{"id":77909,"date":"2024-03-11T18:41:40","date_gmt":"2024-03-11T17:41:40","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtari-hektor-sinanaj-jep-shpjegime-per-bilancet-negative-dhe-konfliktin-e-interesit\/2024\/03\/11\/"},"modified":"2024-03-11T18:43:34","modified_gmt":"2024-03-11T17:43:34","slug":"gjyqtari-hektor-sinanaj-jep-shpjegime-per-bilancet-negative-dhe-konfliktin-e-interesit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtari-hektor-sinanaj-jep-shpjegime-per-bilancet-negative-dhe-konfliktin-e-interesit\/2024\/03\/11\/","title":{"rendered":"Gjyqtari Hektor Sinanaj jep shpjegime p\u00ebr bilancet negative dhe konfliktin e interesit"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtari Hektor Sinanaj i Gjykat\u00ebs s\u00eb Vlor\u00ebs u p\u00ebrball t\u00eb h\u00ebn\u00ebn m\u00eb 11 mars me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dha shpjegime t\u00eb p\u00ebrmbledhura p\u00ebr bilancin negativ n\u00eb vler\u00eb t\u00eb madhe si dhe p\u00ebr konstatimet p\u00ebr konflikt interesi.<\/p>\n<p>P\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs, gjyqtari Sinanaj u vler\u00ebsua pozitivisht. Procesi i vetingut po kryhet nga trupa e KPK e kryesuar nga Xhensila Pine, me relatore Alma Faskajn dhe an\u00ebtare Pamela Qirkon. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhgueses nd\u00ebrkomb\u00ebtare ishte e pranishme Marie Tuma.<\/p>\n<p>Hektor Sinanaj e filloi karrier\u00ebn si avokat n\u00eb vitin 1992 dhe u em\u00ebrua gjyqtar n\u00eb vitin 2000. Ai punon prej m\u00eb shum\u00eb se dy dekadash si gjyqtar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Vlor\u00ebs. N\u00eb tetor 2021, Sinanaj mori \u201cv\u00ebrejtje publike\u201d nga\u00a0K\u00ebshilli i Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor pas nj\u00eb hetimi disiplinor t\u00eb ILD-s\u00eb p\u00ebr vendimet e tij lidhur me urdhrat e ekzekutimit t\u00eb disa institucioneve financiare, p\u00ebr t\u00eb cilat Sinanaj tha se kishte mbrojtur qytetar\u00ebt.<\/p>\n<p>Seanca d\u00ebgjimore p\u00ebr gjyqtarin Hektor Sinanaj ishte planifikuar t\u00eb fillonte n\u00eb or\u00ebn 10:00, por p\u00ebr arsye t\u00eb nj\u00eb k\u00ebrkese t\u00eb dor\u00ebzuar prej tij p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e trup\u00ebs s\u00eb KPK, seanca e shty p\u00ebr dy or\u00eb, derisa k\u00ebrkimi i subjektit t\u00eb shqyrtohej nga nj\u00eb tjet\u00ebr trup\u00eb.<\/p>\n<p>Gjyqtari Sinanaj u shpreh se donte t\u00eb fliste p\u00ebr disa akuza q\u00eb i jan\u00eb b\u00ebr\u00eb dhe n\u00eb media, q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb \u2018shkarkohej\u2019 prej tyre. \u201cDua t\u2019ju bind se dhe n\u00eb Evrop\u00eb nuk e gjeni nj\u00eb gjyqtar si un\u00eb\u201d, deklaroi Sinanaj, por kryesuesja Pine i b\u00ebri me dije se seanca nuk mund t\u00eb vijonte derisa t\u00eb shprehej trupa tjet\u00ebr p\u00ebr k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr p\u00ebrjashtim.<\/p>\n<p>Pas dy or\u00ebsh, Komisioni b\u00ebri me dije se k\u00ebrkesa e subjektit p\u00ebr p\u00ebrjashtim ishte rr\u00ebzuar dhe vijoi seanca d\u00ebgjimore me relatimin e gjetjeve t\u00eb hetimit administrativ dhe parashtrimet e Sinanajt.<\/p>\n<p>N\u00eb fillim t\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij, gjyqtari Sinanaj e cil\u00ebsoi t\u00eb paplot\u00eb hetimin e Komisionit. I pyetur nga komisionerja Pamela Qirko p\u00ebrse e cil\u00ebsonte hetimin t\u00eb paplot\u00eb, subjekti u shpreh se nj\u00eb pjes\u00eb e dokumenteve q\u00eb ai ka dor\u00ebzuar jan\u00eb origjinale dhe se KPK duhej t\u2019i kishte certitikuar. Ai v\u00ebrejti se kishte hapur procese civile p\u00ebr certifikimin e atyre dokumenteve, q\u00eb sipas tij do t\u00eb v\u00ebrtetonin t\u00eb ardhurat nga puna si avokat q\u00eb nuk i jan\u00eb konsideruar.