{"id":77876,"date":"2024-03-07T17:37:58","date_gmt":"2024-03-07T16:37:58","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-degjon-parashtrimet-ne-ceshtjen-ndaj-prokurorit-erion-pano\/2024\/03\/07\/"},"modified":"2024-03-07T17:39:53","modified_gmt":"2024-03-07T16:39:53","slug":"kpa-degjon-parashtrimet-ne-ceshtjen-ndaj-prokurorit-erion-pano","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-degjon-parashtrimet-ne-ceshtjen-ndaj-prokurorit-erion-pano\/2024\/03\/07\/","title":{"rendered":"KPA d\u00ebgjon parashtrimet n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen ndaj prokurorit Erion Pano"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit d\u00ebgjoi t\u00eb enjten parashtrimet e pal\u00ebve n\u00eb procesin e rivler\u00ebsimit t\u00eb prokurorit Erion Pano. Komisionerja Publike Irena Nino, q\u00eb ka ankimuar vendimin e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit p\u00ebr konfirmimin e Panos n\u00eb detyr\u00eb, i k\u00ebrkoi KPA q\u00eb ta ndryshoj\u00eb k\u00ebt\u00eb vendim duke arsyetuar se Pano \u201cnuk arrin nivel t\u00eb besuesh\u00ebm p\u00ebr konfirmimin e tij n\u00eb detyr\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Nga ana e tij Pano dhe avokati Julian M\u00ebrtiri pretenduan se ankimi i Komisionerit ishte i pabazuar dhe se vendimi i KPK duhej t\u00eb q\u00ebndronte n\u00eb fuqi.<\/p>\n<p>Pano u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb nga Komisioni m\u00eb 24 n\u00ebntor 2022, pasi u vler\u00ebsuan bind\u00ebse shpjegimet e tij p\u00ebr balancat negative p\u00ebr krijimin e nj\u00eb pjese t\u00eb burimeve financiare q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 83 m2 + 9.8 m2 sip\u00ebrfaqe e p\u00ebrbashk\u00ebt, n\u00eb Tiran\u00eb. Po ashtu, u \u00e7muan bind\u00ebse prap\u00ebsimet e subjektit p\u00ebr konstatimet p\u00ebr disa \u00e7\u00ebshtje profesionale, nd\u00ebrsa nj\u00eb rast kur rezultoi se nuk kishte zbatuar urdh\u00ebrimet e gjykat\u00ebs, u konsiderua i pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb pasoj\u00eb.<\/p>\n<p>Por, Komisionerja Publike, Irena Nino e ka gjetur t\u00eb pabazuar vendimin e KPK-s\u00eb dhe e ankoi vendimin n\u00eb Kolegj ku k\u00ebrkon shkarkimin e prokurorit Pano nga detyra p\u00ebr deklarim t\u00eb pasakt\u00eb e t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb dhe mang\u00ebsit\u00eb profesionale.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb saj para trup\u00ebs s\u00eb KPA, t\u00eb kryesuar nga Rezarta Schuetz, me relatore Mimoza Tasi dhe an\u00ebtar\u00eb: Albana Shtylla, Ina Rama, Sokol \u00c7omo, Nino i q\u00ebndroi ankimit duke arsyetuar se Pano kishte pasakt\u00ebsi n\u00eb deklarimin e pasuris\u00eb dhe rezultonte me balanca negative t\u00eb parargumentuara.<\/p>\n<p>Nino arsyetoi se deklarimi i kursimeve cash nga subjekti ishte kontradiktor dhe i pasakt\u00eb. \u201cP\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, vler\u00ebsohet se deklarimet e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit mbi kursimet n\u00eb cash n\u00eb deklaratat periodike vjetore, deklarimet e tij gjat\u00eb procesit t\u00eb hetimit administrativ, dhe deklarimet e dh\u00ebna n\u00eb procesverbalet e mbajtura pran\u00eb ILDKPKI-s\u00eb4 , mbi t\u00eb cilat duket se Komisioni ka bazuar dhe vendimmarrjen e tij, jan\u00eb kontradiktore dhe t\u00eb pasakta\u201d, tha Nino n\u00eb parashtrime para KPA.<\/p>\n<p>Komisionerja Publike k\u00ebmb\u00ebnguli se KPA kishte precedent\u00eb t\u00eb qart\u00eb sa i p\u00ebrket m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb deklarimit t\u00eb kursimeve cash duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje se ato duhej t\u00eb llogariteshin \u201csikund\u00ebr deklarohen n\u00eb deklaratat periodike vjetore, t\u00eb cilat, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb k\u00ebtij procesi, marrin vler\u00ebn e prov\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Avokati i Panos, Julian M\u00ebrtiri, i cili b\u00ebri mbrojtjen sa i p\u00ebrket \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb ngritura n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb, kund\u00ebrshtoi Komisioneren Publike dhe i tha Kolegjit q\u00eb ankimi nuk ishte i bazuar. M\u00ebrtiri tha se \u201cMe togfjal\u00ebshin \u201ckursime familjare\u201d subjekti ka paraqitur shumatoren e kursimeve n\u00eb total\u201d, duke pretenduar se analiza financiare q\u00eb tregonte bilanc negativ i rriste artificialisht kursimet e subjektit.