{"id":77885,"date":"2024-03-08T15:14:57","date_gmt":"2024-03-08T14:14:57","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtari-bezart-kackini-jep-shpjegime-per-nje-hua-per-blerjen-e-apartamentit\/2024\/03\/08\/"},"modified":"2024-03-08T15:15:56","modified_gmt":"2024-03-08T14:15:56","slug":"gjyqtari-bezart-kackini-jep-shpjegime-per-nje-hua-per-blerjen-e-apartamentit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtari-bezart-kackini-jep-shpjegime-per-nje-hua-per-blerjen-e-apartamentit\/2024\/03\/08\/","title":{"rendered":"Gjyqtari Bezart Ka\u00e7kini jep shpjegime p\u00ebr nj\u00eb hua p\u00ebr blerjen e apartamentit"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtari i Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Tiran\u00ebs, Bezart Ka\u00e7kini u p\u00ebrball t\u00eb premten m\u00eb 8 mars me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dha shpjegime m\u00eb s\u00eb shumti p\u00ebr burimet e nj\u00eb huaje t\u00eb marr\u00eb p\u00ebr pages\u00ebn e \u00e7mimit t\u00eb apartamentit q\u00eb zot\u00ebron. Ai mori vler\u00ebsim pozitiv p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs dhe n\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>Procesi i vetingut p\u00ebr Ka\u00e7kinin po kryhet nga trupa e KPK e kryesuar nga Genta Tafa Bungo, me relator Roland Ilian dhe an\u00ebtare Suela Zhegun. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Gerrit Sprenger.<\/p>\n<p>Bezart Ka\u00e7kini p\u00ebrfundoi studimet n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs n\u00eb vitin 2006 dhe pas nj\u00eb periudhe stazhi n\u00eb Gjykat\u00ebn e Durr\u00ebsit, u em\u00ebrua gjyqtar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Tropoj\u00ebs. N\u00eb vitet 2010-2013, Ka\u00e7kini e ushtroi profesionin n\u00eb Gjykat\u00ebn e Shkodr\u00ebs dhe prej vitit 2013 punon si gjyqtar pran\u00eb Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Relatori Ilia sqaroi n\u00eb fillim t\u00eb seanc\u00ebs se n\u00eb funksion t\u00eb hetimit administrativ p\u00ebr gjyqtarin Ka\u00e7kini ishte administruar edhe dosja e vetingut t\u00eb bashk\u00ebshortes s\u00eb tij, prokurores Elida Ka\u00e7kini, e cila \u00ebsht\u00eb konfirmuar n\u00eb detyr\u00eb. Subjekti ka pohuar se u q\u00ebndronte deklarimeve t\u00eb bashk\u00ebshortes gjat\u00eb procesit t\u00eb saj t\u00eb rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, Ilia parashtroi gjetjet p\u00ebr nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 78.33 m2 n\u00eb Yzberisht t\u00eb Tiran\u00ebs, t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2011 nga subjekti kundrejt vler\u00ebs 38 mij\u00eb e 260 euro. P\u00ebr arsye se subjekti ka sh\u00ebnuar n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d se \u00e7mimi blerjes kishte qen\u00eb 32 mij\u00eb e 260 euro, Komisioni konstatoi mosp\u00ebrputhje t\u00eb vler\u00ebs s\u00eb deklaruar t\u00eb apartamentit me at\u00eb \u00e7far\u00eb pasqyrohet n\u00eb dokumentacion.<\/p>\n<p>Ka\u00e7kini sqaroi n\u00eb seanc\u00eb se kishte qen\u00eb nj\u00eb lapsus, ku n\u00eb vend t\u00eb sh\u00ebnonte numrin 8, kishte sh\u00ebnuar 2. Ai sqaroi se vlera reale \u00ebsht\u00eb ajo e pasqyruar n\u00eb dokumente, n\u00eb shum\u00ebn 38 mij\u00eb e 260 euro.<\/p>\n<p>Si burime krijimi t\u00eb k\u00ebsaj pasurie subjekti ka deklaruar dy hua nga 12 mij\u00eb euro, nj\u00eb t\u00eb marr\u00eb nga babai dhe tjetr\u00ebn nga nj\u00eb kush\u00ebrira e tij, si dhe kursime nga pagat.<\/p>\n<p>Nga hetimi ka rezultuar se babai i subjektit ka pasur t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr dh\u00ebnien e huas\u00eb, nd\u00ebrsa p\u00ebr kush\u00ebrir\u00ebn nuk \u00ebsht\u00eb provuar mund\u00ebsia financiare.<\/p>\n<p>Ilia sqaroi se nga verifikimi t\u00eb ardhurave t\u00eb huadh\u00ebn\u00ebses, ka rezultuar se ajo mbulonte me dokumentacion ligjor rreth 1.1 milion lek\u00eb. Po ashtu, ka rezultuar se kush\u00ebrira e subjektit ka siguruar t\u00eb ardhura n\u00eb vler\u00ebn rreth 1 milion e 950 mij\u00eb lek\u00eb nga sh\u00ebrbimet n\u00eb nj\u00eb organizat\u00eb jofitimprur\u00ebse, por p\u00ebr k\u00ebto t\u00eb ardhura nuk ka rezultuar t\u00eb jet\u00eb paguar tatim n\u00eb burim dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb nuk jan\u00eb konsideruar n\u00eb analiz\u00ebn financiare p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e huadh\u00ebnies 12 mij\u00eb euro. Sipas KPK, huadh\u00ebn\u00ebsja rezultonte se kishte pasur mund\u00ebsi t\u00eb jepte borxh rreth 5300 euro.