<\/p>\n<p><strong>Bilanci negativ<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong>Relatorja Faskaj renditi nj\u00eb s\u00ebr\u00eb pasurish t\u00eb subjektit p\u00ebr t\u00eb cilat Komisioni ka konstatuar pamund\u00ebsi financiare. Sipas Faskajt, mbetej e paqart\u00eb se si gjyqtari Sinanaj kishte p\u00ebrfituar nj\u00eb sip\u00ebrfaqe toke n\u00eb vitin n\u00eb 1992, pasuri p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ka pasur konflikt civil me nj\u00eb pal\u00eb tjet\u00ebr, por t\u00eb cil\u00ebn m\u00eb pas e ka fituar. Sipas KPK, mbetet i paqart\u00eb edhe fakti se p\u00ebrse kjo pasuri vijon t\u00eb figuroj\u00eb e regjistruar si karabina, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb aty \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb objekt q\u00eb shfryt\u00ebzohet p\u00ebr aktivitete t\u00eb ndryshme dhe dh\u00ebnie me qira p\u00ebr zyra p\u00ebr avokat\u00ebt apo ekspert\u00ebt.<\/p>\n<p>Faskaj tha se nuk jan\u00eb konsideruar n\u00eb analiz\u00ebn e k\u00ebsaj pasurie t\u00eb ardhurat e subjektit nga avokatia dhe nga emigracioni, pasi nuk jan\u00eb v\u00ebrtetuar me dokumentacion ligjor. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb \u00ebsht\u00eb konstatuar pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr nd\u00ebrtimin e objektit.<\/p>\n<p>Balanc\u00eb negative ka rezultuar dhe p\u00ebr nj\u00eb nj\u00ebsi shtes\u00eb kati, e legalizuar; p\u00ebr rikonstruksionin e nj\u00eb sht\u00ebpie t\u00eb trash\u00ebguar nga n\u00ebna; p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti t\u00eb llojit Benz n\u00eb vitin 2005 p\u00ebr \u00e7mimin 500 mij\u00eb lek\u00eb; p\u00ebr blerjen e nj\u00eb makine tjet\u00ebr n\u00eb 2013-\u00ebn p\u00ebr shum\u00ebn 3500 euro; p\u00ebr krijimin e disa depozitave dhe gjendjen cash.<\/p>\n<p>Si burime t\u00eb pasurive, subjekti ka deklaruar t\u00eb ardhura nga emigracioni n\u00eb vitin 1992; t\u00eb ardhura nga avokatia e si p\u00ebrmbarues; t\u00eb ardhurat nga qiradh\u00ebnia e nj\u00ebsive t\u00eb objektit; nga paga si gjyqtar; si dhe t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortes nga kopshti privat.<\/p>\n<p>Faksaj tha se n\u00eb analiz\u00ebn financiare nuk jan\u00eb konsideruar t\u00eb ardhurat nga emigracioni e avokatia, nd\u00ebrsa nga t\u00eb ardhurat nga kopshti privat t\u00eb deklaruara n\u00eb vler\u00ebn 12.8 milion\u00eb lek\u00eb, jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00eb rreth 5.8 milion\u00eb lek\u00eb q\u00eb jan\u00eb konfirmuar nga tatimet.<\/p>\n<p>N\u00eb analiz\u00ebn e p\u00ebrgjithshme financiare jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb dhe shpenzimet e djalit p\u00ebr shkollim n\u00eb Gjermani, si dhe t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara prej tij nga puna atje. Po ashtu, jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb dhe shpenzimet p\u00ebr vajz\u00ebn.<\/p>\n<p>Sipas Faskajt, nga analiza financiare paraprake e p\u00ebrgjithshme, ka rezultuar bilanc negativ n\u00eb vler\u00ebn 26.5 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr periudh\u00ebn 2003-2016. Po ashtu, p\u00ebr vitet e tjera q\u00eb ka ushtruar detyr\u00ebn e gjyqtarit, 2000-2003, \u00ebsht\u00eb konstatuar pamund\u00ebsi n\u00eb shum\u00ebn e rreth 6 milion lek\u00ebve.