj\u00eb\u201d, pohoi Lushi nd\u00ebrsa p\u00ebr rastin tjet\u00ebr tha se nuk mund t\u00eb tolerohej nj\u00eb person q\u00eb kryente vepr\u00ebn penale n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb hapur, para kamerave, pasi duket me rrezikshm\u00ebri.<\/p>\n<p>Lushi kund\u00ebrshtoi edhe barrat e tjera t\u00eb prov\u00ebs n\u00eb kriterin profesional p\u00ebr moskrerje hetimesh n\u00eb \u00e7\u00ebshtje p\u00ebr t\u00eb cilat ka vendosur mosfillim ose pushim.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim ai k\u00ebrkoi kualifikimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb prokurores Pranvera Stafa Selita. KPK njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb dat\u00eb 8 mars, n\u00eb or\u00ebn 09:50.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurorja e Elbasanit, Pranvera Stafa Selita nuk u paraqit n\u00eb sean\u00ebn e dyt\u00eb d\u00ebgjimore t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn m\u00eb 6 mars, por ajo u p\u00ebrfaq\u00ebsua nga mbrojt\u00ebsi i zgjedhur prej saj, avokati Fatmir Lushi. Gjat\u00eb seanc\u00ebs s\u00eb t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebs q\u00eb zgjati p\u00ebr afro kat\u00ebr or\u00eb, Komisioni konstatoi pamund\u00ebsi financiare t\u00eb subjektit dhe familjar\u00ebve t\u00eb saj p\u00ebr krijimin [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":77874,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2],"tags":[365,288,1248,118,172,1330,119,131,316],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/Pranvera-stafa-seanca-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Avokati i prokurores Pranvera Stafa Selita gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore ne KPK. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77873"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=77873"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77873\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":77875,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77873\/revisions\/77875"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/77874"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=77873"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=77873"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=77873"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}