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, nga analiza financiare p\u00ebr blerjen e apartamentit, \u00ebsht\u00eb konstatuar pamund\u00ebsi n\u00eb vler\u00ebn e 1.3 milion lek\u00ebve.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, nga analiza financiare e p\u00ebrgjithshme p\u00ebr periudh\u00ebn 2004-2016, kur jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb edhe dy vitet kur subjekti ndiqte Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs, ka rezultuar nj\u00eb bilanc negativ total n\u00eb shum\u00ebn e rreth 685 mij\u00eb lek\u00ebve.<\/p>\n<p>Komisioni nuk ka gjetur probleme n\u00eb blerjen e dy automjeteve nga bashk\u00ebshortja e subjektit n\u00eb vitet 2007 dhe 2014, p\u00ebrkat\u00ebsisht n\u00eb shumat 250 mij\u00eb lek\u00eb dhe 500 mij\u00eb lek\u00eb, si dhe p\u00ebr gjendjen n\u00eb llogarin\u00eb rjedh\u00ebse t\u00eb gjyqtarit Ka\u00e7kini, n\u00eb shum\u00ebn 1 milion e 136 mij\u00eb lek\u00eb, me burim kursimet nga pagat.<\/p>\n<p>Gjyqtari Ka\u00e7kini deklaroi se nuk mund t\u2019u l\u00ebvizte asnj\u00eb presje konkluzioneve t\u00eb Komisionit p\u00ebr pasurin\u00eb, por ai shtoi se kishte k\u00ebndv\u00ebshtrim t\u00eb ndrysh\u00ebm p\u00ebr disa gjetje.<\/p>\n<p>Lidhur me kush\u00ebrir\u00ebn q\u00eb i kishte dh\u00ebn\u00eb hua, ai sqaroi se ishin rritur bashk\u00eb dhe se kjo ishte arsyeja p\u00ebrse ishte ndihmuar prej saj n\u00eb vitin 2010 p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb banes\u00ebn. Sipas subjektit, n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb ai punonte ende n\u00eb Tropoj\u00eb dhe e kishte thuajse t\u00eb pamundur t\u00eb p\u00ebrfitonte kredi. \u201cHuat\u00eb duhen par\u00eb si ndihm\u00eb nga familjar\u00ebt\u201d, k\u00ebrkoi Ka\u00e7kini dhe shtoi se kishte dor\u00ebzuar dokumentacion ligjor p\u00ebr t\u00eb ardhurat e huadh\u00ebn\u00ebses. Ai k\u00ebmb\u00ebnguli se kishte provuar me dokumentacion se t\u00eb ardhurat e vajz\u00ebs s\u00eb daj\u00ebs s\u00eb tij ishin 3 milion\u00eb lek\u00eb, vler\u00eb q\u00eb sipas tij e justifikon dh\u00ebnien e huas\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cIshte e pamundur t\u2019i k\u00ebrkoje atij q\u00eb t\u00eb ndihmonte n\u00ebse i kishte paguar tatimet,\u201d pohoi Ka\u00e7kini dhe shtoi se n\u00eb baz\u00eb t\u00eb legjislacionit shqiptar, kush\u00ebrira e kishte t\u00eb pamundur t\u2019i paguante vet\u00eb k\u00ebto kontribute, pasi duhej t\u00eb shlyheshin nga pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi.<\/p>\n<p>Sipas subjektit, kush\u00ebrira kishte pasur kontrata sh\u00ebrbimi me disa organizata dhe ka pasur m\u00eb shum\u00eb t\u00eb ardhura nga sa \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar me dokumentacion. Ai theksoi se kishte paraqitur dokumentacion p\u00ebr t\u00eb ardhurat e familjes s\u00eb daj\u00ebs, ku rezulton se t\u00eb ardhurat e k\u00ebtij t\u00eb fundit, t\u00eb bashk\u00ebshortes dhe t\u00eb djalit, tejkalojn\u00eb mund\u00ebsin\u00eb e dh\u00ebnies s\u00eb huas\u00eb 12 mij\u00eb euro n\u00eb 2010-\u00ebn edhe pa u konsideruar ato t\u00eb kush\u00ebrir\u00ebs p\u00ebr t\u00eb cilat KPK konstaton se nuk jan\u00eb paguar detyrimet p\u00ebrkat\u00ebse.<\/p>\n<p>Ka\u00e7kini k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb mos ngarkohej me p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb vigjilenc\u00ebs p\u00ebr t\u00eb verifikuar mund\u00ebsin\u00eb financiare t\u00eb huadh\u00ebn\u00ebses vite m\u00eb par\u00eb, si dhe duke pretenduar se t\u00eb dh\u00ebnat dhe dokumentet e dor\u00ebzuara prej tij tregojn\u00eb se shuma e dh\u00ebn\u00eb hua mbulohet me burime financiare t\u00eb mjaftueshme.