<\/p>\n<p>Sinanaj e cil\u00ebsoi t\u00eb padrejt\u00eb moskonsiderimin e t\u00eb ardhurave nga puna e tij si avokat. Ai tha se ato t\u00eb ardhura jan\u00eb t\u00eb konsiderueshme. Po ashtu, k\u00ebrkoi t\u00eb p\u00ebrfshihen edhe t\u00eb ardhurat nga puna n\u00eb emigracion, duke sjell\u00eb n\u00eb v\u00ebmendje se kishte siguruar deklarime e foto q\u00eb v\u00ebrtetonin se ai kishte qen\u00eb emigrant ekonomik n\u00eb Greqi n\u00eb vitin 1992, p\u00ebr 7 muaj.<\/p>\n<p>Sipas subjektit, me k\u00ebto t\u00eb ardhura kishte kryer rikonstruksionin e sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb vjet\u00ebr t\u00eb trash\u00ebguar prej n\u00ebn\u00ebs s\u00eb tij nga gjyshi.<\/p>\n<p>Lidhur me paqart\u00ebsit\u00eb e KPK p\u00ebr sigurimin e truallit ku \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar objekti i dh\u00ebn\u00eb me qira, Sinanaj tha se pas kalimit n\u00eb sistemin pluralisht, me t\u00eb drejt\u00eb avokat\u00ebt ishin nxjerr\u00eb nga ambjentet e gjykat\u00ebs dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb i ishte dh\u00ebn\u00eb leje p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb zyr\u00eb, ku kishte vendosur fillimisht nj\u00eb kiosk\u00eb. Ai tha se n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb e kishin ndihmuar shum\u00eb financiarisht t\u00eb ardhurat nga emigracioni. \u201cN\u00eb k\u00ebt\u00eb ambjent b\u00ebm\u00eb n\u00eb vitin 1998 nj\u00eb bilardo ku loznin t\u00eb gjith\u00eb gjyqtar\u00ebt, prokuror\u00ebt e avokat\u00ebt,\u201d shpjegoi Sinanaj nd\u00ebr t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Sipas subjektit, ai kishte pasur oferta p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb gjyqtar n\u00eb vitet 1996 dhe 1998, por nuk kishte pranuar p\u00ebr shkak t\u00eb pag\u00ebs s\u00eb ul\u00ebt. Sipas tij, si avokat fitonte shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb dhe pasi kishte rregulluar baz\u00ebn ekonomike t\u00eb familjes, kishte vendosur t\u00eb pranonte q\u00eb t\u00eb em\u00ebrohej si gjyqtar n\u00eb 2000-in. Ai shtoi se vendimin p\u00ebr t\u2019u em\u00ebruar si gjyqtar e kishte marr\u00eb edhe pasi ishte hequr d\u00ebnimi me vdekje n\u00eb \u201999-\u00ebn, me argumentin se nuk ishte dakord me at\u00eb lloj d\u00ebnimi.<\/p>\n<p>P\u00ebr rikonstruksionin e kryer n\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb, ai shpjegoi se muret e objektit ishin l\u00ebn\u00eb ashtu si kishin qen\u00eb. Sipas subjektit, \u00e7do gj\u00eb \u00ebsht\u00eb e dokumentuar dhe se burimet e \u00e7do pasurie i ka t\u00eb justifikuara.<\/p>\n<p><strong>Figura dhe profesionalizmi<\/strong><\/p>\n<p>Gjyqtari Hektor Sinanaj mori vler\u00ebsim pozitiv p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figures, nd\u00ebrkoh\u00eb, u evidentuan probleme n\u00eb kriterin profesional. Sipas raportit t\u00eb hartuar nga K\u00ebshilli i Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor, subjekti ka mang\u00ebsi t\u00eb njohurive ligjore; nuk zbaton vendimet unifikuese; nuk analizon ligjin, provat dhe rrezikshm\u00ebrin\u00eb e vepr\u00ebs penale; se vendimet e nd\u00ebrmjetme rrall\u00ebher\u00eb shoq\u00ebrohen me referime ligjore. Po ashtu, konstatohen mang\u00ebsi dhe n\u00eb arsyetimin e vendimeve.<\/p>\n<p>N\u00eb tre dosjet e p\u00ebrzgjedhura nga subjekti dhe n\u00eb pes\u00eb t\u00eb shortuarat, jan\u00eb evidentuar dy raste kur subjekti ka gjykuar n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit.<\/p>\n<p>Nga verifikimet e kryera nga Komisioni ka rezultuar se ndaj Sinanajt jan\u00eb depozituar n\u00eb Inspektorin e Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb 32 aneksa nga viti 2018. P\u00ebr nj\u00eb prej rasteve, bazuar n\u00eb ankesat e nj\u00eb shoq\u00ebrie dhe nj\u00eb banke, ILD ka k\u00ebrkuar n\u00eb KLGJ caktimin e mas\u00ebs disiplinore t\u00eb uljes s\u00eb pag\u00ebs me 40% p\u00ebr nj\u00eb vit. KLGJ ka pranuar pjes\u00ebrisht k\u00ebrkes\u00ebn e ILD-s\u00eb, duke dh\u00ebn\u00eb \u201cv\u00ebrejtje publike\u201d. N\u00eb seanc\u00eb u relatua, se subjekti kishte vler\u00ebsuar n\u00eb vendimarrjet e tij p\u00ebr denoncimet e kryera nga bankat ndaj huadh\u00ebn\u00ebsve, se kontratat e kredive duhej t\u00eb ishin n\u00ebnshkruar para noterit.<\/p>\n<p>Subjekti pretendoi se raporti i KLGJ ishte tendencioz, pasi sipas tij, me nj\u00eb prej hartuesve kishte pasur kontradikta.<\/p>\n<p>Lidhur me mas\u00ebn displinore, Sinanaj theksoi se u q\u00ebndronte vendimarrjeve t\u00eb tij, q\u00eb i cil\u00ebsoi n\u00eb favor t\u00eb qytetar\u00ebve. Sipas tij, bankat q\u00eb ishin pal\u00eb n\u00eb k\u00ebto procese, jepnin kredi dhe brenda pak muajve merrnin interesa n\u00eb vlera disa her\u00eb m\u00eb t\u00eb larta. Sinanaj shpjegoi se nga aktet e administruara n\u00eb gjykime, kishte v\u00ebrejtuar se k\u00ebto p\u00ebrcaktime t\u00eb interesave shum\u00eb t\u00eb larta ishin t\u00eb sh\u00ebnuara me shkrim t\u00eb vog\u00ebl, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb futeshin n\u00eb kurth kredimarr\u00ebsit. \u201cP\u00ebr vlera t\u00eb vogla, qytetar\u00ebve u merreshin edhe pronat,\u201d tha ai.<\/p>\n<p>Ndaj gjyqtarit Sinanaj jan\u00eb depozituar n\u00eb Komision 13 denoncime nga publiku. Faskaj tha se \u00ebsht\u00eb konstatuar gjykim n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit, munges\u00eb arsyetimi n\u00eb nj\u00eb vendimarrje dhe zgjatje e nj\u00eb procesi p\u00ebr 3 vjet.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, relatorja konstatoi se nga hetimi administrativ konfirmohet se subjekti ka shqytuar mbi 180 \u00e7\u00ebshtje, ku pal\u00eb kan\u00eb qen\u00eb avokat\u00ebt apo eskpert\u00ebt q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb me qira zyra q\u00eb gjenden n\u00eb objektin e zot\u00ebruar prej tij. Kontratat e qiradh\u00ebnies ka rezultuar se jan\u00eb lidhur me subjektin deri n\u00eb vitin 2007 dhe n\u00eb vijim nga bashk\u00ebshortja e tij.<\/p>\n<p>Sipas Komisionit, t\u00eb ardhurat e deklaruara si t\u00eb p\u00ebrfituara nga qiradh\u00ebnia e zyrave jan\u00eb deklaruar si burim krijimi p\u00ebr pasurit\u00eb, duke rezultuar interes i subjektit nga qiraja e marr\u00eb prej avokat\u00ebve dhe ekspert\u00ebve q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb pal\u00eb apo t\u00eb thirrur n\u00eb proceset e gjykimeve. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, konstatohet se duket se subjekti ka vepruar n\u00eb k\u00ebto gjykime n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit.<\/p>\n<p>Subjekti e kund\u00ebrshtoi k\u00ebto konstatim, duke k\u00ebmb\u00ebngulur se nuk nuk kishte pengesa ligjore. Sipas tij, avokat\u00ebt dhe ekspert\u00ebt nuk i kishte marr\u00eb ai n\u00eb gjyq p\u00ebr interesat e tij, por ishin zgjedhur nga klient\u00ebt apo caktuar p\u00ebr interesat e gjykat\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cPse paskam c\u00ebnuar besimin e publikut, se paskam dh\u00ebn\u00eb me qira nj\u00eb pron\u00eb qe e kam nd\u00ebrtuar me sakrifica? \u00cbsht\u00eb revoltuar gjith\u00eb Vlora me q\u00ebndrimin q\u00eb \u00ebsht\u00eb mbajtur ndaj meje,\u201d tha Sinanaj dhe solli n\u00eb v\u00ebmendje nj\u00eb deklarat\u00eb q\u00eb sipas tij \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar nga 80 avokat\u00eb q\u00eb shprehen se ka punuar gjithmon\u00eb n\u00eb zbatim t\u00eb ligjit, etik\u00ebs dhe me profesionaliz\u00ebm.