<\/p>\n<p>Po ashtu edhe pretendimi t\u00eb Ninos se subjekti nuk kishte deklaruar mbajtjen cash n\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb nj\u00eb shum\u00eb q\u00eb m\u00eb her\u00ebt ishte depozituar si bono thesari dhe m\u00eb pas ishte p\u00ebrdorur p\u00ebr t\u00eb paguar blerjen e nj\u00eb apartamenti, u kund\u00ebrshtua nga M\u00ebrtiri.<\/p>\n<p>Sipas tij \u201cn\u00eb perceptimin e subjektit kjo ka qen\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb l\u00ebvizje e pasuris\u00eb ekzistuese t\u00eb deklaruar dhe m\u00eb par\u00eb prej tij, nga gjendja\u00a0 faktike n\u00eb sistemin bankar p\u00ebr n\u00eb banes\u00eb. N\u00eb konceptin e subjektit, thjesht ka ndryshuar vendi i ruajtjes t\u00eb shumave respektive\u201d. \u00a0Ai pretendoi se pasakt\u00ebsit\u00eb n\u00eb deklarime ishin korrigjuar dhe argumentuar.<\/p>\n<p>Por Komisionerja Publike Nino tha se pretendimi i subjektit mbi perceptimin e gabuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e plot\u00ebsimit t\u00eb deklaratave nd\u00ebr vite nuk q\u00ebndron. \u00a0\u201cM\u00ebnyra e plot\u00ebsimit t\u00eb k\u00ebtyre deklarimeve, duket se subjekti e ka pasur t\u00eb qart\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e deklarimit t\u00eb kursimeve, duke specifikuar p\u00ebr \u00e7do rast kur kursimet vjetore jan\u00eb depozituar n\u00eb sistemin bankar, n\u00eb Bank\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, tha Nino n\u00eb parashtrime.<\/p>\n<p>Pal\u00ebt po ashtu kund\u00ebrshtuan nj\u00ebra tjetr\u00ebn n\u00eb lidhje me tre denoncime mbi procedimet penale t\u00eb ndjekura nga Pano.<\/p>\n<p>Komisionerja Publike tha n\u00eb lidhje me nj\u00eb kall\u00ebzim p\u00ebr nj\u00eb hetim t\u00eb vitit 2010 se prokurori nuk kishte kryer detyr\u00ebn. \u201cNga aktet e administruara rezulton se hetimet e nd\u00ebrmarra nga subjekti i rivler\u00ebsimit kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb mang\u00ebta dhe jo t\u00eb gjithanshme, konfirmuar ky fakt dy her\u00eb, nga kontrolli gjyq\u00ebsor i hetimeve paraprake\u201d, tha Nino<\/p>\n<p>Pano, i cili b\u00ebri vet\u00eb mbrojtjen n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00a0kriter, k\u00ebmb\u00ebnguli se kishte kryer detyr\u00ebn me etik\u00eb dhe se kishte zbatuar ligjin. \u00a0\u00a0\u201cSa i p\u00ebrket njohurive profesionale kam arritur t\u00eb prodhoj arsyetim koherent dhe evidentim t\u00eb dispozit\u00ebs procedurale korrekte. Nuk kam kryer veprime jo etike brenda apo jasht\u00eb zyr\u00ebs s\u00eb prokurorit, q\u00eb t\u00eb ken\u00eb cenuar testin objektiv\u201d, tha Pano, duke shtuar se nuk e kishte c\u00ebnuar besimin t\u00eb drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>Pal\u00ebt po ashtu iu p\u00ebrgjigj\u00ebn disa pyetjeve nga ana e relatores. Pas d\u00ebgjimit t\u00eb parashtrimeve KPA vendosi mbylljen e shqyrtimit gjyq\u00ebsore dhe caktoi dat\u00ebn 4 prill p\u00ebr d\u00ebgjimin e bisedimeve p\u00ebrfundimtare.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit d\u00ebgjoi t\u00eb enjten parashtrimet e pal\u00ebve n\u00eb procesin e rivler\u00ebsimit t\u00eb prokurorit Erion Pano. Komisionerja Publike Irena Nino, q\u00eb ka ankimuar vendimin e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit p\u00ebr konfirmimin e Panos n\u00eb detyr\u00eb, i k\u00ebrkoi KPA q\u00eb ta ndryshoj\u00eb k\u00ebt\u00eb vendim duke arsyetuar se Pano \u201cnuk arrin nivel t\u00eb [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":77877,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[114,2,115],"tags":[407,1337,789,892,921,112,101,118,221,430,989,903],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/unnamed-1-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Avokati Julian M\u00ebrtiri dhe prokurori Erion Pano pas seanc\u00ebs n\u00eb KPA| Foto:BIRN","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77876"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=77876"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77876\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":77878,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77876\/revisions\/77878"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/77877"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=77876"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=77876"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=77876"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}