<\/p>\n<p>Lidhur me konsiderimin nga Komisioni si shpenzim t\u00eb nj\u00eb shume 710 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb t\u00ebrhequr nga banka, subjekti shpjegoi se 500 mij\u00eb lek\u00eb ishin t\u00ebrhequr m\u00eb dat\u00eb 30 dhjetor t\u00eb atij viti dhe se nuk mund t\u00eb vler\u00ebsohej se i kishte shpenzuar p\u00ebr nj\u00eb dit\u00eb, duke mos u p\u00ebrfshir\u00eb si kursime n\u00eb vitin pasardh\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cKam jetuar dhe jetoj mir\u00eb. Jam \u2018i pasur\u2019 se m\u00eb mjaftojn\u00eb ato q\u00eb kam. Nuk kam vese e nuk b\u00ebj nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb shthurur\u201d, deklaroi subjekti nd\u00ebr t\u00eb tjera dhe shprehu besimin e tij se Komisioni do t\u2019i vler\u00ebsonte gj\u00ebrat sipas kontekstit t\u00eb koh\u00ebs.<\/p>\n<p>Gjyqtari Bezart Ka\u00e7kini mori vler\u00ebsim pozitiv p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs. N\u00eb aspektin profesional u evidentuan disa raste t\u00eb shqyrtimeve t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve dhe arsyetimeve t\u00eb vendimeve jasht\u00eb afateve t\u00eb p\u00ebrcaktuara, gjetje p\u00ebr t\u00eb cilat u tha se i jan\u00eb k\u00ebrkuar shpjegime. Relatori Ilia deklaroi se subjektit i jan\u00eb k\u00ebrkuar shpjegime dhe p\u00ebr nj\u00eb prej gjasht\u00eb denoncimeve nga publiku, pasi n\u00eb pes\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt nuk jan\u00eb gjetur probleme.<\/p>\n<p>Ka\u00e7kini shprehu dakord\u00ebsi edhe p\u00ebr gjetjet n\u00eb kriterin e figur\u00ebs dhe p\u00ebr profesionalizmin. Lidhur me konstatimet p\u00ebr tejkalimin e afateve t\u00eb shqyrtimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve dhe arsyetimit t\u00eb vendimeve, subjekti tha se kur kishin filluar pun\u00eb n\u00eb Gjykat\u00ebn Administrative t\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb vitin 2013, kishin n\u00eb zyr\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb tavolin\u00eb, pa kompjuter.<\/p>\n<p>\u201cNa kan\u00eb sjell\u00eb sekretare gjyq\u00ebsore q\u00eb nuk e dinte q\u00eb ishte sekretare gjyq\u00ebsore. Thoshte, \u2018shef, \u00e7far\u00eb do t\u00eb pish sot?\u2019, &#8211; nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nuk dinte detyrat e saj\u201d, p\u00ebrshkroi nd\u00ebr t\u00eb tjera ai.<\/p>\n<p>Sipas tij, k\u00ebto rrethana kishin sjell\u00eb edhe vonesat n\u00eb shqyrtimin e \u00e7\u00ebshtjeve dhe arsyetimin e vendimeve.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb seanc\u00ebs, gjyqtari Bezart Ka\u00e7kini shprehu bindjen dhe besimin se Komisioni do t\u00eb jap\u00eb vendim t\u00eb drejt\u00eb dhe k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb. KPK njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb dat\u00eb 11 mars, n\u00eb por\u00ebn 09:50.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtari i Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Tiran\u00ebs, Bezart Ka\u00e7kini u p\u00ebrball t\u00eb premten m\u00eb 8 mars me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dha shpjegime m\u00eb s\u00eb shumti p\u00ebr burimet e nj\u00eb huaje t\u00eb marr\u00eb p\u00ebr pages\u00ebn e \u00e7mimit t\u00eb apartamentit q\u00eb zot\u00ebron. Ai mori vler\u00ebsim pozitiv p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs dhe [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":77886,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2],"tags":[1338,170,911,159,103,118,889,695],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/Bezart-Kackini-pas-seances-.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari Bezart Ka\u00e7kini pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore. Foto: LSA. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77885"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=77885"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77885\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":77887,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77885\/revisions\/77887"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/77886"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=77885"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=77885"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=77885"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}