<\/p>\n<p>Ai shtoi se mund t\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb dhe divorc formal q\u00eb pronat t\u00eb jepeshin me qira nga bashk\u00ebshortja, por sipas tij nuk do ta b\u00ebnte kurr\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb, pasi nuk do t\u2019i edukoj\u00eb f\u00ebmij\u00ebt n\u00eb at\u00eb form\u00eb.<\/p>\n<p>Sinanaj solli n\u00eb v\u00ebmendje se kishte dh\u00ebn\u00eb d\u00ebnime me burgime t\u00eb p\u00ebrjetshme kur koleg\u00ebt e tij fshiheshin nga frika se mos vendosej eksploziv n\u00eb ambjentet e gjykat\u00ebs. Po ashtu, ai e cil\u00ebsoi si besim t\u00eb publikut, faktin se ndaj tij ishin depozituar vet\u00ebm 13 denoncime, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kishte shqyrtuar rreth 20 mij\u00eb \u00e7\u00ebshtje p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se dy dekada.<\/p>\n<p>Lidhur me denoncimet n\u00eb media, subjekti tha se para tij, p\u00ebr at\u00eb \u00e7\u00ebshtje ishin sulmuar me t\u00eb padrejt\u00eb dhe gjyqtar\u00ebt e tjer\u00eb q\u00eb e kishin shqyrtuar.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, gjyqtari Hektor Sinanaj pohoi se megjith\u00ebse donte dhe dy vjet t\u00eb dilte n\u00eb pension, donte q\u00eb edhe k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb t\u2019ia kushtonte profesionit t\u00eb tij dhe k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb. Sipas tij, nj\u00eb nga arsyet p\u00ebr t\u00eb vijuar \u00ebsht\u00eb dhe nevoja q\u00eb kan\u00eb gjyqtar\u00ebt e rinj p\u00ebr p\u00ebrvoj\u00ebn e m\u00eb t\u00eb vjet\u00ebrve.<\/p>\n<p>Komisioni vendosi se vendimi do t\u00eb shpallet me 13 mars, n\u00eb or\u00ebn 09:30.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtari Hektor Sinanaj i Gjykat\u00ebs s\u00eb Vlor\u00ebs u p\u00ebrball t\u00eb h\u00ebn\u00ebn m\u00eb 11 mars me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dha shpjegime t\u00eb p\u00ebrmbledhura p\u00ebr bilancin negativ n\u00eb vler\u00eb t\u00eb madhe si dhe p\u00ebr konstatimet p\u00ebr konflikt interesi. P\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs, gjyqtari Sinanaj u vler\u00ebsua pozitivisht. Procesi i vetingut [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":77910,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2],"tags":[364,148,103,540,978,118,1013,367,698],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/Hektor-Sinanaj-pas-seances-degjimore-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari Hektor Sinanaj pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77909"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=77909"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77909\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":77911,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77909\/revisions\/77911"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/77910"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=77909"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=77909"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=77909"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}